Idenë e krijimit të Unionit Shqipëri - Kosovë për herë të parë, në vitin 2004, në opinionin kombëtar shqiptar e ka lansuar LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës), por atëherë, në vitin 2004, për këtë ide, në cilësinë e kryetarit të ish FBKSH-së (Frontit të Bashkimit Kombëtar Shqiptare) dhe edhe të Komandantit Suprem të AKSH-së (Armata Kombëtare Shqiptare), unë kam deklaruar kështu:
“Idea e LPK-së për Unionin Shqipëri - Kosovë është ide hyjnore, por unionet midis dy apo më shumë shtetesh, siç dikur ishte edhe Unioni Serbi - Mali i Zi, i krijojnë vetëm shtetet e pavarura e sovrane. Dhe, në rastin konkret, përderisa Kosova ende nuk është shtet i pavarur e sovran, kjo ide është e parealizueshme; prandej, duhet që të gjithë shqiptarët fillimisht të punojmë për pavarësinë e Kosovës dhe pastaj edhe për Unionin Shqipëri-Kosovë”.
Dhe, përderisa tashmë, nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shpallur shtet i pavarur, por jo edhe shtet sovran; sepse, Kosova vazhdon të monitorohet nga EULEX dhe...., duhet të mendojmë dhe edhe të punojmë për Unionin Shqipëri - Kosovë.
Dhe, për të shkuar drejt Unionit Shqipëri - Kosovë paraprakisht do të duhet që Kuvendi i Republikës Kosovës të ndryshojë nenin 1, pika (alinea) 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; prandej, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), tashmë i regjistruar, jo vetëm në Tiranë, por edhe në KQZ të Republikës së Kosovës, tash e në të ardhmen, sidomos kur të arrijë të përfaqësohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të kërkojë që të ndryshohet neni 1, pika (alinea) 3, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe pastaj të krijohet edhe Unioni Shqipëri - Kosovë, si hapi i parë drejt ribashkimit kombëtar shqiptar dhe edhe trojeve të Shqipërisë Etnike.
Rrugëtim të mbarë Shqipëria jonë Etnike!
Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Tiranë, më 5 shkurt 2013
|