Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PDK-Viti: NJOFTIM
Publikuar më 13 mars, 2013 nė orėn 19:05 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pėr mediet, partitė politike dhe opinionin publik

Lulėzimi i korrupsionit, nepotizmit, shpėrdorimi dhe dhunimi i ligjit, shpėrdorimi dhe dhunimi i parasė dhe pronės publike-komunale, diferencimi, denoncimi dhe dhunimi i tė drejtave dhe lirive tė zyrtarėve tė administratės komunale janė vepėr dhe pėrgjegjėsi e Nexhmedin Arifit, kryetar i Komunės sė Vitisė. Por, Dega e PDK-sė nė Viti ju njofton (pėr tė satėn herė) se Nexhmedin Arifi nuk ka asnjė lidhje organizative dhe as politike me Degėn e PDK-sė nė Viti. Po mbushen tri vjet qė N. Arifi ka ikur nga PDK-ja. Politikat dhe veprimtaria e tij komunale nuk janė tė PDK-sė. Madje, i gjithė angazhimi, politikat dhe veprimtaria e tij janė kundėr PDK-sė nė Viti e mė gjerė.

Dega e PDK-sė nė Viti edhe zyrtarisht para mė shumė se dy viteve ka dalė nga koalicioni me AAK dhe AKR-nė dhe ka dalė nga qeverisja komunale. Anėtarėt dhe votuesit e PDK-sė nė Viti janė tė indinjuar dhe tė pakėnaqur me “tendencėn” e disa medieve dhe tė disa partive politike pėr ta identifikuar N. Arifin me PDK-nė nė Viti. Kemi parė disa herė nė KTV, nė RTK, nė gazeta tė ndryshme dhe sė fundi edhe nė njė “poster” tė Lėvizjes Vetėvendosje N. Arifin tė paraqitet si zyrtar-kryetar komune i PDK-sė i korruptuar, nėn hetime, me aktakuza... Prandaj, Dega e PDK-sė, anėtarėt dhe votuesit e saj tė shumtė lusin mediet qė mos ta dezinformojnė opinionin dhe mos t’ia ngarkojnė PDK-sė (Degės nė Viti) korrupsionin, shpėrdorimet e shumta, etj. tė N. Arifit, i cili ka tri vite qė po qeverisė me tė gjithė nga pak veē me PDK-nė hiē, sepse kjo Degė ėshtė distancuar dhe po mbanė qėndrim tė rreptė kundėr korrupsionit, shpėrdorimeve... tė N. Arifit. Dega e PDK-sė nė Viti gjatė dy viteve tė qeverisjes me komunėn e Vitisė ėshtė dalluar pėr angazhimin e saj kundėr korrupsionit, shpėrdorimit tė detyrės zyrtare dhe tė ligjeve nė fuqi, ėshtė dalluar pėr punėn e mirė. Kjo Degė edhe kėto tri vite ėshtė dalluar me angazhimin e saj kundėr kėtyre dukurive tė shėmtuara nė komunėn tonė dhe vazhdon tė jetė e vetmja opozitė e qeverisjes sė Nexhmedin Arifit nė Viti. Duke identifikuar N. Arifin me PDK-nė sikur dikush po do me e pėrgjithėsu dhe shpėrnda pėrgjegjėsinė. Jo, jo. N. Arifi nuk mund tė fshihet pas PDK-sė pėr bėmat e tij tė shėmtuara dhe nė kundėrshtim me angazhimin, programin zgjedhor dhe politikat e kėsaj Dege. Secili le tė pėrgjigjet pėr (mos)punėn e tij. Kėshtu thotė e drejta e shtetit dhe e Zotit.

Kryetari i Degės sė PDK-sė nė Viti

Viti, mė 12 mars 2013

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 664 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
U mbajt Akademi Pėrkujtimore pėr heroin Shaba...
E shtunė, 21 shkurt 2015 - 18:04
Prishtinė, 21 shkurt – Nė 70 Vjetorin e rėnies sė heroit dhe komandantit Shaban Polluzha, mė 21 shkurt 2015 nė Bibliotekėn Kombėtare nė Prishtinė u mbajt A...
PPD: KOMUNIKATĖ PĖR MEDIUMET
E shtunė, 21 shkurt 2015 - 17:05
Sot mė 21.02.2015 nė Tetovė n Partia pėr Prosperitet Demokratik mbajti Kuvendi e saj Qendror, tė parin pas mbajtjes sė Kongresit tė VI-tė. Kuvend...
Nishani dekoron personalitete tė shumta pėr l...
E hėnė, 16 shkurt 2015 - 21:05
Me njė ceremoni tė veēantė, Presidenti i Shqipėrisė, Bujar Nishani ka dekoruar disa personalitete me kontribute nė luftėn pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kos...
Gjilan: Lutfi Haziri, “sportisti” i vitit
E premtė, 13 shkurt 2015 - 19:41
Qendra e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Gjilan organizoi sot njė aksion pėrmes tė cilit kritikoi Komunėn e Gjilanit pėr mosshpalljen e sportistit tė vitit pėr v...
SHKAQET E SHPERNGULJES SE SHQIPTAREVE NGA KOS...
E hėnė, 09 shkurt 2015 - 20:55
Lėvizja G-7, ne analizėn e fundit lidhur me shpėrnguljen masive tė shqiptarėve nga Kosova, konstatoi se shkaqet e kėsaj shpėrngulje janė: 1. K...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2015 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi