Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Demonstratat e Pranverės ’81 - Zgjimi i gjakut shqiptar, qė u kurorėzua me Epopenė e Famėmadhes UĒK
Publikuar më 14 mars, 2013 nė orėn 20:19 ( ) Sejdi Veseli | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jemi nė muajin e pėrvjetorit tė 32-tė tė demonstratat shqiptare tė mars-prillit 1981, tė cilat nga shumė analist me tė drejt u quajtėn Pranvera shqiptare ’81. Kjo u provua nė vepėr! Por, kėto demonstrata lirisht mund tė emėrtohen edhe “Zgjimi i Gjakut”. Ngjashėm me motivimin e autorit tė poemės me tė njėjtin emėr, tė poeti arbėresh Vorrea Ujko, tė promovuar nė Mitingun e Poezisė nė Gjakovė, pėr ēka nga servilet shqipfolės tė Beogradit u shpėrblye me shpalljen e tij “persona non grata”, pėrjetėsisht.
Gjatė pėrvjetorėve tė mė hershme, siē mė ka renė tė lexoj dhe tė dėgjojė nėpėr akademi solemne, pėr kėto ngjarje, tė cilat ia shtuan peshėn krenarisė dhe lavdisė tonė kombėtare, dhe me keqardhje mund tė them, se nga subjekte tė ndryshme kam vėrejtur pėrpjekje shumė drejtimesh pėr pėrvetėsimin e rrolit tė organizatorit tė kėtyre ngjarjeve, me rėndėsi tė madhe pėr historinė tonė kombėtare.

Ėshtė e kuptueshme se kėto demonstrata nuk shpėrthyen vetvetiu apo spontanisht. Pa dyshimin mė tė vogėl mund tė pėrfundohet, se ato ishin tė organizuara nga njė subjekt apo subjekte tė orientuara drejt, si nė aspektin politik ashtu dhe nė atė kombėtar. Gjithashtu, nuk duhet lėnė anash edhe njė tė vėrtetė tė pakontestueshme apo thėnė mė shkoqitur, diēka qė dihet, se pėr pėrgatitjen e kėtyre ngjarjeve historike, ndihmesė shumė tė madhe dhe tė pa zėvendėsueshme dha Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė.
Kjo ndihmė vėllazėrore erdhi tek ne shqiptarėt nėn pushtimin serbo-sllav nėpėrmjet mjeteve tė komunikimit masiv si: radio Tirana, radio Kukėsi, RTVSH, gazetat, revistat dhe librat, shoqėritė kulturore-artistike, filmat...dhe ēka ishte mė e rėndėsishmja nėpėrmjet pedagogėve tė zgjedhur tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės, tė cilėt u ligjėronin studentėve shqiptar tė Universitetit tė Kosovės...Sot sė koti mundohen disa sojsėz, tė cilėt i ndėrrojnė bindjet e tyre politike mė shpesh se tė brendshmet e tyre, pėr anashkalimin kėsaj tė vėrtete tė pakontestueshme. Por, dielli nuk mund tė mbulohet me shoshė, thotė populli. Nė kontekst tė pėrforcimit tė kėsaj tė vėrtete, dua tė shtojė edhe dy tė dhėna:
-Pėrveē reagimeve politike dhe diplomatike, Komandanti i Pėrgjithshėm i Ushtrisė sė RPSSH, Enver Hoxha, menjėherė pas shpėrthimit tė demonstratave urdhėroi:
a)Ngritjen e gatishmėrisė luftarake tė FASH dhe forcave mbėshtetėse nė shkallėn mė tė lartė;
b)Tė pėrgatiten pėr transportim nė kushte tė luftės, armatimet dhe pajisjet tjera luftarake tė dedikuara pėr shqiptarėt nė viset e okupuara, si p.sh. nga baza e tyre nė Gjegjan....Duhet theksuar, edhe kjo: se efektivat ushtarake dhe ato tė mobilizuara tė bazės tankiste tė Shkėmbi i Kavajės ishin pėrshėndetur me familjet dhe tė afėrmit e tyre dhe ishin pėrgatitur pėr nisje tanket dhe mjetet tjera tė blinduara dhe ishte krye mbushja e tyre me karburant. Kur jemi kėtu te mbushja, ėshtė me interes tė theksohet,se kjo mbushje ishte krye sipas skemės sė planit: mbushja e parė nė Durrės, mbushja e dytė nė Kukės dhe e treta nė Prishtinė. Duhet tė dinė tė gjithė ata tė cilėt pėrpiqen, qė pėr interesa tė politikės ditore tė mbulojnė me vellon e harresės tė vėrtetat e pakontestueshme, ngjajnė ma ata qė pėrpiqen pėr tė bėrė lavėr nė ujė.
Shpėrthimi i kėtyre demonstratave mua autorin e kėtij shkrimi, me gjeti tė organizuar nė Frontin Nacional Ēlirimtar (FNĒ), qė ishte formuar nė njė mbledhje, sipas rregullave konspirative, nė Prishtinė me 28 nėntor 1979, fillimisht i emėrtuar Fronti i Ēlirimit Kombėtar, pėr tė ndryshuar pas njė kohe tė shkurtė nė FNĒ. Synimet programore tė FNĒ ishin nė pėrputhje me ato tė popullit shqiptar, tė punohet nė tė gjitha drejtimet pėr ēlirimin dhe ribashkimin kombėtar, nė njė shtet tė vetėm! Sipas informatave qė kishim nga terreni, nė kohėn e shpėrthimit tė demonstratave tė 11 marsit 1981, nė kuadėr tė FNĒ vepronin 87 treshe, tė cilat shtriheshin nė tė gjitha trojet shqiptare nėn pushtimin serbo-sllav. Patjetėr, se pjesėtarėt e FNĒ-sė vepruam aktivisht nė kėto demonstrata, duke u angazhuar pėr masivizimin e tyre, nė orientimin e demonstruesve, nė neutralizimin e gazit helmues, nė dhėnien e ndihmės sė parė tė plagosurve, nė lėvizjet taktike pėr t’i ik rrethimit policor... Por kjo nuk na e jep tė drejtėn tė themi, siē thonė disa, se ja ne ishim tė vetmit ata qė organizuan kėto demonstrata.
Nga veprimtaria e pjesėtarėve tė FNĒ-sė, sidomos gjatė demonstrimeve popullore shqiptare tė 1 ,2 dhe 3 prillit, dua t’u vej nė dije me kėto raste, se:
-njė grup i pjesėtarėve tė FNĒ-sė, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Dėshmori i Kombit Afrim Zhitia dhe njė grup punėtorėsh ndėrtimtar, nėn drejtimin e Rrahman Bahtirit atėherė punėtor i KNI “Ramiz Sadiku”, (i cili vdiq nė virin 2010, edhe pse ish i pėrndjekur politik dhe veteran i UĒK, pa ndonjė pėrkujdesje shoqėrore dhe nė varfėri ekstreme), me ndihmėn e kazmave hapen dyert e Medresės sė vjetėr, pėr t’i liruar nxėnėsit fetar nga objekti, ku i kishin mbyllur “profesorėt” e tyre, dhe tė cilėt menjėherė pas lirimit shumica prej tyre kyēen nė radhėt e demonstruesve;
-njė grup tjetėr nė mesin e tė cilėve ishte edhe Dėshmori i Kombit Bajram Bahtiri, pėrballė vetėshėrbimit pranė shkollės “Asim Vokshi” nė Kodrėn e Trimave e sulmojnė auto veturėn e policėve tė veshur nė civil. Nė bashkėveprim me demonstrues tė kėsaj lagjeje dhe atyre tė Grykės sė Labit, tė cilėt kishin vėnė doganėn nė hyrjen veriore tė Prishtinės, huazohet ekskavatori i deponisė sė mbeturinave, me tė cilin sulmohet dhe asgjėsohet autovetura e policisė, ndėrsa policėt ēarmatosėn, pėr ēka ditė mė vonė pėlliste sojsėzi Kolė Shiroka;
-njė grup tjetėr i pjesėtarėve tė FNĒ, nė mesin e tė cilėve ishin Rrahman Dini (ish i pėrndjekur politik dhe veteran i UĒK), Ramadan Aliu dhe Adem Hasani (qė tė tre vdiqėn pas luftės dhe sot nuk interesohet gati askush pėr familjet e tyre...), i shpėtuan shumė demonstrues nga pozita nėn rrethim dhe nėn bombardimin e pandėrprerė me bombola lotsjellėsi, qė gjendeshin tė bllokuar nė hapėsirėn nė mes Teatrit Kombėtar dhe ish Hotel “ Bozhuri”, duke demontuar pengesat-gardhin e lartė prej 4 metrash, tė ndėrtuar mė herėt prej dėrrasave... Jo rastėsisht i pėrmenda emrat e vetėm 6 shokėve, 4 tė vdekurve pas lufte dhe tė dy dėshmorėve, sepse ne tė gjallėt do tė pėrmendemi gjatė pėrgatitjes sė profilit tė FĒK. Por tani duhet tė kryejmė njė punė me pėrparėsi mė tė madhe. Duhet tė pėrmbushim amanetin e shokėve tė rėnė, anė e kėnd Truallit tonė arbėror! Ribashkimi i Shqipėrisė ėshtė ky Amanet!

Ēfarė ishte reagimi i organeve tė pushtetit nė Beligrad dhe i kuislingėt shqipfolės nė shėrbim tė Prishtinės?

Me demonstratat e 11 marsit nuk u morėn shumė, si udhėheqja qendrore e pushtuesve qė kishin selinė nė Beligrad, ashtu dhe kuislingėt e tyre me seli nė Prishtinė. Ndėrsa demonstratat e 25 dhe 26 marsit dhe sidomos ato tė 1, 2 dhe 3 prillit u sulmuan edhe nga terė arsenali jo edhe i vogėl dhe i papėrvojė i titizmit dhe hegjemonizmit serbo-sllav. Sulmet e tyre barbare shoqėroheshin nga propaganda fashizoide kundra-shqiptare. Synimi parėsor i kėsaj propagande ishte etiketimi i demonstruesve, pra i njė populli tė tėrė. Nė kėtė drejtim, tellallėt e kėsaj propagande shfrytėzuan pa kursim frazat qė kishin mėsuar nga ideatorėt-katilėt serbomėdhenj, gjatė pėrgatitjeve pėr mbrojtjen e tė ashtuquajturit sistem vetadministrativ tė bashkėsisė sė kombeve tė “bashkuara dhe tė vėllazėruara”. Kėshtu demonstrimet gjithė –popullore tė shqiptarėve, nė kėrkim tė drejtave tė tyre tė natyrshme njerėzore dhe kombėtare tė 11, 25 dhe 26 marsit dhe ato tė 1,2 dhe 3 prillit 1981, i klasifikuan si “kundėrrevolucionare”, ”armiqėsore”, “kundėr vėllazėrim – bashkimit”, “iridentiste”.....!
Kjo propagandė serbo-madhe shoqėrohej edhe nga aplikimi i masave represive sipas kombinimit tė formave dhe mjeteve tė dhunės mesjetare me ato rankoviēiste, pėr t’i shpėrndarė kėto demonstrata dhe pėr tė thyer pėrjetėsish pjesėmarrėsit e tyre.
Kjo dhunė e shfrenuar serbo-ēetnike arriti tė kundėrtėn, nga ajo qė synonin aplikuesit e saj. Ushtrimi i kėsaj dhune nxori nė rrugė njė popull tė tėrė. Kushtet e krijuara dhe tė rrėnjosura nė Kosovėn administrative dhe nė viset tjera shqiptare pėr njė shekull nga pushtuesit hegjemonist serbo-sllav, sidomos nėn maskėn e “vėllazėrim bashkimit” dhe tė “vetadministrimit” ishin shumė tė rėnda. Ato krijuan plagė tė shumta, tė dhembshme dhe nė vazhdimėsi. Pėr tė kuptuar peshėn e kėtyre plagėve, mjafton tė veēohen vetėm disa prej tyre: shkalla e lartė e papunėsisė, niveli i ulėt i standardit tė jetesės e pėrmbi 80% tė shqiptarėve, niveli i ulėt i pagave, emigracioni i detyruar, jo vetėm ai ekonomik, por dhe ai politik, diskriminimi mbi baza kombėtare, eksploatimi i egėr kolonialist i pasurive minerare..... Kjo bėri qė pėrveē karakterit social kėto demonstrata tė marrin edhe karakterin shumė tė qartė politik. Duhet theksuar se ky karakter politik ishte produkt i subjekteve tė organizuara politike dhe kombėtare shqiptare, tė cilat ishin brenda dhe nė ballė tė demonstrimeve. Pėr kėtė ka dėshmi tė pa kontestueshme, se nė pėrputhje me zhvillimet ndėrmerreshin veprime pėrkatėse tė demonstruesve, nė shumicėn e rasteve nė pėrputhje me udhėzimet e pjesėtarėve tė kėtyre organizatave liridashėse, tė cilat ishin themeluar kaherė dhe qė kishin vepruar nė vazhdimėsi dhe fshehtazi, pėr tė sjellė kushtet pėr pėrzėnien e pushtuesve nga trojet tona dhe pėr ribashkimin e tyre me Shqipėrinė Londineze. Pėr kėto veprime u arrestuan dhe u dėnuan me dėnime tė rėnda shumė djem dhe vasha besnike tė popullit dhe Vatanit, pjesėtarė tė kėtyre organizatave!
Karakteri politik i kėtyre demonstratave u sublimua nė kėrkesėn kryesore tė tyre: “Kosova Republikė” e cila shoqėrohej me kushtrimin : “ Republikė, Kushtetutė, ja me hatėr, ja me Luftė!; “Jemi shqiptar-jo jugosllav”,”Lironi tė burgosurit politik”, “Trepēa po punon –Beogradi po ndėrtohet”,“Mjaft me eksploatimit kolonial tė pasurive tona”....

Sjelljet e pushtuesve dhe kuislingėve kishin karakter fashist!

Zyrtarėt serbomėdhenj dhe kuislingėt e tyre shqipfolės vendor nuk kursyen as edhe njė mjet pa e pėrdorė pėr qėllimet e mbulimit tė shkaqeve tė vėrteta tė gjakderdhjeve, tė cilat pėrgjakėn sheshet e qyteteve, lokalet e Universitetit... Por, dielli nuk mund tė mbulohet me shoshė. Kėto gjakderdhje ishin pasojė e njė fushate barbare e terrorit tė organizuar shtetėror serbo-sllav, tė zbatuar nga njėsitė specializuara policore – ushtarake.
Kundėr demonstruesve paqėsor shqiptar u pėrdorėn tė gjitha gjinitė e forcave tė sigurisė, tė cilat e kishin vėnė Kosovėn nėn masat represive tė shtetrrethimit. Tanket, gjuajtėsit shumė-tytash tė raketave, njėsitė e artilerisė dhe mjete tjera operative ishin pozicionuar nė vijėn e parė dhe tė dytė mbrojtėse nga ndonjė “blitz kreig” i Ushtrisė Shqiptare.
Nėpėr hyrjet, daljet dhe sheshet e qyteteve ishin pozicionuar tanket, ndėrsa paranė shkollave, organeve tė pushtetit kuisling ishin vendosur auto-blinda. Pėr qėllimet e shqetėsimit dhe frikėsimit tė jo vetėm tė demonstruesve, por edhe tė popullatės nė pėrgjithėsi, mbi tėrė hapėsirėn e Kosovės kryheshin fluturime tė shpeshta dhe shumė tė ulėta nga avionėt luftarak Mig-21, me qė rast gjatė rritjes sė shpejtėsisė pėr t’u ngritur, shpėrthenin murin e zėrit edhe natėn, duke shkaktuar ndjenjėn e shpėrthimit tė ngjashėm me mjetet mė tė fuqishme plasėse. Kėto janė fluturime shumė tė ulėta. Ato qė tė krijojnė pėrshtypjen se do tė pėrplasen me pemėt dhe pullazet edhe tė shtėpive njė katėrshe, tė cilat njihen si fluturimet “fshesa”, ndėrsa ne terminologjinė ushtarake serbijane njihen si “brišuċi let”. Janė kėto fluturime edhe pėr qėllimet e demonstrimit tė forcės pėrballė kundėrshtarėve.
Ėshtė pėr t’u studiuar insistimi i vendosur i kryepolicit jugosllav Franjo Herleviq, tė bazuar nė pėrfundimet e arritura nė shtabin e tij nė Hajvali, pėr t’u vu nėn mbrojtjen e afėrt nga “iridenta” edhe disa shtėpi-banesa tė “poverenikėve” tė dėshmuar tė UDB dhe KOS nė fshatin Hajvali. Nė kėtė mbrojtje tė afėrt, pėrveē autoblindave dhe ekuipazheve tė tyre me kompletet e plota luftarake, pėrfshihej edhe dėrgimi i njėsiteve tė policisė speciale.
Demonstratat e 11 marsit ishin kryesisht studentore. Ato filluan nė Mensėn e Qendrės sė studentėve tė Universitetit tė Kosovės, duke marrė pėr shkas kushtet vėrtet tė vėshtira tė ushqimit dhe tė banimit. Nė kėtė demonstrim morėn pjesė afro 3000 student. Ato u shpėrndanė duke u pėrdorur pa kursim mjetet e dhunės, sidomos gazrave ngacmues. Nuk u kursyen as dhomat e konvikteve nė tė cilat u hodh sasi enorme tė kėtyre gazrave.
Nga universiteti u shpėrndanė neper ēdo cep tė vendit misionar pėr organizimin e demonstratave. Kėshtu ndodhi qė me 25 mars tė shpėrthejnė demonstrata tė fuqishme nė Prizren, tė cilat u shpėrndanė pas njė pėrleshjeje me milicinė, pėr tė shpėrthyer tė nesėrmen nė gjashtė qendra tė Kosovės.
Nga pushtuesit dhe servilėt e tyre shqipfolės, qė nė fillim kėto protesta u klasifikuan rėndė, pėr tė arsyetuar dhunėn qė u ushtrua gjatė zhvillimit tė tyre, si dhe atė qė do tė ushtrohej pėr kapjen dhe arrestimin e organizatorėve tė tyre.

Demonstratat e 1,2 dhe 3 prillit shpėrthyen nė tė gjitha qendrat e Kosovės.

Reagimi i aparatit tė dhunės sė pushtuesit ishte shumė i egėr dhe i pa mėshirshėm. Kundėr protestuesve u pėrdorėn shkopinjtė e gomės, bombat e gazrave ngacmuese me djegėje tė ngadaltė, armėt e zjarrit (pistoleta, automatiku M-56, Ak-47, Skorpion M-84), cisternat me ujė... Pėr pasojė, pėrleshjet qė pasuan ndėrmjet demonstruesve paqėsor dhe forcave tė pushtuesve tė komanduara nga Franjo Herleviq, rezultuan me demonstrues tė vrarė dhe shumė tė plagosur, nga tė dyja palėt. Nė mesin e demonstruesve tė plagosur, njė numė i madh i tyre kishte humbur gishtėrinjtė e duarve, si pasojė e djegėjeve tė rėnda gjatė pėrpjekjeve pėr t’ua kthye policisė prapa bombolat e hedhura lotsjellėse.
Pėrveē kėsaj pati njė numėr tė madh tė demonstruesve tė arrestuar dhe tė izoluar, tė cilėt ju nėnshtruan torturave tė egra nga bishat e UDB-sė.

Ēfarė ishte reagimi i diplomacive evro-perėndimore?

Demonstrimet masive tė shqiptarėve nė pranverėn ’81, jo vetėm se i tronditen themelet e dobiēit tė Versajės dhe AVNOJ-it, por ato e shqetėsuan edhe Evropėn Plakė. Duke e ditur brishtėsinė e lidhjeve tė brendshme tė dobiēit tė saj, Evropa kishte arsye edhe tė shqetėsohet.
Informatat nga vendngjarja emetoheshin e publikoheshin nė ēdo cep tė Globit. Por qėndrimi i diplomacive evro-perėndimore karshi terrorit tė egėr qė ushtrohej mbi shqiptarėt paqėsor nga ēizmja fashizoide serbo-sllave mbeti nė nivelin e konstatimeve.
Ishte Shqipėria Londineze e cila ngriti zėrin pranė tek tė gjitha institucionet relevante ndėrkombėtare, nė mbrojtje tė vėllezėrve tė vet, ndaj tė cilėve po ushtrohej terror i egėr, sipas parametrave tė tribuve tej karpatiane, nga aparati i dhunės sė shtetit serbo-sllav. Se kjo dhunė po ushtrohej ndaj shqiptarėve pėr tė vetmin faj tė tyre, pse nuk do tė pranojnė kurrė tė asimilohen dhe shndėrrohen nė “jugosllavė”, pse po demonstronin paqėsisht nė kėrkim tė tė drejtave tė tyre njerėzore dhe kombėtare pėr t’u vetėpėrcaktuar dhe vetėvendosur pėr tė ardhmen e vet. Kėrkesė kjo e garantuar me dokumente ndėrkombėtare pėr tė drejtat universale tė njeriut ( siē shkruhet nė Rezolutėn e OKB nr 637 tė aprovuar nga OKB me 16/12/1952).
Shteti i lirė shqiptar edhe kėsaj radhe theksonte fuqishėm, se Kosova, ashtu dhe trojet tjera shqiptare nėn pushtimin sllavo-grek, janė pjesė tė saj; se kėto troje janė ndarė dhunshėm nga tėrėsia e shtetit tė pavarur shqiptar, nga mujsharėt evro-perėndimor, nė pazarllėqet e tyre me “Ariun e Sibirit” pas Luftės sė Parė botėrore. Ndarje kjo e “rilegjitimuar” me marrėveshjet e Jaltės tė treshes tė fuqishme tė kohės, menjėherė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore.

Jehona e kėtyre demonstratave nė opinion

Jehona qė bėnė kėto demonstrata nė opinion nė tėrė hapėsirėn e ish-federatėn jugosllave, dėshmoi njė tė vėrtet tė pakontestueshme, se kjo ngrehinė artificiale e cila gjoja udhėhiqej sipas parimeve tė vetadministrimit tė kombeve dhe kombėsive tė bashkuara “me vetė-dėshirė” pėrreth himnit avnojist “hej slloveni” ėshtė e gjykuar tė pėrfundojė pashmangshėm dhe turpshėm.
Kėto demonstrata shqiptare ishin edhe njė paralajmėrim pėr analistėt, se dobiēi i pėrbashkėt evro-rusė i kishte ditėt e numėruara.
Njė dekadė mė vonė, ky paralajmėrim u dėshmua nė vepėr!

Demonstratat e Pranverės 1981 paralajmėruese tė UĒK-sė

Gjeneratat tė cilat demonstruan shesheve tė qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės, nė mars-prillin 1981; ato tė cilat u torturuan dhe qė mbajtėn shumė vite burg nėpėr kazamatet serbosllave, janė po ata qė punuan me pėrkushtim pėr themelimin, masivizimin, forcimin dhe drejtimin e Famėmadhes UĒK, jo vetėm nė Kosovėn administrative, por edhe nė Luginėn e Preshevės dhe tė Vardarit, do tė jenė jo vetėm udhėrrėfyes, por edhe bashkėveprimtar tė gjeneratave mė tė reja, drejt pėrmbushjes sė plotė tė Amanetit tė Lumenjve tė Gjakut tė dėshmorėve e martirėve dhe tė Lotėve tė nėnėlokeve zemėrplasura!
Lavdi e pėrmotshme pėr Dėshmorėt e Kombit!
Shqipėria do tė ribėhet, njė e vetme dhe e ribashkuar!
Rroftė populli liridashės shqiptar!

Prishtinė/Shqipėri Natyrale
Me 11 shkurt 2013

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,352 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
Marie Shllaku- intelektualja shkodrane qė jet...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 23:20
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim) Heroina Marie Shllaku la gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn dhe mendjen e p...
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
E martė, 28 nėntor 2017 - 07:30
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republi...
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi