Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NË VEND TË PËRKUJTIMIT PËR DËSHMORËT ISË SHABAN MERNICA DHE NYSRET ZYMERI
Publikuar më 27 mars, 2013 në orën 23:01 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shala e Bajgorës është një regjion i cili shtrihet në pjesën më verilindore të Mitrovicës me rrethinë, e që është vazhdimësi e maleve dikur të qujtura malet e Albanikut një nocion i vjetër i emërtimit të këtyre bjeshëkëve dhe maleve. Nocion ky që rrjedhë nga vetë kjo trevë që sot quhet Kosovë e qe dikur quhej Bazeni i Albanikut me bukuri të rralla ne cilën do çoftë stinë të vitit, e sidomos në stinën e pranverës dhe ate të dimrit. Madhështin e bukurive e shtoin lumenjet e vegjël që rrjedhin gjatë të gjithë vitit me kroje të ftohta e oaza malesh me një shtatëgjatësi të pyjeve të larta halore e që si duket mbeti si një trashigim gjenetik edhe tek banorët kësulëbardhë në këtë pjesë të Shalës së Bajgorës me një shtatë gjatësi e shpatull gjërsi që lakmohet nga të gjithë.

Të tillë ishin të gjithë burrat e gratë që nga gjenerali Isa Boletini dhe bashkohanikët e tij por edhe të më vonshmit që bënë histori si: Kadri Bistrica, Rexhep e Rifat Dedija, Imer e Ahmet Selaci, Bislim Bajgora e Ukshin Kovaçica si edhe të tjerë deri tek Isë Shaban Mernica e Nysret Zymeri dhe heroina e kreshbardhave të Shalës së Albanikut Fatime Zeqir Hetemi e rënë po në të njejtën rove (shpellë) së bashku me XHevë e Fehmi Ladrovcin …….që kurrë nuk do ti mbuloi pluhuri i harresës …?!
Ranë si u ka hije burrave luftëtar në mbrojtje të atëdheut njashtu si ranë edhe shumë dëshmor të tjerë kur i kërkonte atëdheu për mbërojtëje të kësajë toke të pasur që pushtuesit e ndryshem donin ta pushtoin dhe ta bënin pasuri të veten, por nga këto kreshbardha te Shales lindën dhe duelën trimat e UCk-ës si Ise Mernica, Nysreti e shumë të tjer që i vunë shpatullat krahegjëra atëdheut dhe i dualën në mbrojtëjë në kohrat më të vështira. Sa herë që pushtuesit e ndryshëm i mësynin këto toka përherë u porcuellën me luftra e gjakëderdhëje të mëdha që nga luftrar Ballkanike dhe deri te ato dy Botërore dhe kjo e fundit serbosllave me motive shfarosëse etnobiologjike. Në këtë pjesë të Shqipërisë Etnike, por edhe në gjithë etnikumin shqipëtar dualën buerra, trima shqipëtar që i duelën zot vatanit në të gjitha etapat e zhvillimeve të mëdha historike kur atëdheu ishte në rrezik. Në rangëlistën e këtyre burrave renditën edhe dëshmorët Isë Mernica e Nysret Zymeri.

Kom. Ise Mernica (Shpendi)

Kush ishte Isë Mërnica…

Një yll i shëndritshëm në mesin e shumë yjeve në këtë hapsir shaljane, një burim i pa shterrshëm ngjitas me lisat e mëdhenjë me plotë rrudha në shtat që ua ka lënë historia, një shkëmb i pa thyer dhe i pa mposhtur e krenar i kreshëbardhave të kësaj ane nëpër valët e historisë. Një luftëtar i pa epur i cështjës kombëtare për clirim dhe ribashkim kombëtar në një Shqipëri Etnike si e dëshironin të parët tanë deri në ditët e sotëshme. Isë Shaban Mernica dhe Nystret Zymeri me 24 mars 1999 ranë heroikisht ballë për ballë me forcat okupuese serbosllave në fshatin Sumë te Vushtrrisë ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë ranë për të bërë histori, hynë në histori si alfa e omega për brezat që vinë se si per atdhe duhet të vdiset ,se si duhet te flijohesh që të shijosh lirinë, nektarë i zemrës dhe shpirtit. Duke njohur veprimtarinë patriotike dhe përcaktimin e tij aftësitë organizative e komanduese Shtabi Operativ i brigadës së Shalës “141 Mehë Uka” Isa Mërnicen e emroi për komandant të Kompanisë në fshatin Melenicë ku atë detyrë e kreu me plotë sukses deri pas ofanzivës së shtatorit 1998. Pas kësaj ofanzive ashtu si e njihnin ushtarët komandant Shpendin e dërguan në batalionin e III-të si komandant kompanie në fshatin Sumë, detyrë kjo ushtarake që e kreu me mjaftë sukses deri në rënien heroike të tij.
Në këtë ditë të 24 Marsit 1999 forcat okupuese serbe të të gjitha organizimeve ushtarake e paraushtarake (militare e paramilitare) murrën një ofanzivë mbi forcat e UCK-ës në fshatin Sumë pikë kjo që mbahej nga kompania të cilën e komandonte komandant Shpendi (Isë Merinca). Në këtë betejë të fshatit Sumë dhe rrëzë kodrës së Llanakut krenarë qëndraun heroikisht djelmoshat e kësaj Kompanie në krye me komandantin e tyre dhe në një moment kur forcat okupuese serbe në numër dhe armatim shumë më të madh u vërsulën me tërë egërsinë e tyre që paten, në këtë fushëbetejë ra heroikisht komandant Shpendi së bashkume ushtarin besnik dhe të devotshëm Nystret Zymeri.

Usht. Nysret Zymeri

Nystret Zymeri një djalosh me moshë të re por me zemër luani sepse pranë e kishte edhe luanin e disa betejave komandant Shpendin i cili kurrën e kurrës nuk ia pati frikën falangës famëkeqe serbe. Qëndruan si burrat luftuan si ju ka hije trimave që ua ka lakmi cdo atëdhetarëi e patriotë. Ata qëndruan deri në momentet e fundit kur plumbat e armikut i rrokën për vdekje. Ranë në altarin e lirisë në pranverën e vitit 1999 për ti sjellur Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë Veriore pranverën, lirinë e vonuar që populli shqiptar i Kosovës e kërkoi brezë pas brezi, liri për të gjitha trojet shqiptare. Liri për popullin e okupuar ndër shekuj që të vetmin ideal kishte lirinë dhe nje Shqipëri Etnike e që ky ideal ende është në rrugëtim e sipër. Këta luftëtarë e burra por edhe shumë të tjerë nuk ranë për një Kosovë te cunguar e të izoluar, sërish për të bërë pazarllaqe të tjerët me tokat tona dhe vendin tonë. Komandant Shpendi dhe Nystret Zymeri tokën e Kosovës këtë pjesë të Shqipërise Etnike e ujiten me gjakun e tyre të pastër që nga gjaku i tyre të lindin burra, bijë e bija që cështjen e pazgjidhur të shqiptarëve ta qojnë deri në fundë. Pas rënies 14 vjeçare të këtyre burrave kujtohen nga shokët e ilegales dhe ata të luftës që me krenari dhe pijitete flasin për të bëmat e tyre për lirinë e kësaj tokë të okupuar nga pushtuesit serbosllavë. Me rrespekt të vaçant dhe krenari e kujtojnë shokët e ilegales si bacë Ali Januzi njëri ndër shokët e gjallë të komandantit legjendar Adem Jashari, i cili ditë dhe vite i kaloi me Shpendin në aktivitete pune e akcione. Ndër të tjera thotë: Shpendi ishte një veprimtar dhe luftëtar i pashoq i cështjes kombëtare, ishte një trimë dhe burrë i rrallë që mund ta ketë pasur kombi, ishte njeri i fjalës dhe i vetmohimit, i sakrificës, i përpiktë dhe i vendosur. Qysh herët bisedonin me të dhe angazhoheshim për formim të tresheve (grupeve) qe do të veprojnë me grykën e armës sepse pa një organizim të tillë qështja shqiptare nuk do të lëvizë nga pozicioni i statuskuos. Shpendi ishte një mbështetës i fortëi këtyre mendimeve.
Heroizmi i këtyre dy dëshmorëve ishte shembull për të gjithë se si luftohet për idealin e vetëm që mban nocionin liri. Kujtime të tilla mbajnë edhe shokët tjerë si Hamit Muja, Rexhep Suma, Hajzer Istrefi, Ramdan Imeri dhe shumë të tjerë. Do të shkëpusim edhe disa prej kujtimeve të Hamit Mujës, Rexhes, Ramadan Imerit dhe të njërit prej bashkëluftëtarëve që në luftë e njihnim me pseudonimin “Xhaxhi” prof. Asllan Istrefi i cili iu thuri vargje këtyre vigajve e që gjenden të skalitura në pllakat përkujtimore, në vendin ku ranë heroikisht.

Hamit Muja…
Shpendi ishe një atëdhetar i paepur dhe vizionar punuam dhe vepruam që nga fronti i rezistencës e deri në momentin e kyçjes në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, për udhëtimet e tyre në Tiranë, për takimet me krerë të shtabit te UCK-ës si me (A.G),me (A.S) kom. dajën dhe (E.XH) e të tjerë. Ishte 28 shkurti i 1998 kur shteti serbosllav me forcat ushtarake e policore e sulmoi Qirezin dhe Likoshanin. Komandant Shpendi po në mbrëmjen e kësaj date në orët e vona të natës me urdhër të shtabit te UCK-ës sulmoi burgun e Smrekonicës në shenjë hakmarrje ndaj shtetit okupues serb, sulm ky që e bëri Shpendi me shokët e celulës së parë(R.S),(R.I) në këtë anë të Shalës. Për këtë aksion të këtij grupi njoftohen krerët e shtabit te UCK-ës me këtë parollë :”Isha te tezja dhe tezja ishte mirë” kjo ishte përgjigjëja se aksioni u krye me sukses e që sigurisht u kujtohet shokëve (A.G).

Rexhep Suma…
Kur e zë në gojë Isen kam para veti një atdhetarë, një patriot, një luftëtarë te UCK-ës i cili la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën time me sjelljet e vlerave kombëtare, me burrërin e trimërin shqiptare, me vizionin për të ardhmen e popullit shqiptar, me moralin dhe qëndresën e tij në aksione paraluftës dhe gjatë luftës me tonin e qetë të një burri malësor dhe sjellje fisnike që shpesh ma kujtonte bacën Hamzë me atë fizionominë që kishte. Për Shpendin dhe figurat e tilla si Shpendi duhet të flasin dhe të shkruajnë sepse ishin dhe do të mbesin krenaria jonë kombëtare. Shumë kujtime jep edhe bashkëveprimtari i legales dhe luftëtari i UCK-ës Ramadan Imeri që do ti prezantojmë opinionet herave tjera.
Këtë shkrim përkujtimi me rastin e 14 vjetorit të rënies po e perfundojmë me mbishkrimet e prof.Asllan Istrefit-bashkëluftëtar i Ises dhe Nysretit, janë të shkruara në pllakën përkujtimore në vendin e rënies së dëshmorëve Isa Mernica dhe Nystret Zymeri, që flasin edhe më shumë se edhe vetë ky shkrim i yni.

Isa Mernices

Në kodër flamur u shkrua historia
Brezi - brezit ia la amanet
Për kufijt e saj nga i ka Shqipëria
Për jetë e mot pushka do të flet

Ta fala fjalën më të bukur që dita
Për ty këndova pa drojë e pa frikë
Ta ruajta nderin, besen dhe burrërinë
Ta fala gjakun për t’shkruar historinë

Pusho këtu ku jeta s’ka mbarim
Pusho këtu ku gurra me ujë t’freskon
Pusho këtu ku blerimi nuk vyshket
Pusho këtu ku blerimi nuk vyshket
Se emëri yt, o vëlla, kurrë nuk do të ndryshket


Xhaxhi

Nystret Zymerit

Pusho këtu ku jeta s'ka mbarim
Pusho këtu ku gurra me ujë t'freskon
Pusho këtu ku blerimi nuk vyshket
Se emri yt, o vëlla, kurrë nuk do të ndryshket


Xhaxhi

Nga bashkëluftëtari
Nexhmedin Mustafa


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 66 vizitorë
Lexuar: 2,701 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi