Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Hysni Curri, zėri qė thėrret prehjen nė Atdhe
Publikuar më 07 maj, 2013 nė orėn 01:35 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
...e meriton dheun e Kosovės... ndėrgjegjja thėrret. Gjurmėt e heroit tani po zhdukėn gradualisht dhe kjo nuk do duhej lejuar... do del dikush tė ndihmon nė kthimin e tij nė dheun e Kosovės. Lapidari i Currėve le tė shndritė nė zemėr tė Atdheut.

Gjendja e rėndė nė atdheun e pushtuar detyroj shumė figura historike qė tė largoheshin nė vende tjera me shpresėn e riorganizimit tė qėndresės pėr liri, Kėtė fat e patėn figurat kryesore qė udhėhoqėn rezistencėn kombėtare drejt shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912. Ky fat e pėrcolli kryetarin e qeverisė sė parė tė Shqipėrisė ,Ismail Qemali, nėnkryetarin e saj, Dom Nikollė Kaēorrin, komandantin e ideatorin e rezistencės kombėtare, Hasan Prishtinėn, Ministrin e Qeverisė sė Parė, Luigj Gurakqi dhe shumė komandant e luftėtarė qė nuk u pajtuan me gjendjen e rėndė tė kombit tė copėtuar e tė robėruar nga shtetet fqinj. Njėri nga ata ishte edhe krahu i djathtė i Plakut tė Maleve, Hysni Curri.

Hysni Curri e Nimon Ferizi
Familja Curri ishte e njohur nė trevat shqiptare pėr luftėn kundėr pushtuesve tė huaj nė pėrpjekjet pėr bashkimin kombėtar. Trungu kryesor i kėsaj familje madhore ishte Plaku i Maleve –Bajram Curri, i cili tėrė jetėn e kaloi me pushkė nė dorė derisa u vra nga forcat e Ahmet Zogut nė Shpellėn e Dragobisė. Ai kishte tre nipa bashkėluftėtarė besnik tė cilėt populli i quajti Krahėt e Bajram Currit: Asllan Curri, Abdullah Curri dhe Hysni Curri. Vepra e tyre, sipas disa historianėve mbeti e pa njohur sa duhet dhe nėn hijen e xhaxhait tė tyre Bajram Currit. Nga ana tjetėr ata vdiqėn qė tė tre tė rinj.
Nė gazetėn “Vėllazėnija” qė ishte organ i Shoqatės “Dija” me seli nė Vjenė, datė 3 prill 1918 gjejmė artikullin nga autori me inicial “M” ku i kushtohet vdekjes sė Abdullah bej Curri me titull “Vdekja e Abdullah Bej Currit nė Gjakovė”. Mė 28 fruer nė mbrėmje u pėrhap lajmi i zi i tė ndrruamit jetė t’atdhetarit tė flakėt Abdudllah Bej Currit...”
Shkrimi pėrshkruan jetėn e shkurtėr e tij ku do veēonim shėnimin, se, ai qysh nė moshėn shtatėmbėdhjetė vjeēare u dallua si luftėtar i shquar. “...pėr moshėn qė kishte e habiti gjithkėnd pėr trimėri tė madhe ė tregoj..” Ai mori pjesė krah pėr krah me ungjin e tij Bajram Currin qė ishte bėrė synonim i rezistencės gjithė shqiptare, veēan nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė. U dallua nė luftėrat nė Orosh, Mat, Shkodėr, Velė “ Jetoi sė bashku me ungjin e tij Bajram Curri nė Gjakovė e Prizren, kurse nė Shkupi kishte mbaruar shkollimin. Ai vdiq nė Gjakovė nė moshėn 23 vjeēare me 28 shkurt tė vitit 1918.
Nipi tjetėr i Plakut tė Maleve ishte Asllan Curri. Sipas gazetė La Feeration Balkanique” e datės 30 prill tė vitit 1925, Ahmet Zogu e ka ndėr mend tė shfaros familjen Curri. Me ndihmėn e hijes sė tij tė zezė Cena Beg Kryeziu, burgoset Asllan Curri dhe vritet bashkė me dy shokė nė pėrcjellje prej Krumės pėr nė Shkodėr nga mercenarėt e Zogut nėn pretekstin “deshi me ik” si kamuflazhe e fshehjes sė krimit.
Hysni Curri, nipi i tretė i Bajram Currit, ishte i njohur si luftėtar i vendosur i cili krahas Currėve tjerė. Sipas gazetės “La Federation Balkanique”” e numrit 18-19- tė Hisni Curri ishte komandant i ushtrisė shqiptare nė Qafėn e Prushit nė luftėn e fundit tė ushtrisė shqiptare kundėr ushtrisė turke me 7 gusht 1912 pas sė cilės ushtria shqiptare marshoi nė Shkup ku e edhe ngritėt flamuri kombėtar qė me 12 gusht tė vitit 1912, duke i pri ngritjes sė flamurit nė Vlorė.
Gjatė kohės kur Austro-Hungaria kishte vendos pushtet nė pjesė tė Shqipėrisė ai ishte njeri autoritet krahas figurave tjera qė konsideroheshin paria e vendit. Ishte pjesė e delegacionit shqiptarė nė vizitė Austrisė mė 16 prill 1917. Delegacioni ishte nė pėrbėrje tė gjerė prej 33 vetash. Pėrveē tė tjerėve kishte edhe figura historike qė lidhėn me ngjarje qė pasuan mė vonė nė Vjenė. Nė pėrbėrje tė delegacionit jenė edhe figura me qėndrime kontroverse tė tyre rreth rrjedhave brenda kombėtare dhe territorit shqiptar. Aty ishin edhe Dom Nikollė Kaēorri, si pėrfaqėsues i arqipeshkėvisė sė Durrėsit, Hysni Curri, pėrfaqėsues i Krasniqes. Hasan Prishtina, pėrfaqėsues i Kosovės dhe Ahmet Bej Zogollia (Ahmet Zogu, pėrfaqėsues i rrethit tė Matit. Dom Nikollė Kaēorri, nėnkryetari i parė Qeverisė sė parė tė Shqipėrisė, i cili do vjen nė Austri pėr shėrim nga sėmundja e rėndė dhe vdes me 29 maj 1917 nė sanatoriumin Würth tė Vjenės. Eshtrat e tij u bartėn nė Shqipėri 94 vjet mė vonė (janar 2011v).
Major Hysni Curri ishte aktiv nė kryengritjen kundėr padrejtėsive qė u ishin bėrė tokave shqiptare. Kosova e robėruar pėrjetonte ēdo ditė masakra nga forcat pushtuese serbe, qeveria shqiptare ndiqte kudo kundėrshtarėt e saj politik dhe nuk i pengonte as forcat serbe tė cilat edhe nė territorin shqiptar i ndiqnin figurat patriotike. Ministria e Brendshme e Shqipėrisė do pajtohet, me vendimin e saj 9 janar 1923 “N’asht se rebelet futen nė zon neutrale, keni leje me i ndjek edhe atje”. Kjo vlente edhe pėr ndjekjen e Hysni Currit dhe Currėve tjerė tė cilėt pėrbėnin qendrėn e qėndresės kombėtare. Nė kėto rrethana tė vėshtira veprimi, nė Shkodėr themelohet “Mbrojtja Kombėtar e Kosovė” qė nė fakt ishte vazhdim i veprimtarisė sė “Komitetit tė Fshehtė”. Kryetar i saj ishte Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), kurse nėnkryetar i saj ishte zgjedhur Hysni Curri. Lėvizja pėr liri e tri bajraqeve tė udhėhequra nga Bajram Curri, Hasan Prishtin dhe Hysni Curri gjenden nė njė situatė tė rėnduar nga koordinimi i veprimeve armiqėsore tė qeverive fqinjė dhe qeverisė shqiptare e cila krerėt e lėvizjes ēlirimtare i dėnon me vdekje, bile disa nga ata pėr tė tretėn herė, siē ishte rasti me Hasan Prishtinėn. Represioni i qeverisė zogiste ndaj pėrkrahėsve tė figurave kombėtare qė synonin lirinė, bėri qė pėrkohėsisht tė shtyhen aksionet dhe nga vendi largohen disa nga krerėt kryesor.
Me shpresėn e ringjalljes sė aktiviteteve organizative e politike nė vendet ku kishte veprimtarė shqiptarė, mė 27 gusht 1923 njė grup prej 27 veprimtarėsh udhėtuan nga Shengjini pėr nė Itali dhe prej andej nė Austri. Bashkė me ta edhe Hasan Prishtina dhe Hysni Curri. Atyre u ishte premtuar edhe pėrkrahje nė armatim nga Austro-Hungaria. Me 2 nėntor 1923 Hasan Prishtina i shkruan Bajram Currit mes tjerash: “Kam marrė premtime pėr njėzetmijė pushkė dhe 12 topa”. Nė Romė dhe nė Vjenė kishte refugjatė shqiptarė politik me tė cilėt do akordohen aksionet pėr mbrojtjen e trevave shqiptare nga shfarosja qė u kėrcėnohej. Derisa Zogu vriste figurat patriotike dhe ndiqte pėrkrahėsit e tyre, pushtuesit serb nė Kosovė kryenin shfarosje masive tė shqiptarėve. Vritet Avni Rrustemi, fati i tė cilit fatkeqėsisht do ta kenė edhe shumė figura tjera historike.
Nė “La Federation Balkanique” po tė njėjtit numėr shkro ...Vdiq Hysni Curri”, krahu i djathtė i tė Madhit Bajram Curri.” I dėbuem nga Kosova prej ushtarėve tė Pashiqit, e i dėbuem nga Shqipnija qė quhet e “Lirė”, prap prej mercenarėvet tė komanduar prej agentit tė tij, prej Zogollit tė Matės” Tuberkulozi ishte sėmundje e rėndomtė tek luftėtarėt shqiptarė tė asaj kohe tė cilėt jetėn e tyre e kalonin tė vėshtirė nė male me pushkė nė dorė. Kjo gazetė vjenezė e cilėson Hysni Currin si “fytyrat mė me zė tė lėvizjeve tona kombėtare, njė nga patriotėt mė tė vlershėm tė Kosovės.” Numri tjetėr i kėsaj gazete (nr.42) shkruan: Hysni Curri vdiq kėtu, larg Atdheut e vatrės njė nga ata qė dijti tė shkrij jetė, pasuri, fėmijė, fis, miq e gjithshka pėr njė ide fisnike.” Jeta e Hysniut nė Vjenė ishte jetė aktive. Ai u gjend pranė veprimtarėve qė u gjendėn nė Vjenė duke veēuar kėtu Hasan Prishtinėn. Ai pati kontakte edhe me figura vendore vjenezė, mes tyre ishte z.Herber Urbani, me tė dhe familjen e tė cilit kishte miqėsi tė ngushtė Hasan Prishtina dhe guaja e tij Igballe Prishtina. Ata ruajtėn kujtime shumė tė mira pėr Hysniun nga kontaktet qė kishin me te. Pikėtakimi i tyre ishte klubi shqiptarė i asaj kohe i vendosur nė Becirkun e tetė, rr.Josefstedärstraße. Hysniu banonte nė Pansionin pėr tė ardhur aty afėr klubit nė rrugėn Langeggase 49 , ku edhe vdiq. Ai u varrosė nė Varrezat Qendrore tė Vjenės “Zentralfriedhof” me nderime tė larta ku marren pjesė personalitet tė njohura austriake, pėrfaqėsues tė disa organizatave nga vendet ballkanike, figura shqiptare nga radhėt e emigrantėve shqiptarė nė Vjenė e Austri.

... e meriton dheun e Kosovės
Pas njė periudhe kohore tė gjatė qėndrimi nė mungesė interesimi nga tė afėrmit apo bashkėkombėsit, vendvarrimi jepet nga autoritet pėr varrimin e tė tjerėve, kėshtu tani mbi varrin e Hysni Currit janė tė varrosur dy persona. Gjurmėt e heroit tani po zhdukėn gradualisht dhe kjo nuk do duhej lejuar nė radhė tė parė nga ne mėrgimtarėt nė Austri. Nė Vjenė ishte i varrosur edhe Dom Nikollė Kaēorri, eshtrat e tė cilit u bartėn para dy vjetėve dhe tani prehet nė tokėn e tij. Ky ishte njė gjest sa human aq edhe patriotik i ndėrmarrė nga familja, Misioni Katolik Shqiptar dhe veprimtari shkodran z.Pjetėr Logoreci.
Ēka do bėhet tani me eshtrat e heroit Hysni Curri, do tretėn mė tutje nė dheun e huaj apo do del dikush dhe tė ndihmon nė kthimin e tij nė dheun e Kosovės. Tani Kosova ėshtė e lirė, aty ėshtė edhe gjaku i Hysni Currit dhe Currėve tjerė tė njohur pėr tė cilėn dhanė ēdo gjė nga vetja, pasurinė, familjet, kullat, jetėn.
Nė kėto rrethana shpresojmė tė ngadhėnjejė si gjithnjė veprimi patriotik i njeriut tonė dhe amaneti i prehjes nė dheun e vendlindjes t’i plotėsohet heroit tė kombit Hysni Curri, E meriton. Liria e Kosovės e ndjenė. Lapidari i Currėve le tė shndritė nė zemėr tė Atdheut.

Vjenė



“Vėllaznija” e Vjenės shkruan rreth delegacionit shqiptar vizitė Austrisė. Nė mesin e tyre edhe Hysni Curri....(16 prill 1917-vizita)



















Artikull nė “Vėllaznija” rreth vdekjes sė Abdullah Currit, 7 mars 1918



















1.Sali Gjuka 2.Bardh Isufi 3.Lal Perolli 4.Isuf Vesesi 5.Sadik Deēani 6.Nexho Haxhisadiku
7.Adush Kastrati 8.Halim Gostivari 9.(...?) 10.Bajram Daklani 11.Tahir Zajmi. Rendi i mesėm:1.Ragip Kajabegolli 2.(....?) 3.Qazim Begolli 4.Hoxhė Kadriu 5.Hysni Curri 6.(...?) 7.(...?) Ulur: 1.Hamdi Zajmi 2.Jahja Prishtina 3.Kahreman Begolli 4.Ibrahim Gjakova 5.Bedri Pejani 6.Sadik Gostivari 7.Nimon Ferizi 8.Rrok Perolli ( foto:Shkodėr 1918)
Komiteti "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės", Hysni Curri pjesėmarrės aktiv.(Rendi i mesėm nr.5)























Kėtu prehet Hysni Curri tani 88 vjet, nė Vjenė
Ai e pret dorėn e kthimit nė Atdhe.
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 61 vizitorë
Lexuar: 1,093 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
NJĖ VEPĖR NDRYSHE PĖR KRYETRIMIN SHQIPTAR
E enjtė, 23 tetor 2014 - 15:09
(Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Kryqtari i fundit, Tiranė, 2012) (Paranteza e fillimit: Ju flet Televizioni Shqiptar i Tiranės! Po...
Bajrush XHEMAILI (nga Kumanova) – njė hero i ...
E hėnė, 20 tetor 2014 - 12:19
(Nė pėrkujtim tė njėvjetorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, i cili vdiq, mė 21 tetor 2013) Njė aktivist i lirisė ...
NJĖ ĒĖSHTJE URGJENTE PĖR SHQIPTARĖT...
E premtė, 17 tetor 2014 - 01:02
Ēėshtja qė na preokupon mė sė shumti nėpėr gazetat e botės dhe gazetat rajonale shqiptare, ėshtė bashkimi i vėrtetė i tokave shqiptare tė Kosovės me Shqipė...
Spiro Kosturi vrau Mitropolitin e Korēės Foti...
E hėnė, 13 tetor 2014 - 19:12
Qyteti i Korēės gjithnjė ka qenė nėn presionet e Greqisė pėr greqizmin e saj me anė tė kishės dhe shkollave greke tė cilat mundohen tė krijoj njė minoritet...
FILLIMI I LUFTĖS SĖ DYTĖ SERBO-OSMANE GJATĖ V...
E hėnė, 06 tetor 2014 - 01:19
Serbėt i shpallėn luftė Perandorisė Osmane mė 13 dhjetor, tri ditė pas rėnies sė Plevnes, ndėrkaq nė luftė hynė mė 15 dhjetor tė vitit 1878. Shkaku kryesor...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi