Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VETËVENDOSJE! viziton ShBA-të
Publikuar më 14 maj, 2013 në orën 18:02 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE në përbërjen e Albin Kurtit, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmeti, Nënkryetar i parë, Visar Ymeri, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin e Kosovës, Florin Krasniqi, deputet i VETËVENDOSJE!-s dhe Boiken Abazi, koordinator i sekretariateve në Lëvizje, do të qëndrojnë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga data 24 maj.

Qëllimet e kësaj vizite janë takimet me përfaqësues dhe organizata të shtetit amerikan, njoftimi i publikut mbi situatën aktuale ekonomiko-politike në Kosovë si dhe takimet me komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA.

Kjo vizitë do të përfshijë qytetet e Washington DC, New York, Boston, Detroit, Chicago dhe Dallas.

Albin Kurti është i ftuar në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për t'i mbajtur disa ligjërata në disa organizata në SHBA, dhe po ashtu në këtë cilësi do të zhvillojë edhe takime me kongresmenë e përfaqësues të tjerë të shtetit amerikan.
Për detajet e tjera dhe axhendën e delegacionit do të njoftoheni me kohë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

15 maj 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 421 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi