| MOS E KËNDO KËNGËN GJYSHE! |
| Publikuar më 14 maj, 2013 në orën 20:46 ( ) |
Sami Islami | Kulturë | |
|
|
|
.
MOS E KËNDO KËNGËN GJYSHE!
Klea ime e vogël fare
Pak më shumë se dy-vjeçare,
Ka fillu dhe n’ qerdhe t’shkojë
Vjersha e lojëra të mësojë
Sot mësuesja i kish’ mësuar
Këngën për peshkun e hutuar
Në ujët e kthjellët , posi loti
Që e kishte përbi oktapodi!
Një ditë kur te gjyshja shkoi
Deshi këngën t’ia këndojë
Po diku fjalët iu ngatërruan
Për dreq vargjet s’ iu kujtuan
Gjyshja nisi ta ndihmonte
Mbarë e mbrapsht filloi t’këndonte
Klea e pa qe as kjo s’po e di
Prandaj i tha me vendosmëri:
-Mos e këndo këngën gjyshe!
Ti s’po e di, se kënga ësht’ ndryshe
-Po kush po e ditka më trego, o gëzim?
Po, është mësuesja, mami dhe gjyshi im!
Londër 8. 05. 2013
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|