Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rilindja dhe antikombëtarët e përçarjes veri- jug!
Publikuar më 16 maj, 2013 në orën 20:47 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ideja e Rilindjes Evropiane (dhe e asaj shqiptare) nuk u karakterizua thjesht dhe vetëm nga kulti i vlerave të së shkuarës, por mbi të gjitha nga shprehja e një qëndrimi të ri, ku prioritet ishte njeriu dhe pozicionimi i tij në epiqendër të shoqërisë. Filozofi kjo, përmes së cilës, u arrit zëvendësimi i një botkuptimi tërësisht teologjik me një botkuptim laik dhe ligjor. Rilindja evropiane i dha vlerën e merituar njeriut në raport me gjithësinë, sigurisht pa zën vendin e zotit. Ky projekt i Rilindjes Evropiane dhe më pas i asaj shqiptare kishte si themel ideor apo frymëzimi edhe legjendën shqiptare të “Kostandinit dhe Doruntinës” (sipas shumë burimeve të sakta shkencore edhe nga studiusi i madh Robert Elsie).

Në aspektin zhvëllimor kjo legjendë dhe disa të tjera të përafërta me të, u kristalizuan në subkoshiencën e shumë mendjeve të kthjellta e të shkathëta të kohës, që me veprat e tyre mundësuan revolucionin e Rilindjes Evropiane (XIV-XVI). Kjo legjendë kishte simbol një hero të paparë, Kostandinin. I cili u ngrit nga varri të luftonte kundër vdekjes dhe kundër errësirës për fitoren e së resë mbi të vjetrën e, mbi të gjitha, për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë. “Çuditërisht”, kjo legjendë ngjiz edhe me ditën e Pashkës së Madhe, ditën e ringjalljes së Krishtit apo ringjalljes së jetës. Rreth kontekstit historik të rilindjes dhe frymës që ajo përcolli do të doja të hiqnim një paralele logjike me situatën aktuale në të cilën ndodhet kombi ynë, veçanërisht shqiptarët e Shqipërisë Administrative. Për hatër të këtij paralelizmi lind natyrshëm kjo pyetje: a nuk janë shqiptarët viktima të një politike të vjetër, të një politike tradhëtare të aspiratës së tyre apo të një pabesie deri në përçarjen krahinore në verior dhe jugor ? Nëse shqiptarët janë viktima të kësaj politike, a kanë nevojë ata për një rilindje kombëtare në themel të së cilës të jetë morali kontraktor midis palëve, ku fryma e re të jëtë pararoja e çdo lloj politike, ku tradhëtia ndaj elektoratit dhe ajo ndaj kombit të ndëshkohen nga ligji, ku përulja ndaj “institucioneve” shqiptare të besës dhe fjalës së dhënë të jenë pjesë e moralit të çdo subjekti politik apo individi që e përfaqëson atë? E nisa këtë shkrim duke ju referuar rilindjes evropiane dhe asaj shqiptare pasi kam mendimin se një tjetër rilindje shpirtërore, morale, politike, ekonomike dhe kombëtare do të ishte e domosdoshme dhe jetike për të gjithë shqiptarët në rajon. Qoftë për integrimin evropian të Republikës Administrative të Shqipërisë e qoftë për ringritjen e moralit tonë kombëtar ( ide së cilës i kam mëshuar herët, 6 vjet më pare, përmes një shkrimi, në gazetën “Ndryshe” (nr:404) më 08, shtator, 2007, me titullin “Rilindja kombëtare, detyrë e ditës”). Mendojë se realiteti është ky: në 23 vite pluralizëm, po ecim mbi një iluzion të quajtur demokraci, por që de-fakto nuk ndihemi as të lirë, as të përfaqësuar nga politika e madje shpesh herë të tradhëtuar prej saj. Ku vendin e moralit e ka zën antimorali, vendin e mirëqenies e ka zën varfëria, vendin e shtetit ligjorë e ka zën krimi dhe vendin e krimit shteti. Shqiptarët ndihen të tradhëtuar prej politikës edhe për një arsye tjetër, atë të spektakolaritetit kacavjerrës të disa politikanëve apo forcave politike, që hidhen nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, sa herë ju prishen apo sa herë duan të mbrojnë interesat vetjake. Ecejaket e politikanëve sa nga njëri kah në tjetrin(si psh, ato të tipit Xhuveli, Ceka, Meta etj), mega-grupimet apo mikro-grupimet tinëzare kundër vullnetit të votuesve, ndarjet a copëzimet e koalicioneve qeverisëse apo jo dhe baltë-hedhja ndaj njërës apo tjetrës familje respektive (biologjike apo politike) a nuk janë një puro tradhëti ndaj elektoratit? Ky fenomen i shëmtuar, që fatkeqësisht është “institucionalizuar” tashmë, e ka futur publikun në një rreth hutimi. Hutim që po pasqyrohet dukshëm te rritja e përqindjes së elektoratit “gri”. Shqiptarët e pjesës “gri” janë hutuar deri aty, saqë nuk po besojnë se janë të së njëjtës racë me politikanët e tyre. Megjithkëtë, le ta lëm mënjanë burrërinë dhe besën, të cilat për fat të keq kanë ngelur vetëm në kujtesën e shqiptarve, e të shohim pasojat tragjike që po prodhonë fenomeni i trafikimit, keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të votës së qytetarve nga disa individë apo grupindividësh të politikës. Shumëkush mund të thotë se jemi në demokraci dhe kësisoj strategjishë janë normale. Sigurisht, janë normale, por deri në fazën kur këto lëvizje nuk injorojnë vullnetin e qytetarëve, deri kur këto lëvizje nuk i shërbejnë përçarjes, urrejtjes dhe ndarjes krahinore si ka ndodhur e po ndodhë në vendin tonë. Të gjithë ne e dimë se shqiptarët, dhembshëm, janë ndarë në veriorë dhe jugorë. Ky është fakt! A nuk është ky realitet klithës, një e vërtetë e hidhur ? Dhe kjo, jo për faj të shqiptarëve por të politikës. Madje, do të shtoja se, kjo “lojë” nuk është as e rastësishme e as pjellë e vet sistemit. Mjafton t’ju referohemi gjermanëve, norvegjezëve apo amerikanëve dhe do të kuptojmë se nuk ka lidhje me sistemin. Por ka lidhje me disa “prototipa”, që për qëllime elektorale a për interesa të ngushta vetjake, e ndanë vendin në dy pjesë duke cënuar rëndë identitetin tonë kombëtar. Kjo politikë përçarëse nuk është e rastësishme! Nuk është e tillë për dy arsye: e para sepse ka disa precedent brenda 23 viteve që vërtetojnë simulimin e ndarjes krahinore të shqipëtarve dhe e dyta është se kjo “folozofi” e pështirë është kultivuar nga të njëjtat fytyra të politikës. Retrospektiva në kohë na ndihmon të vërtetojmë çka më sipër. Në vitin 1996-të kur qeveriseshim nga të djathtët, ishin këta të fundit që, me në krye “bacën” Sali, hidhnin parullat antishqiptare se kinse jugorët po vijnë të pushtojnë Tiranën, të përmbysin shtetin “ligjorë” etj. Në atë kohë, “baca” Sali ngriti avionët luftarak të shtetit për të bombarduar popullin e “vet” edhe pse kupën e fajeve e kish mbushur. Me dëshpërim, kujtoj thirrjet antishqiptare të kohës: jugu po vjen të pushtoj Tiranën; luftë kundër jugorëve etj. E tmerrshme, madje kafshërore! Dhe, e dini kush ishin ata që kinse do vinin të përmbysnin një shtet inegzistent? Ishin ata shqiptarë që votuan partinë demokratike pothuaj 100 % në vitin 1992, pasi besonin verbërisht te demokracia dhe ndryshimi i sistemit. Madje, edhe sot të qënurit nga jugu (sipas frymës berishiane) është faj pasi, mund të jesh socialist dhe si i tillë je anti-pd, mund të jesh bir komunisti e si i tillë xhelozonë kryeministrin e vetëm komunist në botë që drejtonë një shtet demokratik apo mund të jesh filogrek dhe si i tillë ke konflikt interesi me kryeministrin e vetëm (pas mbretit Zog) në historinë tonë politike që grekëve ju fali detin dhe tokën për varrezat e kinse ushtarve grek dhe në shkëmbim na “pasuroi” me shakaxhiun e krishtërimit, Janullatosin. Të qënurit jugorë është gjithashtu faj, sipas kryeministrit, sepse mund të jesh ose djalë ose stërnip i ndonjë partizani dhe si pasojë kryeministrit mund ti shkaktoshë alergji pasi partizanët ishin armiq të nazistëve dhe këta të fundit ishin paqedashës dhe thjesht turist kalimtar në vendin tonë. Sinqerisht, nuk kam më të voglin paragjykim për shqiptarët e veriut, përkundrazi. Nëse do të kisha më të voglin paragjykim nuk do të isha personalisht në shënjestrën, presionet dhe kërcënimet e shërbimeve informative (vendase apo të huaja) dhe policisë së shtetit si eksponent i rrezikshëm i bashkimit kombëtar. Aq më tepër që i gjithë aktiviteti im “kriminal” ka qenë në interes të pjesës veriore të Shqipërisë, Kosovës. Thjesht, jam shqiptar dhe e dua Tropojën e Berishës po aq sa dua dhe Tepelenën e Ruçit!

Genc Llakaj

Sekretari Politik i FBKSH

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 812 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi