Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ukshin Hoti, burri i madh i Kosovës
Publikuar më 17 maj, 2013 në orën 19:47 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë përkujtimore me rastin e 14-vjetorit të zhdukjes së atdhetarit dhe diplomatit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar lartë dijetarin Ukshin Hoti, duke thënë se mendja e tij e ndritur i mungoi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe tash i mungon tmerrshëm Kosovës. Edhe thirrësi i kësaj seance deputeti i PDK-së, Idriz Vehapi ka thënë se ai ishte një intelektual që flijoj lirinë e vet dhe të mirat e veta që mund t’i vinin prej dijetari që është në kërkime në cilësinë akademike për idealin dhe ëndrrën shqiptare për liri e pavarësi.

Kreu i legjislativit, Jakup Krasniqi ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës i kushtohet një figure të veçantë të kombit shqiptar, një burri të madh të Kosovës.
Më tej, ai ka shtuar se 32 vjet më parë, midis furtunës shoviniste Ukshin Hoti u ngrit si Anteu, duke u bërë përfaqësuesi më i denjë i shtresës intelektuale të vendit dhe popullit të vet.

Krasniqi ka thënë se katërmbëdhjetë vjet më parë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë i mungonte një anëtar. Gjatë gati një muaj e gjysmë, sa zgjati Konferenca, karrigia ngeli e zbrazët, pasi i zoti i saj, Ukshin Hoti mbahej në burg nga regjimi pushtues, duke u pamundësuar kështu pjesëmarrja e tij në bisedime.

I pari i legjislatviti ka thënë se qartësia politike dhe mendimi i thellë, logjika e hekurt dhe fuqia argumentuese, guximi intelektual dhe vullneti i pathyeshëm i Ukshin Hotit, i mungonin Kosovës në çastet vendimtare e historike për fatin e saj, por edhe tash.

“Mendja e ndritur e Ukshin Hotit i mungonte Luftës çlirimtare të Kosovës, sepse regjimi e mbante në kazamatet e tij për të dytën herë, me shumë vite burgim, për t'ia ndaluar veprimtarinë dhe mbase për t'ia marrë jetën. Por, Ukshin Hoti kishte një ideal, jetonte për një ideal dhe luftonte për një ideal, të cilin nuk mund ta vritnin, as mund ta ndalnin. Ukshin Hoti vazhdon t'i mungojë ndjeshëm dhe tmerrshëm Kosovës, Kosovës së tij që aq shumë e deshi dhe që aq shumë bëri për të”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se bota intelektuale nuk di për dijetarin e kalibrit universal, bota çlirimtare nuk di për luftëtarin e paepur të lirisë, e bota demokratike nuk di për demokratin e humanistin e madh.
Nga ana tjetër, thirrësi i kësaj seance deputeti i PDK-së, Idriz Vehapi ka thënë se Ukshin Hoti është intelektuali më konspirent i profilit në mendimin bashkëkohor në Kosovë.
Vehapi ka theksuar se Hoti ishte një prej intelektualëve më të guximshëm që ka njohur Kosova.

“Në regjimin jugosllav serb edhe kur lirohej nga burgu prapë i imponohej izolimi. Një intelektual që flijoj lirinë e vet dhe të mirat e veta që mund të i vinin prej dijetari që është në kërkime në cilësinë akademike për idealin dhe ëndrrën shqiptare për liri e pavarësi. Ishte prej intelektualëve më të guximshëm që ka njohur Kosovë, i cili i sfidonte bashkëkohësit e vet me mendimin e padruajtur. Një njeri i vetmuar ndaj të cilit u zhvilluar një luftë e vërtet psikologjike kundër tij nga mekanizmat e shtetit e pushtetit serb, e çuditërisht siç thoshte vet askush nuk e mbronte në mënyrë të hapur”, ka deklaruar Vehapi.

Ndryshe, më 16 maj 1999, Hoti kishte mbaruar afatin e vuajtjes së dënimit politik prej pesë vjetësh. Dëshmitarët shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës në Istog, ku ishin më parë të burgosurit nga burgu i Nishit.
Pas bombardimeve të NATO-së 1999 në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme, ku janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe, ndërsa për fatin e profesor Ukshin Hoti prej vitit 1999 nuk dihet më asgjë.

Në këtë seanca kryetari Krasniqi ka shfrytëzuar rastin që për këtë mendimtar të madh politik të shekullit XX, të kërkoj nga institucionet përkatëse financimin e botimit, përkthimit të gjithë krijimtarinsë së Ukshin Hotit.
Sipas tij, kjo do të ishte puna më e mirë në përjetësimin e veprës së ndritur të Ukshin Hotit për sot dhe për nesër.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 616 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi