| Këngëtimi për Kosovën |
| Publikuar më 19 maj, 2013 në orën 18:00 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
Këto ditë na doli nga shtypi libri i pestë i autorit, Mustafë Krasniqit “Gjarpinjtë e zinj edhe atje...”, që është dhe ribotim i veprës së parë në fjalë. Libri u botua në prill, të këtij viti, 2013, Prishtinë, në shtypshkronjën Europrinty.
Libri “Gjarpërinjtë e zinj edhe atje...” është vepër poetike e krijuesit, Mutafë Krasniqit. Fati e deshi që paraqitjet e tij poetike nëpër faqet e revistave tona t’i kurorëzojë me këtë përmbledhje në mërgim. Kështu, fati i atdheut dhe fati i tij janë një: në atdheun e robëruar i është zinkuar frymëmarrja, i është zinkuar krijimtaria shpirtërore.
Nuk është vështirë të hetohet se në këto poezi janë bashkuar bukur përcaktimi i drejtë dhe veprimi praktik i individit për atdheun. Mustafë Krasniqi, me shembullin e tij, dëshmon se për atdheun fjala duhet të shoqërohet edhe me veprime konkrete. Pikërisht ky pushtim i Kosovës nga “ardhacakët karpatosllavë”, poeti i dha temë mbizotëruese në vjershërimin: atdhedashurinë.
Së këndejmi poeti do të thurë vargje, me forcë të pamohueshme artistike, për Kosovën, për të djeshmen dhe të sotmen e saj. Këtë dimension poetik e realizon fuqimisht në poezinë “Thikat e ngërthyera”. Na del, këtu një ecje, njëkohësisht e dhimbshme dhe krenare e Kosovës nëpër shekuj. E kaluara e Kosovës ishte e rëndë sepse “Terri i zi” dhe “hingëllima mbi hingëllimën, shurdhonte brigjet e shekujve”.
E sotmja e Kosovës është gjithashtu tepër e rëndë sepse, shkruan poeti:
Në të njëjtën fushë mjegull
Thikat ngërthyer janë
Lojë të përgjakshme bëjnë
Sa pëllumbat varrë e gjak
Mbushur janë përherë.
Megjithatë, ky rrugëtim historik i Kosovës, vazhdimisht ka qenë edhe i lavdishëm, sepse përkundër mundimeve, vrasjeve e mizorive, nga liria:
Plisbardhët kurrë
S’hoqën dorë...
Këto dy skaje të largëta kohore, e kaluara dhe e sotmja e popullit shqiptare, poetin e shqetëson, njëherë dhe e preokupon shumë lashtësia e fisit të tij në trojet e veta stërgjyshore. Shkrimtari, në këtë mes, me mësuese historinë, e paraqet “Fisin e djallit” vetëm të tillë çfarë është: ardhacak, ku përmes shumë poezive që na paraqitet në këtë përmbledhje, poeti me të drejtë konstaton se:
O fisi i djallit
Folesë sime kot i sulesh
Dy mijë vjet nga shpirti nxjerr
Këngën dardane. (rruga Dardane)
Këta katil, këta vrastar, këta gjakpirës, janë dhënë qëllueshëm me fjalët-figurë: “Gjarpinjtë e zinj, gjarpinjtë e qytetit tim”. Mirëpo poeti ka besim të fortë se kjo gjendje s’do të mbretërojë gjithnjë sepse parandien që “ Herët a vonë, kënga e revolucionit, do të shpërthej”.
Gjaku i dëshmorëve-rruga e lirisë
Në laboratorin krijues të poetit një vend nderi zënë dëshmorët e kombit. Me të drejtë Kosovës i kanë dhënë më të shtrenjtën, jetën; me gjakun e tyre kanë shkruar “ Faqet e historisë së madhe. Jo rastësisht poeti në vëllimin e tij poetik, ka vë vjershën “ gjarpinjtë e zinj edhe atje...”, i cili ua kushton Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut. Në tekstin poetik shkruan me frymëzim të veçantë, spikat veprën e madhe të Atdheut të këtyre dëshmorëve. Kjo nuk është dhënë drejtpërdrejti në poezi, por është realizuar me një gjeturi të mirë artistike:
Fakti se “ Gjarpinjtë e zinj” i ndjekin edhe në perëndim dhe i kafshojnë mu në shkurt” qet në sipërfaqe angazhimin e madh atdhedashës të tyre, i cili u ua verbonte sytë dhe u a shtinte, deri në palcë, frikën hegjemonistëve serbomëdhenjve.
Ndërkaq, në poezinë kushtuar heronjve dhe në poezitë tjera, poeti intimisht prek vlerat e çmuara të tyre, duke mos harruar as sakrificën e madhe të përsekutuarëve, nëpër burgjet famëkeqe serbe, të cilët, me sakrificën e tyre, nderuan atdheun, për të sotmen dhe për brezat që vijnë, këta do të jenë “ Flamurar të lirisë”.
Malli për atdheun
Një kapinë të veçantë të librit “gjarpërinjtë e zinj edhe atje...” e përbën tematika e mërgimit. Mbase, poeti Mustafë Krasniqi, duke qen edhe vetë i mërguar politik, i di mirë pasojat e mungesës së lidhjes fizike me vendlindjen, me të afërmit, me atdheun.
Shihet çart se krijuesi i këtyre vargjeve digjej nga malli për atdheun e largët, ai mall e thërret përherë, siç e thërret edhe babai i tij, prandaj:
Do të vij...
Mos ke frikë
Si kalorës
Kosovën do ta mbuloj
Me flamuj.
Duke qenë vrojtues i mirë i realitetit shqiptar, ikjen masive, posaçërisht, të të rinjve, poeti e sheh si të keqen më të madhe që e ka kapluar Kosovën këto viteve të fundit.
Në këtë mënyrë okupatori serb realizon qëllimin e vet shekullor: kolonizon Kosovën me “të ligjtë rrënjë Karpatesh”; “ kthehu gjaku i fisit” me këto poezi dhe poezi tjera, poeti thërret për të qëndruar dhe për t’u kthyer në Kosovë, me qëllim për t’i dal zot. Lexuesi i vëmendshëm , në faqet e librit “gjarpërinjtë e zinj edhe atje...” do të gjejë edhe tema tjera të realizuara me sukses.
Me pietet i këndon flamurit, i kujton figurat të ndritshme të kombit që në udhëkryqet tona vendimtare, dalin udhërrëfyes të pagabueshëm, kërkon që atdheut, shërbimi të mos i bëhet “me bisht”, , sepse historia nuk i harron vetëm ata që “Fill për tokën ngulën kokën”. Poeti, natyrisht, kritikon ashpër tradhtinë dhe e disa sjellje devijonte të një pjese të rinisë sonë në perëndim. Poeti qartë porositë: “Ai popull që ka rini të shëndosh, ka ardhmërinë të sigurt”.
Me disa gabime, posaçërisht, në mosgjetjen e fjalëve adekuate, që janë edhe të natyrshme për një krijues, përmbledhja në fjalë është një vepër që meriton të lexohej me kujdes, ndërsa Mustafë Krasniqi imponohet, para publikut lexues, si një shkrimtar që i është përkushtuar sinqerisht artit krijues. Nga pena e tij, prandaj, priten vepra të reja që do të pasurojnë letërsinë shqiptare.
E, libri “ Gjarpërinjtë e zinj edhe atje...” është ribotim, kurse autori, Mustafë Krasniqi, ka edhe tri libra tjerë për botim, si “Vorbullë Kohe”, “Për Shqipërnë Etnike” dhe “Pluhur dhe mjegull” ndërsa librat e tij të botuara janë:
1. Gjarpërinjtë e zinj edhe atje...
2. Lumëgjaku
3. Faqe të panjohura të historisë së NDSH-së ( Ramiz Qyqalla dhe bashkëluftëtarët e tij)
4. Lojë Thikash
5. Gjarpërinjtë e zinj edhe atje...
Mr. Fetah Sheholli
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 34 vizitorë |
| Lexuar:
507 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|