Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shpejtësia dhe frika, një sëmundje e ndërlidhur
Publikuar më 21 maj, 2013 në orën 00:23 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sociologë dhe filozofë i përkushtohen viteve të fundit dukurive të reja në shoqëri. Në të vërtetë, këtu rrihen problemet e shpejtësisë (rruga – zhvendosja) dhe frikës. Studime të tëra janë bë mbi dromologjinë, përshpejtësimin e jetës shoqërore, prodhimtaria, ekonomia, levizjet ditore humanoide, kapja e ngjarjeve në botë në kohë reale gati të drejtpërdrejt... Kjo shpejtësi ndryshoi raportet njeri kohë dhe me këtë bëri ngarkime marramendëse mbi psikologjinë shoqërore dhe individuale. Përderisa shpejtësia rritet, ngecja psikologjike në disa mjedise shoqërore nuk arrin të masë largësitë me njësinë kohë dhe vazhdon të llogaritë kilometrat, gjë që ndikon në mënyrë të pakëthyeshme në rritjen e depresionit psiko-social të të njejtës shoqëri.

Por pse akoma kjo shpejtësi që në zanafillë është pjesë pozitive në krijimin e lehtësimeve për njeriun? Problemi qëndron në atë se kjo ngjallë tre vektorë të rëndësishëm në përditëshmërinë tonë dhe kjo prekë të gjitha shtresat e sidomos ata të gjeneratës së mesme dhe të moshuar që më vështirë dalin nga shpejtësia e postës me pëllumba apo me lajmet e orës 20, ku pjesa më e madhe e tyre ishte lajm foljor. Natyrisht më të rinjtë nuk janë të mbrojtur nga dukuria edhepse tham që ajo ka krijuar njefarë imuniteti ndaj aktualiteteve që ngacmojnë qetësinë.
Në rrafsh të parë do t’i rrekem hapësirës frikë. Nuk do mend se ajo egzistonte që në kohërat më të vjetra…, që atëherë kur njeriu jetonte në shpella (apo degë) ; në kohë të ngritjes së vendbanimeve të para si dhe atëherë kur lindën mbretëritë. Megjithatë, këto droje ishin të natyrës realisht të rrallë dhe të joshumnduarëshme. Frika bazë për jetë dhe egzistencë e ndjekur kohë pas kohe nga frika prej kafshëve të egra, nga fqiu i shpellës së afërme se po ia merr gjahun… dhe ç’a më shumë?
Kohëve të mëvonshme iu shtuan edhe drojet e teritorit, vjedhjeve dhe ngatërresave duke arritur mëtej në shekujtë e frikës së gabimeve verbale në kohët e mbretërive dhe sistemeve të tjera politike, sidomos ato të diktaturës kumuniste.
Megjithatë, kjo frikë vjente duke marrë përmasa me shpejtësi që më e pamë më lartë. Kalonin vite e shekuj për të arritur në ndërrime dhe rritje të shtypjes nga frika e kjo mundësonte adaptim dhe akomodim ndaj saj.

Sot përveç frikës, të them të zakonshme, banale dhe të parrezikshme, kacafytemi me tre dukuritë alarmuese që shkaktojnë jo rrallëherë panik. Krahas frikës së ndëshkimit nga pushteti jo aq demokratik (si psh. në mbarë Shqipeland) e për të cilën do ta zgjedhin vet forcat në teren, unë do të flas për frikën që arrinë gjer te individi me shpejtësinë e atyatyshme. Lajmet nga luftërat në botë, terrori dhe fenomenet shkatërrimtare të natyrës. Ky lloj presioni kërkon studim të mirëfilltë soci-psikologjik dhe filozofik akut, për të mundur të ballafaqohet me këtë fenomen të rrezikshëm për njeriun dhe shoqërinë. Njohja nga së afërmi e vuajtjeve të tjetrit nuk lë indiferent e sidomos kur është e përsëritur gjatë ditës me ngjarje të reja trishtuese, ngjall revoltë, në disa qarqe nganjëhërë edhe aprovim apo eufori dhe anasjelltas por pa dallim, kjo çon në reperkusione psiko-patologjike të rënda që bënë të lëngojë individi dhe mbarë shoqëria.
Frika tjetër që rëndon botën është e lidhur me terrorizmin. Sot nuk dihet nga vjen dhe ku do të ndodh! Është poashtu e ushqyer nga imazhet që janë skajshëm të befasishëm dhe arrinë para syve të njeriut pa pritur, ashtu si që edhe ndodh papritur. Nuk është i mbrojtur asnjë cep i botës nga një eksplodim i quajtur terror ose luftë, pa asnjë dallim, kudo që të prekë: New York, Istanbul, Paris, Sham …
Frika që e lash të flas këtu diku nga fundi, ështe më permanentja dhe tregon tendenca të rritjes dhe prishjes së gjumit edhe atyre që janë më të mbrojtur nga lajmet ditore dhe nga shpejtësia e ngjarjeve. E kam fjalën këtu për ndonjë shkatërrim eventual dhe aspak hipotetik. Natyra është në përçartje e sipër nga shpejtësia e ynë që e përmenda në fillim. Çdo gjë në rritje pa kujdesin e duhur të rrethit natyror nga njeriu. Ndërrimet klimatike, përkeqësimi i prodhimeve bujqësore me helme të shumllojshme e sidomos me materje kancerogjene. Krejt kjo shkakton një panik të arsyeshëm në individin e pambrojtur e kjo kërkon në rradhë të parë hulumtim me rrugë e ndihmë filozofike që do të shtynte drejt zgjedhjes për stabilizim ekologjik të rritjes së vazhdueshme industriale si dhe ekuilibrimit psikologjik të individit dhe shoqërisë. Kurr them analizë se pari filozofike, mendoj në gjetjen e rrugëve më të përshtatëshme të mbrojtjes së natyrës dhe cytjen e sektorëve të tjerë në aplikimin e formave më konvenuese aktuale si dhe praktimin pa vonesë të zgjedhjeve me të reja që do të lindin me kohën. Natyrisht njeriu gjithëmonë ka qenë në “kontakt” me fundin e botës – kijametin por kjo gjë nuk ishte e lidhur me ndonjë fobie akute. Ajo tani merr përmasa të skajshme ngase ushqehet me realitetin e ndotjes së ambientit dhe konfirmon shenjat e para te përfundimit. E gjithë kjo, vetëm sa hedh vaj mbi zjarr dhe sot lirisht flasim për ekofobi (sëmundje) botërore.
Pyetem tani se a mos ndoshta ngadalësimi i prodhimtarisë dhe në të njejtën kohë, (e pse jo?) edhe ngadalësimi i rritjes (natalitetit) së popullatës me një kontroll human, me ndërgjegjësim dhe udhëzime për ardhmëri me të sigurt e më të lumtur do të ishin zgjidhja më e drejt dhe më efikase për ardhmërinë tonë!

Parashikim:
Së shpejti njeriu do të haset me një frikë të re që gjer ma tani është në suazat e saja argëtuese. Kanoset ngapak rreziku i një fobie jashtëtokësore. Nuk duhet më shum se sa një provë (e vërtetë ose e rrejshme) e egzistimit të humanoidëve të largët që nuk kanë më vend në planetën e tyre dhe kërkojnë ku të gjejnë mundësi të reja të përshtatshme për jetë… E po për të jetuar në tokën tonë shtate miliardëshe dhe në rritje të shpejtësuar, duhet të na shfarosin. Ja nisma e frikës më të re.

Koment:
Për në tokën tone shqiptare, kemi një frikë më shum se plotë vende të tjera. Nën numer një, është frika nga e nesërmja… Papunësia, hajnia… E më së fundmi, tryeza nuk shtrohet pa bukë.

Diagnostik:
Lexues të nderuar, vërejtët se këtu nuk flitet për frikë të lindur, për frikë që nuk shërohet se ajo nuk ka ilaç; këtu flitet për frikë që vet njeriu ia imponon vetes, sa nga pangopshmëria, aq nga moskujdesi dhe marrëzitë e interesit. Shërimi është në ekuilibrimin e shpejtësisë se pranimit të risisve, në zgjedhjen e tyre, në krijimin e barazive sociale dhe mbjelljen e dashurisë njerëzore.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 460 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi