| Albini në fazën e PËRKUSHTIMIT! |
| Publikuar më 22 maj, 2013 në orën 00:32 ( ) |
Fadil Shyti | Opinion | |
|
|
|
(Përgjigje shkrimit të Musa Lamallari (Tim Shkupi).
Albini në fazën e Pendimit
E botuar në ueb-faqen “Tetova com”, e mërkurë 15 Maj 2013.
-E fillova kështu titullin e këtij reagimi ndaj këtij shkrimi, për të sqaruar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm në Kosovë dhe më gjer se, është plotësisht i gabuar mendimi qe, kinse Albini qenka në fazën e Pendimit siç shkruan autori.
Musa Lamallari, këtë ”xhevahir” e nxjerr nga thellësitë “detare, të mendjes sipas besimit kristian që, të gjithë njerëzit që shkojnë në kishë, shkojnë për t´iu penduar, për fajet e tyre. Faktikisht, ashtu është për ata që e dinë se janë fajtorë për këtë apo atë çështje- por, ka edhe të atillë që shkojnë në kisha, xhamia, sinagoga etj, vetëm për kuriozitete t´i shohin e t´i njohin ato objekte kultesh fetare të njëzimit. Ka të atillë pastaj që shkojnë, për t´i kryer ritet fetare, për t´u lutur e përulur zotit ashtu, ata kujtojnë që e kryejnë një obligim të caktuar prej tij, por, jo vetëm këta shkojnë në këto objekte fetare, atje shkojnë edhe politikanë e politikane dinakë e dinake, për t´u ulur gju më gju me priftërinj, hoxhallarë, shehlerë e të tjerë, ashtu, bëjnë madje me një publicitet të te -fryrë për´i hedhur hi syve popullit sipas motos me krekosje: “ja, ne jemi ata që ju përkrahim juve që besoni e i luteni të madhërishmit zot, ndërsa, për ata më i rëndësishëm është mashtrimi i fetarëve dhe ateistëve për votat se, vet madhështia e zotit që, aq me cinizëm luten para zgjedhjeve: ”Zoti e bekoftë Shqipërinë”!!!...
Z, Lamallarit, i them me bindje të plotë se, Albin Kurti nuk është njëri nga ata udhëheqës i sojit plangprishës pizevengë e mashtrues që kujton se ka mëkate dhe, -larg qoftë, i drejtohet “në ndihmë” kishës së Binqës, as teqesë së “Babë Sulltanit” andej nga anët e Gazimestanit!!!
Albin Kurti, e vizitoi kishën katolike të Binqës shqiptare për të nderuar njërin nga kolosët e artit tonë popullor, njërin nga mbledhësit e folklorit tonë, dëshmorit të gjuhës shqipe, Shtjefën Gjeqovin!
-Sipas logjikës së autorit, Fan.S. Noli ynë i madh i cili qe njëri nga priftërinjtë më atdhetarë e demokratë sa herë paska shkuar në kishë, paska shkuar të pendohet për veprimtarinë e tij atdhetare aq të dobishme demokratike, vërtet kombëtare, si poet, publicist, burrë shteti opozitar i pakompromise ndaj armiqve dhe tradhtarëve të vendit.
-Është fakt i pamohueshëm që, Albin Kurti veprimtarinë e tij e ka filluar me vendosmërinë për të fituar të drejtën e VETËVENDOSJES,-përkrah simbolit tonë të rezistencës, Adem Demaçi dhe veprimtarëve të tjerë atdhetarë; studentë dhe profesorë, në ndihmë të së vërtetës ishte dhe profesori i nderuar, tani i ndjerë, Ejup Statovci; mirëpo kjo aspak nuk e zbehë veprimtarinë e tij, kur pas luftës e vijon më tej rezistencën e tij paqësore –por tejet aktive; jo sipas modelit pacifist, me moton: ”ia krisim rehatisë e gjumit nën hijen e arrës së madhe”, sepse, punët tona na i kryejnë ”aleatët”, tanë!!!…
-Nëse Albin Kurti, veproi dhe po vepron me guxim, vendosmëri dhe kaq shëndetshëm, po përparon bindshëm në ballë të VV, duke u bërë faktor i pakapërcyeshëm për zgjidhjen e pazgjidhshme tonë kombëtare, duke kaluar nga aksionet në rrugë, të hyjë si forcë e tretë në parlamentin e Kosovë, -këtij aspak nuk kishte pse t´i shkonte ndërmend të shkonte në kishë, për t´u penduar!!!
-Një çështje tejet me rëndësi; –që ende nuk janë duke e kuptuar shqiptarët dashamirë dhe dashakëqij të Albinit dhe të VV që, kjo organizatë politike është opozitë e vërtetë në Kosovë, -bile dhe më tej, duke dhënë shembullin e ndritshëm sesi duhet bërë-vërtetë rezistencë ndaj qeverisë dhe të gjithë atyre faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të involvuar në këtë çështje!!!
Nëse, zhurmat, kërcënimet, deklaratat, insinuatat, kinse, Albini dhe VV, ishin dhe janë ”radikalë”, ishin dhe janë ” të rrezikshëm”, ishin dhe janë ”luftënxitës” e të tjera, shpifje qëllimkëqija, -ishin dhe janë aspak të vërteta, aspak të bazuara në fakte e të tjera…
-Ato, bëheshin dhe bëhen me qëllim për të krijuar pasiguri dhe besim në popull për këtë Lëvizje thellësisht atdhetare dhe përparimtare, duke bërë këtë pushtetarët në Kosovë dhe dirigjentët e tyre ndërkombëtarë,-të vijojnë më tej që, pa as më t´voglën pengesë - të ”këndojnë” këngën e vjetër të Serbisë, sipas parimeve mafioze: vidh, rrejë, fito, -duke e zhvatur Kosovën, si banditët netëve pa hënë...
Nëse ndaj personalitetit të Albinit hidhet baltë me insinuata kur bëhen gjysmë-krahasime apo krahasime kaq të pabaza, kur i hidhet epiteti, me S. Millsheviqin, pra me kasapin e Ballkanit, -por nga aspekti tjetër nacionalist kjo, të kujton akuzën e pabazë të Serbisë, kur ajo çirret: ”Shqiptarët, e duan Shqipërinë e madhe në Ballkan”!!!
-Kjo aspak nuk qëndron, sepse argumente kemi shumë, -po njëra nga më kryesoret është që, ne shqiptarët askujt nga shtetet fqinje me Shqipërinë, as ia kemi marrë, aspretendojmë ta pushtojmë një pëllëmbë toke, një ishull deti, apo një mal….
-Të parët tanë e kanë mbrojtur shtetin shqiptar, ashtu e kemi detyrë secili prej nesh ta bëjmë këtë, për të shpëtuar Atmërmëdheun tonë nga ”kusaria e armiqve dhe nga shitja e pabesë që e bëjnë veglat e tyre” –siç do të thoshte atdhetari i madh, Avni Rustemi.
Z. Lamallari, bie pa vetëdijshëm në pozita të palakmueshme kur shkruan: “A mund të jetë Albini Kurti si Milloshi?
S’do mend se Albin Kurti s’mund të jetë si Milloshi, por diçka të ngjashme ka mes Alibinit dhe Milloshit në rruzi Mahsherr.
E ngjashmja është lakmia e unit për pushtet dhe kundërshtimi i rendit të ri global që ka prek në Natën Njëqindvjeqare të poezisë së Azem Shkrelit “Evropën, Anadollin, Amerikën, natë njëqindvjeçe”.
-Lexoni, “mrekulli”, çfarë shkruan dhe prej kah e merr burimin e idesë sipas poezisë së një ish-udbashi, i ashtuquajtur, A. Shkreli?!!!
1.“Lakmia e unit për pushtet ?!!! ...
2. Kundërshtimi i rendit të ri global ...?!!!
-As pika e parë as e dyta realisht, aspak nuk qëndrojnë!
Albini, nuk ka etje për pushtet për personalitetin e tij –siç kishte Milloshi,-por ka etje për pushtet që ta bëj shtetin e Kosovës me Sovranitet, që pastaj këtë ta ribashkojë me shtetin amë, Shqipërinë.
Milloshi, i bëri luftëra reaksionare për pushtime të vendeve dhe popujve të tjerë...
Albini, bëri dhe po bën rezistencë përparimtare përballë shkeljeve më flagrante të ligjeve të demokracisë së vërtetë; që ju e quani “kundërshtimi i rendit të ri global”?!!!
Si faktorët e brendshëm si ata të jashtëm të cilët po e shkelin drejtësinë e të drejtave të kombit shqiptar, -ishin, janë dhe do të jenë në shënjestra të Albinit dhe të VV. Aspak nuk qëndron fakti kur autori kujton: “Në një farë forme koncepti, metodologjia politike e VV-së për të ardhur në pushtet është anarkiste, që bashkëdizajnon me gjithë elementet tjera anarkiste nëpër botë ku sulmohet rendi i ri botëror”...
Jo, mor zotëri!
Në Lëvizjen Vetëvendosje asnjëherë nuk kishte, s´ka as do të ketë anarki !...
-Gjithçka në VV, është plotësisht e përcaktuar e analizuar drejt pastaj, ka rregull dhe veprohet kurdoherë sipas normave dhe të drejtave kombëtare e ndërkombëtare për demonstrim, protesta dhe reagime në rrugë dhe në parlament.
Sa naive dhe njëkohësisht cinike tingëllon kjo “këshillë” e artikullshkruesit kur shkruan: “Do të kishte qenë mirë, nëse Albin Kurti përvel krahët dhe merr abdest, njëjtë siç shkoi në kishën e Binqës, për t’ia mësyer xhamisë së madhe në Prishtinë. Me këtë veprim Albini do të tregonte njerëzoren; harresën e tij, botën e dëshmisë. Me një puthje me ball tokën, do ta largonte analogjinë e Iblisit dhe, në vend të saj, do ta afronte vlerën e Pendimit njerëzor të trashëguar nga njeriu i parë: Ademi....”!
-Albini, do të shkonte në xhami, apo në sinagogë –ashtu siç ka shkuar në kishën e Binqës; nëse atje do të kishte një përkujtim fjala vjen, të Hoxhë Tahsinit sikur aty tek ai tempull do ta kishte varrin ai burrë i madh i shkencës shqiptare, apo sikur të ishte Sami Frashëri apo ndonjë tjetër shkencëtar-dëshmor i kombit edhe nga feja ortodokse; -por, kurrë nuk do të shkonte të pendohej për t´u ”pastruar” prej mëkateve sepse i paska kundërshtuar shitësit e Atmëmëdheut, të korruptuarit, të kriminalizuarit e djeshëm e të sotëm të politikës e të diplomacisë shqiptare.
-Aspak nuk qëndron e vërtetë ideja e autorit se: “Secili e ka të qartë se Albin Kurti nuk do të ishte sot këtu ku është në qoftë se nuk do të ishte Adem Demaçi”. Pavarësisht se sot Albin Kurti është më i guximshëm, e më shumë i lexuar se vet Demaçi, Thaçi, Ramushi, e gjithë të tjerët në skenën aktuale të politikës kosovare”.
-Edhe udhëheqës të tjerë dje përkrah Albinit, sot nuk janë përkrah tij, si Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Shkëlzen Gashi, e të tjerë , duke dashur t´i ruajnë interesat e tyre, të mos i rrezikojnë dhe privilegjet e tyre, disa u ngritën në pushtet si marioneta të partive e të partizave të shtetit “sovran” të Kosovës.
-Përpjekja e “analistëve” të ndryshëm për të futur të çara midis Bacit Adem Demaçi dhe Albinit është përpjekje e kotë, ata mbase, mund të kenë elemente që nuk mund të pajtohen 100% , por ama për VETËVENDOSJEN dhe shumë të tjera ide, përparimtare siç është dhe ideja e ribashkimit kombëtar janë plotësisht të një mendje dhe dëshire të përmbushjes së kësaj objektive madhore.
Prandaj, Albini është në rrugën e ndritur të PËRKUSHTIMIT.
Respekt për këta dy viganë të politikës dhe të diplomacisë shqiptare, që me aq besnikëri dhe zgjuarsi i mbrojtën dhe po i mbrojnë të drejtat kombëtare kulturore dhe shkencore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo qofshin; brenda dhe jashtë atdheut.
Autori është veprimtar i VV-së në Suedi
21 Maj. 2013
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 48 vizitorë |
| Lexuar:
1,221 herë
|
|
|
|
|
|
|