Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS (VIII)
Publikuar më 11 qershor, 2013 në orën 02:07 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
MUSLIU SHEFKET, - Shefket Musliu lindi më 10 prill 1946, në Artanë nga prindërit Zylfiu dhe Mihrije. Që në moshën 16 vjeçare, me familje u shpërngul në fshatin Sopot të Kumanovës. Nga viti 1981, familja Musliu u kthye sërish për të jetuar në Gjilan. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, Shefketi u detyrua të merrte rrugën e kurbetit. Që nga viti 1971, u vendos në Regensdorf, afër Cyrihut, ku jeton edhe sot. (Ismet Rashiti, Rrëfanë lirie, Prishtinë 2010)
Së bashku me Faridin Tafallarin është organizatori i aspekteve praktike të takimit të 14-15 majit 1982 në Biel-Bienne, takim prej të cilit është përpiluar një komunikatë, bashkëformulues, daktilografues dhe shpërndarës i së cilës është Xhafer Shatri.
"KOMUNIKATE
Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste në Jugosllavi (PKMLSHJ) u mblodhën më 17 shkurt 1982 dhe zhvilluan bisedimet përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave NË NJË TË VETME. Pas arritjes së bashkimit u vendos që organizatat të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.
Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982.
Me një shkallë të lartë të unitetit të mendimit, përfaqësuesit e tri organizatave në mes tjerash morën këto vendime e qëndrime:
1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ)."

MUSLIU XHEMAIL, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Xhemail Musliu, Poststr. 58, 7250 Leonberg. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

MUSTAFAJ NIMON – Aktgjykim: "Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Pejë, P. nr. 106/81; Të akuzuarit Nimon Mustafaj, arsimtar nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur më 5 gusht 1938 në të njejtin fshat me profesion arsimtar pran shkollës fillore në f. Gramaqel, ka të kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore – Degën e Gjeografisë. ... i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh."

MUSTAFI VEBI, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Vebi Mustafi, Oberbilker Allee. 6, 4000 Düseldorf 1. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.

myth mit në kuptimin antropologjik një tregim me prejardhje të panjohur rreth forcave mbinatyrore, prejardhjen e universit, mbi kuptimin e jetës apo historinë e një populli, i cili mund të jetë i vërtetë ose i pavërtetë, por që nuk mund të verifikohet. Mite të këtij lloji ndeshen tek të gjitha kulturat. Funksioni i mitit është të prezantoj një sistem moral që është në fuqi në shoqërinë aktuale dhe të jep rregulla praktike për sjellje njerëzore. Në shumicën e religjioneve elemente mitike janë pjesë përbërëse të rëndësishme. Bibla mund të thuhet se është një përmbledhje mitesh.

mythology mitologji 1. Struktura e miteve që ekzistojnë në një shoqëri. 2. Studimi i miteve si fenomen social.

N

nativism
lëvizje të ndryshme në një shoqëri që kanë për qëllim kthimin e shoqërisë tek një nivel kulturor i mëparshëm. Lëvizje nativiste ndeshen para së gjithash në shoqëritë primitive, të cilat përmes kontaktit me teknologjinë dhe kulturën perëndimore iu nënshtrohen ndryshimeve të shpejta. Lëvizjet janë një reaksion kundër këtyre ndryshimeve.

negative reference group do të thotë për një individ një grup normat dhe vlerat e të cilit ai (individi) i hedh poshtë pikërisht për shkak se vijnë nga referens-grupi negativ. Individi mund të jetë vetë anëtar i grupit dhe prapë se prapë ta konsideroj atë si referens-grup negativ, p. sh. djali apo vajza që revoltohen kundër prindërve, dhe normave e vlerave të tyre. Në përgjithësi referens-grupi negativ paraqet (outgroup) grup të jashtëm. Në masë të madhe vlerat dhe atitydat e grupit të vet (grupit të brendshëm) mvaren nga atitydat dhe vlerat e grupit të jashtëm, të cilat merren si shembull për të keq. Grupi i jashtëm thuhet se ka prestigj negativ.

NEZIRI NEZIR, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Nezir Neziri, Martin Hemmstr. 81, 8070 Ingolstadt. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 50.

NEZIRI SHABAN, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Shaban Neziri (K. L.) Klingenstr. 23, 7101 Massenbachhauesn. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

NEZIRI SYLË, veprimtar në Austri. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Sylë Neziri, Mommssengasse 21-14, 1040 Wien Austria. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 10.

NGUCATI SMAJL, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Smajl Ngucati, Kelenstr. 19, 7000 Shtutgart 1. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

NIKÇI RAMË, prezantimin e hollësishëm të Ramë Nikçit e ka bërë Ibrahim Kelmendi, (përfaqësuesi i Frontit të Kuq) në maj 1982, një pjesë të vogël të të cilit po e japim më poshtë:
KUSH ËSHTË VOJVODA RAMË NIKÇI
Ç'do të thotë fjala v o j v o d ë ?


Vojvodë është gradë ushtarake në mbretërit serbe e malazeze. Këtë fjalë do ta gjejmë të sqaruar në "ilustrovana politika" të Beogradit. Por për çudi, kur klika serbomadhe ka ndërmarrë fushatë histerike kundra "nacionalizmit romantik" shqiptar, si nuk u bie fjala vojvodë në sy, që nuk ka të bëj vetëm me nacionalizmin serb. Për këtë nuk kanë frikë as gazetari shovenist Zec as vojvoda Ramë, që e përdorin me krenari.
"... Vojvoda rugovas, shkruan "ilustrovana politika" (më 26.05.81), është përfaqësuesi i tanishëm "lozës" (serbisht: loza), e cila që nga kohërat turke ruan qetësinë dhe paprekshmërinë e Patriarkanës...)
Siç na del, vojvodët kanë qenë rojë e rendit, ndërsa vojvodët e familjes Nikçi (nga Shtupeçi i Madh, fshat i Rugovës) kanë qenë rojë besnike e Patriarkanës, të ndërtuar nga Dushani, për ta përjetësuar robërinë e "stara Serbisë" (siç e quajnë shovenistët Kosovën.).


Kush është vojvoda Ramë Nikçi?
Të shkruajmë se kush është vojvoda Ramë Nikçi nuk e kemi vështirë, pasi ai vetë na e ka lehtësuar këtë, duke përmbledhur historinë e vetë e të familjes në bisedën dhënë "ilustrovana politikës" së Beogradit, Nr. 1177, të 26.05.81. Pos kësaj bisede, ai në rrethin e Pejës është ndër më të komprometuarit. Sa ai është edhe vetëm udbashi rankoviçevës Bajram Dreshi. Të dy së bashku, me ca të tjerë, Rugovës ia njollosin emrin e pa njollosur, pse bijtë e bijat i dalin asaj zot.
Në artikullin e revistës në fjalë, "Besa nije vracena" lexojmë:
"Ramë Nikçi është shef i shërbimit juridik ndërkomunal pranë Entit për Inkuadrim në Pejë..." Siç e pamë më lartë, është përfaqësuesi i tanishëm i "lozës" për ta mbrojtur Patriarkanën.
Në pyetje të gazetarit, se a ka marrë pjesë ndonjë rugovas në demonstrata "nacionaliste", vojvoda përgjigjet: "Po. Të tillëve ju takon sipas ligjit nga qeveria, kurse nga rugovasit – bojkotimi (izolimi). Në shtëpitë s'do hynë askush, dërisa Pleqësia jotë të mos vendos ndryshe. Nga vllazëria ime Nikçi nuk ka asnjë demonstrues. E kam vërtetuar dhe për këtë jap fjalën. Askush nga anëtarët e SHKA "Rugova" s'ka marrë pjesë në demonstrata. Më është bërë qefi..." Pastaj vazhdon vojvoda:
"Ishim dy herë si shoqëri mysafirë në RPS të Shqipërisë. Këtë vit shqiptarët është dashur të na e kthejnë vizitën, por le të mos vinë..." Më poshtë vijon vojvoda: "... Çka u duhet këtyre demonstruesve që kërkojnë t'i bashkangjiten Shqipërisë (...). Këtë liri, siç e kanë shqiptarët në Jugosllavi, nuk e kanë patur asnjëherë askund dhe secili që mendon ndryshe – është njeri i keq..."
Gazetari pyet: "Babën tëndë, gjithashtu vojvodë rugovas, e kanë vrarë në pritë në vitin 1939. Kush dhe përse?"
Ramë vojvoda përgjigjet: "Kanë vrarë babën tim me dy mixhallarë, para syve të mij, brenda gjysmë ore. Ka qenë larje llogarish me fiseve, nuk ka qenë hakmarrje gjaku. U ka penguar (mendohen "vrasësit") pse baba ka qenë vojvodë rugovas, që ka ruajtur (nënvizimi ynë) Patriarkanën e Pejës..." Pastaj vojvoda vijon me nostalgji çetnike:
"... Me konakun e vjetër të kishës m'është djegur edhe dhoma në të cilën kam banuar prej 1941-tës e dëri në mbarim të Luftës. Në të ka qenë kërveti, në të cilin kam fjetur, aty ka qenë edhe luga me të cilën kam ngrënë dhe fotografitë e t'parëve të mij. Të gjitha janë djegur..."
Artikulli mbaron me fjalët e vojvodës Ramë: "Unë i dua (nënvizimi ynë) shumë fjalët e Mark Milanit..." (Ato s'po i citojmë – Shtojmë se Mark Milani ka qenë komandant i forcave pushtuese malazeze, në luftë për t'i pushtuar Plavë, Gusi, Hot, Grudë e Rugovë...).
E cituam si shumë artikullin në fjalë pse u pa e arsyeshme përmes të kësaj reviste çetnike, gjegjësisht përmes fjalëve të vojvodës, ta njohim udhëheqësin e SHKA "Rugova", i cili, sipas "Pravosllavjes" (Gazetë kishtare serbe", "kur ka parë konakun në flakë ka qa." Vojvoda kësaj radhe "demanton" atë çka ka shkruar "Pravosllavja", duke thën se rugovasit nuk qajnë kur t'u ndodhin fatkeqësi të rënda...
"Patriotizmi" serb i Ramë vojvodës, siç na bind ky artikull dhe profesioni i tij si vojvodë, ia kalon "patriotizmit" serb të shumë çetnikëve, të cilët nuk kanë bërë dhe s'do bëjnë aq sakrifica për ta mbrojtur kishën, sa bëri familja Nikçi (nga Shtupeqi i Madh). Krenaria e Ramë Nikçit si vojvod... për ta mbrojtur Patriarkanën...!!
Duket së nana e Ramës kur ka dashur të kryen nevojë (me nder me then) në vend të m... ka pjellur rastësisht vojvodën...
Punëtorët shqiptarë në mërgim.
(Shkrim në 6 faqe A5, i shpërndarë nga Ibrahim Kelmendi, në maj 1982. Nënvizimet e këtij punimi ishin të autorit të saj, ashtu siç janë në origjinal në shkrimin e shpërndarë)

NIMANI XHAVIT (1919 - 2000), aktivist dhe luftëtar në Luftën e Dytë Botërore. Xhavit Nimani në mars të vitit 1974 u emërua në postin e sapo krijuar, e Kryetarit të Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Në këtë post qëndrojë për 7 vite, deri më shpërthimin e demonstratave të ashtuquajtura në atë kohë nga regjimi "kundër-revolucionare". Disa muaj më vonë, në gusht, në këtë postë u emërua Ali Shukriu.

nominal group member individ i cili prej të tjerëve definohet si anëtarë grupi, por i cili në të vërtetë nuk merr pjesë në asnjë ndërveprim brenda grupit. Sjelljet e tij nuk ndikohen fare apo ndikohen në masë shumë të vogël nga shkaku i anëtarësisë së tij në grup.

norm rregull për sjellje. Normat munden me qenë private, nëse janë krijuar nga vet individi dhe vlejnë vetëm për sjelljet e tij, p. sh. premtimet që dikush mund të bëjë natën e vitit të ri dhe çështja e mbajtjes së tyre. Por ajo që u intereson sociologëve janë normat sociale, d. m. th. norma që janë të zhvilluara dhe të pranuara prej një grupi. Normat sociale janë dy llojesh; jo-operative dhe operative. Normat jo operative përbëhen prej udhëzimeve mbi sjelljet ideale, p. sh. “mos ia bërë askujt ate që nuk dëshiron të ta bëjnë ty”. Norma operative janë ato të cilat faktikisht i drejtojnë sjelljet e individit. Devijimi nga normat e këtij lloji dënohet në mënyra të ndryshme, në raste të lehta me humbjen e prestigjit dhe përqeshje, në raste të rënda me izolim, tëhuajtje dhe sanksione ligjore. Në anën tjetër respektimi i normave shpërblehet me shprehjen e pëlqimit nga grupi. Brenda një grupi, normat munden me qenë të ndryshme për anëtar të ndryshëm. Për këtë arsye një përshkrim i plotë i një norme sociale operative duhet të përmbaj;
(a) prej kujt apo prej cilëve pritet një sjellje,
(b) kush apo cilët janë ata që e presin një sjellje të caktuar,
(c) çka guxon të bëhet dhe çka nuk guxon të bëhet,
(d) në çfarë rrethanash apo kushtesh
(e) cili është dënimi për devijim nga norma dhe cili është shpërblimi për respektim të përpiktë dhe
(f) cilët janë ata që e japin dënimin apo e ndajnë shpërblimin.

NOVAKOVIÇ KOSTA, lindi më 3 qershor 1886. Së bashku me Dimitrije Tucoviçin ka qenë një ndër udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate serbe. Në kongresin themelues të Partisë Komuniste të Jugosllavisë më 1919 është zgjedhur në Këshillin Ekzekutiv të udhëheqjes qendrore. Në mesin e dy luftërave botërore ka redaktuar shumë gazeta partiake, ka qenë i zgjedhur në Komitetin Qendror dhe ka qenë delegat i PKJ në Kongresin e Katërt dhe të Gjashtë të Kominternit. Për shkak të veprimtarisë revolucionare më 1924, nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene është dënuar me gjashtë muaj, ndërsa më 1926 me pesë vjetë burgim. Në vitin 1927 ik nga burgu dhe emigron në Bashkimin Sovjetik. Atje burgoset më 1937 në spastrimet staliniste dhe supozohet se është likuiduar më 1938.

NOVOSELLA SABRI, Sabri Maxhuni-Novosella i lindur më 1943 në Vushtrri. Eprori organizativ i Jusufit në Lëvizjen e Jusuf Gërvallës.
Jusuf Gërvalla:"Paska qenë e logjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Përkatësisht, deri në çastin që të bindem plotësisht se Lëvizja e ka lënë rrugën e drejtë dhe, në vend që të luftojë si duhet për popullin, i sjell dëme pikërisht kësaj lufte. Shenjat për këtë, fatbardhësisht, nuk janë dukur gjëkundi deri më këtë çast. Bashkëluftëtarët tanë, në paçin sado pak veçoritë dhe virtytet e tua luftarake e patriotike, Mërgim, mund të mburren se janë duke u shkrirë si qiriu, që populli të shohë dritë.
Është e tepërt të thuhet se do t’i çojmë në vend këshillat, sugjerimet dhe urdhrat që do të na vijnë nga ana juaj. Këtë mendim e kanë plotësisht edhe Shpendi e Besniku."
(Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 274-275)

NUHAJ AVDYL, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Avdyl Nuhaj, Drahenfelstr.1/A, D-6700 Ludwigschafen tel.573194. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

O

office
në tekstet amerikane të sociologjisë, një rol i definuar mirë dhe i sanksionuar nga lart, i cili qartë mund të dallohet nga personi, që për momentin e ka atë rol. Koncepti ka rëndësi themelore për teoritë e Max Weberit rreth burokracisë.

OLIVETTI, ndërmarrje me renome botërore për prodhimin e makinave të shkrimit. U themelua në Ivrea, në periferinë e Turin-it më 1908 nga Camillo Olivetti. Numrat 2 dhe 3 të Lajmëtarit të lirisë, si dhe numrat 3 e 4-5 të revistës Liria, të gjitha këto të përgatitura nga Jusuf Gërvalla, janë bërë me të njejtën makinë, e cila ka qenë e markës Olivetti. Këtë temë e kam shtjelluar gjerësisht në shkrimin "Stilografat e Jusuf Gërvallës."

open-class society formë shoqërore që mundëson lëvizshmëri të plotë sociale vertikale, d. m. th. të gjithë anëtarët e shoqërisë që nga lindja kanë mundësi të barabarta për të arritur në pozitat e larta të shoqërisë. Kjo formë shoqërore nënkupton edhe relacione sociale të barabarta në mes klasave të ndryshme në shoqëri. E kundërta e kësaj është shoqëria-me-kasta.

open shop, ndërmarrje në të cilën mundësia për t'u punësuar është e barabartë si për punëtorët e organizuar në sindikata ashtu edhe për ata të paorganizuar.

opinion, pikëpamje që konsiderohet e vërtetë, deri në njëfarë mase e bazuar nga gjykimet intelektuale, por jo edhe e vërtetuar, domosdoshmërisht, me fakte të mjaftueshme. Një opinion, në natyrën e tij është i përkohshëm për ndryshim nga atityda dhe vlera.

opposition rezistencë kundër apo përpjekje për t'i penguar idetë apo tentimet e një personi apo grupi tjetër. Opozicioni nuk është e domosdoshme të jetë i lidhur me qëllimin e keq, urrejtjen apo dëshirën për ta dëmtuar apo zhdukur kundërshtarin, karakteristika këto që i ndeshim tek konflikti.

OPTIMIST, Jusuf Gërvalla: "Sa për situatën në Kosovë, megjithë krimet e pashembullta fashiste që po ushtron armiku ynë mizor e që prekin thellë në zemër çdo shqiptar dhe jo vetëm shqiptarët, unë jam shumë optimist, Arsyet i mendoj kësisoji : 1) Doli sheshazi mospajtimi i shqiptarëve me armikun e egër, qeverinë shoviniste të Beogradit; bota, që sot po e bën të veshin shurdh e syrin qorr për çështjen shqiptare, në mos sot, nesër do të detyrohet patjetër të ballafaqohet në mënyrën më serioze me këtë çështje, deri në fitoren tonë përfundimtare. 2) Popullsia e Kosovës, e ballafaquar me tanket, aeroplanët, helikopterët e me gjithë pancirin tjetër të ushtrisë dhe policisë serbe, nuk u frikësua dot, po qëndroi pa iu trembur syri; kjo popullsi tregoi se është e zoja të çohet në kryengritje dhe ta bëjë edhe luftën përfundimtare për çlirimin nga armiku mizor dhe bashkimin me vendin amë. 3) Vetë armiku, që kohë më parë e dinim edhe për politikan të regjur, me këtë intervenim ushtarak e policor mbi shqiptarët bëri pa dyshim gabimin më të madh në historinë e vet shtetërore-politike; ky gabim do t’i kushtojë shtrenjtë, sepse gjithë situata, edhe në mos vazhdoftë menjëherë lufta definitive për bashkim me Shqipërinë tonë, pra gjithë situata do të ndjekë në të ardhmen e afërme atë drejtim, i cili do ta sjellë shqiptarin në potez për të zgjedhur se ç’dëshiron brenda kuadrit të Jugosllavisë, madje duke na lejuar të bëhemi edhe mjaft nazeqarë..." (Letër Sabri Novosellës 14 prill 1981, Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 260-261)

optimum group size, the madhësia optimale e grupit Kjo madhësi optimale e grupit në bazë të disa teorive dhe hulumtimeve është prej pesë anëtarësh. Një grup prej pesë anëtarësh i ka këto veti: situatë e bllokuar në rastin e marrjes së vendimeve në mund të ekzistoj për shkak se numri i anëtarëve është tek. Kur grupi nuk është unik ai ka tendencë të ndahet në shumicën prej tre anëtarëve dhe pakicën prej dy anëtarëve. Kjo do të thotë se një individ që i takon pakicës nuk izolohet. Nëse grupi është më i madh se pesë, atëherë secili anëtarë ka kohë më të vogël për t'u ndëgjuar mendimi i tij.

organic solidarity solidaritet organik, ajo formë e solidaritetit që ekziston në shoqëritë moderne industriale, në të cilat një pjesë e madhe e ndërveprimit bëhet në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve, si pasojë e shkallës së lartë të ndarjes së punës dhe specializimit. Në shoqëri me solidaritet organik numri i devijimeve është më i madh se në shoqëritë primitive me solidaritet mekanik, e gjithashtu edhe toleranca ndaj devijimeve është më e madhe tek solidariteti organik. Konceptet solidaritet organik dhe solidaritet mekanik janë formuluar nga sociologu francez Emile Durkheim në De la division du travail social (1893).

organization man koncept i krijuar nga William H. Whyte në The Organization Man. Ky lloj njeriu, sipas Whyte nuk është as punëtor as nëpunës në kuptimin e rëndomtë të fjalës. Ai punon vetëm për Organizatën. Ai i takon organizatës. Ai e ka lënë shtëpinë e tij në pikëpamje shpirtërore dhe trupore, dhe ai së bashku me ata si ai tani janë shpirti i institucioneve të mëdha të vetpërjetësueshme. Ai më së shpeshti gjendet në mesin e hierarkisë së organizatës por iu takon atyre që do ta drejtojnë Amerikën dhe vlerat e tij do të jenë dominuese në vend.

OSMANI AGIM, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Agim Osmani, Schmidenstr. 156 7000 Shtutgart. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

OSMANI BILALL; Jusuf Gërvalla: "Shkroi edhe "Rilindja" e 21 nëntorit për një vëlla tonin, i cili, në çastin që doli gazeta (e mallkuar) ishte i burgosur dhe nuk arriti të lexojë gjë për aktin e madh njerëzor që kish bërë vetë, duke e ndihmuar me të madhe edhe Ndihmën e Shpejtë për t'u dalë përballë kërkesave të popullsisë, që po përjetonte çaste nga më të vështirat. Këtë e bëri ai, Shoku Bilall Osmani, punëtor në "INA". Ai duke luftuar me armë të thjeshtë, kofë, ia arriti që ujin e tërbuar mos ta lenë të futet në fuqinë nën tokë, ku do të përzihej me benzinë. Kështu, ishte e vetmja pompë në rrethin e Prizrenit që funksiononte. Kur në mëngjes shkuam të mësojmë diç më shumë për sakrificat që i kishte bërë gjatë tërë natës, Shokun Bilall e kishin arrestuar kusarët e UDB-së! Edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve të vetëmohueshëm, që s'ua trembë syrin stihia, e që mikrofoni dhe kamera e gazetarëve ua lavdoi guximin e gatishmërinë, s'pati rast t'i dëgjojë t'i shikojë emisionet në radio e televizion, të cilat flisnin për heroizmat e tyre. S'patën rast, se UDB-së, që kish dalë në gjahun e madh mbi shqiptarët pikërisht ato ditë, duke përfituar ligësht nga një fatkeqësi elementare, i duhej preja sa më e majmur. (Bashkimi, shkurt 1980, faqe 2)

OSMANI HALIT, – Halit Osmani nga fshati Dumnicë- aktivist i dalluar i rrethit të Shtutgartit.

OSMANI SEJDULLAH, – Sejdullah Osmani nga fshati Qirez- aktivist i dalluar i rrethit të Shtutgartit.

ostarcism ostracizëm një formë e dënimit brenda grupit. Ai që dënohet, injorohet dhe përbuzet haptaz. Por ai nuk përjashtohet nga grupi.

other-directed koncept i krijuar nga David Riesman në The Lonely Crowd (1950). Një individ është other-directed nëse sjellja e tij është e drejtuar nga mendimi se çfarë sjellje presin të tjerët prej tij. Ky lloj konformizmi, mendon Riesman, është bërë shumë i dukshëm gjatë viteve 1900, veçanërisht në mesin e "klasës së re të mesme" në ShBA, tek burokratët, biznesmenët e paguar me rrogë etj.

out-group Si grup i jashtëm llogaritet një grup i tillë prej anëtarëve të një grupi tjetër. Koncepti është krijuar nga W. G. Sumner në veprën e tij Folk-Ways (1906). Vrojtimet e tij janë të bazuara në shoqëritë primitive. Më vonë Merton dhe Kitt kanë treguar se në një shoqëri moderne kufijtë në mes in-group (grupin e vetë) dhe out-group (grupin e të tjerëve) janë të lëvizshëm. Në një rrethanë mundet që një pjesë-grupi e një grupit të madh ta konsideroj një pjesë tjetër si out-grup. Në një rrethanë tjetër është e mundur që dy pjesë-grupet së bashku ta përbëjnë një in-group.

output në sociologji më së shpeshti një term që përshkruan atë që individi e jep nga vetja në formë të aprovimeve, propozimeve etj. brenda një grupi të vogël, për ndryshim nga input, se çka pranon ai.

P

PALOKA KOLË,
veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Kolë Paloka, Seestr. 42, D-7033 Kernen. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

paper local bashkim profesional që ka pak apo nuk ka asnjë anëtar. Në ShBA ka ndodhë që funksionarë të bashkimeve profesionale kanë krijuar bashkime të tilla për ta rritur numrin e delegatëve, tek të cilët ata do të mbështeteshin në kongreset e bashkimeve profesionale.

PAQE Paqja është një gjendje e harmonisë së brendshme dhe e liruar prej konflikteve. Termi përdoret për ta përshkruar ndërprerjen ose përfundimin e një konflikti ndërkombëtar; në këtë kuptim paqja është e kundërta e luftës. Kjo fjalë përdoret edhe për konflikte të brendshme, dhe me atë rast paraqet arritjen e qetësisë apo ekuilibrit në mendje.
Koncepti paqe është i kontestueshëm dhe brenda hulumtimeve për paqen ekzistojnë dy shkolla – ajo që studion paqen pozitive – gjegjësisht paqen negative, por edhe në mesin e institucioneve kulturore dhe fetare ekzistojnë shumë shkolla dhe pikëpamje të ndryshme lidhur me atë se çka është paqja.

Paqja negative
Paqe negative është përfundimi i një lufte ose gjendja në mes dy luftërave.
Gjendja tradicionalisht është përqendruar kryesisht tek shteti pikënisja e të cilit është se të gjitha njësitë sociale në fund të fundit janë të bazuara në dhunë, ku pala më e fortë gjithmonë e përdorë dhunën për ta sunduar palën e dobët dhe në këtë mënyrë e ruan raportin dhe qetësinë apo për të fituar përparësi. Paqja merr kuptim negativ pasi ajo nuk shihet si diçka e natyrshme por para së gjithash si gjendje e kundërt me luftën. Qëllimi, kuptohet vetvetiu, është evitimi i luftës. Për ta shtyrë luftën sa më larg, shtetet mund të krijojnë aleanca përmes traktateve dhe pakteve. Krejt kjo bëhet për ta ruajtur ekuilibrin dhe për t'i frikësuar shtetet tjera, që ato të mos bëjnë agresione.

Paqja pozitive
Paqja pozitive është përpjekja për relacione paqësore në mes grupeve të ndryshme sociale dhe kombeve. Koncepti nuk është i koncentruar tek shteti ashtu siç ishte tek paqja negative por potencohet se edhe në rastin e mungesës së dhunës direkte, njerëzit, për shkak të mungesave të të drejtave dhe vlerave njerëzore, vdesin apo plagosen (psikikisht ose fizikisht). Kjo bënë që ata nuk mund të vazhdojnë të jetojnë një jetë kuptimplote. Kjo ndodhë edhe për shkak të pabarazisë në strukturat e shoqërisë. Dhuna institucionale, eksploatimi, racizmi apo mungesa e mundësive të barabarta (p. sh. në mes burrave dhe grave) janë disa shembuj që e prishin paqen. Paqja pozitive pra arrihet vetëm atëherë kur dhuna strukturale zhduket dhe liria, barazia, integrimi etj., bëhen të realizueshme. Ai i cili e ushtron dhunën (aktori) shpeshherë është vështirë të definohet (për dallim tek dhuna direkte) dhe dhuna shpeshherë është më e ngadalshme, apo efektet e saj nuk vërehen menjëherë. Hulumtimet shkencore në drejtim të paqes pozitive janë rritur vazhdimisht viteve të fundit ndërsa hulumtimet për paqen negative janë zvogëluar. Kjo do të thotë se përpjekjet në drejtim të paqes pozitive janë një proces që nuk përfundon kurrë.
Paqja mund të paraqet edhe një marrëdhënie në mes disa partish që karakterizohet nga respekti, drejtësia dhe mirëkuptimi.

parlor pink person i cili shpreh dhe përkrah ide radikale dhe socialiste por vetë nuk bëhet anëtar i lëvizjeve dhe partive, të cilat luftojnë për realizimin e atyre qëllimeve. Një term i ngjashëm është bolshevik sallonesh.

PARTI (frengjisht, nga partir këtu në një kuptim të vjetër "me nda", "përça"), parti politike, bashkim apo grup zgjedhësish që paraqitet në zgjedhje me një emër e përcaktim të veçantë. Partia mund të definohet edhe si opinion i organizuar. Detyrat e një partie janë pos tjerash të krijojnë dhe të absorbojnë opinione, prej opinioneve dhe ideve të krijojnë programe, të rekrutojnë anëtar, të bëjnë emërime për vende, atyre që u falet besimi, si dhe pas zgjedhjeve të legjitimuara të krijojnë qeveri dhe ta realizojnë programin.

parties of integration emërtim për parti politike të cilat nuk e ofrojnë vetëm një alternativë politike gjatë zgjedhjeve, por gjithashtu ofrojnë, në përputhje me partinë dhe ideologjinë e saj një mjedis të integruar për anëtarët e tyre, p. sh. duke organizuar aktivitete të lira si dhe kurse, rëndom të mbrëmjeve etj., duke ndërtuar ose duke ndikuar në krijimin e organizatave ekonomike të cilat i mbrojnë interesat e anëtarëve, duke i politizuar organizatat sindikale etj. Shpesh partitë integruese janë totalitare, por përjashtime ka, p. sh. disa parti socialdemokrate dhe parti katolike. Të kundërta me partitë integruese janë partitë reprezentative, veprimtaria e të cilave është e fokusuar vetëm në fitimin e votave gjatë zgjedhjeve. Shumica e partive të Evropës Perëndimore konsiderohen si reprezentative.

part-time farming Ai apo ata që merren me punë bujqësore, dhe e sigurojnë vetëm një pjesë nga bujqësia kurse pjesën tjetër nga një punë që nuk ka karakter bujqësor. Shumë ekonomi të vogla bujqësore në viset shqiptare janë të këtij lloji.

PARULLAT E DEMONSTRATAVE; Jusuf Gërvalla: "Parullat e demonstratave kanë një përmbajtje thellësisht marksiste-leniniste dhe përkrahin deri në fund kërkesat e rinisë heroike të Kosovës për republikë( që nënkupton edhe përfshirjen e tokave dhe të popullsisë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi). Përveç kësaj, demonstratave u prin automobili me megafon, i cili i koordinon veprimet, kontrollon disiplinën dhe shprehjen unike. Me megafon lexohet në shqipe dhe në gjuhë të huaja trakti përkatës, me elemente informative e sqaruese lidhur me gjendjen e krijuar në Kosovë nga kryengritja e këtej." (Letër Sabri Novosellës, 14 prill 1981; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 260)

pastoral society shoqëria pastorale e siguron ushqimin kryesisht prej shtazëve shtëpiake. Atë pjesë të vogël që rrjedh nga bota bimore kjo shoqëri e siguron përmes tregtisë ose duke përdorur bimë të egra. Popullsia pastorale si rregull është e nomadizuar, çka do të thotë se shtazët shtëpiake duhet të kenë mundësi të shpërngulen bukur shpejt. Për këtë arsye, kuajt, lopët, dhentë e dhitë janë të përshtatshme, por jo edhe derrat. Kultura dhe forma organizative e shoqërisë pastorale përcaktohen nga migracioni.

paternalism relacion në mes prindërve dhe fëmijëve në lidhje me të drejtat dhe detyrat, që në familje ekzistojnë në mes rolit si baba dhe rolit si fëmijë. Ky lloj relacioni i roleve mund të ekzistoj p. sh. në mes shtetit dhe qytetarëve, ndërmarrjes dhe të punësuarve.

PECI QERKIN; Aktgjykim: "QERKIN PECI, i biri i Hajdarit dhe i Halimes, e gjinisë Haziri, i lindur më 20.04.1944 në fshatin Zhazhë komuna e Mitrovicës së Titos, vendbanimin e ka në Mitrovicën e Titos në lagjën "Tamnik" rruga 8 nr. 30, shqiptar, shtetas i RSFJ, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, ka të kryer Fakultetin filozofik - grupi i albanologjis, i martuar, babë i 3 fëmijve të mitur, shërbimin ushtarak e ka rregulluar në Nish më 1971, gjindet në EU pranë KK Mitrovicë e Titos, i pa dekoruar, me gjendje të mesme ekonomike, më parë jo i dënuar, kundër tij nuk zbatohet procedura për ndonjë vepër tjetër penale, gjindet në paraburgim prej 05.08.1982,...
Gjykon – Të akuzuarin Qerkin Pecin ME DËNIM BURGIMI në kohë zgjatje prej 3 (tri) vjetësh në të cilën i llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim prej datës 05.08.1982 e tutje deri në plotëfuqishmërin e aktgjykimit....
GJYKATA E QARKUT NË MITROVICË E TITOS
P-nr. 9/83, - më 27.05.1983"


pedantocracy pedantokraci Pushteti politik në një shoqëri apo në një grup është në duart e personave që janë teoricien pa ndonjë përvojë praktike.

penology penologji pjesë e kriminologjisë e cila trajton aspekte të ndryshme të dënimit. P. sh. bënë studimin e trajtimit të të dënuarve, strukturën sociale në burgje, procedurat në polici dhe gjykata si dhe metodat për të kontrolluar dhe parandaluar krimet.

perception percepcion ai proces mental përmes të cilit individi e kupton një stimul apo një tufë stimujsh dhe u jep atyre kuptim ose përmbajtje. Percepcioni nuk do të thotë vetëm kuptim i stimulit, por këto (stimulime) duhet integruar me përvojat e mëhershme. Për t'u mundësuar bartja e përvojave fizike dhe organike në një mënyrë kuptimplote, duhet që njeriu ta ketë të zhvilluar një aparat konceptesh, i cili e bënë të mundshme lidhjen e relacioneve të kuptimeve të ndryshme, të stimujve.

perfect mobility situatë në të cilën të gjithë individët, pamvarësisht nga situata e tyre sociale fillimore apo rangu, p. sh. të matur (në krahasim) me rangun e babait, kanë mundësi probabiliteti për të arritur çfarëdo pozite. Ky nocion hipotetik (do me thënë që bazohet vetëm në supozime) kishte me pasë në praktikë të njejtin efekt sikur me anë të shortit me i vendosë të gjithë individët në të gjitha pozicionet që gjenden në dispozicion. Duke e bërë një krahasim në mes të mobilitetit faktik më të plotë është e mundur p. sh. të bëhen krahasime në mes hapjes së shteteve të ndryshme sa i përket mobilitetit social. Mobiliteti i plotë mund të ndeshet vetëm në shoqëritë e hapura.

peripheral groupmember anëtar periferik i grupit person i cili merr pjesë në aktivitetet e grupit në shkallë aq të vogël sa sjelljet e tij shumë pak kontrollohen nga grupi. Në këtë mënyrë ai mundet që në një shkallë më të madhe se sa anëtarët nominal me i thye normat e grupit pa pasur frikë me iu nënshtrua sanksioneve negative.

personality tendenca të qëndrueshme tek individi të cilat janë lidhura përmes relacionesh në një sistem. Këto tendenca tek individi janë zhvilluar përmes përvojave të tij sociale, do me thënë përmes proceseve të ndryshme të ndërveprimit.

PETER D'ALBANO, veprimtar në ShBA. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Peter d`Albano, 765 Agate st. apt San Diego. Cal 92109 U.S.A. Ka qenë abonues i Zërit të Kosovës, me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.

petit bourgeoisie borgjezia e vogël, kategori sociale ky llogariten ndërmarrësit e vegjël, dyqangjinjtë, nëpunësit e ulët etj. Me fjalë tjera quhet edhe shtresa e ulët e klasës së mesme.

PIRECI RAMADAN - Ramadan Pireci ka lindur në vitin 1951 në fshatin Struzhë të Prizrenit. Ramadani, apo siç e quanim shkurt Rama, ishte një aktivist i dalluar, për veprimtarinë e tij në aktivitetet e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare nën ish- Jugosllavi.
Me Ramadanin kemi vepruar në një celulë treshe. Ai ka qenë përherë i gatshëm që t’i shërbejë atdheut, duke qenë pjesëmarrës, nëpër të gjitha demonstratat e organizuara në Gjermani, Zvicër, Belgjikë etj. Me Ramën, disa herë kemi shkruar edhe parulla si “Kosova Republikë” nëpër muret e ish konsullatave dhe të klubeve sllave dhe të atyre shqiptaro-prosllave, si dhe kemi vepruar së bashku për shpërndarjen e shtypit ilegal dhe trakteve për informim.
Rama ra në sy të udbashëve dhe në veçanti të Vesel Krasniqi si dhe të torbeshit Asllan Skenderi, të cilët sa herë shkonte në pushime e merrnin në pyetje dhe e maltretonin, duke i bërë shumë pyetje për veprimtarinë e tij dhe të bashkëveprimtarëve të tij. Por duke e parë se, Rama nuk donte të zbulonte asgjë, atëherë ata udbashë e provokonin me lëmosha, duke i ofruar gjëra të ndryshme por edhe para sa të donte, vetëm e vetëm që ai të bëhej bashkëspiun i tyre, por edhe duke e kërcënuar që ai dhe shokët e tij, mund të pësonin edhe me vdekje, sepse merrej me aktivitete ilegale në shtetet perëndimore kundër Jugosllavisë.
Këta udbashë i nxirrnin fotografitë, të cilat ish spiunët i kishin bërë gjatë demonstratave ku edhe ai vetë, Rama, ishte nëpër ato foto, edhe me shokë, si pjesëmarrës i rregullt. Udbashët këtë metodë e kanë përsëritur disa here, gjatë mbajtjes së tij në burg, duke e munduar e torturuar, duke e maltretuar aq shumë, lidhur me duar për radiatorët e nxemjes qendrore. Radiatorët ishin me temperatura të larta. E munduan së tepërmi Ramën, deri sa ia morën edhe pasaportën dhe ia humbën edhe punën në Gjermani.

Ramadan Pireci me shallin e kuq në qafë, në demonstratën e Frankfurtit, korrik 1981





















Rama të gjitha këto i pranoi edhe pse ishte i vetëdijshëm se, do të vuante pa punë dhe pa të ardhura, por ai, kurrsesi nuk pranoi të bëhej spiun dhe tradhtar ndaj shokëve dhe atdheut. Ai i qëndroi besnik idealit të shenjtë dhe betimit të bërë se, do të luftonte armikun pushtues me të gjitha mënyrat dhe mundësitë, vetëm e vetëm për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimit të Kosovës me shtetin amë Shqipërinë.
Faridin Tafallari-Gjermani

platform, program i karakterit gjeneral që një parti para zgjedhjeve thotë se do të dëshironte me zbatua, po që se pas zgjedhje vjen në pushtet dhe kjo më këtë të bëhet e mundur.

PLATZMANN PETER; Jusuf Gërvalla: "Kam pasur nderin të njihem edhe me sekretarin e parë të Partisë Komuniste Gjermane, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri (Peter Platzmann- shën i Xh. D.) dhe i kam dërguar një letër me lutjen që edhe ai me partinë e tij të shikojë ndonjë formë të përshtatshme ndihme për përkrahjen morale të popullit shqiptar të Kosovës. Ende s’kam marrë përgjigje prej tij, por shpresoj se megjithatë do të na ndihmojë patjetër, sepse për këtë i obligon drejtpërdrejt edhe artikulli i “Zërit të popullit” i datës 8 prill, se siç dihet, kjo parti e komunistëve gjermanë ka për busollë të vetme PPSH-në." (Letër Sabri Novosellës 14 prill 1981; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 260)
Platzman Peter, sekretari i parë i Partisë Komuniste të Gjermanisë dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri ka pasur këtë adresë: Peter Platzmann, Erlbüggerstr. 15a. 4370 Marl.
Partia Komuniste e Gjermanisë në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë:
KPD. Welingoferstr. 103, 4600 Dortmund 30

plebiscite, votim i popullit, shpesh brenda një rrethi gjeografik të caktuar për të vërtetuar se cilit shtet, banorët e rrethit që voton, duan t'i takojnë në të ardhmen. Si rregull ky lloj votimi ndeshet me rastin e përfundimit të luftërave dhe nënshkrimit të paqes. Kështu ka ndodhur p. sh. në rrethin Saar (Gjermani) pas Luftës së Parë Botërore.

pluralistic ignorance, situatë në të cilën anëtarët e një grupi apo të një shoqërie besojnë se anëtarët e tjerë e respektojnë një normë të caktuar dhe ata janë të vetmit që e thyejnë atë normë. Në të vërtetë atë normë e thyejnë një numër i madh i anëtarëve.

plutocracy plutokraci shoqëri në të cilën individët apo klasat më të pasura ekonomikisht e kanë pushtetin politik në dorë dhe e kanë këtë pushtet nga arsyeja se janë të pasur.

PLLANA RAMADAN - Ramadan Pllana, i lindur më 6 korrik 1947 në fshatin Shtitaricë, KK Vushtrri. Ka kryer vitin e tretë të Fakultetit filozofik – dega e gjuhës Frenge. Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Prishtinë PP. nr. 180/79 dt. 9 maj 1980, më 4 qershor 1980 është dënuar me 7 vjet burg.

pogrom pogrom shtypje e dhunshme kundër një grupi në shoqëri. Pushteti, qeveria si rregull e përkrah këtë shtypje, këto shpërthime dhune, apo pajtohet me to dhe i përkrah në heshtje. Prapaskena e pogromeve mund të jetë plani për ta zvogëluar numrin e individëve në atë grup, kundër të cilëve është e drejtuar dhuna, kërcënimi i tyre deri në nënshtrim, thyerja e fuqisë politike që mund ta kenë, apo për t'i maskuar dështimet politike. Origjina e këtij koncepti është përdorur për vrasjet masive të hebrenjve të cilat në mënyrë periodike kanë ndodhë në Rusinë Cariste.

political philosophy filozofia politike, përshkrim tradicional për një radhë problemesh normative dhe të njohjes mbi shoqërinë dhe shtetin. Probleme qendrore për filozofinë politike janë; kundër të cilave veprime dhe kundër cilave sjellje është e mundur që në mënyrë legjitime të drejtë të përdoret dhuna, dhe çfarë karakteri kanë ato institucione të cilat e ushtrojnë apo e mbështesin të drejtën e detyrimit.
Një karakteristikë esenciale e një shteti është se ai ka monopol në ushtrimin e dhunës fizike. Të vetmit që ja mohojnë të drejtën shtetit në këtë kuptim janë anarkistët, përderisa liberalët dhe socialistët, përkundër mospajtimeve të mëdha në mes veti lidhur me synimet e shtetit dhe fushës së veprimtarisë së tij, e aprovojnë shtetin si organizatë të dhunës legjitime.
Nëse shteti ka të drejtë të ushtrojë dhunë, shtrohet pyetja se sa e gjerë është kjo e drejtë dhe si mund të legjitimohet ajo?
Në bazë të liberalistëve shteti ka të drejtë të marrë masa detyruese vetëm ndaj atyre personave që i kanë shkelë të drejtat e personave të tjerë. Funksionet vitale të pushtetit shtetëror janë që të ruajnë ligjin dhe rregullin, d. m. th. të garantojnë të drejtat e individëve. Autoriteti i shtetit legjitimohet me mbështetjen dhe pajtimin e bashkështetasve (nënshtetasve). Për të tjerë, p. sh. konzervativët dhe socialistët, shteti ka synime më të mëdha, tradicionalisht të realizueshme nga ide të caktuara mbi jetën e mirë. Këto ide pushteti shtetëror mundohet t'i realizojë përmes ndërhyrjeve të ndryshme pozitive, p. sh. përmes aprovimit të ligjeve që u jep privilegj pikëpamjeve të caktuara apo grupeve të caktuara shoqërore, p. sh. përmes një rindarje të benificioneve ekonomike apo përmes marrjes së mjeteve të prodhimit nga ana e shtetit. Bazat rreth të drejtës së shtetit për t'ua detyruar nënshtetasve atë jetën e vërtetë, janë të shumëfishta. Për këtë janë bërë thirrje në natyrën, Zotin ose arsyen, apo tek dobia, pasi shteti do të ishte ai organ që ka më së shumti mundësi ta bëjë të lumtur numrin më të madh të mundshëm të individëve, ose tek vullneti i përbashkët, njohuria e popullit se cila është më e mira e përbashkët.
Që shteti të ketë mundësi të ketë pushtet dhe autoritet apo legjitimitet duhet patjetër që bashkështetasit (nënshtetasit) të kenë një obligueshmëri politike për t'i respektuar rregulloret dhe ligjet e shtetit. Idetë mbi jetën e mirë janë gjithashtu një përpjekje për legjitimimin e obligueshmërisë politike. Ngjashëm me këtë është edhe problemi rreth drejtësisë, d. m. th. kërkesa që ligjet e shtetit dhe ushtrimi i pushtetit prej tij të bëhet në një mënyrë të veçantë dhe të rregulluar. Problemet e demokracisë janë çështje të lidhura me atë se deri në çfarë mase bashkështetasit apo populli kanë ndikim në shtet – në organet legjislative dhe ekzekutive.

political sociology ajo pjesë e sociologjisë që trajton apo merret me sistemin politik dhe relacionin e tij ndaj shoqërisë në përgjithësi. Vëmendje u kushtohet tri lloj çështjeve:
1. rendit politiko-shoqëror, do me thënë në çfarë mënyre është i rregulluar pushteti politik dhe atë para së gjithash si në cilën mënyrë institucionet politike mbështeten në popull dhe nga populli,
2. sjelljes politike, do me thënë çka i nxit njerëzit dhe deri në cilën shkallë janë politikisht aktiv, pse dalin në zgjedhje etj.,
3. proceseve politike, p. sh. pjesëmarrjes së grupeve të ndryshme në politikë dhe bashkëpunimit apo konkurencës në mes grupeve.

positivism pozitivizëm teori në bazë të së cilës dituria rreth fenomeneve sociale mund të arrihet me ndihmën e përvojës dhe kjo dituri duhet të trajtohet logjikisht dhe matematikisht në të njejtën mënyrë ashtu siç bëhet në shkencat natyrore. Introskpektion dhe intuition bëhen metoda të papranueshme për arritjen e diturisë. Në sociologji ky koncept vjen nga A. Comte.

power elite koncept i krijuar nga sociologu amerikan C. Wright Mills në The Power Elite (1956). Mills mendon në se në shoqëritë demokratike ekziston një minoritet individësh të cilët nuk janë të zgjedhur në mënyrë demokratike, por që e kanë pushtetin vendimtarë me rastin e marrjes së vendimeve më të rëndësishme. Elita pushtetare është e përbërë nga individ që reprezentojnë burokracinë, ushtrinë dhe financierët e mëdhenj dhe që ka vlera dhe interesa të përbashkëta. Koncepti i Mills-it rreth elitave pushtetare është kritikuar, pasi - sipas kritikëve - ai e ka bërë teprime kur thotë se elita-pushtetare është unike.

prejudice paragjykim atityd negative ndaj një grupi apo personi që bazohet në stereotipe. Në shkencat shoqërore nocioni përdoret më së shumti kur grupi ose individi u ekspozohet paragjykimeve për shkak të prejardhjes etnike.

prestige prestigj plasim të cilin një individi apo një grupi i epet nga të tjerët, në ndonjë formë të sistemit të vlerave. Që të jetë kuptimplotë mendimi për prestigjin, duhet të ekzistojë një unitet rreth sistemit të vlerave. Prestigji mund të bazohet në një veti të vetme apo në shumë prej sosh. Këto veti mund të jenë të atribuara, p. sh. gjinia, ose të fituara, p. sh. kryerja e studimeve.

primary deviation devijim primar, sjellje e paligjshme apo ndonjë sjellje tjetër devijuese, ushtruesi i së cilës (sjelljes) përmes racionalizimit nuk e konsideron atë të paligjshme por si një pjesë të një roli të pranuar social, p. sh. një njeri i rëndomtë e i respektuar i cili i fshehë disa paketa me cigare nga tatimi, me rastin e kthimit pas një udhëtimi në botën e jashtme.

primary group grup primar grup me relativisht pak anëtar por që është i qëndrueshëm. Komunikimi në mes anëtarëve është intim. Funksionet e grupit janë relativisht të padefinuara dhe ai u shërben nevojave të anëtarëve të grupit për aq kohë sa këto nevoja të jenë në harmoni me integritetin e grupit. Familja, grupi i shokëve, grupi i shokëve në vendin e punës janë shembuj të grupeve primare. Ky lloj grupi është një prej faktorëve më të rëndësishëm për socializimin e individit. Përvojat e mangëta prej grupeve të tilla mund ta vonojnë zhvillimin social të individit. Termi është krijuar dhe përshkruar nga C. H. Cooley në Human Nature and Social Order (1902). E kundërta e kësaj është (secondary group-grupi sekundar). Ky çift opozitar i koncepteve është përafërsisht me përmbajtje të njejtë sikurse Gemeinschaft-Gesellschaft dhe solidaritet mekanik-solidaritet organik.

XHAFER DURMISHI

(Vijon...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,334 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi