Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS (IX)
Publikuar më 13 qershor, 2013 në orën 01:32 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PRISHTINA HASAN; Jusuf Gërvalla: "Në fillim Stambolli, pastaj agjentët e Beogradit e të Zogut, e kishin dënuar disa herë Hasan Prishtinën, dhe pasi nuk e kishin shtruar dot me kolltuk e me armë. Ata e kërkonin me këmbëngulje "kryet e gjarprit", siç e quante Pashiqi atë, sepse ishte tribun i popullit shqiptar e bir besnik i Kosovës trime. Me pesë plumba e vranë tradhtisht pas krahëve, më 14 gusht të vitit 1933 në Selanik, ashtu sikurse kishin bërë me Bajram Currin e Luigj Gurakuqin.
Por kujtimi dhe vepra e tij nuk u zhdukën kurrë. Populli ynë i kujton dhe nuk i harron ata që sakrifikuan gjithçka për mëmëdhenë. Emri i Hasan Prishtinës është një shembull frymëzues për të bërë çdo therrori për çështjen e atdheut e të popullit." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, faqe 6-7)

PROFESORI-PLAKU, me pseudonimet Profesori dhe Plaku mendohet Bujar Hoxha, djali i Kadri Prishtinës. Në Raportin e Jusuf Gërvallës, për Degën "Hasan Prishtina" të LNÇKVSHJ, në fund të korrikut 1981, Profesori përmendet tri herë. Pseudonimi Plaku përdoret poashtu tri herë; një herë në letrën e 5 nëntorit 1981 dhe dy herë në letrën e 14 janarit 1982.
Jusuf Gërvalla: "Lidhur me këto çështje kemi pasur një dialog të përbashkët dhe bukur të rreptë në praninë e tij unë dhe dy shokë nga Vjena, lidhur me këtë është dashur të jetë i informuar patjetër Profesori, në qoftë se është i informuar për çkado lidhur me I. Kelmendin.) ... Ka provuar t'ia plotësojë këtij daje të vogël (Gani Ibërdemajt - edhe lidhur me këtë njeri është dashur të jetë i informuar Profesori) dëshirën për t'u takuar me mua. ... Menjëherë pas kësaj, bashkë me shokët, kanë vazhduar rrugën për në Çekosllovaki, në gjurmim të armëve (ndoshta Profesori mund të ketë ndonjë informim nga ana e shokëve të Pragës lidhur me sjelljet e tyre në atë vend, sepse e di që shokët e Pragës kanë pasur kontakte dhe bile disa mosmarrëveshja me ta, sipas fjalëve të I. dhe H.)." (Raport për Degën "Hasan Prishtina" të LNÇKVSHJ, korrik 1981)
Jusuf Gërvalla: "Tema duhet të shtjellohet nga një historian i rryer, së pari për nevojat e revistës e pastaj, nëse zgjerohet, mund ta nxjerrim edhe si broshurë a libër. Unë do të përpiqem nga ana ime të gjej njeri të tillë, por edhe më shumë të përpiqeni ju andej. Ideale do të kish qenë sikur përmes Plakut, materiale të tilla me peshë të mund të siguroheshin në rrugën nëpër të cilën më kanë arritur këtu paratë e mbledhura për makinë." (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981)
Jusuf Gërvalla: "Tani po kthehem edhe njëherë në fillim të letrës. Mendimi im është se disa çështje parimore, siç është themelimi i partisë si domosdoshmëri apo rrezikshmëri në perspektivë, pastaj mënyra e organizimit të Lëvizjes në kushtet e reja të luftës, duhet të diskutohen e të pleqërohen më dendur me shokët, sidomos me Plakun. Jo vetëm gabimet e mëdha parimore, por edhe të voglat ka mundësi të evitohen shumë më mirë në këtë mënyrë. Ju atje jeni të lumtur që e keni Plakun. Në këtë pikëpamje ne jua kemi lakmi, se këndej punët me relacione të tilla nuk janë aq të thelluara, jo për fajin tonë." (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982)
Në letrat e Qendrës Ekzekutive (organit udhëheqës të Lëvizjes për Republikë, 15 janar 1983 – 3 mars 1984 përmendet shpesh herë Plaku. Në letrat e kësaj periudhe me pseudonimin Plaku mendohet Hasan Mala.

privilege privilegj e drejtë apo përparësi të cilën e ka një individ ose një grup dhe e cila nuk është në dispozicion për ndonjë tjetër. Si rregull privilegji është i llojit social apo ekonomik dhe është i përcaktuar me ligj ose në bazë të traditës. Me rastin e analizave të shtresimeve sociale privilegji shihet si një komponent i rëndësishëm.

production norm normë produktiviteti, normë e cila e vendosë një kufi të epërm dhe një kufi të poshtëm për atë se sa grupi apo individi si anëtar grupi duhet të prodhojnë. Këto norma janë të karakterit jo-formal. Ata të cilët nuk u përmbahen këtyre u ekspozohen sanksioneve negative të karakterit fizik dhe psikik. Ata të cilët nuk i pranojnë këto rregulla, shpesh, nuk e kanë grupin e vendit të punës si grup kryesor (referimit) të identifikimit.

production-oriented leader ai lider apo kryepunëtor i cili para së gjithash është i fokusuar për rritjen e produktivitetit nga grupi të cilin e udhëheq. Mbikëqyrje (kontrollimi) karakterizohet nga urdhëresat, fshehtësia dhe rezistenca ndaj metodave të reja të punës. Është treguar se grupet me këtë lloj lideri, arrijnë rezultate po aq të mira sa edhe ato me employee-oriented leader, por këto grupe e kanë të vështirë të funksionojnë një kohë të gjatë.

profession zanat që kërkon dituri dhe shkathtësi shumë të specializuara. Këto kryesisht duhet të fitohen përmes arsimimit teorik, dhe kërkohet studimi në universitet apo institucion të ngjashëm arsimimi. Zanatet janë kryesisht në orientim ndaj klientëve dhe jo të prodhimit e distributimit. Si rregull, ushtruesit e zanatit janë të bashkuar në organizata të cilat e kontrollojnë shkollimin, përgatitjen e kuadrove të reja, përcaktojnë rregulla për sjelljet e anëtarëve ndaj klientëve dhe kontrollojnë që këto rregulla të respektohen. Avokat dhe mjek janë shembuj për këtë lloj të zanateve.

projection projektim Individi u mvesh, i etiketon personat tjerë me ato veti negative të cilat vet i ka. Ai i akuzon të tjerët për dështimet e veta. P. sh. ai i cili ka gënjyer mendon se të gjithë janë gënjeshtar apo një biznesmen i dështuar i akuzon të tjerët për mungesën e suksesit, se si të gjithë kanë punuar kundër tij. Projektimi është një prej reaksioneve të mundshme ndaj frustracionit dhe llogaritet si një mekanizëm mbrojtës.

proletariate proletariati klasa më e ulët në shoqëri. Shpesh me proletariat mendohet ajo pjesë e klasës punëtore, që është krejtësisht e mvarur nga shitje e fuqisë punëtore për të mundur të mbijetoj.

protocracy protokraci Shoqëria drejtohet nga prej atyre që janë më kompetent, pa marrë parasysh statusin social të tyre. E kundërta e kësaj janë monarkia, aristokracia, demokracia etj.

pressure group, persona të cilët bashkohen me qëllim realizimit të një qëllimi të përbashkët. Para së gjithash arritja e këtij qëllimi përpiqet të bëhet duke ushtruar forma të ndryshme presioni në ato institucione apo grupe, të cila mbi baza kushtetuese kanë pushtet në shoqëri, p. sh. partitë politike që janë të reprezentuara në parlament.

PUNA 1. Aktivitet apo veprimtari me qëllim të caktuar, përmes të cilit njeriu gjallnon dhe formon jetën e tij.
2. Rezultati apo produkti i këtij aktiviteti.
3. Ajo detyrë apo ai qëllim që duhet të realizohet përmes këtij aktiviteti (ajo punë që duhet të bëhet).

Puna është një koncept themelor për filozofinë antropologjike. Me anën e këtij koncepti bëhet përpjekja që të qartësohet dallimi në mes aktivitetit njerëzor nga ai jo-njerëzor (aktivitetit mekanik apo instiktiv). Puna reprezenton një veprimtari specifike njerëzore. Por me këtë edhe lindë pyetja, cili është relacioni që ekziston në mes punës dhe veprimit, kur edhe veprimi konsiderohet aktivitet karakteristik për njeriun.
Filozofia "praktike", e kuptuar si filozofi mbi veprimet njerëzore e ka themelin tek Aristoteli. Ai bën dallimin në mes dy formave të veprimit, "praxis" dhe "poiesis". Praxis është një formë aktiviteti i cili ka një qëllim në vetvete. Është diçka që bëhet për hir të vet atij veprimi (p. sh. i bien flautës, apo e shpëton një fëmijë nga rreziku i mbytjes në ujë).
Poiesis është krijim apo punë përmes së cilës bëhet përpunimi i një materiali të caktuar (p. sh. ndërtimi i një shtëpie nuk është mjet por është qëllim, ne e përdorim atë për të banuar në te dhe jo vetëm sa për ta ndërtuar). Praxis ka një kuptim më të gjerë se poiesis, sepse para së gjithash praxis ka të bëjë me veprime në shoqëri, bashkësi, me veprime etike-politike.
Në kohët e fundit koncepti punë ka marrë gjithnjë e më shumë një rol qendror. Tek John Locke dhe Adam Smith bëhet potencimi i punës si krijuese vlerash dhe kulturash. Këtë e thotë edhe Hegeli, i cili njëkohësisht përpiqet që punën ta plasojë në një përcaktim gjerësisht të diferencuar të veprimtarisë njerëzore. Si përpunuese e natyrës, puna na liron prej detyrimeve (domosdoshmërive) natyrore. Përmes punës njeriu i formon sendet sipas "pamjes së tij", por me këtë e formon edhe vetveten. Në të njejtën kohë puna është e futur në një rreth veprimesh në mes njerëzve. Pra ekziston në një rrethanë shoqërore. Në këtë mënyrë Hegeli bën dallimin në mes punës dhe veprimit (si veprim ndaj të tjerëve) dhe në të njejtën kohë bën bashkangjitjen e tyre (punës dhe veprimit).
Marksi niset nga mendimi i Hegelit. Puna është esenca e njeriut, në atë mënyrë që, është puna ajo që e bën njeriun atë që është. Por ai menjëherë e kthen konceptin punë kundër idealizmit të Hegelit. Ai e potencon karakterin material, trupor tek puna.: "Puna është në radhë të parë një proces në mes njeriut dhe natyrës, një proces në të cilin njeriu, me iniciativën e tij ndërmjetëson, rregullon dhe kontrollon bashkëveprimin e vetë me natyrën." Me ato "forca natyrore" të karakterit trupor; duar, këmbë dhe kokë, njeriu ndërhyn në procesin natyral për t'i plotësuar nevojat e tij. Por në të njejtën kohë puna është diçka që e karakterizon njeriun. Ajo (puna) e distancon ate prej natyrës. Puna ka lidhje me një qëllim në atë kuptim se vetë njeriu e përcakton këtë qëllim. Përmes punës, njeriu u jep formë sendeve që janë rreth tij. Por relacioni në mes njeriut dhe produkteve mund të shtrembërohet, në atë mënyrë që njeriu nuk mund ta sheh veten në ato sende të cilat i ka krijuar – alienation.
Meqenëse njeriu e ndryshon natyrën rreth tij, sipas Marksit ndryshohet edhe vetë natyra e njeriut. Ai i zhvillon nevojat dhe mundësitë e tij përmes punës. Njeriu mbërrin tek vetvetja përmes punës. Në këtë mënyra puna është krijuese e historisë. Përmes punës njeriu i jep formë botës sociale dhe kulturore. Në traditën marksiste puna ka një domethënie të gjerë dhe themelore. Ajo nuk paraqet vetëm një formë të caktuar të aktivitetit njerëzor por vetë procesin në të cilin njeriu i jep formë jetës së tij. Tendenca në këtë traditë është që të bëhet identifikimi i praxis apo veprimit me punën.
Një identifikim i tillë bëhet shkaktar i krijimit të problemit lidhur me atë se në çfarë mënyre duhet kuptuar veprimet në raport me njerëzit tjerë, pra në kuptimin etik e politik. A është e mundur që një veprim i tillë të reduktohet në përpunim të një materiali të caktuar? Në një kritikë brenda traditës marksiste, Habermas bën dallimin në mes veprimit teknik, "instrumental" (d. m. th. punës) dhe veprimit "komunikativ" (ndërveprimit d. m. th. veprimit në raport me të tjerët, veprimit ndaj të tjerëve).

Q

QAMILI IMERJAH,
veprimtar në Gjermani. Një nga udhëheqësit e Klubit "Emin Duraku" të Dusseldorfit. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Imerjah Qamili, Kölnerstr. 313, D-4000 Düseldorf. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 30.

QELAJ LATIF, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Latif Qelaj, Alte Landstr. 101, 2072 Bargteheide. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.

QYQALLA SYLEJMAN – Sylejman Qyqalla, i lindur më 29 qershor 1954 në fshatin Bellaqefci i Madh KK Prishtinë. Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Prishtinë PP. nr. 180/79 dt. 9 maj 1980, më 4 qershor 1980 është dënuar me 4 vjet burg.

R

racketeer
reketash person i cili merret me veprimtari të ndryshme kriminale. Më së shpeshti reketashi është pjesë përbërëse e një organizate kriminale. Dhuna fizike dhe shkatërrimi i pasurisë janë disa prej mjeteve me të cilat ai shërbehet për t'i detyruar të tjerët t'i japin para. Kockarnicat ilegale, shtëpitë publike-burdelet me prostituta dhe tregu i zi janë disa prej aktiviteteve të tij fitimprurëse.

radicalism radikalizëm Veprim politik apo social ose një ide që qon apo kërkon ndryshime të menjëhershme dhe rrënjësore në shoqërinë ekzistuese. Si rregull koncepti është i lidhur me politikën majtiste, si atë marksiste poashtu edhe atë jo-marksiste. Radikalizmi shpesh shihet si poli i skajshëm i një vazhdimësie, që në skajin tjetër ka lëvizjet reaksionare. Nganjëherë flitet për radikalizmin e djathë, i cili qëndron në raport të kundërt me konzervatizmin tradicional.

RAMA REXHEP, veprimtar në Zvicër. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Rexhep Rama, Dorfstr. 54, 4656 Starkihre. CH. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 2.

RAMABAJA XHAVIT, veprimtar në Gjermani. Aktivisti kryesor në rrethin e Bilefeldit. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Xhavit Ramabaja, Auf Dem Felde 23, Gütersloh 12. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 30.

RAMADANI NAMI, veprimtar i dalluar në Esslingen-rrethit të Shtutgartit nga fshati Tenovë i Tetovës. Postjeri kryesor i Lëvizjes së Jusuf Gërvallës. Shofer profesionist i kamionave të mëdhenj. Si shofer i ka ra shpesh herë kryq e tërthor Evropës. Në të gjitha rrugët e tij, me vete ka pas gazetat, Zërin dhe fjalët e Jusuf Gërvallës, të cilat ua ka shpërnda bashkatdhetarëve, nëpër anët e ndryshme të Evropës, të cilët në marrëveshje paraprake me te kanë dalë dhe e kanë pritë në ato vendpushime e pauza që i kanë konvenuar Namiut. Në vitet 1980-1985 ka banuar në këtë adresë: Nami Ramadani, Karlsbaderstr. 12, D-7300 Esslingen.

RAMADANI QAZIM – Qazim Ramadani nga fshati Smirë- aktivist i dalluar i rrethit të Shtutgartit.

RAMAJ MUHARREM, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Muharrem Ramaj, Pasenstr. 13, 2800 Bremen 44. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

RAMIQI EMRUSH, veprimtar në Gjermani. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Emrush Ramiqi, Schutzenstr. 27, 6700 Ludwigschafen. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

RAMIQI MUHAMET, veprimtar në Zvicër. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Muhamet Ramiqi, Cite Ouest« G »Ch.1196 Gland (VD)tel. 642957. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.

rank rang pozitë të cilën një individ e ka në një grup, anëtarët e të cilët i kanë në dispozicion në masa të ndryshme ato resurse të pakta (të kufizuara) që vlerësohen nga grupi. Resurset munden me qenë; pushtet, të ardhura, kapital, shkollim etj., apo ndonjë kombinim i këtyre që u përmendën. Sa më e madhe që të jetë qasja (masa e disponimit) që individi ka në ndonjë resurs aq më i lartë është rangu i tij në atë dimension të resursit. I njejti individ mund të ketë rang të lartë në një dimension dhe më të ulët në ndonjë tjetër, p. sh. drejtori i një ndërmarrje i cili e ka të kryer vetëm gjysmën e shkollës fillore.

RASHANI FADIL, veprimtar në Zvicër. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Fadil Rashani 10, Rue John-Grasset CH-1205 Geneve, tel. 299374. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

rate buster person e cili përpiqet gjithnjë t'ua kaloj të tjerëve me punë, apo duke e bërë atë më shpejt dyshohet se e prish akordin për tërë grupin punues.

rationalization racionalizim racionalizimi ndodh kur një veprimi i epet një sqarim i pranueshëm social, kur motivi i vërtetë që qëndron pas atij veprimi është i papranueshëm. P. sh. dikush mund të thotë se merr pjesë e angazhohet në politikë me qëllim që t'i shërbej shoqërisë, ndërsa motivi i vërtetë është pushteti, hegjemonia dhe hajnia. Me ndihmën e racionalizimeve, të cilat mund të jenë të pavetëdijshme ose të vetëdijshme përpiqet të ruhet respekti për vetveten. Racionalizimet ndodhin në gjendje të frustracionit dhe ato mund të përshkruhen si mekanizëm mbrojtës.

reaction formation Individi sillet në një mënyrë që është e kundërt me atë që kishte dashtë. P. sh. një person i cili është shumë i idhnuar në dikend, në vend që ta shprehë idhnimin, e fshehë atë, dhe ndaj tij tregohet në mënyrë të tepruar i shoqërueshëm e miqësor. Ky është një nga shumë reaksionet, të cilat hyjnë në funksion gjatë frustrimit dhe është një mekanizëm mbrojtës.

reactionary reaksionar person apo grup që kërkon kthimin një gjendje të mëparshme që ka ekzistue në shoqëri apo në ndonjë pjesë të saj. Pra nuk është në pyetje ruajtja e gjendjes aktuale. P. sh. kërkesa për kthimin e dënimit me vdekje për krime të caktuara, në disa vende perëndimore, është reaksionare.

realism realizëm Në shkencat shoqërore, ajo pikëpamje sipas të cilës shoqëria, institucionet, grupet etj. janë më shumë se sa pjesët përbërëse pra më shumë se sa thjeshtë numri i individëve që hyjnë në përbërjen e tyre. Realizmi quhet edhe universalizëm. E kundërta është atomizëm.

rebellion rebelizëm një prej shumë modeleve të veprimit që sipas R. Merton, ndeshet gjatë tensioneve strukturale në shoqëri, tek të cilat vjen si pasojë e ndarjes së pabarabartë të atyre mjeteve që konsiderohen të pranueshme për arritjen e qëllimeve-caqeve që definohen nga një kulturë. Gjendjen e tillë ai e quan anomike, e cila në atë situatë reagon përmes rebelizmit, duke i hedhur poshtë si caqet e aprovuara nga kultura ashtu edhe mjetet për t'i arritur këto caqe. Në këtë mënyrë bëhet përpjekja për rikonstruktimin e shoqërisë duke vendosur qëllime-caqe të reja dhe duke përcaktuar mjete të reja për arritjen e këtyre caqeve. Në Social Theory and Social Structure (1957) Merton përshkruan edhe katër modele tjera të reagimit në një situatë anomike. Ai i quan ato inovacion, konformizëm, retretizëm dhe ritualizëm.

recidivism përsëritja apo rikthimi, pos tjerash në veprimtari kriminale.

redintegration përdorimi i pavetëdijshëm i mënyrës së sjelljeve të të tjerëve nga dikush. Quhet shpesh gabimisht imitim.

reductionism reduksionizëm 1. supozimi se metodat dhe teoritë të cilat vlejnë për disa fenomene sociale të caktuara vlejnë edhe për të tjera, përkundër ndryshimeve esenciale që ekzistojnë në mes fenomeneve gjegjëse,
2. supozimi se ligjet mbi sjelljet e fenomenet sociale janë vetëm një rast i veçantë i atyre ligjeve që vlejnë për objektet biologjike dhe fizike.

reference group Veprimet sociale të individit drejtohen pjesërisht nga ato norma që vlejnë për atë apo ato grupe të cilave ai u takon dhe pjesërisht nga normat që vlejnë për grupet tjera, pamvarësisht se a janë ato të vërteta apo të imagjinuara. Të gjitha grupet që në këtë mënyrë ndikojnë në individin dhe veprimet e tij sociale quhen referensgrupe.
Që një grup në të cilin individi nuk është anëtar të konsiderohet nga ai si referens-grup duhet që ai (grupi) të plotësoj diçka prej këtyre kritereve:
1. individi përpiqet që të bëhet anëtarë në te,
2. individi përpiqet që t'u përngjaj anëtarëve të atij grup në ndonjë aspekt,
3. individi është i kënaqur që dallohet prej anëtarëve të atij grupi dhe përpiqet t'i ruaj këto dallime dhe
4. individi e merr si pikënisje atë grup (të cilit nuk i takon) si objekt krahasues kur don të bëjë vlerësime për grupin e vetë (pra grupit të cilit i takon).
Teoria e reference group është trajtuar hollësisht nga R. Merton dhe A. Kitt në librin e R. Merton Social Theory and Social Structure (1957).

reference individual Nëse një individ në të gjitha rolet të cilat ai i luan, përpiqet t'i ngjaj një tjetër individi ky i fundit është reference individual i të parit. Kështu ky koncept është më i gjerë se sa (rol-model).

referendum referendum votim ku zgjedhësit kanë mundësi ta pranojnë ose hedhin poshtë politikën e ndjekur. Referendumet mund të jenë obliguese dhe këshilluese. Në rastin e parë (referendumet obliguese) duhet të zbatohet ajo vijë që ka fituar shumicën, gjë që nuk është e domosdoshme tek referendumet e llojit të dytë (këshilluese).

REKA HYZRI, figurë qendrore e rrethit të Dusseldorfit. Një nga aktivistët më të dalluar. Shok i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Në vitet 1980-1984 ka banuar në këtë adresë: Hyzri Rekaj, Mintorpstr. 27, D- 4000 Dusseldorf.

RENEGATI, një nga artikujt më të mirë të Jusuf Gërvallës. Është botuar në numrin e parë të Lajmëtarit të lirisë, në faqe 8-9:

RENEGATI
Prolegomenë për historiatin, zhvillimin dhe perspektivën e dështakut më të madh të fisit njerëzor

Prejardhja dhe shtrirja fizike e renegatit.

-Ndër fjalorë, renegatin e gjejmë te shkronja r me këtë shpjegim përkatës: renegati vjen nga lat. Renegate ( re…+ negare – me mohue) dhe shenjon njeriun që ka ndërruar mendje, bindjen e përparshme dhe ka dalë në taborin kundërshtar, në taborin e armikut; ai është edhe i arratisur, dezertor, përçarës, tradhtar, pjellë e keqe, kopil…. Ndër vende e popuj, renegatin e gjejmë kryesisht në të gjitha paralelet dhe meridianet e planetit Tokë. Sidomos në gji vendesh dhe popujsh të pushtuar e të kolonizuar.

Ekologjia e renegatit.- Truall i përshtatshëm për lulëzimin e renegatëve quhet trualli ku ekziston konflikti i përhershëm mes gjakësorit dhe viktimës. Karakteristikë kryesore e truallit të tillë janë ato rrethanat e njohura, që e mbajnë gjallë ligjin ekologjik, sipas të cilit, për të gjalluar ujku, duhet të zhduket dhia, dhe për të gjalluar dhia , duhet të zhduket lakra. Këtu renegati futet si një pykë, që gjithmonë shërben për të çarë trupin e palës së dobët, të viktimës. Edhe klima, që kushtëzon mugullim të dendur dhe rritje të suksesshme të renegatit, është klimë ters: qielli i ulët, i rëndë, i zymtë, me një minimum ditësh me diell gjatë vitit ( apo gjatë dekadave, shekujve) dhe me maksimumin e të reshurave kalbëzuese. Kusht i domosdoshëm janë erërat e përhershme me kundërmim qelbanik, që duhet të fryjë gjithmonë nga një drejtim, nga qendra ( kupto: nga institutet e pushtuesit për shtypjen dhe ç’kombëtarizimin e të pushtuarit) në drejtim të provincave të pushtuara e të kolonizuara. Këto erëra duhet të sjellin pështjellim, anarki, pacifizëm, altruizëm të inskenuar, terr injorance e analfabetizmi, tradhti, vëllavrasje, përçarje dhe sherre që mbillen, piqen e korren përngut, pa e pritur njëri-tjetrin.
Format e ekzistencës së renegatit.- Në përputhje me kushtet e tilla ekologjike, te familja e madhe e përbindëshave-renegatë është zhvilluar një mori formash të ekzistencës, nga më të ulëtat e deri te ato më të lartat; që nga renegati-morr, i cili nuk shikon si e si të sigurojë për të vegjlit e vet një lugë kos, po që ta bëjë të ngordhur lopën e të vëllait, për t’ia lënë atij pa kos carrokët, e deri te renegati-katalla, i cili ushqimin e vet e siguron duke ushqyer sa më majmë armikun me gjakun e vëllezërve të dikurshëm.
Përkufizimi i qenies së renegatit.- Më poshtë do të shohim sa e vështirë na del puna e përkufizimit të qenies së renegatit. Ja se pse. Thamë se ai është ndërmjetësues në shtypjen sa më të suksesshme të të pushtuarit nga ana e pushtuesit. Pra, renegati na del jo krijesë e mëvetësishme po gjymtyrë e këputur nga një praorganizëm (praatdhe, prapopull), që i ndajshtohet një organizmi të ri (të armikut), i cili për nga konstitucioni elementar dhe për nga bindjet s’ka asgjë të përbashkët me paraardhësin e renegatit.
Një dukuri e tillë nuk është hetuar në asnjë plan të ekzistencës së gjallesave të planetit tonë. Madje as te sendet dhe fenomenet natyrore. Në mungesë të mundësive për ndonjë përkufizim plotësisht të saktë të qenies së renegatit, do të mjaftohemi me evidentimin e ekzistencës së tij në disa plane fiziko-metafizike dhe në disa shkallë të ndryshme të qenies.

a)Plani metafiziko-mistik
Të gjitha doktrinat fetare e kanë evidentuar ekzistencës e shpirtit të lig, i cili bën çerdhe nën sjetullat e njerëzve të vdekshëm, për t’i larguar këta nga rruga e mbarë dhe për t’i joshur në udhën e djallit. Prandaj, në mësimet fetare renegati jo rastësisht krahasohet pikërisht me këtë qenie mitike, emërtohet “hafije” dhe i caktohet vendi më i keq në rrathët e ferrit. Po ndryshe nga fryma e ligë mistike, renegati e ha bukën dhe, si të tillë, edhe renegatin e ha plumbi. ( Po të ketë kush ia jep)
b)Plani antropologjik
Sikundër në gjithë botën shtazore, forma më e lartë ekzistenciale e së cilës është njeriu, edhe te njeriu dominon instinkti i dashurisë ndaj më të afërmit të llojit dhe rezoni e kujdesi për zhvillim sa më të mbarë të llojit të cilit i përket ( kjo e dyta vetëm te njeriu)
Përjashtim bën pasardhësi i Kainit, vëllavrasësi..
Po edhe në këtë pikë, qenia e renegatit sikur ikën nga mundësia e përkufizimit të saj të saktë. Vërtet, Kaini e vrau Abelin, që e kishte vëlla, por vrasja i bë për shkak të xhelozisë, do të thotë për të jetuar vetë në liri (patologjike) , e jo për t’ia dhënë armikut barbar lëkurën e të vëllait.

c)Plani zoologjik
Të themi: renegati është dosë, që e ha pjellën e vet! Por, deri më sot nuk kemi njoftime për ndonjë dosë që t’ia ketë shpënë për ëmbëlsirë ujkut derrkucët. Ose, mund të themi mace. Macja e ha pjellën e vet, këtë e dimë. Por, ajo vazhdimisht kujdeset që, duke eliminuar të vegjlit e vet, ta lërë gjallë më të shkathëtin, pasardhësin më të aftë për të gjuajtur minj dhe për t’u përleshur me qen. Renegati jo! Ai, bijtë e shkathët të popullit të vet i rjep dhe lëkurën e tyre ia jep falas armikut; ai i lë gjallë këlyshët që i përngjajnë atij, më të dobëtit.
ç)Plani botanik
A bën lulja pa lulen? “Me një lule nuk çel pranvera!” Por, edhe në këtë mes na paraqiten patologji madërgona, bie fjala. Mbin ku s’e ke pritur, rritet duke ua marrë ushqimin bimëve që japin fryte. Edhe kërpnaja, që u lidhet për trupi pemëve dhe ua ndan rriten. Por, t’i pyesësh, për hir të kujt bëjnë kështu, edhe madërgona edhe kërpnaja të tregojnë se e bëjnë vetëm për të jetuar vetë, dhe jo për hir të hithit agresiv, ta zëmë. Kurrsesi!
d)Plani i sendeve dhe objekteve
Në e parë duket se përfundimisht kemi dalë në fushën e kërkuar. Përfytyrimi i parë që lidhet me shembëlltyrën e renegatit, është një vegël e thjeshtë e praktikës më të thjeshtë: masha. Me mashë nxirren gështenjat nga zjarri, me mashë e ruajmë dorën nga prushi. Ose biza. Me të i hapim rrugë gjilpërës për në lëkurë dhe kështu ruajmë gishtat. Por, edhe masha edhe biza janë aq indiferente, aq të marra e të ftohta, sa s’kanë lidhje ç’janë duke bërë. Më në fund, edhe sikur të mos kishin qenë indiferente e të marra, masha dhe biza mund ta ngrenë kokën me mburrje para renegatit, sepse as njëra as tjetra nuk përdoren kurrë për asgjësimin e llojit të vet.

Shumimi i renegatit. – Shkencërisht është vërtetuar se vetmia është gjendje vrastare edhe për krijesat më asociale, madje edhe për monstrumet, që pothuaj se i kanë mjaftuar gjithmonë vetvetes. Ndoshta edhe dështaku më i madh i fisit njerëzor, renegati, do të mund të bënte pa shoqëri dhe pa pasardhës. Por, meqenëse në lashtësinë e errët hyjnore mistike, kur janë ndarë shpirtrat dhe fatet jetësore, ai ka zgjedhur shpirtin, rrugën dhe fatin e Kainit, fatin e këpujës, bullungës, macallungës, bajllagës; fatin e ushujzës që thith gjak jo për vete po për të tjerë, pra të një ushujze patologjike, ai ka pranuar njëherazi fatin e veprimit sipas diktatit të të huajit. Kështu , edhe për shumimin e tij vendos tjetri. Ka çaste që renegati, ngjashëm me revolveristët me pagë të Perëndimit të egër, lodhet me punën e vet dhe dëshiron fuqishëm të kthehet në jetën e qetë: po ai që i rri mbi kokë dhe i dikton nuk e lejon kurrsesi një gjë të tillë. Atëherë renegati rrëmbehet nga ndjenja e vetëshkatërrimit dhe e iritimit ndaj shumimit. Por, edhe atëherë ai është i detyruar të shumohet sipas urdhrit të armikut, të cilin e ka bërë “vëlla”.
Zakonisht, renegati shumohet duke mbjellë mjegull, me të cilën lypset të mbulohet e drejta, e vërteta historike dhe trashëgimia e mbarë kombëtare e vëllezërve të tij të përparshëm në atdheun e robëruar. Rekuizitat praktike: gënjeshtra e imtë, edhe atëherë kur të gjithë e dinë se je duke gënjyer; gënjeshtra e madhe historike, demagogjia. Pra, siç shohim, shumimi i renegatit bëhet të shumtën në mënyrë metafizike, pa kontakt fizik. (Ose me një kontakt oral!) Por, edhe kjo mënyrë e shumimit kërkon shpenzime sasish të mëdha energjie, e cila kompenzohet po me mjete patologjike: pas çdo komunikimi me qëllim të fundëm shumimin, renegati duhet të hajë pak palcë kurrizore të ish vëllezërve të vet dhe të lëpijë ndonjë asht të ish vëllezërve. Zakonisht, ashtin ia hedh pushtuesi dhe kolonizatori, pasi ta ketë konsumuar vetë intenzivisht.

Përfaqësuesi.- Qielli, toka dhe uji shqiptar, me një nga klimat më optimale për rritjen dhe shumimin e renegatit, e bëjnë me të madhe këtë kopil, këtë ushujzë. Kësaj radhe do të marrim shembull vetëm disa nga përfaqësuesit e renegatëve, ekzistenca e të cilëve manifestohet në planin dhe në shkallën më të lartë: Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli…
Perspektiva e renegatit për ekzistencë.- Regenati, përfaqësuesi më i denjë i llojit të vampirit, që është i thirrur për ta zhdukur lugatin, zhduket posa të bien mbi dhe shenjat e para të agimit, pra të luftës çlirimtare-çkolonizuese dhe të revolucionit. Duke iu referuar kapitullit me titull “Ekologjia e renegatit”, po përfundojmë se perspektiva ekzistenciale e renegatit është si ajo e disa insekteve të caktuara, që jetojnë vetëm tre çerek ore: “ata lindin aty nga ora pesë dhe ngordhin aty nga ora gjashtë e mbrëmjes. Për këto insekte nuk ekzistojnë mëngjesi, mesdita, mbrëmja, për to nuk ekziston kohë tjetër veç muzgut, ku ato lindin dhe vdesin.” (Jusuf Gërvalla, Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 8-9)

residue Një komponent i rëndësishëm në sociologjinë e W. Paretos janë residue-t. Ato janë gjashtë dhe ai mendon se ato janë themeli i motiveve për të gjitha veprimet. Ato kanë këtë përmbajtje vijuese:
1. tendenca për kombinime të reja (inovacion),
2. ruajtja e agregateve ekzistuese (konsolidim),
3. ndjenjave me iu dhënë simbole (ekspresivitet),
4. me iu bashkangjitë të tjerëve (ekspresivitet),
5. ruajtja e dinjitetit (integritet), dhe
6. vështrimi i botës përmes termave erotik (seksualitet).
Në teorinë e Paretos për cirkulacionin e elitave ai e ka përdorë më së shumti konceptin e inovacionit dhe konsolidimit. Ai mendon se ato veprime që janë vetvetiu jo logjike duhet me u arsyetue. Kjo bëhet duke përdorur derivate të ndryshme, që përbëjnë mveshjen gjuhësore. Ai i ka trajtuar residue-t dhe derivatet në Trattato di sociologia general (1916).

resocialization risocializim ndryshim i shpejt dhe i madh në atitydat dhe sjelljet e një individi. Atitydat dhe sjelljet e reja jo vetëm që janë të ndryshme nga të mëparshmet, por janë edhe të papajtueshme me to. "Brain wasching", rehabilitimi i kriminelëve dhe konvertimet-kthesat religjioze janë shembuj për këtë.

response përgjigje që individi e jep ndaj një stimuli. Përdoret shpesh për sjellje që mund të vështrohen por nganjëherë edhe kur janë në pyetje procese fiziologjike të brendshme. Term alternativ është reaksion.

retreatism është një model i mundshëm i veprimit në një situatë në të cilën shoqëria është në gjendje anomike. Kjo do të thotë sipas R. Merton, se ato mjete, që janë të aprovueshme (legjitime) për arritjen e një qëllimi të definuar në pikëpamje kulturore, janë të shpërndara në shoqëri në mënyrë të pabarabartë. Ata individ që në një situatë të tillë përgjigjen me retreatism i hedhin poshtë si qëllimet-caqet ashtu edhe mjetet dhe i individualizojnë reaksionet e tyre. Endacakët që flejnë stacioneve të trenave e autobusëve dhe në tabuta të xhamijave, vagabondët, alkoolistët dhe narkomanët, në bazë të Mertonit janë persona, që në këtë mënyrë e individualizojnë sjelljen e tyre. Në Social Theory and Social Structure (1957) përveç përshkrimit të këtij modeli të veprimit, përshkruhen edhe katër modele tjera të veprimit në një situatë anomike, të cilat Merton i quan inovacion, konformizëm, rebelizëm dhe ritualizëm.

revitalization movement lëvizje që vepron për ripërtrirjen e kulturës së shoqërisë të cilët anëtarët i takojnë. Këto lëvizje kanë pasë rëndësi të madhe në histori. Krishterimi, muhamedanizmi dhe budizmi mund të konsiderohen lëvizje të këtij lloji.

REVIZIONIZMI. Formë e maskuar e oportunizmi dhe pasqyrim i ideologjisë borgjeze në lëvizjen punëtore e komuniste, që u shfaq kur marksizmi triumfoi mbi kundërshtarët e tij ideologjikë dhe u afirmua si botëkuptim i klasës punëtore. Revizionistët e pranojnë marksizmin me fjalë, por kërkojnë rishikimin e tij, e falsifikojnë atë, flakin mësimet themelore dhe shpirtin revolucionarë të tij, duke pasur si qëllim strategjik përjetësimin e sundimit të kapitalizmit atje ku ai është në fuqi dhe rivendosjen e tij atje ku ai është përmbysur.
Revizionizmi modern, duke qenë vazhdues i drejtpërdrejtë i revizionizmit të vjetër, të Bernshtajnit, Kautskit etj. ka edhe tiparet e veta dalluese të veçanta. Dallimi kryesor qëndron në faktin që revizionizmi i sotëm nuk është vetëm një rrymë ideologjike antimarksiste, por edhe revizionizëm në pushtet në një numër vendesh. Përvoja tregon se në këto vende baza shoqërore kryesore e tij u bë një shtresë e gjerë kuadrosh drejtuese të partisë, të aparatit shtetëror, të ekonomisë e të kulturës, që gradualisht u burokratizuan, e vunë veten mbi masat dhe u borgjezuan, deri sa u shndërruan në një klasë të re borgjeze, ndërsa në BRSS e në Kinë edhe në përfaqësues të socialimperializmit. Revizionizmi modern përfaqëson armikun kryesor në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, është "kali i Trojës" i imperializmit dhe kapitalizmit botëror.

Ekzistojnë rryma të shumta të revizionizmit modern, ndër të cilat më kryesoret janë; revizionizmi sovjetik, revizionizmi jugosllav, revizionizmi kinez, dhe revizionizmi eurokomunist. Luftën konsekuente kundër revizionizmit modern të të gjitha ngjyrave, PPSH e ka parë dhe e sheh si një çështje të madhe parimore, kusht të domosdoshëm e detyrë të dorës së parë për të çuar përpara çështjen e revolucionit, të çlirimit të popujve e të socializmit. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, faqe 917)

REVIZIONIZMI EUROKUMINIST. Variant i revizionizmit modern, një grumbullim teorish pseudokomuniste, që i kundërvihet marksizëm-leninizmit. Eurokomunizmi është produkt i degjenerimit të partive komuniste të Evropës Perëndimore që u futën në rrugën e revizionizmit. Ai është ideologji e aristokracisë punëtore dhe e reformizmit borgjez të kulluar, që ka për qëllim sabotimin e revolucionit, mbrojtjen e përjetësimin e rendit kapitalist. Përfaqësueset të eurokomunizmit janë partitë revizioniste të Italisë, Francës dhe Spanjës.
Veçori dalluese e revizionizmit eurokomunist është se ai paraqitet si "revizionizëm pa dorashka", që del hapur kundër leninizmit dhe mësimeve marksiste-leniniste për revolucionin e shoqërinë socialiste. Eurokomunistët mohojnë ligjet e përgjithshme të kalimit nga kapitalizmi në socializëm, janë vënë në kërkim të një "rruge të re", të ndryshme nga ajo e Revolucionit të Tetorit, predikojnë rrugë specifike "me ngjyra kombëtare". Thelbi i predikimeve të tyre është kalimi gjoja në socializëm pa udhëheqjen e klasës punëtore e të partisë së saj, pa revolucion, pa përmbysur borgjezinë, pa shkatërruar makinën shtetërore borgjeze, dhe pa vendosur diktaturën e proletariatit, por me "paqe sociale", në "rrugë demokratike e parlamentare" përmes "reformave të strukturës", në kuadrin e kushtetutës borgjeze, në "kompromis historik" e aleancë me partitë socialdemokrate e borgjeze, me pjesëmarrjen e të gjithëve të proletarëve e të borgjezëve, të priftërinjve e të policëve etj.
Tabloja e shoqërisë "së re", që japin eurokomunistët, s'është tjetër veçse shoqëria e sotme kapitaliste, e retushuar me bojë "socialiste". "Socializmi i përfytyruar nga eurokomunistët është një shoqëri, në të cilën pleksen e bashkëjetojnë elemente socialiste e kapitaliste në ekonomi e në politikë, në bazë e në superstrukturë. Eurokomunizmi është një shembull i qartë i degjenerimit socialdemokrat dhe i tradhtisë ndaj marksizëm-leninizmit. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, faqe 917-918)

REVIZIONIZMI JUGOSLLAV. Rryma e parë e revizionizmit në pushtet, armë e posaçme e imperializmit për përçarjen dhe minimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare e të kampit socialist, për degjenerimin dhe shkatërrimin e socializmit, për sabotimin e revolucionit e të lëvizjes antiimperialiste çlirimtare të popujve, për falsifikimin e marksizëm-leninizmit.
"Socializmi vetadministrues" jugosllav, i propaganduar nga titistët dhe nga borgjezia ndërkombëtare si model i një "socializmi specifik demokratik e human", është mohim i hapur i mësimeve të marksizëm-leninizmit dhe i ligjeve të përgjithshme të ndërtimit socialist. Sistemi ekonomik e politik "vetadministrues" jugosllav është një shoqëri hibride kapitalisto-revizioniste, një formë anarkosindikaliste e diktaturës së borgjezisë, e frymëzuar nga idetë e Prudonit, të Bakuninit, të "Opozitës punëtore" etj., që sundon në Jugosllavinë e varur nga kapitali ndërkombëtar.
Në lëmin e marrëdhënieve kombëtare, revizionizmi jugosllav është mishërim i shtypjes shoviniste dhe i përçarjes midis kombeve. "Socializmi vetadministrues" ka ngjallur antagonizmat e vjetër midis klaneve të ndryshme shoviniste, ka çuar në thellimin e pabarazisë, të grindjeve e të rivalitetit të republikave e të krahinave të Jugosllavisë, në rritjen e tendencave hegjemoniste e seperatiste.

Revizionistët jugosllav janë armiq e minues të revolucionit e të luftërave antiimperialiste çlirimtare të popujve. Ata predikojnë pikëpamjet antimarksiste të ecjes spontane drejt socializmit, pa përmbysjen revolucionare të borgjezisë, pa udhëheqjen e klasës punëtore e të partisë komuniste. Një vend të veçantë në misionin e revizionizmit jugosllav në shërbim të strategjisë së imperializmit zë teoria dhe praktika titiste e "mosangazhimit", e cila ka për qëllim të largojë popujt liridashës nga lufta aktive kundër skllavërisë imperialiste e neokolonialiste.
Një rol i madh në demaskimin e titizmit i takon J. V. Stalinit. PPSH e para u ndesh me ballë për ballë me revizionizmin jugosllav në teori e në praktikë, ajo nuk e ndërpreu për asnjë çast luftën kundër tij dhe i ka bërë atij analizën, më të plotë e të thellë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, faqe 918)

REVIZIONIZMI KINEZ. Rrymë oportuniste në lëvizjen komuniste botërore dhe një ndër variantet kryesore të revizionizmit modern, që ka luajtur e luan një rol të posaçëm që ka luajtur e luan një rol të posaçëm në strategjinë e imperializmit për falsifikimin e marksizëm-leninizmit, për sabotimin e revolucionare e veçanërisht të luftërave çlirimtare në vendet ish-koloniale e të varura, si dhe për degjenerimin e socializmit, për përçarjen e minimin e lëvizjes komuniste e marksiste-leniniste ndërkombëtare.
Baza "teorike" e revizionizmit kinez, "maocedunideja", e shpallur prej tij si "etapa e tretë e më e lartë e marksizëm-leninizmit", përfaqëson në të vërtetë një teori eklektike, një amalgamë pikëpamjesh, ku janë përzier ide e teza të shkëputura marksiste me parime filozofike idealiste, pragmatiste e revizioniste, të huajtura nga filozofia e lashtë kineze dhe nga shkollëzat e filozofisë e të sociologjisë së sotme borgjeze e pseudomarksiste.
Thelbin e pikëpamjeve e të praktikave antimarksiste të revizionizmit kinez e të "maocedunidesë" e përbëjnë: mohimi i rolit të klasës punëtore në revolucion dhe përhapja e teorisë së "rrethimit e të çlirimit të qytetit nga fshati"; përligjja e bashkëjetesës së shumë vijave në partinë komuniste; vënia e ushtrisë mbi partinë; predikimi i pluralizmit politik në socializëm; integrimi paqësor i borgjezisë; ruajtja e pozitave të saj dhe shuarja e luftës së klasave në shoqërinë socialiste; mohimi i rolit të botëkuptimit marksist-leninist dhe predikimi i pluralizmit ideologjik në socializëm.
"Teoria e tri botëve" e revizionistëve kinez mohon rolin historik të proletariatit, duke paraqitur si forcën lëvizëse kryesore të historisë të ashtuquajturën "botë e tretë", nën hegjemoninë e Kinës; predikon shuarjen e çdo lëvizjeje revolucionare e çlirimtare, aleancën e punonjësve e të popujve me borgjezinë, me regjimet reaksionare, me shtetet imperialiste të "botës së dytë" dhe me imperializmin amerikan kundër socialimperializmit sovjetik; është ideologji e politikë e afrimit me imperializmin botëror dhe e nxitjes së luftës imperialiste, si rrugë për shndërrimin e Kinës në një superfuqi.
Lufta e PPSH kundër revizionizmit kinez është me rëndësi të madhe për lëvizjen revolucionare në botë, sepse ajo, siç ka theksuar shoku Enver Hoxha, rrëzoj dy mite: atë të Kinës, si vend ku ndërtohej socializmi dhe atë "maocedunidesë", si marksizëm-leninizmi i kohës sonë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, faqe 918)

REVIZIONIZMI SOVJETIK. Një ndër rrymat kryesore të revizionizmit modern dhe forma e tij më e rrezikshme që karakterizohet nga një demagogji e stërholluar. Ai u shfaq pas vdekjes së J. Stalinit, u kristalizua në Kongreset XX e XXII të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe u zhvillua e u thellua më tej pas rrëzimit të N. Hrushovit, si "hrushovizëm pa Hrushovin". Pikërisht dalja në skenë e revizionizmit hrushovian në BRSS e shndërroi revizionizmin modern në një dukuri ndërkombëtare. Revizionizmi sovjetik përfaqëson teorinë e praktikën më të gjerë e më të përpunuar të kundërrevolucionit revizionist, revizionimin e teorisë marksiste-leniniste në të gjitha fushat e për të gjitha çështjet.
Ai është, para së gjithash, ideologji e politikë e likuidimit të diktaturës së proletariatit, e shkatërrimit të rendit socialist dhe e rivendosjes së marrëdhënieve kapitaliste në formën e kapitalizmit shtetëror të një tipi të veçantë, që sundon në tërë jetën e vendit. "Partia dhe shteti i gjithë popullit", "socializmi i zhvilluar" etj., që propagandojnë revizionistët sovjetik, s'janë tjetër gjë veçse maska për të fshehur diktaturën borgjeze socialfashiste dhe rendin shfrytëzues kapitalist.
Në të njejtën kohë, revizionizmi sovjetik është teori e praktikë e sabotimit dhe e shuarjes së revolucionit e të luftërave çlirimtare. Teoritë e tij të "bashkekzistencës paqësore", të "kalimit paqësor", e të "rrugës parlamentare" për në socializëm, të "demokracisë antimonopoliste" etj. janë falsifikim i plotë dhe flakja e mësimeve themelore të marksizëm-leninizmit për revolucionin proletar dhe luftërat nacionalçlirimtare.
Lufta për demaskimin e plotë të revizionizmit sovjetik ka qenë dhe mbetet një detyrë e madhe për të gjithë marksistë-leninistët në kohën tonë. PPSH dhe shoku Enver Hoxha kanë mbajtur që në fillim një qëndrim të drejtë dhe parimor kundër revizionizmit sovjetik dhe kanë dhënë një ndihmesë të veçantë për demaskimin e tij. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, faqe 918-919)

REXHA BESIM, veprimtar në Velbert, Gjermani. Për Besim Rexhën me ka folë Jusufi gjatë gjysmës së dytë të vitit 1981. Besimi i dërgonte nganjëherë letra Jusufit, dhe për korrespondencën e tyre nuk di asgjë. Ajo çka di është se Jusufi disponohej nga mahitë dhe ekspresiviteti i Besim Rexhës. Duke e parë disponimin dhe të qeshurat që i vinin nga shpirti, Jusuf Gërvallës, Besim Rexha ka qenë një figurë e mirë dhe e ndershme për mua, dhe atë mendim nuk kam pasur arsye ta ndryshojë, edhe kur më ka ra rasti me e takue Besimin. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Besim Rexha, Heidelstr.4 D-5520 Velbert 1. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës. Numri i ekzemplarëve të porositur prej tij ka qenë 5.

REXHA HALIL, – Halil Rexha, nga fshati Korishë, aktivist i dalluar i rrethit të Shtutgartit.

REXHA KADRI, – Kadri Rexha lindi më 7 shkurt 1949 në fshatin Cerrcë të komunës së Burimit (Istogut). Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në Burim në vitin 1968. Studimet, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Fakulteti Filozofik, i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.
Është magjistër i shkencave filologjike. Gjatë vitit shkollor 1972/73 punoi si profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe i Gjuhës latine në Gjimnazin e Burimit. Nga viti 1973 e deri në vitin 1978 punoi si profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Sh. F. “Naim Frashëri” (ish “V. Nazor”) të Prishtinës. Nga viti 1978 e deri në shkurt të vitit 1982, kur edhe burgoset për veprimtari atdhetare, punoi në sektorin e klasifikimit të librit si dhe në atë të zhvillimit të bibliotekarisë së Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgu, në vitin 1986 arratiset në Zvicër, ku ka zhvilluar veprimtari të dukshme në fushën e politikës dhe të kulturës. Nga Maji i vitit 2006 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe vepron në Zvicër. Poezinë e parë e ka botuar si nxënës i klasës së pestë të shkollës fillore. Në fushën e publicistikës është paraqitur qysh si student, në fillim të viteve të shtatëdhjeta. Ka shkruar poezi, recensione për libra të botuar, ese, vështrime letrare, portrete figurash të shquara të kulturës dhe të historisë kombëtare, kolumne politike, etj. Ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e kohës: “Rilindja”, “Bota e re”, “Fjala”, “Flaka e vëllazërimit”, “Zëri i rinisë”, “Zëri i Kosovës”, “Demokracia”, “Alternativa”, “Republika”, “Qëndresa”, “Fjala e lirisë”, “Epoka e re”, “Zëri ditor”, “Kosovasot”, “Lajm”, www.radiokosovaelirë.com, www.pashtriku.org. Deri më tashti ka botuar librat: Kosovë, gurrë e bardhë, poemë, “Zëri i Kosovës”, Biel-Biene,1989, me pseudonimin D. Bardhi; Fati i luleve – rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla (monografi), Buzuku, Prishtinë, 1993; Pushkë lajmëtare, (monografi për Gjeneralmajorin Edmond Hoxha), “Epoka e re”, Prishtinë, 2002. Ka redaktuar dhjetëra libra letrarë dhe publicistikë. (Shënimet për Kadri Rexhën u morën nga libri i këtij autori për Dervish Shaqën)
Jusuf Gërvalla: "Pardje dy javë, më 14 dhjetor, natën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën. Aty nga ora 16, erdhën në "Rilindje" Suzana me Kadri Rexhën dhe më prunë lajme të hidhura. Atë ditë heret në mëngjes, e paskëshin burgosur Hysenin; i kishin gjetur materiale të shtypura të Lëvizjes. Dina, i cili e kishte sjellë lajmin për Hysenin, i gjen punëtorët e SPB-së duke ma bastisur banesën." (Shënime nga Ditari, 30 dhjetor 1979, Ludwigsburg)

"Shefqet Dibrani: Pas ngjarjeve të Pranverës Kosovare 1981 jeni ndër intelektualët që u dënuat me burg. A mund të na thoni më konkretisht kur u burgosët, për çka, me cilin grup dhe sa u dënuat?
Kadri Rexha: Në burg kam rënë më 22 shkurt 1982, në valën e burgosjes së intelektualëve shqiptarë. Duke lënë përshtypjen e përgjithshme se me çdo kusht po kërkonte të zbulonte folenë e shtabit të "kundërrevolucionit dhe irredentizmit shqiptar", UDB-a, respektivisht Serbia asokohe po fillonte fushatën e egër inkuizicionale kundër intelegjencës shqiptare, fushatë kjo që do të rezultojë deri edhe në mbylljen edhe të shkollës së fundit në gjuhën shqipe në Kosovë. Në aktakuzën që na e ngriti UDB-a figuronim tre persona. Unë akuzohesha për shpërndarje dhe ruajtje të materialit propagandistik antijugosllav, për lidhje me emigracionin politik dhe për takimin tim me Jusuf Gërvallën në Gjermani në gusht të vitit 1980. Ndonëse nuk kemi qenë grup i mirëfilltë i formuar me betime e me grushta të ngritur, veprimtarinë e kemi zhvilluar në kuadër të grupit. Si tresh edhe na dënuan me burg: mua me 3 vjet, Dr. Muhamet Tërnavën me 2 vjet, ndërsa Dr. Shaqir Shaqirin me 1 vit e gjysmë. Vlen të theksohet këtu se vetëm në saje të qëndresës së Nazmi Selmanaj dhe të Islam Mustafaj kemi shpëtuar të mos lidhemi me Komitetin e Deçanit, njërën ndër degët më aktive të LNÇKVSHJ-së, ku do të merrnim dënime shumë më të larta. Por edhe kësi soji, kjo ishte një hakmarrje ndaj miqve të Jusuf Gërvallës dhe një kërcënim paralajmërues kundër intelegjencës së pambrojtur shqiptare." (Intervistë dhënë Shefqet Dibranit, Qëndresa, 8/9, janar-shkurt 1994)

REXHA MEJDI, – Mejdi Rexha, aktivist i dalluar i rrethit të Shtutgartit, nga fshati Korishë-Prizren. Për te do të kisha dashtë me u zgjerua edhe më shumë, por më kanë munguar të dhënat konkrete biografike dhe fotografitë. Një prej 7-8 shokëve të parë të Jusuf Gërvallës gjatë vitit 1980. Në vitin 1981 e në fillim të 1982 e ka pasur këtë adresë: Mejdi Rexha, Hidere Wasse 30/682, 7032 Sindelfingen.

REXHA MUHARREM – Muharrem Rexha nga fshati Korishë- aktivist i dalluar i rrethit të Shtutgartit.

REXHA MUSTAFË, veprimtar në Zvicër. Në vitet 1982-1983 ka pasur këtë adresë: Mustaf Rexha, Rue de Indenerie 5 Geneve-Suisse tel.564011. Ka qenë një ndër pikat prej nga është shpërnda Zëri i Kosovës me fjalët kushtrimtare të Jusuf Gërvallës.

REXHEPI RAGIP lindi në fshatin Baincë të Kaçanikut. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ishte detyruar ta merrte rrugën e kurbetit. Në vitet e shtatëdhjeta u vendos në Cyrih të Zvicrës. ... Ragip Rexhepi sot jeton me bashkëshorten dhe fëmijët në fshatin Baincë. (Ismet Rashiti, Rrëfanë lirie, Prishtinë 2010, faqe 179-181). Në bazë të hulumtimeve të mia, ma merr mendja se Ragip Rexhepi, i prezentuar si Ragipi nga Cyrihu, pas 17 janarit 1982 ka qenë në Untergruppenbach dhe është nga ata që ka ndihmuar më së shumti. Se Ragipi nga Cyrihu është Ragip Rexhepi, bazohem në të dhënat e Ismet Rashitit.

RISTIÇ DUSHAN. Politikan serb në Kosovë. Ka qenë përfaqësuesi i shovinizmit serbomadh të Beogradit në Prishtinë.
Jusuf Gërvalla: "Se kjo është një manovër mashtruese, u detyrua ta pranojë para disa kohësh edhe vetë udbashi e kryeshovinisti serb në Kosovë, Dushan Ristiqi. Ai, duke vlerësuar punën e LKJ e të UDB-së në Kosovë, shprehi shqetësimin e tij dhe tha: "Ne ende nuk kemi mundur t'i zbulojmë organizuesit e vërtetë të këtyre demonstratave, ende nuk po mund të arrijmë te organizuesit e vërtetë kur është fjala për këtë aksion armiqësor… Shtrohet pyetja se për ç'arsye nuk po mund t'i zbulojmë disa organizues, pse nuk po mund t'i zbulojmë ata që po shkruajnë parulla, pse nuk po mund t'i zbulojmë ata që po veprojnë, pse nuk po mund të zbulojmë atë që sulmoi njeriun në rrugë dhe nuk po mund ta dimë se kush është…"
Vendosmëria e popullit tonë në kërkesat e tij të drejta dhe masat e represionet që po ndërmarrin shovinistët serb në Kosovë, jo vetëm që e kanë diskredituar Jugosllavinë në sytë e botës, por kanë futur përçarje e mosbesim edhe në mes vetë titistëve. Pasojë e kësaj janë edhe gjithë ato spastrime e shkarkime në udhëheqësinë më të lartë të Krahinës. Kanë filluar të hidhen si limon i shtrydhur e të sikterisen dhjetëra tradhtarë shqiptarë, që u kanë shërbyer me besnikëri vite e dekada të tëra titistëve e shovinistëve serbë. Mosbesimi e grindja ka hyrë edhe në radhët e LKJ, të UDB-së e të organeve të tjera shtypëse. Këtë e kanë shprehur tërthorazi shumë funksionarë të lartë, por më troç e pohoi Ristiqi. Ai, duke bërë fjalë për rezistencën e popullit e për masat që duhet ndërmarrë, me plot nervozitet shtroi pyetjen para Komitetit Krahinor: "A është e mundshme që në ato mjedise, ata njerëz të mos e dinë, a është e mundshme që anëtarët e LK disa mos t'i dinë, a është e mundshme që organet e pushtetit atë nuk mund ta gjejnë. Unë jam i bindur se akoma nuk kemi krijuar atmosferë të tillë në organet e pushtetit, unë jam i bindur se akoma nuk kemi krijuar atmosferë të tillë në Parti – te masa, që të gjithë të veprojmë kundër veprimeve të tilla dhe që të gjejmë atë që vepron kështu. Gjërat po ndodhin publikisht dhe gjysmëpublikisht". (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, faqe 4-5)

ritual ritual sjellje e ripërsëritur e cila është e rregulluar kulturalisht. Rituali mund të ketë variacione duke u nisur nga rregulla shumë rigoroze sa i përket përmbajtjes në secilën prej sekuencave (të ritualit) deri tek ato ku kryerësit i ritualit i lejohet mundësia të zgjedhë në mes formave të ndryshme të sjelljes. Para së gjithash koncepti përdoret për të paraqitur veprime të cilat janë të karakterit magjiko-fetar, por mund të ndeshet edhe gjatë përshkrimit të sjelljeve të llojeve tjera. Veprimi ritual shihet si simbol i rëndësishëm për vlera religjioze dhe sociale. Rituali ka domethënien e komunikimit në mes individëve dhe në mes gjeneratave, pasi forma dhe përmbajtja e tij ndryshojnë shumë ngadalë.

ritualism ritualizëm është sipas R. Merton një prej modeleve të mundshme të veprimit në një situatë në shoqëri që karakterizohet nga anomia. Kjo do të thotë se caqet e definuara kulturalisht mund të arrihet vetëm me mjete të institucionalizuara, dhe të cilat mjete janë të shpërndara në shoqëri në mënyrë të pabarabartë. Ata individ të cilët në një situatë të tillë përgjigjen me ritualizëm, tregojnë konformizëm të tepruar me mjetet e institucionalizuara dhe nënkonformizëm me caqet. Një shembull për këtë është burokrati, i cili si skllav i ndjek rregullat e caktuara, pamvarësisht se a çonë ky zbatim skllavëror i rregullave në arritjen e caqeve-qëllimeve apo jo. Në Social Theory and Social Structure (1957) përshkruan Merton gjithashtu modele tjera të reagimit në një situatë anomike. Ai i quan ato inovacion, konformizëm, rebelizëm dhe retretizëm.

RÖHM JOACHIM, personalitet kulturor në Shtutgart. Aktivist i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri. Njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës shqipe. Përkthyes i shumë fjalimeve dhe trakteve të Jusuf Gërvallës në gjuhën gjermane. Në vitet 1980-1983 ka banuar në këtë adresë: Joachim Röhm Kristofstr. 41 Shtutgart-Fellbach.

rol role sjellje që pritet nga një person i cili e kanë një pozitë të caktuar në një grup apo në një shoqëri. Disa pozicione sociale mund të mbahen prej shumë personave, p. sh. si muratorë, ndërsa role të tjera mund të mbahen vetëm nga një person, p. sh. ai si kryeministër. Kjo do të thotë se shumë individ mund ta kenë rolin e njejtë dhe e kundërta kur vetëm një person e ka një rol. Pastaj, bëhet dallimi në mes rolit dhe kryerjes së detyrës në rolin e caktuar. I pari (roli) ka të bëjë me atë që e pret rrethi prej personit që e ka një pozitë sociale, ndërsa e dyta i kushton vëmendje mënyrës se si individ e kryen detyrën e tij në rolin e caktuar, prej fillimi e në mbarim. Nëse nuk ka përputhmëni në mes kryerjes së detyrës në një rol dhe vet rolit, atëherë individi u nënshtrohet sanksioneve apo i humb shpërblimet. Çdo individ luan në të njejtën kohë një numër të madh rolesh. Ai mund të jetë baba, udhëheqës ndërmarrje dhe nëpunës në zyrë. Nëse përmbajtja në rolet e ndryshme është kundërthënëse kjo sjell tek rol-konflikti. Pritjet nga një rol i caktuar, në një pozitë të caktuar mund të jenë të ndryshme prej grupeve të ndryshme në një mjedis. Kështu p. sh. ndoshta pritjet prej një kryepunëtori mekanik mund të jenë tjera prej udhëheqjes së ndërmarrjes dhe tjera prej skuadrës së punëtorëve që udhëhiqen nga ai. Në këtë rast thuhet se pozicioni ka një role-set (rol-përmbajtje). Nëse pritjet e ndryshme janë në kundërthënie vjen deri tek rol-konflikti. Roli mund të jetë atribues, p. sh. roli si fëmijë ose i fituar p. sh. drejtor gjeneral. Nëse përmbajtja në një rol është e pakufizuar, d. m. th. mbulon shumë fusha, atëherë ai është difuz, (p. sh. roli si nënë) dhe nëse nuk është difuz, atëherë është specifik, p. sh. roli si avokat. Nëse një person trajtohet në bazë të pozicionit social që e ka, p. sh. relacioni nënë-bijë, thuhet se roli është partikularistik, e nëse trajtimi bëhet në bazë të rregullave të përgjithshme jo-personale, p. sh. relacioni gjykatës-i akuzuar, atëherë thuhet se roli është univerzalistik. Të drejtat që priten, që sjell një pozitë sociale quhet shpesh status social. Me këtë rast rol-dhe-status bëhen dy anët e të njejtës çështje, pra pozicionit social.

role model rol-model kryerja e detyrës në një rol apo disa role prej një personi përdoren si shembull (për të mirë) nga një person tjetër gjatë kryerjes së detyrave në një rol identik. Rol-modeli duhet të dallohet nga referens-personi, ku koncepti i fundit do të thotë se ai që imiton mundohet me i luajtë të gjitha rolet e tij në një mënyrë që i përngjajnë referens-personit.

role-set shprehje për shumën e roleve të ndryshme të cilat janë të lidhura me një pozitë të vetme sociale (social position). Pozicioni mësues do të thotë një rol në raport me nxënësit, një rol tjetër me prindërit e nxënësve, një rol të tretë në raport me kolegët e kështu me radhë. Role-set nuk është e njejta gjë sikur me atë që një individ mund të ketë role të shumëfishta. Tek rasti i dytë (tek rolet e shumëfishta), mendohet në atë se një individ ka shumë pozita sociale. Secila prej këtyre pozitave janë të lidhura me një role-set të veçantë.

role-playing mënyra se si një person e luan rolin e tij. Se në çfarë mënyre do ta bëjë këtë mvaret prej përmbajtjes së rolit, pastaj mvaret pos tjerash prej socializimit (socialisation) dhe se si ai e ka internalizue rolin.

ROTER MORGEN; Jusuf Gërvalla: "Vëlla, Mërgim! Kohë më parë unë i kisha nisur një letër njërit nga anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Gjermane, të cilin e kam njohur personalisht. Iu drejtova me kërkesën që ta përdorë autoritetin e Partisë së tij dhe të na dalë në ndihmë në një mënyrë apo në një tjetër. Ato ditë Radio Tirana transmetoi edhe artikullin e parë të “Zërit të popullit” lidhur me ngjarjet në Kosovë, kështu që komunistët e këtushëm morën qëndrim zyrtar, që të solidarizohen me Kosovën dhe ta ndihmojnë luftën e popullin tonë me të gjitha mjetet që kanë në dorë. Në fillim të fillimit, ata botuan gjermanisht në organin e tyre “Roter Morgen” artikullin e “Zërit të popullit” dhe neve na nxorrën lejet zyrtare te policia gjermane për mbajtjen e demonstratave. Po kështu, me luftën tonë janë solidarizuar edhe komunistët zvicëranë dhe ata turq në botën e jashtme." (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 262-263

routinization Në analizën e autoriteteve, Max Weberi ka ardhë në përfundimin se nëse deri tek legjitimimi është arritur përmes karizmës, atëherë legjitimimi do të jetë i përkohshëm. Autoriteti në një mënyrë apo tjetër duhet patjetër të rutinizohet, nëse ai do të mbijetojë. Kjo bëhet ose përmes legjitimimit tradicional ose legjitimimit racional-legal. Me atë rast elementet karizmatike integrohen-shkrihen në strukturën sociale ekzistuese, strukturë e cila do të shërbej si bazë për ambiciet e mëparshme të autoritetit karizamtik për t'i konsideruar (ato ambicie) si legjitime.

ruralization ruralizim proces apo rezultat i tij, kur atitydat dhe sjelljet e popullsisë rurale barten në ambientet qytetare. Me fjalë më të shkurta, kjo mund të shprehet edhe si: katunarizim i qytetit apo qytetarëve. E kundërta është rurbanization, rurbanizim; qytetërim i katunarëve.

XHAFER DURMISHI

(Vijon...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 1,457 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi