Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MASAKRA NË ABRI TË EPËRME - KRIM I PANDËSHKUAR!
Publikuar më 21 qershor, 2013 në orën 01:50 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat kriminale serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq (nga mosha 6 muajshe e deri në 94 vjeç). Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë (më 26 shtator, rreth orës 10 paradite), aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish. Të gjithë ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane. Luljeta Deliu, që kishte dy muaj shtatzënë, barkun e kishte të prerë plotësisht. Pajazit Deliu është gjetur me fyt të prerë dhe një pjesë të trurit të nxjerrë jashtë dhe të vendosur pranë tij. Foshnja gjashtëjavëshe, Diturie Imer Deliu, u gjet e gjallë, e tëra e mbuluar në gjak në krahërorin e së ëmës së masakruar. Kjo foshnje, që i mbijetoi masakrës, vdiq më 19 nëntor ’98, si pasojë e kushteve të rënda. Ndërsa, më 4 tetor, pak më larg vendit të masakrës, u gjetën dy viktima të masakruara të kësaj familjeje: Antigona Hysen Deliu (14) dhe Mihane Hysen Deliu (16), të cilat para se të masakroheshin ishin dhunuar. Abria e Epërme shtrihet rreth 11 km në perëndim të Drenasit(ish-Gllogocit).

Territori i komunës së Drenasit (ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore. Sipërfaqja e gjithëmbarshme e kësaj komune përfshin 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqese së territorit të Kosovës. Sipas vlerësimeve të fundit, Komuna e Drenasit ka mbi 73.000 banorë, 42 vendbanime: 36 fshatra, 2 qendrave urbane, 3 lokalitete dhe qytezën e Drenasit. Popullatën e Drenasit e përbëjnë 51.3% meshkuj dhe 48,7% femra, ekskluzivisht të nacionalitetit Shqiptar. Gjithë kjo trevë, është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës (ish-Blinajës), të cilat shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Nëpër këtë komunë kalon edhe lumi Vërbicë, dhe uji i tyre shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore e për nevoja të tjera në kuadër të sistemit të ujitjes "Ibër". Kjo komunë, lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë - Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë - Bushat (ish-Komoran) - Pejë dhe rrugët ndërkomunale Shalë - Lipjan dhe Bushat-Drenas-Skënderaj. Në këtë komunë është miniera dhe shkritorja e "Feronikelit", si dhe punojnë disa gurore. (1)

Vrasjet, ekzekutimet, masakrat dhe dëmet e shkaktuara gjatë luftës 1998-1999 në Komunën e Drenasit

Në bazë të dëshmive të grumbulluara nga burime të ndryshme, në periudhën janar 1998 - 12 qershor 1999, nga forcat ushtarako - policore dhe paramilitare serbe, në Komunën e Drenasit "u vranë 707 shqiptarë, prej tyre 503 meshkuj dhe 114 femra dhe kanë rënë 199 dëshmorë, prej tyre 5 femra". (2). Nga të dhënat e KMDLNJ-së, del se në këtë komunë "u bënë 7 masakra kolektive, dhe u gjetën mbi 16 varreza masive. Janë evidencuar 75 të zhdukur, 320 të plagosur dhe 252 të burgosur. Pa njërin prind kanë mbetur 187 fëmijë, ndërsa pa të dy prindërit 89 fëmijë. Gjithashtu, janë dëmtuar dhe shaktërruar 8.142 shtëpi (prej tyre 2.643 tërësisht), ndërsa prej 32 objekteve shkollore, që ishin para luftës vetëm një ka shpëtuar pa u shkatërruar. Janë djegur 7 biblioteka me 1.220 000 tituj librash. (1) Janë shkatërruar shumë objekte shëndetësore dhe fetare si dhe mijëra objekte të tjera tregtare, në sektorin privat dhe në atë shoqëror.

Në komunën e Drenasit, forcat kriminale serbe (gjatë viteve 1998 - 1999) kryen masakrat më të tmerrshme, të cilat tronditën opinionin publik. U vranë, u masakruan dhe u dogjën pa mëshirë shumë civilë shqiptarë të paarmatosur, kryesisht pleq, gra e fëmijë. Me këtë rast po i veçojmë disa masakra: Më 28 shkurt dhe 1 mars 1998 në Likoshan, janë vrarë e masakruar 10 anëtarë të familjes Ahmeti dhe një mysafir. Ndërkaq, gjatë viteve 1998 - 1999 janë vrarë 34 banorë civilë dhe kanë rënë dëshmorë katër ushtarë të UҪK-së, ndërsa janë të zhdukur tre banorë të tjerë. (3)

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme (në lagjen Deliu), forcat kriminale serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq (nga mosha 6 muajshe e deri në 94 vjeç)

Në prill 1999, forcat ushtarako - policore dhe paramilitare serbe vranë e masakruan qindra shqiptarë të kësaj komune.

Më 12 prill 1999, në fshatitn Negroc u vranë 20 civilë shqiptarë. Më 14 prill 1999 në Vasilevë, dhe më 16 prill në Gllanasellë dhe në fshatrat e Qyqavicës, u vranë e masakruan shumë civilë shqiptarë, kryesisht të moshuar. (1)

Më 17 prill 1999 në Ҫikatovë të Vjetër janë vrarë e masakruar 128 shqiptarë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjera. Po atë ditë në fshatin Poklek, në shtëpinë e Sinan Muçollit (në dhomën prej 20 m2), u vranë me breshëri automatiku, u masakruan dhe në fund u dogjën 53 shqiptarë, (në mesin e tyre 23 fëmijë të moshës 6 muaj deri në 14 vjeç), pastaj 12 vajza, 14 gra, 2 burra dhe 2 djemë. Në këtë masakër u vranë 33 anëtarë të familjes Muçolli, 4 anëtarë të familjes Caraku nga Dobrasheci, 1 anëtar i familjes Hoxha nga Karrotica e Epërme etj. Pas dy ditëve, forcat kriminale serbe u kthyen në vendin e krimit dhe sërish ua japin zjarrin kufomave me goma, plastikë dhe lëndë djegëse me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit të kryer. Më 18 prill 1999, forca të shumta serbe sulmuan malet e Berishës, ku ishin strehuar mbi 70.000 civilë shqiptarë dhe ku gjendej Shtabi i Përgjithshëm i UҪK-së dhe Radio "Kosova e Lirë". (1/2)

Më 30 prill 1999, forcat kriminale serbe gjatë një sulmi në fshatrat Vërboc e Shtuticë vranë e masakruan mizorisht mbi 166 civilë shqiptarë. Atë ditë në Vërboc u vranë 96 civilë( 65 nga Vërboci dhe 31 veta nga fshatrat e tjera), kurse në Shtuticë u vranë mbi 70 civilë shqiptarë (prej tyre 33 ishin nga Shtutica) (1)

SI NDODHI MASAKRA NË ABRI TË EPËRME (MË 26 SHTATOR 1998)

Abria e Epërme shtrihet rreth 11 km në perëndim të Drenasit. Është ndër fshatrat me territor më të madh në Drenicë dhe gjendet në brigjet që ndajnë rrafshin e Dukagjinit me rrafshnaltën e Drenicës, në trekëndëshin e territorit të komunave: Klinë, Skënderaj dhe Drenas. Abria e Epërme është vendbanim kodrinor, i tipit të shpërndarë, dhe i ndarë në lagje. Për më tepër Abria është ndarë në dy pjesë dhe bashkon territoret e komunave që tërsisht i takojnë regjionit të Drenicës; Drenasin dhe Skënderajn. (4)

Sipas shenimeve të Kuvendit Komunal, ky vendbanim kishte 391 shtëpi (215 familje) me 2450 banorë. Gjatë luftës janë shkatërruar 370 shtëpi (160 shtëpi të kategorisë III - IV dhe 210 shtëpi të kategorisë V) si dhe janë shkatërruar: shkolla me tërë dokumentacionin, ambulanca dhe pjesërisht xhamia e fshatit. Gjatë luftës në Kosovë 1998 - 1999, forcat kriminale serbe, në Abri të Epërme - vranë e masakruan 59 shqiptarë (prej moshës 6 muaj e deri në 94 vjeç) ndërsa në altarin e lirisë ranë 14 dëshmorë. (2) Vetëm më 26 shtator 1998, u vranë e masakruan mizorisht 23 anëtarë të familjes Deliu.


















Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’u shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë (më 26 shtator, rreth orës 10 paradite), aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Të shtëna armësh e britma njerëzish ishin dëgjuar pastaj. Të gjithë ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane. Luljetë Deliu, që kishte dy muaj shtatzënë, barkun e kishte të prerë plotësisht. Pajazit Deliu është gjetur me fyt të prerë dhe një pjesë të trurit të nxjerrë jashtë dhe të vendosur pranë tij. Foshnja gjashtëjavëshe, Diturie Imer Deliu, u gjet e gjallë, e tëra e mbuluar në gjak në krahërorin e së ëmës së masakruar. Kjo foshnje, që i mbijetoi masakrës, vdiq më 19 nëntor ’98, si pasojë e kushteve të rënda. Ndërsa, më 4 tetor, pak më larg vendit të masakrës, u gjetën dy viktima të masakruara të kësaj familjeje: Antigona Hysen Deliu (14) dhe Mihane Hysen Deliu (16), të cilat para se të masakroheshin ishin dhunuar. (5)

YMER DELIU - NË KËRKIM TË FAMILJES SË MASAKRUAR!

Dita e 26 shtatorit 1998 ishte ditë me shi e mjegull jo aq të dendur. Unë isha i pozicionuar në lagjen Strumcaku, me disa shokë ushtarë në largësi 1500 - 2000 m. Vëzhgonim forcat serbe kur rreth orës 11:00 hynë në lagjen Deliu, e cila tani ishte e boshatisur. Pasi e demoluan ia vunë zjarrin dhe u larguan me pak krisma kryesisht të automatikëve dhe morën rrugën në drejtim të lagjes së Mulliqëve dhe Hysenajve Pasi unë me shokë ishim në distancë të madhe dhe për shkak të shiut e të mjegullës nuk mund të dallonim veprimet e tyre. E vetmja gjë që tregonte prezencën e forcave serbe ishte zhurma e shkrepjeve të armëve dhe e makinerisë në lëvizje - poashtu edhe e tre helikopterëve që vazhdimisht qarkullonin mbi fshat e rrethinë. Isha i merakosur pasi edhe familja ime ishte e strehuar në pyll në mes të lagjeve Deliu e Hysenaj. Edhe kjo ishte një arsye që natën e 26 - 27 shtatorit, rreth orës 02:00 pas mesnatës vendosa të shkoj në lagje edhe pse rruga ishte me rreziqe të mëdha.

Nga Lagja e Strumcakëve u nisëm bashkë me Afrim Hysenajn drejt lagjës Deliu. Kur iu afruam rrugës Abri-Likoc pamë një tendë najlloni, që në atë mëngjes të hershëm e plotë mjegull na u duk sikur tankë armike. Afrimi më propozoi të kthehemi, por isha i vendosur të vazhdoj rrugën. E luta atë të kthehej dhe të mos rrezikojë asgjë shkaku im, por ai nuk më la vetëm, kur e pa vendosmërinë time që me çdo kusht të vazhdoj rrugën. E ndërruam pak drejtimin dhe nja njëqind metra para se të ndahemi me Afrimin vërejmë një person në pyell. E detyrojmë të ndalet. Ishte kushëriri im Bashkim Deliu, i paarmatosur dhe me të meta fizike (çalon në njërën këmbë). Ai kishte qëndruar në lagjë, shkaku i babait të vjetër dhe të paaftë për të lëvizur nga shtëpia. Tash kisha shoqëruesin dhe Afrimit i thashë të kthehet te shokët. Bashkë me Bashkimin vazhduam rrugën drejt lagjës sonë. Para se të hyjmë në lagjë kemi hasur në gjurmë të shumta lufte. Përplotë gëzhoja armësh këmbësorie, por edhe topash e tankesh, sanduçe municioni të zbrasta, karikatorë fishekësh dhe të mos flasim për lloje të ndryshme ushqimesh të konzervuara, që kishin përdorur armiqtë nëpër pozicionet ku kishin qëndruar, por askund nuk pamë ndonjë trup të tyre. Ngadal po futeshim në lagjën tonë dhe atë pranë shtëpisë sime. Te dera e oborrit një kufomë seç e theu "qetësinë" time shpirtërore. Vrapoi drejt saj dhe ishte Ademi, vëllau i im. Një gurë i rëndë më rëndoi në krahëror, por u përmbajta, sepse "duhej kursyer veten nga të papriturat që do të vijnë pastaj"! Ademi ishte qëlluar me rafale automatiku me tre plumba në kokë ndërsa të tjerët e kishin qëlluar në krahror. Afër kufomës gjetëm 16 gëzhoja të automatit, ndërsa afër derës së odës gjetëm edhe një gëzhojë. Kufomën e tij e futa brenda oborrit, sepse filloi të bjerë shi e nuk mund ta lija vëllaun jashtë. Bashkë me Bashkimin nisemi dretj shtëpisë së tij të bërë shkrumb e hi ashtu si të gjitha shtëpitë tjera. E brenda në shtëpi ishte djegur edhe plaku 94 vjeçar, Fazli Deliu (babai i Bashkimit). Vetëm eshtrat i dalloheshin ende nga ashti i kokës deri në gjunj, përndryshe trupi i tij ishte djegur në tërësi. Nuk prekëm asgjë dhe s'kishim as çka të bëjmë në gjendjen në të cilën ishte tash kufoma e Fazliut.

YMER DELIU

Pastaj, jemi nisur drejt vendit ku ishin strehuar familjet tona dhe në rrugë hasëm në kufomën e axhës Zeçir Deliu e bërë shoshë nga plumbat. Vazhdojmë më tutje dhe diku 30 - 40 m para se të mbërrinim te tenda, hasëm në kufomën e 4-të të fqinjit Ali Deliu i shtrirë në shpinë. E kishin prerë në fyt me thikë dhe thikën i kishin vendosur në krahëror. I hoqa thikën dhe e rrotullova trupin e tij. Në kokë kishte plagë të shkaktuara nga një goditje e fortë. Kufomën e ktheva në gjendjen e mëparme dhe vazhdoj drejt tendave. Aty hasëm dy kufoma të reja (të 6-të dhe 7-të) të mixhës Pajazit dhe gruas së tij Havës.

Trupi i mixhës Pajazit ishte në tende. Në kufomën e Pajazitit nuk vërejta goditje plumbi, por koka e tij ishte çarë nga pas dhe trutë iu kishin derdhur në shtrojë pranë kufomës, brenda në tendë. Gjashtë-shtatë metra larg tendës ishte kufoma e Havës (Hava Deliu Elshani - motra e babës (halla) e Ymer Deliut - Sh.B) e cila kishte këmbën e majtë të këputur nën gju, kishte shumë plagë në trup dhe veçanarisht një plagë të madhe /të thellë/ në kokë, që ka mundur pastaj të jetë rezultat i ndonjë eksplodimi. Sido që të jetë ajo ishte tortuaruar rënd. Pasi binte shi e thërras Bashkimin të më ndihmoj për ta futur kufomën brenda në tendë, por Bashkimi si dukej kishte humbur fuqinë nga pamjet rrënçethëse që kishte parë dhe ishte trishtuar pa masë. Nuk kishte forcë të bëj asgjë. E tërhoqa zhagas kufomën deri në tendë. Pas kësaj Bashkimi më vishet për trupi dhe më lut që të ikim dhe të mos gjejmë kufomë tjetër. kështu vazhdova gjetjen e kufomave në vetmi.

Vazhdoj rrugën në kërkim të familjes sime. Personi tjetër (kufoma e 7-të) që do të takoj është Jetoni, djali im i madh! Ishte i shtrirë në krahun e djathtë dhe dorën e kishte futur nën kokë, ndërsa dorën e majtë e kishte të zgjatur. Ende i shkëlqente ora në dorë. Në atë moment m'u duk sikur po ma ofronte orën për kujtim. Pa e prekur ende trupin e shikoj orën dhe pashë se ende punonte dhe tregonte kohën 05:49 minuta. "Do ta mbaj tërë jetën këtë orë, o biri im!", i premtova me zë.

Sipas traditës, i bie në fytyrë me fjalët: "Gjaku yt u shpërbleftë me lirinë e këtij dheu, o biri im!" Pastaj e rrotulloj dhe vërej se në anën e djathtë e kishte të thyer nofullën e poshtme dhe dhëmbët e veshin e djathtë të prerë përmes, kurse kokën e çarë në anën e djathtë, ndërsa nën krahror kishte një plagë të çelur.

Përshëndes djalin e masakruar dhe 5 - 6 metra më larg takoj kufomën e 8-të, trupin e nënëns sime - Halime. E përkëdheli si të ishte gjallë dhe nga xhepi i nxora 3 dardha që i kisha ruajtur dhe ia lash pranë gojës së hapur që ma kujtonte ofshamën e fundit të jetës së saj me shumë mundime e sakrifica, por gjithnjë e vendosur dhe e pathyer.

Nëna ishte goditur në kokë në anën e djathtë dhe në pulpe në pjesën e brendshme në këmbën e majtë. Nuk mbaron as me personin më të dashur në jetën time. Mbështetur për shpinën e nënës ishte kufoma e kunatës, Luljetës, gruaja e vëllaut Enverit. Ishte goditur në kokë, njësoj si nëna, vetëm se kjo ishte goditur në anën e majtë të kokës. Luljeta ishte në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe motra Havë para katër pesë dite e kishte pagëzuar foshnjën e palindur Malësor ose Malësore, për të përkujtuar vuajtjet tona nëpër male. Aty afër ishte edhe kufoma e Mirit, shpiritit të Bacit - djali i vëlla Ademit, Valmir Deliu. Kishte plagë të shumta në trup dhe ishte përgjakur i tëri. "Cuclla" i kishte mbetur varur në qafë... I afrohem shoqës sime Lumnijes, që ishte e shtrirë në krahun e djathtë, ndërsa pas shpine kishte vajzën Menduhijën, kurse para vetës mbante Diturien gjashtëjavëshe. Të triat i pashë të vdekura. Së pari e rrotullova kufomën e vajzës Menduhies. E kam dashur shumë atë! Kishte dy goditje, njëra nën veshin e majtë dhe tjetra pak nën fyt. Pastaj i kap dorën Lumnijës dhe ia largoi nga Dituria. Foshnja, sikur nuk i pëlqen veprimi im dhe më bëhet sikur lëviz pakëz sytë. Përpiqet t'i hap, por nuk ia arrinë. E kap pastaj Diturien dhe e dërgoj te tenda ku qëndronte Bashkimi, duke qajtur dhe i them se fëmija është gjallë. E lus të më sjell pak qumshtë që kishin lënë kriminelët serbë përreth. Ia pastroj gojën e mbushur përplot gjak foshnjës, sigurisht ishte gjaku i derdhur i nënës së saj dhe ia ofroj qumshtin. Ajo fillon ta pijë atë. E xhvesha ashtu nëpër shi të shoh se mos kishte ndonjë plagë në trup, por jo. Ajo nuk kishte asnjë shenjë në trup. Pastaj atë do t'ia lë në prehër Bashkimit, për t'u kthyer sërish te shoqja ime, Lumnija, trupi i saj ishte dëmtuar në gojë dhe krahëror e supë të krahut. Jo fort larg qëndronte e shtrirë kunata, Mihanja, gruaja e Ademit. Ajo ishte goditur në shpinë dhe plaga ishte shumë e madhe, sa që edhe organet e brendshme duket sikur kishin dalur jashtë... Pastaj edhe dy kufoma tjera të Donjetës dhe nënës së saj Zahides. Donjeta kishte një goditje të rëndë në kokë nga pas ndërsa Zahidja, poashtu ishte goditur në kokë dhe trutë i kishte të nxjerrura jashtë... Gjashtëmbëdhjetë vdekje qëndronin rreth nesh, ndërsa gjashtë të tjera do të zbulohen më vonë: Habibi, Hyseni, Antigona, Mihanja. Pastaj Sherifi, që do të konsiderohet i zhdukur deri më 29 mars 1999. I plagosur rënd, gjatë kësaj masakre kishte ikur dhe pastaj kishte vdekur në Zabelin e Hysenit. Hajrizi do të jetë kufoma e njëzetë e dytë e kësaj masakre...Vetëm liria e vërtetë në Kosovë do të shpaguaj këtë gjak të derdhur!" - përfundon rrëfimin Ymer Deliu. (1/4)

* * *

Më 26 shtator 1998, në lagjen Deliu, të fshatit Abri e Epërme, vetëm një kilometër larg shtëpive të tyre, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq (prej moshës 6 muaj deri në 94 vjeç):

1. Fazli Deliu (1904)
2. Ali Deliu (1930)
3. Pajazit Deliu (1929)
4. Hava Deliu-Elshani (1936)
5. Hamide Deliu (1938)
6. Habib Deliu (1944)
7. Hysen Deliu (1946)
8. Zeçir Deliu (1954)
9. Hajriz Deliu (1964)
10. Adem Deliu (1965)
11. Lumnije Deliu (1969)
12. Mihane Deliu (1943)
13. Zahide Deliu (1971)
14. Luljeta Deliu (1971)
15. Mihane Deliu (1982)
16. Antigona Deliu (1984)
17. Gentiana Deliu (1990)
18. Donijeta Deliu (1991)
19. Jeton Deliu (1988)
20. Mendohije Deliu (1993)
21. Valmir Deliu (1993)
22. Diturije Deliu (1998),
23. Sherif Deliu (1931) (5)


Për përmasat e masakrës së kryer më 26 shtator 1998 në Abri të Epërme, flet gjerësisht edhe: Ekstrakti nga Rasporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut - Java e terrorit në Drenicë: Shkeljet e ligjeve humanitare në Kosovë) me titull: "ABRIA E EPËRME: MASAKRA NË PYLL" (GORNJE OBRINJE: MASSACRE IN THE FOREST [An extract from the Human Rights Watch Report - A Week of Terror in Drenica: Humanitarian Law Violations in Kosovo].

ABRIA E EPËRME: MASAKRA NË PYLL

Ekstrakt nga Rasporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut - Java e terrorit në Drenicë: Shkeljet e ligjeve humanitare në Kosovë.

Luftimet në Abri të Epërme

Kah mesi i Korrikut, 1998, armata jugosllave dhe policia serbe filluan një ofanzivë të përgjithshme kundër UÇK-së. Ajo, pothuaj kishte humbur kontrollin, sipas një vlerësimi, në mbi një të tretën e territorit të Kosovës. Ofansiva që shoqërohej nga artileria e rëndë, tanket, forcat ajrore, pati efekt të lartë në detyrimin e forcave të UÇK-së për t'u tërhequr nga shumica e pozicioneve të tyre drejt maleve mes drunjësh. Dhe në fund të kësaj ofenzive, vetëm pak luftëtarë të UÇK-së u vranë apo u zunë rob. Vuajtjet më të mëdha i përjetoi popullata civile shqiptare, që jetonte në zonat e luftimeve. Më shumë se dyqind fshatra janë shkatërruar dhe së pakut 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë. Shumica e më se 2000 të vrarëve gjatë shtatorit janë civilë. Rreziku që u kanosej civilëve në Kosovë ishte artikuluar në një qëndrim publik të Komiteitit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq lëshuar në shtator: "Në momentin e tanishëm mbretëron gjendje e rënd dhe e pandryshueshme për disa javë me radhë. Dhjetëra e mijëra civilë janë në rreth të hekurt të sulmeve dhe të zhvendosur nga trojet e veta. Ata i janë ekspozuar dhunës, madje u kërcnohet edhe jeta, shkatërrimi i shtëpive, ndarja nga familjet dhe abdukcioni. Mijëra sish nuk kanë vend ku të strehohen as të kërkojnë vetmbrojtje..."Nga mesi i shtatorit, presioni ndërkombëtar ndaj Millosheviqit për të ndërprerë këtë ofansivë ishte rritur. Por, tashmë çeveria kishte arritur të shkatrrojë qendrat dhe vendqëndrimet e UÇK-së, duke i shtyer ata drejt maleve. Veprimet shkatrruese kishin ngelur pambaruar edhe në një zonë të rëndësishme; Drenicën, pjesën qendrore të Kosovës, ku kishin zënë vend luftimet më të shumta mes UÇK-së dhe forcave të qeverisë. Dyshohej se ditët finale të ofansivës ishin kalkuluar me kujdes. Kryetari Millosheviq dhe krerët e tij ushtarak e dinin se kishin pak kohë për ta kompletuar objektivin e tyre në Kosovë e pastaj për të manipuluar me një kërkesë për tërheqje rapide të forcave nga Kosova, siç kërkon perendimi. Fshati Abri e Epërme gjendet në territorin e komunës së Gllogovcit të Drenicës. Fshat i vjetër 500-vjeçar, që kishte rreth 300 shtëpi të ndara në disa komponime (lagje) të mëdha familjare, me fusha dhe drunjë në mes tyre, llogaritur edhe lagjën Deliu dhe atë Hysenaj, të cilat zënë vend të posaçëm në këtë raport. Tri kilometra në veri, në maje të bregut gjendet Likoci, që ishte në shërbim të UÇK-së, por që nga 13 shtatori (1998 - Sh.B) riokupohet nga forcat jugosllave. Gjatë muajit shtator, forcat e qeverisë morën një ofansivë në regjionin e Drenicës që kishte për qëllim të dislokojë UÇK-në nga kjo trevë e fuqishme. Policia dhe ushtria sulmuan nga drejtimi i Klinës, në jugperendim të Gllogovcit, pastaj edhe nga Qyçavica, malet në lindje dhe me efikasitet do t'i rrethojnë forcat e UÇK-së në bregun e Abrisë. Duke ju referuar Naim Malokut, një komandues i UÇK-së dhe ish oficer i armatës jugosllave i intervistuar nga "Nju Jork Times", forcat jugosllave hasën në rezistencë të UÇK-së mes Abrisë dhe Likocit... Pas pushtimit të Likocit, forcat e qeverisë ishin nisur drejt Abrisë. Sipas Zejnije Deliut, që ishte me famijlen e saj në Abri, në fillim të ofanzivës, forcat e qeverisë filluan të bombardojnë lagjën Deliu nga Likoci që në mëngjes, rreth orës tetë, të premtën, më 26 shtator, nga llojet më të ndryshme të artilerisë dhe mortajave. Shumica e banorëve të Lagjës ishin strehuar në pyll, për t'u ikur granatimeve. I vetmi civil që kishte ngelur në Lagje gjatë granatimeve ishte Bashkim Deliu, 21 vjeçar, që duhej të kujdesej për babain e tij Fazliun, 94 vjeçar dhe invalid. Bashkimi sqaron se sulmet vazhduan sërish të shtunën në mëngjes, pasi në mbrëmjen e së premtës policët sërish ishin kthyer në Likoc. Gjysma e konvojit të tankeve në Likoc, që ishin rreth 68 gjithësejt, kishin lëvizur në drejtim të Lagjës Deliu. Ata hedhnin pandërpre gjyle nga topat e tankeve mbi Lagjën tonë. Këmbësorët vinin pas tankeve dhe shumica e tyre kishin mjekrra. Unë vazhdoja të qëndroja me babain tim, që kishte nevojë për ndihmën time, për ujë dhe ushqim. Ishim duke tymosur nga një cigare, kur granata ra në kulm të shtëpisë. Kërceva jashtë nga kati i dytë i shtëpisë dhe vrapova nëpër oborr. Shikova nga një vrimë e derës së oborrit dhe pashë se në shtëpinë e fqiut ishin futur ushtarë e paramilitarë. I pashë ushtarët tek vinin drejt shtëpisë sime jo më larg se tridhjet metra. Kishin uniforma ushtarake ngjyrë kafeje dhe shumë prej tyre kishin thika të mëdha ose sopata të vogla, përveç armëve të zjarrta. Vazhdova të vrapoj me sa forcë që kisha drejt Badërlakëve (Lagjës fqinje)... Për disa ditë me radhë pastaj forcat jugosllave do të mbajnë nën kontroll Abrinë, duke kryer keqbërjet e cekura në këtë raport.

Në bazë të bisedave të zhvilluara me një komandues të UÇK-së gjatë funeralit të Driton Hysenajt, forcat speciale. (Jedinice za Specijalne Operacije) të kryesuara nga Franko Simatoviq - "Frenky", të njohura si "Frenky's boys", ishin prezente, gjithashtu gjatë luftimeve në Abri të Epërme. Ata kishin uniforma të parregullta, por shpesh shfaqeshin edhe me uniforma policore ose ushtarake dhe bartnin thika të mëdha, sipas shumicës së dëshmitarëve, që i kishin parë në Abri të Epërme. Kjo njësi kishte një reputacion të arrogancës dhe krimeve. Sipas fjalëve të një polici serb që kishte kaluar gjashtë muaj në Deçan, i intervistuar nga Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, "Frenky's boys" kanë vrarë gjithçka kanë hasur. Më besoni, ju nuk do të dëshironit t'i takoni ata." Më, 26 shtator 1998, Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut vërejnë një konvoj prej 47 automjetesh të artilerisë së rëndë ushtarake dhe 16 automjete ndihmëse, duke u larguar nga Drenica rreth fshatit Mleqan, disa mila në perendim të Gllogovcit. Konvoji përmbante shumë tanke, artileri të rënd, armë kundërajrore dhe armatim personal të llojeve më të ndryshme. Sipas Mediave Qendrore në Prishtinë, të afërta me qeverinë serbe, së pakut shtatë policë ishin vrarë në zonën e Abrisë, më 25 shtator, një ditë para masakrës në Lagjën Deliu dhe pushkatimin e civilëve në fshatin e afërt, Gullboc. Pesë policë rezervistë ishin vrarë poashtu afër Likocit, kur automjeti i tyre hasi në një minë, që si duket ishte vendosur nga ushtarët e UÇK-së...

(Pasojnë emrat e tyre dhe pothuaj të gjithë janë nga qytete të ndryshme të Vojvodinës - B.D). Pastaj këto media informojnë se janë vrarë edhe dy policë, më 25 shtator, nga një grup shqiptarësh të armatosur nën Abri të Ultë, dhe të dytë ishin nga Kosova:Mirosllav Sloviq, i lindur, më 1974, në Zubin Potok dheRajko Radovanoviq, i lindur, më 1973, në Skënderaj. Si duket këto media kishin fshehur të vërteten tjetër se edhe tre policë tjerë ishin vrarë në këtë vend, gjë të cilën e zbulojnë autoritetet jugosllave në Gllogovc. (Pasojnë emrat e tyre, të parëndësishëm për lexuesin tonë. Ishin me rëndësi dy emrat e mësipërm, pasi ishin nga Kosova - B.D). Më 26 shtator 1998, Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut vërejtën një helikopter jugosllav me shenjën e Kryqit të Kuq tek fluturonte mbi fshatin Plloçicë në drejtim të Abrisë së Epërme, i cili pastaj do të kthehet pas përafërsisht njëzet minutash. Abria e Epërme ishte shkatërruar plotësisht gjatë ofensivës. Fshati ende kundërmonte, kur vëzhguesit arritën rreth orës 11.00, më 29 shtator, dhe gjuajtjet sporadike të armëve dëgjoheshin në afërsi. Shumica e shtëpive ishin rrënuar dhe kudo shiheshin gjurmët e një goditje të rënd. Shumë shtëpi ishin shndërruar në gërmadha, apo edhe ishin goditur nga zjarri i tankeve. Poashtu gjendje e ngjashme ishte vërejtur edhe në fshatrat përreth. Disa shtëpi ende ndodheshin në flakë.

Të vrarët në Lagjën Deliu

Kur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut kishin arritur në skenën e masakrës, fshatarët lokalë kishin larguar trupat e viktimave nga pylli në një këndë të fushës së quajtur Lluga e Ferizit afër lagjës Deliu. Vëzhguesit vërejtën trupat e tri viktimave të mbështjelluara me batanie, duke i bartur përmes disa leseve të ndërtuara thjeshtë nga fshatarët që ndihmonin. Një nga trupat ishte i fëmiut Valmir Deliut, 18 muajsh. Shtatë trupat tjerë të: Zahides, Gentianës, Donjetës, Mendohies, Mihanës, Lumnisë dhe Hamidës ende qëndronin në pyll, aty ku ishin vrarë, tri ditë më parë.

Fazli Deliu - kryefamiljari, i djegur deri në vdekje

Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut takojnë një grup gazetarësh ndërkombëtarë gjatë rrugës për në pyll. Dikush tha se ka parë tre trupa brenda në fshatin Abri e Epërme të vrarë. Një trup ishte brenda në shtëpi, thanë ata, i djegur plotësishtë. Duke iu referuar evidencës së mundshme, ky ishte trupi i Fazli Deliut, 94 vjeçar, kryeplak i familjes Deliu. Anëtarët e familjes u thanë Vëzhguesve se Fazliu ishte invalid dhe kishte qëndruar në fshat nga pamundësia të lëvizë deri në pyll. Jonathan Steele në "Guardian" (Londër) e përshkruan më së miri gjetjen e trupit të Fazli Deliut në një artikull rreth kësaj masakre. "Dalim nga mali, ku kishte ndodhur maskara, te fusha në të cilën kishin filluar t'i hapin varret për viktimat. Pastaj vazhdojmë drejt Lagjës Deliu dhe hymë në shtëpinë e parë, që ende po digjej. Hymë në një dhomë pritje të demoluar dhe të djegur. Kulmi i kishte rënë përbrenda. Një fshatarë na tregoi se kjo ishte shtëpia e një 95 vjecari... "Një gazetar prezent në skenë i gazetës "Times" (Londër) përshkruan kështu gjendjen e trupit të Fazli Deliut:

"Një djalë i ri kërcen nga kulmi në dhomën e nxirë nga tymi dhe flakët. Në njërin kënd të saj qëndron një grumbull hiri i trupit pa kokë, i djegur, me ngjyrë kafeje. "My father!", thirri djaloshi dhe shtoi "Fazli Deliu, 95 vjeçar". Bashkim Deliu, djali njëzetenjëvjeçar i Fazli Deliut zbuloi trupin e babait të djegur, të hënën, më 28 shtator. Bashkimi kishte qëndruar me babain e tij derisa ishte detyruar të largohej, para se forcat serbe të futen në shtëpinë e tij. Babait i kishte thënë se po shkonte të pres lopët nga ara, duke mos i treguar të vërtetën e hidhur që po i priste. Bashkimi, poashtu u tha Vëzhguesve se është kthyer pas dy dite në shtëpi bashkë me axhën e tij Ymer Deliun. "Pasi gjetëm trupin e Ademit, i thash Ymerit: "Të shkojmë të shohim babain tim!" Shkuam te dritarja e shtëpisë dhe pashë se asgjë nuk kishte mbetur nga babai im, përveç këtij pluhuri dhe skeletit të njeriut, siç e kam parë dikur në atlasin e biologjisë...

Adem Deliu

Të hënën në mëngjes, më, 28 shtator (1998 - Sh.B),Ymer Deliu që veten e quan luftëtar i UÇK-së dhe Bashkim Deliu kthehen në Lagjën e tyre të shohin çfarë ka ndodhur me familjet e tyre. Ymeri u rrëfen Vëzhguesve se si e ka gjetur trupin e vëllaut Ademit, 33 vjeçar, pranë derës së oborrit të shtëpisë së tyre: "Kur unë dhe Bashkimi mbërrimë te fqinjët tanë, pamë tek digjeshin shtëpitë e Aliut dhe Pajazitit. Shtëpia e axhës, Sherifit, poashtu ishte djegur. Kur shkova në shtëpinë time, në hyrje e pash Ademin, vëllaun tim, disa metra larg hyrjes. Ishte i vdekur. Përreth tij ishin gjashtëmbëdhjet gëzhoja fishekësh. Ai kishte tri plagë në kokë dhe krahëror. Filloi të bjerë shi dhe nuk munda ta lë Ademin në shi. E tërhoqa deri në një vend ku nuk e merrte pika të pushojë aty. Ai nuk kishte patur kurrë armë as edhe kishte patur ndonjëherë problem me qeverinë. Bashkim Deliu u mor në bisedë ndaras nga Ymeri dhe prej tij morëm përgjigje identike. Personi i fundit që e pa Ademin të gjallë ishte Blerim Deliu-15 vjecar. Ai u tha Vëzhguesve se kishte ecur drejt shtëpisë së Zeçir Deliut, axhës së tij bashkë me Zeçirin dhe axhën tjetër Ademin rreth orës 1:00, të shtunën, më 26 shtator. Kur mbërrim te shtëpija e Zeçirit, një polic serb na doli para dhe na urdhëroi të ndalemi ose do të na vriste. Blerimi vrapon drejt Lagjës së Hysenajve bashkë me Ademin dhe Zeçirin, por më vonë i humb bashkëudhtarët, ngase: "Unë vrapova shpejt, sepse edhe isha më larg nga polici se ata dy",-tregon Blerimi.

Katërmbëdhjetë të vdekur në pyell

14 trupa të vdekur u gjetën në pyllin ku ishin strehuar lagja Deliu, duke i shtuar trupave të katër burrave të gjetur rreth kësaj lagje. Kështu numri i viktimave arrinë në tetëmbëdhjetë, më 29 shtator. Kur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut arritën, disa nga trupat kishin filluar të tërhiqen nga pylli për t'i varrosur. Fshatarët lokalë dhe vet Ymer Deliu, që kishte arritur i pari në vendin e ngjarjes, kishin rekonstruktuar lokacionin e të gjithë personave të vrarë. Kështu Vëzhguesit kishin mundësi të marrin shënime dhe fotografi për të vërtetuar identitetin e të gjithë personave të gjetur në anën e të masakruarëve, më mirë se në gjendjen e gjetur. Përshkrimi në detaje i plagëve, prerjet me thika dhe të gjitha lëndimet e shkatuara në trupat e viktimave lënë të kuptojmë se kjo nuk ishte një vrasje incidentale, por e kryer me paramendim dhe atakim direkt mbi civilët e pambrojtur. Të gjithë trupat ishin në rroba civile dhe nuk ka kurrfarë evidence për ndonjë rezistencë të shfaqur. Trupat së pari ishin zbuluar nga Zejnije Deliu, kur ajo shkon në pyll të dielën në mëngjes, rreth orës 8:00, më 27 shtator, me qëllim që t'i tregoj familjes së Ymerit çfarë kishte ndodhur me Habibin, Hysenin dhe Adem Deliun. Të njejtën ditë edhe Ymeri e Bashikimi shkojnë në pyll dhe poashtu i shohin 14 trupat e vdekur. Një ekipë i Misionit Vëzhgues Diplomatik në Kosovë e vizitoi këtë anë, të hënën në mbrëmje dhe mori fotografi shtesë, llogaritur edhe të dhëna të reja në raportin e tyre konfidencial, i cili ende nuk është publikuar...

Ali Deliu, gjashtëdhjetetëvjeçar, i therrur në fyt

Trupi i Ali Deliut u gjet pranë shtegut që shpie në luginën e pyellit. Fotografët e Vëzhguesëve arritën të tregojnë qartë fytin e prerë të Ali Deliut. Thika që ishte përdorur për këtë qëllim kishte ngelur në anën e majtë të krahërorit të tij. Fshatarët thanë se thika ishte pronë e tij dhe ata besojnë se Aliu kishte ngelur mbrapa në fshat, ndërsa familja kishte dalur në pyll. Ishte zënë nga trupat serbe dhe pastaj e kishin detyruar t'i shpie te familjet, para se ta vrasin. Zejnije Deliu u tha vëzhguesve se kur kishte gjetur trupin e Aliut. "kishte një shall që mbulonte fytyrën e tij të përgjakur. E largova shallin dhe pash fytin e tij që ishte prerë". Pastaj edhe Ymer Deliu rrëfen si e kishte gjetur trupin e Aliut, ditën tjetër: "Rreth tridhjet metra larg tendave e gjetëm trupin e Aliut, 65 vjeçar, që ishte prerë në fyt me thikën e tij që ende qëndronte në gjoksin e tij. E rrotullova dhe pashë se kishte një plagë mbrapa në kokë dhe pastaj e ktheva në pozicionin që e gjeta. Ai e mbante gjithmonë atë thikë me vete për të grirë duhan.

Skica e vendit ku jane gjetur trupat e masakruar të familjes Deliu - në pyll.
Ne skicë janë emrat dhe mosha e të vrarëve.


























































Familja Deliu besojnë se Aliu ishte nisur te vendi ku kishte duhanin, afër lagjës, ku ishte zënë nga policët serbë dhe me forcë e kishin detyruar t'u tregoj rrugën drejt pyllit. Por duke iu referuar familjes së tij, Aliu sapo kishte përgatitur duhanin për atë ditë, të cilin nuk do të arrijë ta shpenzoj, ngase të njëjtën ditë vritet mizorisht.

Hava dhe Pajazit Deliu

Rreth gjashtëdhjetë fitë (rreth shtatëmbëdhjetë metra) poshtë rrugicës malore, ku ishte vendosur përkohësisht trupi i Aliut, në tendën me kornizë të drunjtë dhe mbulesë ngjyrë të gjelbërt, ishte strehuar edhe një familje e Deliajve. Shtroja në mes ishte e spërkatur me gjak dhe një tru njeriu kishte ngelur në anën e majtë. Duke ju akorduar vëzhguesve diplomatik dhe gazetarëve që vizituan këtë skenë, derisa trupat tjerë ende ishin të gjithë në pyll, trupi i Hava Deliut, grua 62 vjeçare dhe Pajazit Deliut, burrë 69 vjeçar u gjetën në këtë tendë. Pjesëmarësit e kësaj skene përshkruajnë se si Hava Deliu kishte plagë plumbi në kokë dhe pastaj edhe kokën e prerë në fyt. Përfaqësuesit diplomatikë pastaj vërejtën se këmba e djathtë ishte shkëputur nga trupi, si duket kishin tentuar t'ia shkëpusin atë me thikë. Pajaziti qëndronte afër me trurin e nxjerrur jashtë nga kreniumi dhe të vendosur pas trupit të tij. Zejnije Deliu ua përshkruan kështu Vëzhguesve pamjen në tendë, më 27 shtator: "E pashë Pajazitin të shtrirë në stomak dhe një pjesë të kokës së tij i ishte hequr. Ai ishte në anën e djathtë të tendës, siç e keni vërejtur.. Ana e majtë e kokës së tij i mungonte. Shtroja ishte spërkatur me gjakun e tij. Pastaj e pashë trupin e Havës të dalur jashtë tende dhe këmbët e saj Hava Elshani të prera thellë me thikë... përreth kishte plotë gjak... "Të njejtën gjë e konfirmojnë edhe Bashkim dhe Ymer Deliu në intervista të ndara. Ymeri u tha vëzhguesve se këmbët e Havës ishin të prera thellë dhe vetëm një pjesë e lëkurës dhe mishit i mbante të ngjitura për trupi. Ymeri dhe Bashkimi e kishin futur brenda në tendë ngase kishte filluar të bjerë shi. Më poshtë rrugicës së malit në një vorbull trupat e 11 personave, kryesisht fëmijë dhe gra. Shumica prej tyre ishin goditur në kokë dhe ekzekutuar nga afërsia.

Grupi prej 4 trupash i gjetur nga antarët e familjes, vëzhguesit diplomatik dhe gazetarët, qëndronte disa fitë përmbi vorbullën e malit. Këtij grupi i takonte viktima më e re e kësaj masakre, fëmiu 18 muajsh, Valmir Deliu, e gjetur me fytyrë të përgjakur. Pastaj Jeton Deliu, djaloshi nëntëvjeçar, i gjetur pranë Valmirit me fytin e prerë me thikë ose plumb. Ymer Deliu në intervistën dhënë Vëzhguesve përshkruan kështu gjetjen e këtyre trupave, që paraqet disa nga trupat e familjes së ngusht të tij: Duke u ngjitur pashë djalin tim 9 vjeçar Jetonin. Ai kishte një plagë nga veshi i djathtë deri te goja. Shpresoj se plaga ishte shkaktuar nga plumbi e jo nga thika (me shpresë se nuk ka vuajtur shumë). Është trupi i vetëm që nuk dij si ka mbaruar. Një këpucë e kishte të mbathur, ndërsa tjetrën jo...

Pesë metra më larg ishte nëna ime, 60 vjeçare e shtrirë në anën e majtë. Kishte një plagë plumbi në anën e djathtë të kokës dhe një tjetër më të vogël në krahëror. Mendoj se ajo ishte vrarë me armë zjarri nga afërsia. Ishte goditur në fytyrë por jo me thikë. Krejt pranë saj trupi i Luljetës, gruaja shtatëzënë e vëllaut tim, që prsinim së shpejti të lind vajzën e saj, të cilën e pagëzuam Malësore, për të përkujtuar vuajtjet tona nëpër male. Ajo dukej njësoj si nëna, Hamidja. Qëndronte e shtrirë në anën e djathtë dhe kishte një plagë në anën e majtë të kokës së saj. Ishte goditur në pjesën e mbrapme të kokës. Kishte një plagë të vogël në hundë dhe kërci. Trupi tjetër ishte i Valmir Deliut, 18 muajsh, djali i Ademit. Ai kishte një palgë në anën e djathtë të fytyrës së tij afër nofullës. Në dorën e djathtë kishte një vrimë por jo nga plumbi dhe disa plagë të vogla në trup dhe "cuclla" i kishte ngelur varur në krahëror. Unë supozoj dhe shpresoj se të gjithë trupat, nga nëna ime - të jenë vrarë me armë zjarri nga afërsia, (përfundon Ymeri me shpresë se ata nuk kanë vuajtur nga torturat e kriminelëve serb, sqarim i autorit). Në kujtimet e Zejnije Deliut, e intervistuar ndaras nga Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut, përputhen përshkrimet që u bënë pamjes së trupave Ymer Deliu. Një variacion vërehet te përshkrimi i Luljetës shtatëzënë. Ajo thekson:"Luljeta ishte shkyer e tëra, duke filluar nga krahërori dhe përgjat stomakut. Ajo kishte rrobat, por edhe ato ishin prerë gjithashtu..."

Lumnije, Mihane, Menduhije, Diturije dhe Zeçir Deliu

Ymeri kishte gjetur edhe trupin e gruas së tij, Lumnies, të shtrirë pranë vajzës së tij 6 javëshe, Dituries, që për çudi kidhte mbijetuar këtë tragjedi. Zejnia i kishte hasur trupat një ditë më parë, por nuk kishte vënë re se Dituria ishte ende gjallë. Ajo u tha Vëzhguesve: "E pashë Lumnien, gruan e Ymerit të shtrirë në anën e djathtë të saj. Dituria ishte nën krahun e majtë të nënës së vdekur. Fytyra e Lumnies ishte prerë e tëra dhe krahu i saj përreth fëmijës ishte poashtu i prerë me thikë. Goja e voglushës ishte përplotë gjak që kishte rrjedhur nga krahu i nënës dhe nuk e kam marrur me mend se ajo mund të ishte ende gjallë... "Pas më shumë se 24 orë të vizitës së Zejnies, Ymeri dhe Bashkimi e gjejnë të gjallë foshnjën. Ymeri rrëfen zbulimin e tmerrshëm para Vëzhguesve: "Unë pastaj gjeta trupin e gruas sime, Lumnies. Ajo qëndronte në krahun e djathtë, ndërsa dy vajzat qëndronin pranë saj, njëra përballë e tjetra mbrapa. Dora e nënës ishte mbi Diturien e vogël. Për një moment Dituria hap sytë, jo krejt, përgjysëm dhe e kuptova se është gjallë. U përpoqa t'ia fshij gjakun dhe ajo nxori gjuhën pak nga goja. I lash trupat dhe mora ca rroba të foshnjës. Kundërmonte një erë e rënd. E kontrollova mirë dhe pashë se ajo nuk ishte lënduar. E vesha pastaj atë dhe e mbështolla me xhaketën time... "Vëzhguesit për të Drejta të Njeriut e vizituan foshnjën Diturie Deliu, më 8 nëntor, në Likoc, ku ajo qëndronte te të afërmit e saj. Mjerisht, ajo vdiq më, 19 nëntor të vitit 1998.

I shtrirë qëndronte edhe trupi i Menduhies, 4 vjeçare, vajza e Ymerit dhe Lumnies, pastaj kushëriri i Ymerit, Zeçiri, 44 vjeçar dhe Mihanës, 25 vjeçare, gruaja e Ademit. Ymeri e përshkruan kështu gjendjen e Mihanës:"Trupi tjetër pranë ishte Mihanja, nëna e Valmirit. Ajo qëndronte e shtrirë në stomak dhe organet e saj të brendshme kishin shpërthyer jashtë nga një vrimë e madhe në shpinën e saj. Dukej sikur ishte goditur nga ndonjë explodim granate, jo plumb..."Fotografët e inçizojnë gjendjen e Mihanës, duke konfirmuar thënjen e Ymerit. Pastaj Ymeri i bënë një shikim më të afërt Menduhies dhe vëren se ajo kishte flokët e larë në gjak, ndërsa poashtu Zeçiri ishte "plotë gjak nga koka deri te gishtërinjtë e këmbëve".

Zahide Deliu dhe dy vajzat e saj: Donjeta dhe Gentiana

Në maje të rripit me drunjë, Vëzhguesit hasën edhe tre trupa tjerë; Zahide Deliu, 27 vjeçare, ishte goditur siç duket duke tentuar të ik nga tragjedia që e priste. Plumbi e kishte goditur nga largësia pas koke. Ajo kishte vetëm qorapa mbathur, por jo edhe këpucë dhe si duket ishte duke pushuar në tendë. Dy vajzat e saj ngelën të vdekura krejt pranë, pas saj. Donjeta 5 vjeçare kishte një plagë të dukshme, që i kishte hequr pjesën e djathtë të fytyrës së saj. Gentiana 7 vjeçare kishte kapakun e kresë të hequr, si duket nga rafalet e plumbave. Zejnia ishte tejet e emocionuar dhe u kthye pas para se të shkonim te këta trupa. Ymeri gjithashtu dha përshkrime të limituara të këtyre trupave pasi ai veç kishte gjetur trupin e gruas dhe fëmijëve dhe ishte shpesh i traumatizuar. Duke iu referuar Bashkimit, ai dhe Ymeri në kalim kishin shkuar të shohin Zahiden dhe dy vajzat e saj para se të kthehen te gruaja e Ymerit dhe fëmijtë, ku ata kishin gjetur Diturien ende gjallë.

Ymeri përshkruan kështu atë që kishte mbajtur mend:

"Donjeta 5 vjeçare qëndronte e shtrirë me faqe për dhe. Kishte plagë në krahun e majtë dhe nën veshin e djathtë... Fytyra e saj dukej e deformuar... S'mund ta përshkruaj gjendjen e Gentianës, 7 vjeçare, Nuk mbaj mend plagët e saj dhe do të ishte më mirë të mos flas rreth kësaj... "Trupi tjetër ishte i Zahide Deliut, nënës së tyre. Ajo kishte një plagë të madhe në maje të kokës, por nuk i mungonte truri. Unë nuk e rrotullova trupin e saj sepse do të ishte kundër traditave tona. Pas kësaj fillova të kërkoj edhe katër fëmijë tjerë që mungonin, bashkë me Diturien në krah, por assesi t'i gjeja. "Të dytë: Ymeri dhe Bashkimi, sidomos Bashkimi shpesh dukej i traumatizuar nga ajo që kishte parë mbi trupat e të afërmve dhe nganjëherë ishte edhe histerik. Megjithatë, përshkrimet e tij të dhëna ndaras dalin si në pasqyrë të njejta me kujtimet e Ymerit dhe Zejnies. Duke ju referuar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të grupit lokal, trupi i Hajriz Deliut, 34 vjeçar, ishte gjetur në ujin e një pusi afër Abrisë së Epërme, më 21 tetor 1998. Hajrizi, burri i viktimës së masakrës, Zahide Deliu dhe babai i Donijetës dhe Gentianës ishte zhdukur që nga masakra në Lagjën Deliu. Ai ishte therrur në fyt e pastaj ishte hedhur në pusin e thellë me kokë teposhtë. Fotografitë e bëra dëshmojnë të vërtetën e dhënë nga Këshilli Lokal për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Vrasja e Habib, Hysen, Antigona dhe Mihane Deliut

Duke iu shtuar 14 viktimave edhe grupin tjetër të vrasjeve serike në lagjen Deliu të Abrisë së Epërme. Ky grup përbën Habibin, që ishte burri i Zejnies, Hysenin bashkëshortin e Flories; dy vajzat e Hysenit (nga një martesë e mëhershme, Antigonen dhe Mihanen). Duke iu akorduar intervistave të ndara me Zejnijen dhe Florien, dëshmitarë që i shpëtuan më të keqes, të premten më 25 shtator, të gjithë këta anëtarë të familjës ishin së bashku në Abri të Epërme, kur filluan granatimet rreth orës 8.00 në mëngjes. Me të filluar të gjuajtjeve të gjithë kanë dalur në Zabele, afër familjes së Ymer Deliut. Në mbrëmje rreth orës nëntë ata ishin kthyer në Lagjën Delijaj dhe natën e kishin kaluar afër shtëpisë së tyre, në një bunker të ndërtuar nga Habibi dhe i mbuluar me dushk, duke e lënë kështu familjen e Ymerit në pyll.

Të shtunen në mëngjes Habibi ishte zgjuar dhe kishte dalur me gruan Zejnien, Antigonen, Mihanen, dhe Mentorin, duke i lënë Hysenin dhe Florien, Maliqen dhe Ajeten në bunker. Habibi me familjen e tij do të dal këmbë në Tërstenik, ku mbërrijnë reth orës 8.00 në mëngjes dhe atje kishin filluar të përgatisin ushqim e ziejnë në fushë. Gjuajtjet fillojnë dhe granatat bijnë afër fushës dhe familja detyrohet të tërhiqet. Ata gjetën strehim në drunjtë e afërt dhe shoqëruesit i njohtuan se ishte plagosur Sherif Deliu dhe lagja Deliu ishte djegur e tëra.. Sherif Deliu, deri më, 21 Janar 1999 llogaritej i zhdukur.

Të shtunën rreth orës pesë, në mbrëmje, kishin vendosur të kthehen te shtëpitë e tyre në Abri të Epërme dhe të shohin çfarë kishte ngjarë atje me Hysenin dhe tjerët që i kishin lënë pas. Ata u kthyen, sërish këmbë në Abri të Epërme dhe kaluan rrugën kryesore për në drejtim të Likocit, ku ishin stacionuar numër i madh i policëve serbë. Një konvoj i madh automjetesh luftarake po kthehej nga Abria përsëri për në Likoc. Ata kishin pritur mbi një orë e gjysmë në kaçuba të kalojë konvoji. Pastaj kishin bërë përpjekje të lëvizin dhe policët i kishin vërejtur. Hapet zjarr në drejtim të tyre, duke i detyruar të shpërndahen. Zejnia u tha Vëzhguesve: "Deshëm të kalojmë në Lagjën tonë, por shumë shpejt një grup prej pesë-gjashtë policëve kanë vënë re lëvizjen tonë dhe mënjëherë kanë filluar të gjuajnë në ne. Ne të gjithë kemi vrapuar në drejtime të ndryshme. E pashë Antigonën që ra për dhe e goditur nga plumbat. Isha më së afërmi me policë dhe i ndjeja plumbat si binin pranë këmbëve të mia. Vazhdoja të ngjitem zhagas pa ditur në çfarë drejtimi shkoja. Ata vazhdimisht gjuanin me pushkomitralez e pastaj edhe me armë të tjera. Unë vazhdoja zhagas dhe nuk dija më asgjë për askend... "Më vonë plumbat e kishin goditur në fytyrë, duke i shkatuar një plagë të cilën Vëzhguesit edhe pas një muaji e kishin vërejtur në fytyrën e saj, gjatë një interviste me të. Ajo arrinë në bunker, afër shtëpisë, ku edhe do të gjej vetëm Maliqen. Pastaj kthehet edhe Floria me Mentorin dhe Ajeten dhe rrëfejnë se si Habibi e Hyseni janë vrarë duke e kërkuar atë. Duke kërkuar Zejnien, Mihanen dhe Antigonen, policët i kishin zënë dhe akuzuar si pjestarë të UÇK-së. Habibi ua përseriste se kishin dalur të kërkojnë trupat e gruas dhe vajzave. Ata e kishin pyetur Habibin pastaj për djalin Dr. Sami Deliun, ngase doktorët ndiqeshin me akuzë se ndihmonin UÇK-në.(Fati i Dr, Lec Ukës para disa ditësh në Qycavicë flet më së miri për këtë, Autori). Habibi u ishte përgjigjur se Samiu ishte në Prishtinë. Ata fillojnë ta godasin dhe Habibi bjen për tokë dhe pastaj polici nxjerr revolën dhe e qëllon atë. Hyseni, që kishte probleme mentale, duke iu akorduar anëtarëve të familjes, kur e sheh vëllaun e vrarë fillon të bërtas pa kontroll. Po pastaj edhe ai do të qëllohet nga dy plumba në kokë. Floria i tha Zejnies se Mentori ka vrapuar drejt Habibit, por polici e shtyri duke i thirrur: "Bezhi!", vogëlushit. Habibi ishte maltretuar rënd. Trurin e kishte jashtë. Ishte prerë me thikë në shpinë. Një gjë është me rëndësi se Habibi kishte përmendur emrin e Xhafer Qorrit, që ishte prezent aty, në uniformën policore serbe, i cili pastaj do të mund të dëshmonte për kryerësit e kësaj vepre. Por, Xhaferi nuk do ta bëjë kurrë këtë , sepse ai do të vritet bashkë me dy serbë lokal, më 11 dhjetor 1998, te trafostacioni kryesor në Gllogovc. Më 29 shtator, u thanë Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut disa anëtarë që mbijetuan masakrën nga familja Deliu se mungonin ende dy vajza të reja 14, respektivisht 16 vjeçare; Antigona dhe Mihane Deliu. Trupat e shkatërruar të dy vajzave u gjetën më 4 tetor 1998 nga anëtarët e familjes Deliu. Vëzhguesit e vizituan vendin ku u gjetën trupat e tyre. Ishte mbarimi i rrugës për në Likoc, ku serbët kishin ndërtuar një bunker, që kontrollonin rrugën. Aty u gjet një karikator i zbrazët i armëve të prodhimit jugosllav 7.62 mm. Dyshimet nga familjarët dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut për dhunimin e vajzave para se të vriteshin, nuk mund të konfirmohen nga Vëzhguesit për të Drejtat Njerëzore.

Vrasja e Driton Hysenajt

Për shkak të luftimeve të ashpra në Abri të Epërme dhe përreth, të premten, më 25 shtator, rreth 150 banorë të Lagjes Hysenaj, kishin dalur bashkë me gjërat që kishin përdorë në pyll, duke lënë një numër të vogël pleqësh pas. Klani Hysenaj kishte ngritur një kamp në pyllin e quajtur në gjuhën shqipe, Brija e Tërdecit, më pak se një kilometër nga lagja e tyre, duke qëndruar atje për dy ditë me radhë. Duke ju akorduar dëshmitarëve të intervistuar nga Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut, në varrimin e Driton Hysenajt, shumica e personave ishin gra, fëmijë dhe pleq si dhe disa burra të moshës së re. Asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur.

Të shtunën, më 27 shtator, diku rreth orës 11 .00 deri kah ora 3.00 pas dite, forcat serbe kishin vënë në rreth kampin Hysenaj. Daut Hysenaj i cili ishte prezent në pyell, u thotë Vëzhguesve:

Policia i kishte ndarë meshkujt nga femrat, duke i detyruar të zhvishen ata në të njejtin vend. Pastaj i rreshtuan meshkujt dy nga dy dhe i nisën drejt Lagjes Hysenaj.

Gjatë zhveshjes nuk ishin përdorur armët, madje as thikat, rrëfen Brahim Hysenaj, që kishte qenë prezent, por disa kishin marrë të rëna të forta nga kondakët e pushkëve. Nofulla e një burri, Raif Hysenajt, ishte thyer gjatë kësaj kohe. Policët kishin zgjedhur grupin prej 22 meshkujsh, duke i lejuar të visheshin dhe nisur për në Lagjen Hysenaj. Në hyrje të Lagjes i detyruan të ulen. Siç dëshmon Brahim Hysenaj, që ishte një nga 22 meshkujt, aty kishte qindra e qindra policë. Ata u vënin flakën shtëpive përreth, shpjegon Brahimi.

Policët vazhdojnë të rrahin e torturojnë meshkujt e kësaj lagjeje, siç Dëshmon Daut Hysenaj: "Policët filluan të na rrahin përsëri. Ashtu siç ishim të lidhur ata erdhën tek ne. Grupi i parë na shuplakoi, ndërsa i dyti na grushtoi ashpër. Grupi i tretë na goditi me kondakë të automatikëve. Kjo zgjati reth 15-30 minuta…"

Pas kësaj torture çnjerëzore, policët kishin përgatitur një traktor, pasi kishin djegur gjithë ushqimin e gjetur në rimorkio. Na urëdhruan ashtu të lidhur dy nga dy të ngjitemi në rimorkio, duke na nisur nëpër rrugën e përbaltur drejt Likovcit, ku ishte një bazë e ofenzives së qeverisë. Daut dhe Brahim Hysenaj të intervistuar ndaras e shpjegojnë njësoj rastin më rrënçethës të vrasjes me thikë të një djaloshi të ri, Driton Hysenajt.

Brahimi thotë:

"Gjatë rrugës për në Likovc, ne duhej të kalonim nëpër Lagjën Delijaj, ku pamë policët duke djegur shtëpitë përgjatë gjithë rrugës, Drejtuesi i traktorit do të ndalet, që t'i lejoi kolegët të shfryhen në ne. Ata nuk na kursyen duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të na goditur, madje edhe me hunjë." Kur meshkujt kishin arritur në Likovc, disa policë kishin thirrur se traktori bartëte pjestarë të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës. Pa pritur, një polic i paidentifikuar, sipas Dautit dhe Brahimit, kërcen në rimorkio dhe e kap për flokësh 16 vjeçarin Driton Hysenaj dhe i pret fytin me thikën e gjatë që mbante në dorën tjetër. Unë kisha qorapët e bardha dhe ato u bënë të kuqe nga gjaku. Tjetri polic i pren litarin me të cilin ishte lidhur djaloshi tjetër për Dritonin, Qerimi, i cili ishte tmerruar dhe u shty larg nga polici i frikësuar se edhe ai do të pësoi njësoj. Krahu i tij ishte thyer nga goditjet që kishte marra më herët.

Duke iu akorduar Brahim Hysenajt, që ishte oficer rezervë i ish Armatës jugosllave, polici që kishte prerë në fyt Dritonin mbante uniformë ngjyrë kafeje, të zezë dhe të kamufluar të verdhë dhe kapelë të errët në kokë, që nënkupton se këto uniforma ishin karakteristike për forcat speciale antiterroriste SAJ (Specialne Antiteroristicke Jedinice). Trupi i Dritonit ishte larguar nga disa policë, duke mbetur i zhdukur deri më 13 nëntor 1998, kur kufoma e tij u gjet në një varr, jo shumë të thellë në Likoc, nga disa fshatarë që përpiqeshin të rindërtonin shtëpitë e rrënuara…"

(Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Blerina Demaku.(4)

Lexoni të plotë këtë raport në anglisht:

(GORNJE OBRINJE: MASSACRE IN THE FOREST [An extract from the Human Rights Watch Report - A Week of Terror in Drenica: Humanitarian Law Violations in Kosovo]. (6)

http://www.ess.uwe.ac.uk/kosovo/kosovo-massacres6.htm
__________________________

Burimet:

1. KMDLNJ: Krimet e luftës në Kosovë 1998 - 1999, Monografi 1, Prishtinë, 2010 - faqe 271./ Historia e Drenasit: Wikipedia http://kk.rks-gov.net/gllogoc/City-guide/History.aspx.
2. Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës - Krimet e Serbisë në Kosovë 1998 - 1999, Libri 1, Prishtinë 2010, fq.163.
3. Sheradin Berisha: Masakra e Likoshanit, Ҫirezit dhe Prekazit të poshtëm - krime të pandëshkuara! - pashtriku.org.
4. Fadil Demaku: Abria e stinës së armëve, Virgjinia, USA, Shtator 2004 - Botim i autorit.
5. Human Rights Watch: Trupat e viktimave - dëshmi të qarta të kasaphanës, “Koha Ditore”, 30.9.1998; Human Rights Watch, Një javë e terrorit në Drenicë, shkurt 1999.
6. GORNJE OBRINJE: MASSACRE IN THE FOREST [An extract from the Human Rights Watch Report - A Week of Terror in Drenica: Humanitarian Law Violations in Kosovo]. http://www.ess.uwe.ac.uk/kosovo/kosovo-massacres6.htm.

20. 06. 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 62 vizitorë
Lexuar: 5,356 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi