Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bashkimi i Shqipërisë së vogël…fillimi i drejtësisë së madhe!
Publikuar më 11 gusht, 2013 në orën 02:50 ( ) Isuf I. Bytyçi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ishte kjo parulla në manifestimin-protestë të 19 korrikut 2013, që u zhvillua në prag të 100-vjetorit të Konferencës famëkeqe të Londrës, prej orës 18:00 deri 20:30, në sheshin qëndror të Munihut, në Gjermani.

Nuk ishin shoqatat shqiptare, që jetojnë e veprojnë në Mynih, ato që e organizuan këtë eveniment, siç thuhet çuditërisht në disa mjete të informimit. Madje, ato as që e përkrahën këtë manifestim-proteste. Disa nga injoranca e xhelozia e injoruan , ndërsa disa duke e cilësuar si radikale e të rrezikshme protestën, në forma të ndryshme.. edhe e bojkotuan atë. Dikush me zë e dikush nën zë, treguan qartë se në mendësinë e tyre janë krejtësisht të papërgatitur, për t`u përballur me sfidat, që koha shtron për ne shqiptarët. Ribashkimi i Shqipërisë në kufijtë e saj Natyrale duket se për ta është akoma një “mollë e ndaluar” së cilës…as që guxojnë t`i afrohen. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi i një fundi të mbarë, që do të vazhdojnë veprimtarët e përkushtuar shqiptarë drejt bashkimit, me protesta paqësore e jo luftënxitëse, por me kërkesën e qarte:“ Duam Ribashkim kombëtar”, ashtu siç edhe e deshti dhe e shpalli më 28 Nëntor 1912, Plaku i Urtë i Vlorës, Ismail Qemali.


Organizatorja kryesore e Manifestimit – Donika Zonja















Aty ishin të ftuar, përveç Prof. Koço Danajt edhe: simboli i qëndresës shqiptare – baca Adem Dema, Ideologu i Çështjes Kombëtare – Akademik Rexhep Qosja, z. Kim Mehmeti, z. Lisien Bashkurti, z. Arif Mati, z. Mehmet Hyda nga Presheva, znj. Donika Gërvalla – Schwarz, z. Bernd Posselt, z. Franz Modl, ambasadorët e shteteve tona të Shqipërise e të Kosovës ( që të dy në Berlin), konsulli i Kosovës në Shtutgart, ministri i Diasporës etj.
Pjesa më e madhe e të cilëve mungoi, shkaqet e mosardhjes akoma nuk i dimë, pos z. Koço Danaj që erdhi nga Tirana, z. Gëzim Kaso nga Italia, z. Mehmet Hyda nga Presheva edhe z. Franz Modl – ambasador nderi i Shqipërisë ketu në Mynih. Ndërsa z. Arif Mati edhe z. Kim Mehmeti ne pamundesi për t’iu bashkuar protestës sonë, dërguan mesazhet e tyre elektronike, në mbështetje të plotë te evenimentit dhe Shqipërisë sonë Natyrale.
Gjithësesi, në kuadër të Komunitetit Shqiptar, në Mynih të Gjermanisë, me iniciativë të një grupi shqiptarësh nga e tërë Europa, në bërthamën e së cilës vepronte që në fillimet e saj edhe çifti Zonja, u arrit që sebashku edhe me mbështetjen e një grushti veprimtarësh të Mynihut, të organizohej e të kryhej me sukses edhe ky tubim-protestë në qendër të Europës.
Protestë paqësore, kundër vendimeve të Londrës, të cilat ndodhën para 100 vjetësh, në kuadër të të cilave edhe u ndanë e u coptuan tokat e Shqipërisë, ku dy të tretat mbetën jashtë kufijve shtetëror të saj. Territori i së cilës u nda në pesë shtete, me qëllim që të plotësoheshin apetitet shoviniste sllavo-greke.

Pjesëmarrësit në Manifestim





























Prej orës 10:00 në një sallë të bukur, brenda një hoteli prane stacionit qendror të Mynihut, i ftuari ynë i nderit Prof. Koço Danaj mbajti një konferecë për shtyp me gazetarë gjermanë e shqiptarë. Gjatë konferencës, atij iu drejtuan një sëri pyetjesh në lidhje me mundësinë e realizimit paqësor të Platformës për Shqiperine Natyrale, si edhe për Peticionin e dokumentacionet përkatëse drejtuar kancelarive më me zë europiane e atyre më gjerë, në mënyrë që të bëhet i mundur anulimi i vendimeve kriminale të Londrës 13‘. Peticion, ky, i cili do të niste pikërisht n`atë mbasdite..nga sheshi qendror i Mynihut. Midis tyre, të pranishëm per ta percjellur këtë conference, ishin edhe të derguarit specjalë të TV Rrokum e TV Shota.
Shqiptarët, para 100 vjetësh kishin dalur nga Perandoria Osmane, të varfër e të pashkolluar me 95 % analfabetë. Ndersa asokohe vendi i shqipeve zvarritej si një viktimë e plagosur keqazi, grekët, bullgarët, serbët e malazezët, suleshin mbi te si bisha, duke grabitur tokat e pasuritë e tij, me ndihmën e Rusisë Cariste dhe miqve të tyre europianë. Ky pra ishte mëkati e në të njejtën kohë edhe turpi i tyre, duke e justifikuar atë me preteksin se shqiptarët kishin qenë bashkëpunëtorë të osmanëve, e prej tyre kishin pozita të larta si në udhëheqësi politike, ashtu edhe në atë ushtarake. Tjetra arsye ishte se gjoja ne ishim turq të mbetur e, jo popull autokton, popull i pacivilizuar e të tjera dokrra si këto. Sa i përket civilizimit; po vërtetohet qarte në shumë tekste historike e shkencore, se cili ishe populli i civilizuar e, cili ishte populli egër, genocidist e masakrues.

Ne ishim në atë kohë popull i vetmuar, siç thotë diku Akademiku i ynë i nderuar Pofesor Rexhep Qosja: prandaj edhe fqinjët tanë, në vend që të na mbronin, na ndanë, na vranë, na masakruan..e, në fund sikur të mos mjaftonin të gjitha këto edhe na dëbuan nga tokat e shtëpitë tona. Porse tani kanë ndryshuar punët e, ne shqiptarët...nuk jemi më të vetmuarit e para 100-vjetëve, përkundrazi, sot kemi përkrah nesh vendet më të fuqishme e demokratike: si SHBA-të ashtu edhe forcat më perparimtare te BE-së.
Në këto kohë, sikurse ka marrë mbi supe bashkimin e trojeve shqiptare, ideologu i Shqipërisë Natyrale, Profesor Koço Danaj, po ashtu edhe çifti Stefan e Donika Zonja nga Tirana, me një mori vështirësish: për arsye të kohës së shkurtër të qëndrimit në këtë vend, sëbashku edhe me një grup te vogël patriotësh, burra e gra të perkushtuar përballë çështjes shqiptare, si Isuf Bytyçi, Januz Veliu, Vjollca Kaçiu, Ferdane Alidemi Bajrami, Hateme Morina, Naim Musa, Xhelal Ferizi etj., i hynë kësaj pune madhore – Manifestimit-Protestë të 100-vjetorit të coptimit të trojeve tona, si edhe kërkesës drejtuar pesë shteteve më të fuqishme të Europës: Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Rusisë edhe SHBA-ve, për bashkim të tokave shqiptare e rikthimit te drejtësisë e dinjitetit të neperkembur, edhe pse mbas 100 vjetësh.
Porse Shqipëria Natyrale, nuk është pronë vetëm e jona, përkundrazi, ajo duhet të jetë synim i të gjithë shqiptarëve me mendje të ndritura.
Kundërshtarët, skeptikët edhe indiferentët, pavarësisht se u munduan, në fakt nuk ia arritën ta paralizojnë Protestën e 100-vjetorit. Me gjithë vështirësitë financiare, organizative e teknike, ai ndodhi. Madje edhe më mirë seç e kemi pritur. Vlen t`i falënderojme këtu edhe bashkëpunëtorët tanë të jashtëm si Afrim Nura, Lulzim Maliqi, Rexhep Nikçi, Safet Shaqiri,
Ekrem Morina, Sabit Isakaj etj, të cilët me kontributin e tyre ndihmuan jo pak në mbarëvajtjen e ketij evenimenti kaq të rëndësishëm.

Këngëtari i mirënjohur Vlonjat me prejardhje nga Çamëria – Gëzim Kaso























Këngëtari i mirënjohur nga Vlora me origjinë çame, Gëzim Kaso, i cili jeton e vepron në Itali, edhe pse kishte shkuar në Shqipëri pë t`i kryer pushimet verore, erdhi për të marrë pjesë në këtë manifestim. Para se t’ia fillojë këngës së parë “Kuq e zi për Çamëri” mori fjalën dhe tha: “Ju përshëndes të gjithë shqiptarëve kudo që jeni e, posaçërish juve në Mynih. Por, me keqardhje ju them se shumë pak njerëz shoh në këtë Manifestim-Proteste! Ju, nuk duhet te keni frikë nga Bashkimi Kombëtar Shqiptar.
Nëse do te më duhet ta jepja jetën time, mu në këtë moment në këtë shesh, për keto ngjyra Kuq e Zi, që mbaj në trup, të më besoni do të isha njeriu më i lumtur në këtë botë !”

Ideologu i SHQIPËRISË NATYRALE –Koço Danaj




















Ndërsa ideologu i Shqipërisë Natyrale, Profesor Koço Danaj tha: “Jo. Nuk jeni pak në këtë eveniment, këtu është Ukshin Hoti, aty Toni Bleri, pak më parë me tërë mbështetjen e tij ishte edhe konsulli gjerman i nderit të Republikës së Shqiperis, Franc Moedl e, përveç sa më sipër t`mos e harroni edhe një gjë: Kjo nuk është festë, në festë vijnë të gjithë, përkundrazi ky është një manifestim-proteste, i cili do ta hapë një Epokë të Re në historinë e kombit shqiptar.
Janë anuluar dy konferenca Ndërkombëtare. U anulua Versaja e 1919-ës, duke e shpërbërë Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, të ashtuquajtur Jugosllavi.U anulua Konferenca e Jaltës, duke e ribashkuar kombin Gjerman më 1989-ën në një shtet të vetëm. Tani ka ngeluar pa u anuluar vetëm një Konferencë ndërkombëtare, „konferencë pa protokoll“, e ashtuquajtura „Konference e zeze“ e Londrës dhe, këtë po e nisni ju sot ! Të gjithë ata që ishin sot e ata që kishin dëshirë të jenë në këtë Manifestim e, nuk arritën të jenë, do ta tregojnë veten e tyre duke e nënshkruar Peticionin, i cili më në fund do t`u dërgohet pesë vendeve më të fuqishme të Europës edhe SHBA-ve.“
Ky pra ishte Tubimi-Protestë i parë e i mbarë për SHQIPËRINË NATYRALE, i cili ndodhi në mes të Bavarisë, e brenda shtetit gjerman, i cili e ka përjetuar ndarjen me dekada. Asnjë shtet e popull tjetër nuk e di se sa dhembje e paralizim kombëtar sjell ndarja e teritorit në disa pjesë, përveçse gjermanët se çka do të thotë ajo, pasi edhe ata e përjetuan ndarjen, por për fat të mirë u bashkuan ata. Kemi shpresë se do të na mësojnë e do të na ndihmojnë që t`i bashkojmë edhe ne kokat e bashkë me to edhe tokat.
Ta marrim shembullin e një makine, e cila e ka diku karroserinë e diku tjetër motorin me pjesët tjera përbërëse. A mund të shtyhet në lëvizje? Unë them: Jo! Edhe ju thuani: Jo!
Pra, besoj se pas këtij tubimi, do ta shohin dhe do të jenë më të ndërgjegjësuar e do të marrin vendime për ta rikthyer Drejtësinë në vend e, t`i bashkojnë tokat shqiptare në bashkëpunim edhe me shtetet tjera më të fuqishme të Europës dhe SHBA-ve, të cilat janë gjeneratori i drejtësisë e demokracisë në botë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf I. Bytyçi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 3,174 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi