Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Limaj e Krasniqi ‘koalicion’ me Isa Mustafën
Publikuar më 09 tetor, 2013 në orën 00:04 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kah po e qon PDK-në, IQPM-ja e Fatmir Limajt. A po e pret fati i LDK-së, edhe PDK-në e Hashim Thaçit. Limaj dhe Jakup Krasniqi, duket se me zgjedhjet lokale po matin fuqinë e tyre politike, për të hapur duel me kreun e PDK-së, Hashim Thaçin.

Edhe pse në dukjen e parë Limaj e Krasniqi duken të matur rreth shkëputjes përfundimtare me PDK-në, zgjedhjet lokale po shndërrohen në shpatë të ndarjes politike në mes të Limajt-Krasniqit e Thaçit. Zgjedhjet lokale edhe më tej kanë acaruar treshen kryesore të UÇK-së, Thaçin-Krasniqin-Limajn, të cilët duket, se do të hapin edhe një betejë pas 3 nëntorit për të ndarë ‘tortën’ e PDK-së. Pas divorcit përfundimtar me PDK-në, (Nisur nga shembulli i kaluar me listën ‘Rugova’) nënkuptojmë se IQM-ja e Limajt e përkrahur edhe nga Krasniqi, do të hapin ofertën për një koalicion me LDK-në e Isa Mustafës, nëse këtë të fundit nuk e ka ‘rezervuar’ më herët vet Hashim Thaçi. E them këtë ngase edhe më herët ‘të padisiplinuarit’ e LDK-së, të udhëhequr nga Ukë Rugova me shokë, u dukën mjaft të egër në Hashim Thaçin, por kjo ngjau vetëm një refleks fushate. Uka me listën ‘Ibrahim Rugova’ duke kërkuar përkrahësit e babait të tij, dr. Ibrahim Rugovës, brenda LDK-së, ndodhi të bëhet njëri nga akterët kryesorë të shpëlarjes morale të Qeverisë Thaçi 2, qeveri kjo e ndërtuar mbi shtyllat e minoritarëve dhe vendeve të rezervuara.

Uka theu parimet dhe me shumë lehtësi tentoj të falë konceptin rugovian, kundërshtarit politik më të përbetuar të babait të tij. Ai i bëri të gjitha këto veprime, por do të bënte edhe shumë të tjera, por nuk do të pranonte kthimin në çatinë e vjetër, LDK. Ky fat duket se do ta gjejë edhe IQM-në e Limajt. Limaj duke matur ndikimin e tij në PDK, përmes listës së Malishevës, meton të përgatisë terrenin për subjektin e ri me Jakup Krasniqin, por gjithnjë duke ruajtur ‘aleancën’ me votuesit e PDK-së. Ata me këto veprime ruajnë konceptet politike, por ndihen të ‘tradhtuar’ dhe të zënë në kurth nga Hashim Thaçi.

Zgjedhjet e 3 nëntorit do të ndryshojnë skemën politike
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, po marrin dimension mjaft interesant sa i përket orientimit të partive politike në nivel komunash. Natyrisht, se edhe më të paqartë e bënë iniciativa qytetare e Fatmir Limajt, e cilA, tashmë është orientuar në krijimin e një gjymtyre të ndarë nga PDK-ja, e Hashim Thaçit. Kësaj fryme(trashjen e gjymtyrës së PDK), po i ndihmon në masë të madhe edhe bashkëpartiaku i tij, Jakup Krasniqi. Ky i fundit edhe psë në heshtje ka prezantuar vizionet e tij për krijimin enjë subjekti të ri, duke tërhequr pas vete, përkrahësit e tij yë cilët aktualisht janë brenda PDK-së. Përkrahja më e shtuar për Limajn dhe Krasniqin vjen edhe nga fakti tjetër se shumë figura të larta në PDK, aktualisht në garë për të udhëhequr me komunat, ose janë të ndjekur nga drejtësia, ose janë emra të përfolur për veprimet të ndryshme skandaloze e të jashtëligjshme. Lufta e ashpër ndërmjet kandidatit të IQPM-së, Ragip Begaj, dhe atij të PDK-së, Isni Kilaj, për kryetar të Malishevës, është vetëm vija e dytë e frontit në mes të Hashim Thaciq, Limajt e krasniqit në anën tjetër. Ndërkaq, LDK-ja, në anën tjetër, duket se ka nxehur fushatën në mënyrë qe të përfitojë më shumë nga thyerje e PDK-së. Kjo për faktin se shtrirja e hapësirës gjeografike në zgjedhjet komunale mund të shfrytëzohet si bazament edhe për shtimin votave në zgjedhjet nacionale. Ndryshe, në partitë tjera nuk vërehet ndonjë risi, programore ose strategjike, përveqse, vazhdimin e ‘traditës’ së vjetër të ruajtjes së liderit ‘historik’.

Legalizimi i Serbisë në Kosovë
Me zgjedhjet komunale në komunat veriore të Kosovës, por edhe ato në brendi me shumicë serbe (të grumbulluara rreth Asociacionit), Serbia legalizon dhe shton ndikimin e vet në Kosovë. Ky kompromis i arritur në Bruksel, mes Thaçit e Daciqit, ka bërë qe serbët të ndihen të sigurt nën autonominë e Asociacionit, duke ruajtur lidhjet tradicionale me Serbinë. Serbia e quan autonomi, Kosova integrim por forma më e saktë e këtij ndikimi përcaktohet me funksionalizimin e komunave të reja serbe dhe kjo pas 3 nëntorit. Pasj kësaj date, mund të hapet edhe një dialog i ri bisedimesh Kosovë-Serbi, (Thaçi-Daciq) rreth koloritit përfundimtar të autonomisë së Asociacionit. Serbia dhe Kosova pritet të kenë përplasje të nxehtë në këtë pikë. Pavarësisht qëndrimeve kundërthënëse, Catherine Ashton do te jetë ‘tyxharja’ e cila do të kurorëzojë çdo mosmarrëveshje. Këtë e argumenton vet Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian znj. Ashton, e cila paralajmëron se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit pritet edhe një marrëveshje e re Kosovë-Serbi. Edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samule Zhbogar ka vlerësuar se integrimi i veriut nuk fillon as përfundon me zgjedhjet, pasi ky është proces, i cili duhet të vazhdojë.

Krenari dhe zhgënjim
Shteti i pavarur i Kosovës edhe pse është cilësuar si arritja më e madhe kombit tonë në shekullin XXI, keqtrajtimi i shtetit të ri nga mafia dhe krimi i organizuar, kanë lënduar tej mase këtë krenari. Kjo për faktin se edhe gjashtë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qytetarët shqiptarë (edhe pse shumicë) mbeten më të izoluarit, më të varfrit dhe më të rraskapiturit në rajon. Politikanët e fshehur pas formulës së patriotizmit, jo vetëm se janë majmur duke shpërfillur ligjet dhe drejtësinë, por po sfidojnë edhe vet shtetin e ri. Sfida ndaj drejtësisë, gllabërimi i pasurisë së shtetit, janë pasqyrë reale se duhet shumë kohë dhe sakrificë për të ndërtuar një sistem vlerash sipas konceptit evropian. Këtë mëse miri e argumenton edhe miku ynë Viliam Volker, i konsideruar “hero” i Kosovës, i cili shprehet mjaft i zhgënjyer me ecjen, zhvillimin dhe kredibilitetin e shtetit më të ri të Evropës, tash pas 6 vitesh pavarësi .

“SHBA-të asnjëherë nuk dëshirojnë që në Ballkan të ketë destabilizim. Kjo është edhe arsyeja pse SHBA-të e mbështetin qeverinë e Hashim Thaçit, edhe pse e dinë se në Kosovë ka korrupsion dhe fenomene të ndryshme negative. Në Kosovë janë të nevojshme aksione serioze kundër korrupsionit. Mbetem i dëshpëruar me mungesën e përparimit të Kosovës, qe nga momenti që shpallën Pavarësinë. Ka munguar organizimi, sensi dhe bindja e kosovarëve për t’i treguar botës, se nuk janë shtet i dështuar, se nuk do të lejojnë korrupsionin dhe kriminalitetin. Këtë e vërejta edhe para tre vitesh në Kosovë, pak para zgjedhjeve, kur të gjitha partitë politike donin të më shfrytëzonin, të fotografohen me mua sikur me një ‘hero’”. Miku ynë sqaron se Bashkimi Evropian e do Kosovën përbrenda kësaj familje, andaj, në këtë rrugë, ka një sërë detyrash që duhet kryer, përpara se të hapet porta. “Para një viti mendoja se punët po ecin mirë me shqiptarët, por nuk po del ashtu. “Hashim Thaçi, sipas meje, nuk është demokrat i vërtetë. Nuk ka një seriozitet në luftën kundër korrupsionit.” Por, pavarësisht kësaj, Volker i mbetet besnik parimit qe e quan reagimin e SHBA-së dhe BE-së, në luftë kundër Serbisë në vitin 1999.

“Ishte mrekulli bindja e SHBA-ve se duhet të intervenohet në Kosovë. Nuk ishte vetëm masakra e Reçakut, por edhe shumë masakra tjera që tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare. Isha dhe unë që ndikova kundër Millosheviqit dhe ushtrisë serbe. Mbretëroi ndjenjë turpi i NATO-s dhe SHBA-ve pas asaj që na ndodhi në Srebrenicë pikërisht nga Millosheviqi”, përkujton ish-ambasadori Voker. Por e gjithë kjo mrekulli, duket se është harruar nga klasa politike e Kosovës, e cila duket se zhvatjet e patriotizmat i kanë rezervuar për vete, ndërsa detyrat shtetërore po i lënë në qendrat e politikave të mëdha globale, duke gjetur ‘rehati’ me disa teste dialogu në Bruksel.

Suksesi i zgjedhjeve kupola e imazhit të Kosovës
Përpos fushatave mjaft interesante parazgjedhore, (formulës ende të paqartë matematikore qe ka përfshirë garën e sivjetme partiake), 3 nëntori mbetet kurorëzimi i gjithë këtij procesi. Njëherësh, vlerësimi i procesit zgjedhor, mbetet udhërrëfim për avancimin e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian, MSA-në dhe vet procesin e liberalizimit të vizave. Shpresojnë qe mos të përsëritet imazhi shkues nga zgjedhjet e kaluara (vjedhja e votave). Pikërisht nga keqqeverisja, krimi i organizuar dhe korrupsioni i shfrenuar, ra laura e BE-së për ‘Shchengenin’. Fajësia bie mbi ata qe morën timonin e udhëheqjes së vendit, ngase shteti më i ri në Evropë, Kosova, akoma mbetet më i izoluari, krahasuar me gjithë shtetet e kontinentit të vjetër. Gjithashtu, përfomancat e dobëta ekonomike, papunësia dhe varfëria, gjithnjë në rritje, do të mbesin pengesë për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët. Dhe, kjo nga frika e vësrshimit të shteteve të BE-së me azilkërkuesit kosovarë, të cilët edhe ashtu përbëjnë numrin më të madh të ikjes ilegale. Bashkimit Evropian nuk mund t’i imponohet procesi i integrimit me buzëqeshjet mediale dhe konferencat se jemi pro evropianë dhe e duam SHBA-në, por kjo mund të arrihet, me rritjen e kualitetit qeverisës; ngritjen e fleksibilitetit ekonomik dhe luftimin më efektiv të krimit e të korrupsionit. Këto fenomene dita-ditës po shndërrohen në ‘virus’ i cili mund ta qojë në dështim shtetin e Kosovës. Se procesi i rregullt zgjedhor, mbetet vendimtar për interesat e Kosovës, e thekson edhe shefi i BE-së në Kosovë, Samule Zhbogar, duke vlerësuar se zgjedhjet e sivjetme lokale janë kruciale për të ardhmen e Kosovës, ngase, për herë të parë mbahen në gjithë territorin e vendit. Pavarësisht vlerësimit të mundshëm pozitiv pir zgjedhjet lokale, BE-ja ruan një kartë rezervë për procesin integrues të Kosovës, për të përfshirë në dialog edhe përfaqësuesit e Asociacionit serb, (për integrimin e tyre në BE), me një pako me pjesën tjetër të vendit tonë, por i cili në disa parime e bën të dallueshëm nga unifikimi shtetëror i Kosovës. Kosova gjendet në një vorbull shumë të paqartë jo vetëm rreth skemës së vet politike (tash edhe me minoritarët), por edhe për shkak të fillimit të fazës së dytë të dialogut me Serbinë, i cili pritet të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë. Këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë ata qe sot janë në garë për të udhëhequr me komunat, e më pas edhe më vet shtetin e Kosovë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 1,873 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi