Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TRE DËSHMORËT E KËRÇOVËS
Publikuar më 20 tetor, 2013 në orën 21:34 ( ) Mr. Gafurr Adili | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Pjesë nga libri në dorëshkrim: “Prishtina e ëndrrave të mia”)

Kërçova e Sadin Selmanit, Kalosh Danit, Sulltanës Çafes dhe dy Mefailave: Mefailit të Madh dhe Mefailit të Vogël, edhe gjatë sundimit jugo-sllav ka nxjerrë luftëtarë të lirisë për Shqipërinë Etnike.

Kush ishin këta tre luftëtarë të Shqipërisë Etnike dhe ku e si i njoha unë këta tre dëshmorë..?

1. Dëshmori Sulejman ELEZI (Sylë STAROVA) ishte nga fshati Novoselë i Kërçovës, fshat ky që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Marrëveshjes së vitit 1936 midis Hasan Prishtinës dhe Kryeministrit të Bullgarisë (1940-1943) Todor Aleksandrov, ishte fshati kufitar midis Shqipërisë Etnike dhe Bullgarisë Etnike.
Shkollën fillore (tetëvjeçaren) e ka kryer aty ku e kam kryer unë , në fshatin Kastriot (Serbicë e kanë quajtur pushtuesit sllavo-maqedonas). Meqënëse rridhte nga një familje e varfër, shkollën e mesme (normalen) e kreu në Shkup me korrespondencë. Pas përfundimit të shkollës normale (për mësues) në Shkup, në kohën kur në Kosovë vriste e priste krimineli Aleksander Rankovi, Sulejmani e fillon punën si mësues në shkollën fillore (tetëvjeçare) “Rexhë Rushit Zajasi” në Zajas të Kërçovës. Shumë shpejt Sulejmani do të spiunohet nga kolegët e tij dhe do të dënohet me 15 vite burgim të rëndë, nga i cili dënim do t’i vuante dy vite e gjysëm, sepse rrëzohet nga froni Aleksander Rankoviç. Pas daljes nga burgu do të fillonte punën (si mësues) në një fshat malor midis Gostivarit dhe Kërçovës, në fshatin Sermnovë të Gostivarit.
Gjatë kësaj periudhe Sulejmani do ta kryente Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, në drejtimin Gjuhë e Letërsi Shqiptare, dhe pastaj do të vinte të punonte si arsimtar i Gjuhës e Letërsisë Shqiptare në shkollën fillore (tetëvijeçare) “Liria” në fshatin Kastriot, aty ku, jo vetëm ai, por edhe unë e kam kryer shkollën tetëvjeçare dhe Sulejman Elezin edhe unë do ta kisha mësimdhënës në klasën e 6-të dhe të 7-të të shkollës fillore, për të cilin ruaj kujtimet më të mira, jo vetëm si mësuesin tim shembullor, por edhe si frymëzuesin tim me idealin e një luftëtari të lirisë për ribashkimin e trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike.
Vite me vonë (viti 1974) kur unë isha nxënës në gjimnazin ish “Ivo Llolla Ribar” tash “Sami Frashëri” në Prishtinë, Sulejmanin do ta takoja në Prishtinë ku i ndiqte studimet (me korrespondencë) në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku shumë shpejt do të bëhej Profesor i Gjuhës e Letërsisë Shqiptare.
Demonstratat e mars-prillit të vitit 1981 Sulejmanin do gjenin mësues në fshatin Garanë të Kërçovës ku edhe do ta burgosnin për herë të dytë, sepse (në verë të vitit 1980) do ta udhëhiqte grupin e arsimtarëve dhe të studentëve nga Kërçova (vizitorë) në Republikën e Shqipërisë.
Vetëkuptohet që, përmes këtij shkrimi as nuk pretendoj se do të arrijë të përshkruaj gjithë veprimtarinë patriotike të profesor Sulejman Elezit, dhe as edhe vuajtjet e tij, ndër të cilat kanë qenë dhe goditjet dhe tragjeditë që ish UDB-ja jugosllave ia ka shkaktuar në familje, ndër të cilat kanë qenë edhe vrasja e vellaut te tij Isait kur Isai ishte ne perfundim te sherbimit ushtarak në ish APJ dhe Sulejmani ekishte filluar darsmen për tu martuar me Bajrishen, apo edhe mbytja e djalit te parë të sapolindur në Spitalin e Kërçovës.
Pas gjithë këtyre tragjedive, të shkaktuara nga ish UDB-ja jugo-sllave, Sulejmani detyrohet së bashku me bashkëshorten e tij Bajrishen të emigrojë në Kanada, ku edhe iu lind djali i madh-Kujtimi, aktualisht pedagog në Universitetin e Tetovës.
Përsëri, pas tre vitesh mërigrim në Kanada, profesor Sulejman ELEZI do të rikëthehet në vendlindje dhe do ta vazhdojë punën e tij si arsimtar dhe edhe veprimtarinë patriotike në organizatën "Kushtrimi i Lirisë", te udhëhequr nga revolucionari Rafi HALILI nga Tetova.
Përfundimisht, gjatë arrestimeve masive të vitit 1985, Sulejmani do të largohej nga vendlindja për tu vendosur fillimisht në Kampin Latina të Italisë dhe pastaj në Chicago të SHBA-ve, ku edhe vdiq në dhjetor të vitit 2000, vdekje kjo që për mua ka qenë dhe mbetet shumë enigmatike, për cka kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj që dy djemtë e Tij, Kujtimi dhe Isai, Sulejmanit t'ia bëjnë ADN-në.

2. Dëshmori Mustafa FEJZA (Tafi Jagollit), nipi (djali i vëllaut) i veteranit të arsimit, profesorit (të Gjeografisë) Qamil Fejza, gjatë kohës së demonstratave të vitit 1968 në Prishtinë dhe Tetovë ishte maturant në Medresen ALAUDIN të Prishtinës, nga ku fshehurazi do ta sillte Flamurin Kombëtar dhe nga fshati Jagoll, 12 km larg qytetit të Kërçovës, i hypur në një biçikletë me Flamurin Kombëtar në krah do të nisej në drejtim të qytetit të Kërçovës për ta vendosur mbi çatinë e shtëpisë së sapopërfunduar nga familja Fejza; por, sapo arriti në fshatin Osllome u arrestua dhe u dënua me burg, si dhe iu ndalua e drejta e shkollimit, për çka pas burgut u detyrua të emigronte në Zvicër.
Edhe Mustafën e kam patur fatin që ta njoh që në rininë time; sepse, fillimisht halla ime (motra e babës tim), halla Nahile, ka qene gruaja e mixhës së Mustafës dhe pastaj edhe Mustafa u bë dhëndërr në familjen time, u martua me Mihanen e Xha Miftarit, dhe lindën dy djemë e një vajzë.
Mustafa vdes (në prill të vitit 1981) në një aksident me veturën e tij, duke udhëtuar nga Zvicra për në Gjermani, ku shkonte për ta takuar Heroin Jusuf GËRVALLA, me të cilin lidhjet patriotike ia kishte krijuar Deshmori Sulejman ELEZI (Sylë STAROVA).

3. Dëshmori Beqir LIMANI (Beqë Kollara), ka lindur në fshatin Kollarë të Kërçovës, por pas viteve 70-të Ai dhe familja e Tij kanë jetuar në Biçincë të Kërçovës, ku edhe u vra pabesisht (në vitin 1996) nga policia sllavo-maqedonase.
Beqën, së bashku me babën e Tij, Xha Shukriun, dhe dy vëllezërit e Tij: Muahmetin dhe Xhavitin i kam njohur në burg dhe i kam patur shokë burgu (1982), fillimisht në burgun e Kërçovës dhe pastaj edhe në burgun e Manastirit.

Lavdi e përjetshme jetës e veprës së tyre të ndritur..!
I paharruar qoftë kujtimi i tyre..!
I lehtë iu qoftë dheu i Shqipërisë Etnike..!

(*) Autori është nga Kërçova dhe që nga viti 2003 jeton e vepron në Tiranë.
Gjithashtu është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).


Tiranë, 17 tetor 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Gafurr Adili
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 2,218 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi