Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KATER HEROINAT E MIRDITËS: MRIKA LOKJA, SHKURTE CARA, MARTA TARAZHI DHE PRENDA TARAZHI..!
Publikuar më 23 tetor, 2013 në orën 16:05 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Nga gjiri i këtij populli, të edukuar me mësimet e Partisë, dolën katër vajzat trimëresha të Mirditës, katër heroinat: Mrikë Lokja, Shkurte Cara, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi, që u ngritën në luftë kundër reaksionit, hodhën poshtë zakonet e vjetra, shuan vullnetare për ndërtimin e hekurudhës, u kthyen përsëri pranë familjeve, kësaj radhe më të forta e më të kalitura, prandaj, si burrnesha, me mësimet e Partisë në zemër, filluan të punojnë për zbatimin e vijës së drejtë të saj. Pikërisht për këtë arsye reaksionarët i kapën, i torturuan dhe na i vranë. Por ato u bënë pishtarë dhe lëshuan dritë mbi gjithë Shqipërinë…”- Enver HOXHA.

Mrika Zef Loka lindi në Zajs të Oroshit të Mirditës më 2 dhjetor 1928. Në moshën 15 vjeçare, për shkak të kushteve të vështira të jetësës, lëshon vendlindjen, bashkë me familjen e vet dhe zhvendoset në Shkodër. Atje punon në një fabrikë të cigareve.
Ishte koha e Luftës Nacionalçlirimtare. Si vajzë të veçantë, ajo përjeton me intensitet ngjarjet në qytet, sidomos kur u rrethuan heronjtë e popullit Jordan Misja, Branko Kadia dhe Perlat Rexhepi, duke rezistuar deri në fund para fashistëve dhe tradhtarëve. Në atë moment, largon prej shtëpisë dhe shkon me vrap deri të shtëpia ku ishin Heronjtë. Atje gjen një shishe të bukur porcelani të bardhë, që e ruan si e shenjtë, që t’i kujtojë Heronjtë. Edhe në fabrikë kryen një akt heroik. Nën drejtimin e një punëtore plake, saboton makinëritë e fabrikës, në shenjë hakmarrje ndaj pronarëve.
Në fund të vitit 1943 kthehet, së bashku me familjen, në Mirditë. Merr kontaktet e para me partizanët dhe shtëpia e familjes Loka bëhet shtabi i Brigadës 23 Sulmuese të partizanëve, deri kur shtëpia u dogj nga fashistët. Duke manifestuar një pjekuri të madhe, shoqëron babin në Kuvendin e fshatit. Atje takohet edhe me Bardhok Bibën, i cili u shpjegon fshatarëve për faktin se në Mirëditë vazhdon luftën me armë, sepse menjëherë mbas Çlirimit të atdheut të gjitha mbeturinat e reaksionit u grumbulluan në Veri, të organizuara në banda të armatosura. Në shkurt të vitit 1945, tradhtari Mark Gjon Marku krijoi Komitetin e Maleve. Kjo organizatë tradhtare drejtonte gjithë veprimtarinë e këtij reaksioni. “Komiteti i Maleve” pati “organin e shpagimit”, ku bënin pjesë kriminelet më të regjur, i cili zbatonte vendimet kriminale të krerëve të organizatës. Mrika merr detyrë, në atë moment prej shokut Bardhok Biba të bisedojë me rininë për të gjithë ato që i ka parë dhe kuptuar dhe Mrika i jep besën se do të zbatojë çdo detyrë me të cilën do ta ngarkonte Partia, gjë që e bën me shumë përkushtim.
Reaksioni fillon t’ia vëjë gjurmet, ta kërcënojë të mos vazhdojë rrugën e filluar. Fillimisht me “zhurmaxhijtë”, pastaj me anë të letrave kërcënuese. Por Mrika nuk zbrapset. Ajo vazhdon rrugën deri në fund, deri në 27 maj 1948, kur e vranë kriminelët. Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH më 23 tetor 1967, me dekret 4331 i dha titullin , me këtë motivacion:
“Është ndër gratë dhe vajzat e parë, që me fjalën e Partisë në zemër çau rrugën e së resë e të përparimit, rrugën për çlirimin e plotë të gruas nga zakonet e egra të kanunit e të fesë. Ajo luftoi me vetmohim kundër reaksionarëve dhe elementeve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet për ndërtimin e vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me zgjuarsi e etje mësimet e Partisë dhe u bë së bashku agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qendroi e papërkulur dhe ballëlart.”

Marta Pjetër Tarazhi. Lindi në Bukëmirë të Livadhasit të Mirditës, më 12 gusht 1925. Që shumë e re, manifeston dëshirë për të përqafuar dritën e diturisë. I mëson vetë shkronjat, edhe duke i qëndisur me rruaza të pajës. Lidhet me shokët e rinisë dhe shkrojnë çdo ditë në qendër të fshatit, atje ku bëheshin mbledhjet. Një ditë, në kuvendin e fshatit dikush dha lajmin se u dogjen kullat e kapedanit Gjon Mark Gjoni. Nga partizanët dhe nga vetë populli i ngritur në luftë. Një ditë tjetër, në fshatin e tyre, i deleguari i Partisë u thotë fshatarëve se një luftë e re fillon, duke marrë parasysh grumbullimin e reaksionit në Veri dhe se Fronti u bën thirrje të ngrihen burra e gra për ndërtimin e Shqipërisë së re, duke çrrënjosur zakonet e këqija.
Për Martën, biseda me të deleguarin i la në mendje gjurma të thella. Ajo kupotoi se Shqipëria e re nuk mund të ndërtohet pa dalë në punë edhe gratë e vajzat, pa mësuar shkrim e këndim, pa fituar të drejtat e veta edhe gruaja si burri, pa përmbysur zakonet e këqija të Kanunit. Ajo vendoset të jep kontributin e saj, duke mësuar çdo ditë e më mirë si ta bëntë luftën kundër reaksionit dhe për ndërtimin e Shqipërisë së re. Hyn në kursin kundër analfabetizmit. Pranohet edhe zëvendëssekretare e Rinisë së Partisë dhe kryen detyrën me përkushtim, deri kur e vranë kriminelët më 25 prill 1948. Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH më 23 tetor 1967, me dekret 4331 i dha titullin , me këtë motivacion:
“Është ndër gratë dhe vajzat e parë, që me fjalën e Partisë në zemër çau rrugën e së resë e të përparimit, rrugën për çlirimin e plotë të gruas nga zakonet e egra të kanunit e të fesë. Ajo luftoi me vetmohim kundër reaksionarëve dhe elementeve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet për ndërtimin e vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me zgjuarsi e etje mësimet e Partisë dhe u bë së bashku agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qendroi e papërkulur dhe ballëlart.”

Shkurte Sali Cara lindi në Lamin e Madh të rrethit të Matit më 11 shkurt 1925. Martohet me Xhelal Cara. Në fshatin e ri, një ditë, i deleguari i Partisë ka kërkoi që burra e gra të vijnë në mbledhje. Shkurta donte të niset edhe ajo. I shoqi e kundërshton duke thenë, sipas mendësisë së vjetër prapanike, se gratë nuk shkojnë. Ajo nuk e dëgjoi dhe doli si furtunë. Në mbledhje, i deleguari i Partisë u foli fshatarëve për Shqipërinë e re, që pritej të ndërtohej dhe për faktin se në të, burra e gra duhet së bashku të kontribuojnë. Shkurta angazhohet edhe ajo. Në fshat vinin shokët e Partisë, bisedonin shtëpi me shtëpime burrat e me gratë, i mbanin fëmijtë në prehër dhe u tregonin edhe atyre se si do të ishte
Shqipëria e Re kur do të ndërtohej. Shokët e Partisë hapën shtigje drite në karakterin e fortë dhe të guximshëm të Shkurte Carës, që vazhdoi rrugëtimin deri kur e vranë kriminelët, më 5 korrik 1949.
Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH më 23 tetor 1967, me dekret 4331 i dha titullin , me këtë motivacion:
“Është ndër gratë dhe vajzat e parë, që me fjalën e Partisë në zemër çau rrugën e së resë e të përparimit, rrugën për çlirimin e plotë të gruas nga zakonet e egra të kanunit e të fesë. Ajo luftoi me vetmohim kundër reaksionarëve dhe elementeve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet për ndërtimin e vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me zgjuarsi e etje mësimet e Partisë dhe u bë së bashku agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qendroi e papërkulur dhe ballëlart.”

Prenda Llesh Tarazhi Lindi në Patin të rrethit të Matit më 12 prill 1928. Në fund të vitit 1943, edhe ajo, si shoqet e saj, së bashku më të rinj e të reja të tjerë, i futët rrugës së Lavdisë, që e vazhdon deri në fund. Në verën e vitit 1944 ajo kthehet e gëzuar në shtëpi, sepse kishte përcjellur një partizan. Babai i tha se nëse dikush i thotë asaj të tregojë ku është partizanin, a do të tregontë, kurse ajo, në mënyrë të vendosur, mohon, duke thenë: “Kurrë për jetë”. Nga kjo shikohet karakteri i saj burrëror, trimëror, që do ta gdhente edhe më shumë gjatë krajatave dhe rrugës së saj për Shqipërinë. E vranë kriminelët më 25 prill 1948, duke ikur pastaj pabesisht.
Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH më 23 tetor 1967, me dekret 4331 i dha titullin , me këtë motivacion:
“Është ndër gratë dhe vajzat e parë, që me fjalën e Partisë në zemër çau rrugën e së resë e të përparimit, rrugën për çlirimin e plotë të gruas nga zakonet e egra të kanunit e të fesë. Ajo luftoi me vetmohim kundër reaksionarëve dhe elementeve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet për ndërtimin e vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me zgjuarsi e etje mësimet e Partisë dhe u bë së bashku agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qendroi e papërkulur dhe ballëlart”.

Ky reportazh mbi jetën e veprën e tyre, i stilizuar, bëhet sipas romanit “Jetë me dritë”, të Luçie Doci.
E bëra këtë gjë për dy arsyje,
E para, për të nderuar Heroinat, të cilat kanë pasur një jetë shëmbullore.
E dyta, si mësim për gjeneratat e të rejave të sotme.
Edhe ne jemi në luftë. Është një luftë tjetër, për moment e heshtur, me pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë. Në këtë luftë duhet të kalitemi, të punojmë edhe ne me përkushtim dhe, në rast nevoje, edhe të japim jetën për lirinë dhe ribashkimin kombëtar.
Edhe të rejat e sotme duhet të punojnë, së bashku me burrat, për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë dhe do të duhej edhe më tutje të punojnë e të luftojnë për ndërtimin e Shqipërisë Etnike.
Në këtë luftë, duhet të dijmë atë që Luçie Doci konkludoi në fund të romanit të saj: “Thyerja, tërheqja, gjunëzimi i luftëtarit të vijes së parë ka brenda farën e shkatërrimit moral për ata që vijnë pas”.
Prandaj, edhe ne, në asnjë moment të mos thyhemi, pavarësisht nga çdo gjë.
Fund së fundit, vetëm dëshmorët e kombit e kanë kryer betimin e tyre ndaj atdheut, kurse ne, që jemi të gjallë, duhet të vazhdojmë rrugën.
Deri në fund.
Pa kompromis.
Pa marrëveshje me tradhtarët dhe me armiqtë e kombit shqiptar.

Vera DUSHI

Shqipëri Etnike, 7 tetor 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 101 vizitorë
Lexuar: 5,528 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi