Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė e imagjinuar me filozofin e shquar kombėtar, z. Sami Frashėri
Publikuar më 30 tetor, 2013 nė orėn 01:20 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
O burrani, o shqiptarė!

Njė nga filozofėt mė tė mėdhenj tė kohės, Sami Frashėri, bėri emėr nė gjithė Perandorin Turke, nė shumė fusha tė ndryshme. Ndėrsa nė historinė tonė kombėtare ėshtė emėr shumė i respektuar si ideolog politik, shkrimtar etj. Njė udhėrrėfyes i pa shoq, qė hapi edhe shtigje tė mendimit tė filozofisė politike kombėtare dhe emancipimit shkencor tė gjeneratat e pastajme, i pėrcaktuar pėr ēlirim e bashkim kombėtar, me pendė dhe armė. Mu pėr kėtė, bashkėkombėsve tė mi, po ua sjellė kėtė intervistė, pėr tė parė sa vizionar ishte mendimtar i madh.

MORINA:- Shqiptarėt, edhe pse mundohen historian tė huaj ta fshehin tė vėrtetėn, kishin shtrirje mė tė gjere dhe kush ishim atėherė?

FRASHĖRI:- Nė njė kohė shumė tė vjetėrė, tė cilėnė historia s’apin dot ta zėrė fill e-tėrė Grekėria ishte vend’i stėrgjyshėvet tanė, i Ilirėvet a tė Lirėvet, si thuheshin atėherė Shqipėtarėtė. Mė pastaj erdh njė komp tjatėrė prej Asije nė Grekėri edhe ca nga njerėzit’qė gjeti atje i pėrhapi duke pėrzjerė me tė tjerėtė e duke bėrė Grekretė.

MORINA:- A duhet tė marrim mėsim ne shqiptarėt nga e kaluara, sepse kemi njė tė kaluar tragjike ku dhe ka dominuar ēėshtja fetare mė tepėr se ajo kombėtare?

FRASHĖRI:- Nė kohėrat e pastajme Shqipėtarėtė myslimanė kanė punuarė e janė vrarė pėr Tyrqitė e Shqipėtarėtė e krishtenė pėr Grektė, pėr kėta dy kombe tė cilėtė as njėri as tjatri s'ua dinė tė mirėnė e ja u ēpėrblejnė me tė keqe duke pėrpjekurė pėr humbjen' e kombit shqiptar.

MORINA:- Pra ka ardhur koha qė t’i kthehemi vetės, sepse...?

FRASHĖRI:- Shqipėtari e ka derdhurė gjithnjė gjaknė pa kursim, po e ka derdhurė kot; kurrė Shqipėria s'ka fituarė nga gjaku i Shqipėtarėvet: gjithnjė tė huaj edhe armikė tė Shqipėrisė kanė fituarė nga ay gjak i vjejturė e i derhdurė pa mendim!

MORINA:- Si shumė kombe nė botė, edhe shqiptarėt, e kishin vėshtirė tė komunikonin dhe tė shpalosnin programet e idetė e tyre.

FRASHĖRI:- Tė gjendurit’e shtypshkronjėsė ėshtė njė nga mė tė mėdhat’e udhėvet qė kanė shpėnė pėrpara qytetėrin’e sotme.

MORINA:- Kjo mundėsoi qė edhe shqiptarėt tė pasuroheshin me dituri?

FRASHĖRI:- Dituria ėshtė qė e bėn njerinė tė quhet njeri e tė ēquhetė nga tė gjithė kafshėt'e- tjera, tė cilatėė lėvizin dhe ecin'e han'e pinė edhe ato si edhe njeriu. Pra kjo mundėsoi qė tė gjenin gjuhė tė pėrbashkėt komunikimi ndėr bashkėatdhetarėt.

MORINA:- Gjuha shqipe, nėpėr kohė shkoi duke u profilizuar. Qė nga Naum Veqihargji, me Alfabetarin e vet, pastaj tė Konstatin Kristoforidhit, pėr pėrpjekje tė unifikimit tė gjuhės, hartimi i alfabetit tė gjuhės, e deri te unifikimi i gjuhės, nga dy dialektet, menduam se u zgjidh ky problem dhe tashmė i takonim edhe kombeve tė qytetėruara. Mirėpo, sot kemi edhe mendime, se gjuhėn shqipe duhet ndarė po nė ato dialekte qė kanė ekzistuar, pėrmes kėsaj tė ndahet edhe kombi nė dysh, Shqiptar dhe kosovar, si do t’ua shpjegoni kėtė?

FRASHĖRI:- Me tė mos shkruarė gjuhėn' e tyre janė shtrėnguarė tė shkruajnė greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emėnit tė tyre mburenė tė zott e kėtyre gjuhėve e Shqipėtarėtė pandehenė t'egėr' e tė paditurė, gjith' i qeshinė duke thėnė se ja u ka ngrėnė buallica livrėn' e tyre. Kėta qenkan tė mentalitetit tė asaj kohe dhe livrat e tyre do t’ua ngėnė bualicat, sa pėr komb…

MORINA:- Cila ėshtė gjeografia e kombit tonė dhe cilat janė arteriet e saja, mė tė pėrshtatshme dhe fitimprurėse?

FRASHĖRI:- Njė udh' e hekurtė tė nisetė prej Manastiri e, si tė shkonjė nga Korēa, tė ndahetė me dy dega, nga tė cilatė njėra tė sosetė nė Prevezė duke shkuarė nėper Janinė, e tjatera tė shkonjė nė Berat e nė Skenderbegas edhe s'andejmi tė ndahetė prapė mė dy pėr tė sosurė njera nė Vlorė, tjatra nė Durrės, duke xgjaturė edhe njė degė gjer n'Elbasan. Njė tjatrė udhė nga Manastiri tė shkonjė n'Ohri e s'andejmi, duke marrė anėn e Drinit, njė degė t'unjetė nė Shkodrė e nė Lesh; tjatra tė shkonjė nga Prizreni e tė bashkohetė nė Ferizovik me udhėt te madhe, qė vet nė Selanik e n'Avstri.

MORINA:- Shqiptarėt sot janė ndėr popujt mė tė varfėr?

FRASHĖRI:- Shqipėria, sado q'ėsht' e varfėr' e e paditurė, ka njerės tė zottė pėr tė qeverisurė vendin e tyre.

MORINA:- Ēfarė mendimi keni pėr ribashkimin e kombit dhe a mund tė bėhen me bisedime, duke ua mbushur mendjen armiqve, se kanė tė pushtuara tokat tona dhe duhet tė na i rikthejnė?

FRASHĖRI:- Shqiptarėt duhet t'i marrin ato qė duan me pahir, t'i kėrkojnė me fjalė, po tė kenė edhe pushkėn plot.

MORINA:- Turqia po kėrkon rishkrimin e historisė, nėn preteksin se ajo nuk ka qenė sunduese pėr shqipatrėt, mendimi i juaj pėr kėtė?

FRASHĖRI:- Sot shqiptarėtė janė robėr, tė poshtuar, e t'unjurė, tė shkelur' e tė ēpėrndarė shumė mė teprė se tė tjerė kombe tė Tyrqisė qė janė mė tė poshtrėrė nga greqtė, nga shqehtė, nga armenėtė edhe nga judhenjtė! Pėr tė gjithė kėtė ėshtė fajtore Tyrqia. Nuk mund tė falet gjaku i atdhetarėve pėr teke politike, e pėr hater tė kujdoqoftė.

MORINA:- Shqiptarė, si kurrė mė parė nė histori, janė tė pėrēarė nė bazė tė interesave personale e klanore dhe nuk u bėhet vonė kur pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Si tė veprojmė nė kėto orė tė liga?

FRASHĖRI:- O burrani o shqiptarė! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė bashkim, se kjo do t'ju shpėtojė! Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim njė besė!

MORINA:- Liderėt politik e institucional shqiptar po vrapojnė pas tė huajve pėr tė gjetur “gjuhė tė pėrbashkėt”, duke mos pėrfillur tė drejtėn natyrale, mbėshtetur nė gjeografi, gjuhė, doke e zakone, nė simbol e himn. Ēfarė porosie keni pėr ta?

FRASHĖRI:- Shqiptarėtė gjithmonė janė vrar' e pėrpjekurė e kanė cpėrkaturė tė tėrė faqen' e dheut me gjakt tė tyre; po nga gjaku i Shqipėtarėvet tė tjerė kanė fituarė, Shqipėria s'ka parė nonjė tė mire, prandaj sot duhet tė jemi bashkė, pėr t’ia sjellur tė mirat atdheut.

MORINA:- Kanė filluar bisedimet me Serbinė. Politikanėt tanė dhe ndėrkombėtar po mundohen tė fshehin tė vėrtetėn, ēmendim keni pėr kėtė?

FRASHĖRI:- Genjeshtra s’mund ta mund kurre, te verteten. Rruga e ngushte rrotullohet e rrotullohet e perseri ne rruge te madhe del.

MORINA:- Ēka mendoni pėr kategorinė e politikanėve, qė prapa kulisave luajnė kundėr interesit kombėtar?

FRASHĖRI:- Njollat qe na ngjiten ne trup, lahen me uje, njollat e shpirtit s’ka gje t’i pastroje...

MORINA: Lidershipi kėto bisedime i konsiderion si tė domosdoshme, duke u arsyetuar se janė tė detyruar nga ndėrkombėtarėt. Territori ynė po tkurret, ndėrsa ata nuk e pranojnė, a mund tė quhet edhe kjo tradhėti?

FRASHĖRI:- Tradhtia, pa marrė parasysh shkakun, prapseprapė tradhti ėshtė!

Prishtinė, 28.10.2013

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 98 vizitorë
Lexuar: 2,288 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi