Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqipėria Natyrale
Publikuar më 25 dhjetor, 2013 nė orėn 00:36 ( ) Dr. Koēo Danaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Analiza

Qėllimi i saj, ėshtė evidentimi i fakteve, se shpallja e Shqipėrisė Natyrale qė lindi nė 28 Nėntor 1912, nuk drejtohet as kundėr paqes rajonale dhe as kundėr fqinjėve tė Shqipėrisė. Nė tė kundėrt, Shqipėria Natyrale, ėshtė njė ofertė pėr paqe, pėr stabilitet dhe mirėqenie tė tė gjithė popujve tė Ballkanit. Njėkohėsisht, kjo analizė ėshtė edhe njė ftesė pėr debat me cilindo, studiues apo politikan, turk, serb, grek, maqedonas apo malazez etj. Vėrtet rajoni I Ballkanit ndodhet para sfidave serioze qė kanė synim kryesor Paqen dhe Progresin. Por, zgjidhja e parė dhe kryesore nė Ballkan, e cila pėrbėn sot Kyēin e paqes rajonale, ėshtė bashkimi i shqiptarėve, ėshtė krijimi i Shqipėrisė Natyrale. Pse e them kėtė? Po paraqes disa fakte pėr dijeni, por edhe pėr gjykim.

Faktet e analizės
Fakti i parė: Rregullimi i statusit tė trojeve shqiptare, pėrgjatė njė shekulli i ėshtė nėnshtruar 6 Marrėveshjeve ndėrkombėtare, vendimet e tė cilave ose kanė qenė koloniale ose kanė qenė rregullime pjesore tė pjesėve tė ndryshme te kombit shqiptar. Ato janė Marrėveshja e Londrės, Marrėveshja e Versajės, Marrėveshja e Jaltės e vitit 1945, Marrėveshja e Rambujesė e cila ju kushtua vetėm njė pjese tė territorit shqiptar siē ishte Kosova, Marrėveshja e Konēulit e marsit 2001, qė ju kushtua njė pjese tė kombit shqiptar siē ėshtė Lugina e Preshevės, marrėveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua njė pjese tė territorit shqiptar nė FYROM. Aktualisht kombi shqiptar jeton nė dy shtete qė janė Shqipėria artificiale dhe Kosova, nė Shqipėrinė Lindore nė FYROM me status te popullit shtetformues dhe nė dy pakica kombėtare nė Mal tė Zi dhe nė Serbi. Por nuk ekziston fare nė krahinėn shqiptare tė Ēamėrisė, pasi u deportua me dhunė nė vitin 1944.

Fakti i dytė: Sot kur flitet pėr marrėdhėnie tė reja ndėrkombėtare tė mbėshtetura jo nė tė drejtėn e forcės, por nė forcėn e sė drejtės, shqiptarėt kanė tė drejtė tė kėrkojnė riparimin tėrėsor dhe jo pjesor tė padrejtėsive koloniale qė janė bėrė ndaj tyre.

Fakti i tretė: Tė gjithė fqinjėt e Shqipėrisė natyrale, e kanė fituar pavarėsinė e tyre para shqiptarėve. Shqiptarėt e fituan me aktin juridik tė Kuvendit tė Vlorės nė 28 nėntor 1912. Por ēfarė ka ndodhur? Tė gjithė fqinjėt e Shqipėrisė Natyrale janė zgjeruar si territore pas shpalljes sė pavarėsisė, ndėrsa vetėm shqiptarėt janė rrudhosur dhe copėtuar si territor pas shpalljes sė pavarėsisė.

Fakti i katėrt: Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė nė Preambulėn e saj, pranon tė drejtėn e bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet si tė drejtė legjitime. Fuqitė e mėdha qė e kanė miratuar kėtė Kushtetutė e kanė pranuar kėtė tė drejtė, duke mos bėrė asnjė vėrejtje pėr Preambulėn e saj.

Parantezė
Mė duhet tė bėj njė korrigjim nocionit politik tė pėrdorur nga fqinjėt dhe disa politikanė shqiptarė, serbė, grekė, maqedonas apo malazezė. Ata kur flasin pėr bashkimin e shqiptarėve, pėrdorin nocionin Shqipėri e Madhe. Unė jam kundėr Shqipėrisė sė Madhe. Persė? Sepse nocioni Shqipėri e Madhe lindi pas marrėveshjes Ciano-Ribentrop tė vitit 1941, pra ėshtė njė nocion nazi-fashist. Ndėrsa unė jam antifashist, prandaj pranoj Shqipėri Natyrale, domethėnė, Shqipėria nė kufijtė e saj natyrale. Dhe kėto kufij janė ato qė shpalli Kuvendi i Vlorės nė vitin 1912.

Shqipėria Natyrale do ta qetėsoje Rajonin, do ta stabilizoje atė, do tė japė mundėsi tė stabilizohen edhe rajone tė tjera si Bosnja, Serbia apo Maqedonia. E kundėrta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxisė rryma radikale. Shqipėria Natyrale nuk drejtohet kundėr askujt, ajo synon marrėdhėnie miqėsore me fqinjėt, por secili nė shtėpinė e tij. Shqipėri Natyrale do tė thotė zėvendėsimi i boshtit Beograd-Athinė me Trekėndėshin Tiranė-Beograd-Athinė, pas bashkimit tė Kosovės dhe trojeve shqiptare nė Maqedoni me Shqipėrinė.

Disa politikanė serbė, grekė, maqedonas, malazezė, por edhe disa politikanė tė Brukselit thonė se bashkimi i shqiptarėve do provokoje efektin Domino nė rajon. Nuk ėshtė e vėrtetė. Pse? Sepse nė rajon nuk ka asnjė komb tjetėr i cili pėrgjatė tė gjithė kufirit tė Shqipėrisė aktuale tė jetė i kufizuar me veten e tij, pra tė ketė fqinj vetveten. Nė rajon dhe nė botė nuk ka asnjė komb tjetėr qė tė ketė jashtė kufijve tė tij shtetėrorė dy te tretat e vehtes sė tij. A ka ndonjė komb tjetėr nė rajon tė ketė kėtė dukuri? Jo, asnjė komb. Efekti Domino ekziston thjesht pėr tė trembur ata qė nuk e dinė realitetin e rajonit ose qė duan ta fshehin atė. Shqipėria Natyrale ėshtė njė domosdoshmėri dhe njė realitet qė i duhet paqes dhe mirėqenies sė rajonit tė Ballkanit. Ja njė shembull: Nė Platformėn e Shqipėrisė Natyrale thuhet se Ēamėria tė shpallet zonė e lirė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Domethėnė tė jenė tė lirė shqiptarėt e Ēamėrisė tė kthehen nė territorin e tyre, nga i cili u dėbuan me forcė dhe padrejtėsisht pra 60 vjetėsh. A ka kėrkesė me demokratike se sa kjo.

Tashmė Shqipėria nė kufijtė e saj natyrale ėshtė njė problem i shtruar pėr zgjidhje. Problemi u hap dhe njė problem qė hapet kėrkon zgjidhje, por asnjėherė nuk mund tė mbyllet. Nė 28 Nėntor 2012, me rastin e 100 vjetorit te pavarėsisė, Kombi shqiptar e shpalli bashkimin faktik nė Vlorė dhe nė Tiranė. Tashmė i takon politikės ta legalizojė me mjete juridike kėtė bashkim. Kjo ėshtė politike kombėtarė dhe evropiane njėkohėsisht. Pėrballė kėsaj situate qė ngjason me Rilindjen Kombėtare, janė anakronike dhe antivetvehtes, deklarimet qė erdhėn nga Athina, Beogradi dhe Shkupi zyrtar. Na porositėn qė mos shikoni 100 vjet pas!!!!. Por nuk kanė tė drejtė. Pse? Nuk janė shqiptarėt qė shikojnė 100 vjet pas, por ėshtė tėrė politika greke qė shikon 148 vjet pas, nė vitin 1864 kur kryeministri grek i asaj kohe, Janis Koletis formuloi famėkeqen “Magaliide” qė synonte grabitjen e territoreve shqiptare deri nė lumin Shkumbin. Ky projekt famėkeq, ėshtė akoma edhe sot nė sirtarėt e Ministrisė sė jashtme greke. Ėshtė politika greke qė shikon 72 vjet pas, nė vitin 1940, prandaj mban akoma nė fuqi Ligjin famėkeq tė Luftės me Shqipėrinė, ėshtė politika greke qė shikon 68 vjet pas kur dėboi me gjenocid nga trojet e tyre shqiptarėt e Ēamėrisė dhe sot nuk i lejon ata tė kthehen nė trojet e tyre. Ėshtė politika serbe qė shikon 168 vjet pas, nė kohėn kur Ilia Garashanini formuloi Platformėn mbi Serbinė e Madhe, qė shikon 77 vjet pas nė kohėn kur “Klubi I Beogradit”, miratoi Platformėn mbi shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova tė Ēubrilloviqit. Politika fqinje , para se tu japė “leksione shqiptarėve”, le ti djegė publikisht dhe zyrtarisht kėto akte shoviniste ndaj shqiptarėve.

Mendjet e ftohta tė fqinjėve, tė Brukselit dhe Uashingtonit tashmė e kanė kuptuar se Shqipėria natyrale ėshtė faktori kryesor i stabilitetit tė Ballkanit. Ata e kanė kuptuar se Lufta e Parė Botėrore filloi pas copėtimit tė trojeve shqiptare nė mėnyrėn mė makabre dhe raciste ne vitin 1913. E kanė kuptuar se Lufta e Dytė Botėrore filloi nė 7 Prill 1939 kur u pushtua Shqipėria nga fashizmi dhe jo ne 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia nga nazizmi. Me dhimbje njėshekullore, por po realizohet parashikimi profetik i Mehmet Konicės, Filip Nogės dhe Rashih Dinos i janarit 1913 se pa Shqipėrinė Natyrale nuk do tė ketė paqe nė Ballkan. Po realizohet parashikimi profetik i ish-ambasadorit fran cez ne mbledhjen e Londrės, Pol Kambon i qershorit 1913 se “ballkanikėt tanė ikėn po mbetėn pa u zgjidhur kufijtė e Shqipėrisė”.

Fqinjėt do tė jenė mė tė qetė me Shqipėrinė Natyrale, sepse ajo do tė “prodhojė” vetėm paqe dhe stabilitet nė Ballkan. Mjafton njė shembull pėr tė gjithė fqinjėt: Ka mė shumė se 20 vjet qė minoriteti grek nė Shqipėri voton nė shumicė dėrrmuese pėr partitė politike shqiptare. Pėrse? Sepse e ka parė nė praktikė se Kombi shqiptar edhe nė kulmin e varfėrisė sė tij, minoritetet i ka trajtuar mė mirė se vehten e tij. Eshtė njė Vlerė Europiane. Prandaj edhe Shqipėria Natyrale do tė zėvėndėsojė boshtin famėkėq dhe luftėnxitės Beograd-Athinė, me trekėndėshin paqėsor dhe progresist Tiranė-Beograd-Athinė. Luftėn nuk e do askush, paqen e duan tė gjithė. Njė rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Partizanėt e Paqes nė rajon, Bruksel dhe Uashington do tė mbėshtėsin Shqipėrinė Natyrale, sepse kėshtu mbėshtesin stabilitetin, paqen, progresin dhe civilizimin. Ata qė kundėrshtojnė sot Shqipėrinė Natyrale, duan trazira, duan Luftė, ata duan tė zėvėndėsojnė Pėllumbat e Paqes me Shigjetat e Luftės. Kjo ėshtė e vėrteta historike dhe aktuale. Tė pohosh tė kundėrtėn vetėm mashtron. Por dhimbja e sė vėrtetės ėshtė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit.

Kundėrshtarėt e Shqipėrisė Natyrale na thonė se kombi shqiptar nuk ka nevojė tė bashkohet por duhet tė ndjekė shėmbullin e Gjermanisė, Zvicrės dhe Austrisė. Eshtė njė tezė kundėrhistorike dhe kundėrshqiptare. Eshtė kundėr historike sepse kur nė vitin 1291, pėrfaqėsuesit e kantoneve tė Urit, Shėycit dhe Untervaldenit vendosėn themelimin e Konfederatės Helvetike, nė Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria nė vitin 1815, pas disfatės sė Napoleonit u bė kryeqėndra e Koncertit tė Vienės duke u dhėnė tonin pėr gati njė shekull marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndėrsa nė 28 nėntor 1912, ata politikanė shqiptarė qė u mblodhėn nė Vlorė, ishin jo vetėm nga gjithė hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallėn pavarsinė e Shqipėrisė Natyrale, qė shtrihej nė 4 vilajetet e atėhershme otomane me shumicė dėrrmuese shqiptare ose 100 pėrqind shqiptare.

Por modeli qė na serviret ėshtė edhe kundėrshqiptar. Konferenca e Londrės e vitit 193, i coptoi shqiptarėt nė 5 pjesė, mbi bazėn e llogjikės koloniale, duke shpėrblyer me teritore shqiptare shtetet fqinjė qė u konsideruan fitimtarė tė Luftės ballkanike apo qė kishin mbėshtetjen e kėsaj apo asaj fuqie tė madhe. Kėtij pseudo argumenti ne do ti vėmė pėrballė njė argument real dhe tė freskėt. Dhe ky ėshtė shėmbulli gjerman. Gjermania nė vitin 1945 u nda nė katėr Zona Ushtarake dhe me vonė nė dy pjesė pėr tė kėnaqur fitmtaret e Luftės sė dytė botėrore. Pas 45 vjetėsh, kjo padrejtėsi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua.

Ky ėshtė shėmbulli qė vlen edhe pėr kombin shqiptar. Pėrndryshe, kemi tė drejtė tė pohojmė se pėrballė kombeve dhe cėshtjeve tė tyre kombėtare, bashkėsia ndėrkombėtare aplikon dy standarte. Segmente tė ndryshme tė BE shprehen se nė rastin e Gjermanisė kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar nė Kushtetutė bashkimin kombėtar. Po edhe ne, e kemi tė sanksionuar ne Kushtetutė bashkimin kombėtar, bile nė Preambulėn e saj. Dhe kėtė Kushtetutė pasi e miratuan shqiptarėt e konsideruan tė drejtė edhe juristėt e Komisionit tė Venecias, edhe ekspertėt e NATO. Por kundėrshtarėt tanė na thonė akoma mė shumė. Na thonė se tani qė po shuhen kufijtė, nuk ka nevojė tė bashkohen shqiptarėt. Por ky nuk ėshtė argument, ėshtė thjesht njė konstatim. Pse? Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarėve, pėrkundėr e shtron si imperativ tė dorės sė parė. Sa mė shumė shtohet qarkullimi I lirė I njerėzve, aq mė shumė lind nevoja e forcimit tė shteteve nė teritoret e tė cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo pėr tė garantuar cilėsinė e kėtij qarkullimi tė lirė dhe pėr tė parandaluar kaosin dhe rremūjėn.

Sa me shumė shtohet qarkullimm i lirė i ideve nga njė vėnd nė tjetrin, aq mė shumė forcohen identitetet kombėtare, tė vėndeve tė ndryshme. Dhe kjo pėr arsyen e thjeshtė se qarkullimi i lirė i ideve nuk do tė thotė shuarje e identiteteve nacionale, por pėrkundrazi forcim i tyre. Sa mė shumė shtohet qarkullimi i lirė i mallrave, aq mė shumė po bėhen pėrpjekje pėr forcimin dhe pėrkrahjen e asaj qė quhet sipėrmarrje kombėtare. Globalizėm nuk do tė thotė kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qė japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetėrsuar njeri tek tjetri. Njerėzit lėvizin tė Lirė nė gjithė Europėn, por trojet mbeten aty ku janė, shtetet aty ku jane, kombet aty ku janė. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi i pare i civilizmit te njė kombi ėshtė e drejta e tij pėr tu bashkuar. Dhe e fundit, disa politikanė dhe politologė fqinjė na thonė se trojet nuk bashkohen pa luftė. E kanė gabim ose vazhdojnė tė gjykojnė me mentalitetin e Luftės sė Ftoftė. Pse?

Sot kur tė gjitha regjimet nė rajon janė demokratike, atėhere edhe Shqipėria Natyrale do realizohet nė rrugė demokratike, pa luftė. Prandaj ne kemi si devizė parimin: Dialog me kėdo, dialog pėr cdo gjė. Ne ju themi fqinjėve: Ejani nė Tavolinėn e bisedimeve, pse kini frikė, le tė hedhim faktet dhe argumentet. Dhe kush ka tė drejtė, tė marrė tė drejtėn e Mohuar. Drejtesi e Vonuar, nuk do tė thotė Drejtėsi e Cunguar. Ne nuk jemi arbitra tė marrdhėnieve nderkombėtare, por veprimtarė tė cėshtjes shqiptare. Arbitėr eshte Brukseli, SHBA etj.

Ne nuk jemi profesorė tė sė drejtės nderkombėtare, por profesorė tė sė drejtės shqiptare. Dhe e fundit: “Arbitri ndėrkombėtar” deri tani ka anulluar vendimet e dy konferencave zyrtare sic kanė qėnė ajo e Versajės dhe e Jaltės. Shpėrbėrja e Jugosllavisė dhe bashkimi i Gjermanisė janė vetėm dy shėmbuj. Mal i Zi ka qėnė shtet i pavarur deri nė konferencėn e Versajės. Por kur u krijua mbretėria serbo kroato sllovene, pushoi se qėni edhe pavarsia e tij. Aso kohe nė Mal tė Zi u zhvillua nje luftė e ashpėr qė nė histori ka mbetur si “lufta e jeshilėve me tė bardhėt”. Por Versaja, pas viteve 90 pushoi se qėni, tė gjitha vendimet e saj u riparuan, dhe nė vėnd tė Jugosllavise lindėn disa shtete. Ndėrsa njė nga vendimet kryesore tė Jaltės ishte ndarja e Gjermanisė nė katėr zona ushtarake, qė mė vonė solli dy shtete, Lindore dhe Perėndimore. Pas 40 vjetėsh, Gjermania u bashkua nė rrugė paqėsore, pra u riparua vetė Konferenca e Jaltės. Dhe tė mos harrojmė se u bashkua nė njė kohė kur nė Gjermaninė Lindore ndodheshin 155 mijė trupa sovjetike elitare. Por qė nuk lėvizėn nga kazermat. Atėhere, ka mbetur edhe njė, ajo qė konsiderohet Konferencė e Londrės e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Prandaj duhet tė anullohet edhe Mbledhja famėkeqe e Londrės qė i coptoi shqiptarėt nė 5 shtete. Si do tė bėhet kjo? Me rrugė demokratike. Po sjell pėr opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konferencė.

Fakti i Parė: Konferenca e Londrės nuk ėshtė njė Konferencė zyrtare. Qė nė fillim ajo mori vendim qė tė mos mbante proces-verbal. Njė veprim i tillė, tė kujton veprimet e atij qė bėn njė krim dhe merr masa tė fshehė gjurmėt e krimit. Kėtė e pohon vetė drejtuesi i Konferencės ish-ministri i jashtėm britanik Grey nė Kujtimet e tij. Ja pohimi: .......Ne ishim gjashtė: Lichnoėsky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorėt e Gjermanisė, Austrisė dhe Italisė; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorėt e Francės dhe tė Rusisė, dhe unė pėr Britaninė e Madhe. Mė takoi pėrgjegjėsia e drejtimit, por ne vendosėm ti thjeshtojmė procedurat dhe tė bėnim njė komitet miqsh, ashtu sic edhe ishim. Nė mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orės 4 dhe diskutonim deri rreth orės 6 ose shtatė me njė pushim tė vogėl ēaji. Konferenca vazhdoi deri mė gusht 1913...(Edėards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927).

Fakti i dytė: Kjo konferencė nuk u mblodh, pėr tė diskutuar pavarėsinė e Shqipėrisė sė shpallur nė 28 nėntor 1912, por pėr tė pajtuar Serbinė, Malin e Zi, Bullgarinė dhe Greqinė me Turqinė. Ja pohimi i ambasadorit francez nė kėtė konferencė, Pol Kambon: “U mblodhėm sot datė 16 dhjetor pėr tė arritur njė marrėveshje midis Serbisė, Greqisė, Bullgarisė, Malit tė Zi dhe Turqisė nė zyrėn e Greyt” (Kambon, Korrespodenca, faqe 31, Botimet Grasset).

Fakti i tretė: Pjesmarrėsit e asaj qė u konsiderua padrejtėsisht Konferencė, pranojnė me pohimet e tyre, se ata nuk morėn asnjė vendim. Takimi midis tyre, te ngjan mė shumė me njė “Kazino Politike”, nė Tavolinėn e sė cilės ishin trojet shqiptare. Cilat janė Pohimet: - Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bėmė fotografi grupi, nuk na dhanė asnjė falėnderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam sė takuari. Ne nuk kishim pėrcaktuar asgjė, as detajet e kufijve shqiptarė….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253) Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Vetė Grey e pranon njė gjė tė tillė. Ai pohon nė Kujtimet e tij se: Aleatėt ballkanikė ishin tė verbuar nga fitorja; Serbia donte, tė kishte dalje nė Adriatik, dhe kishte shumė mundėsi qė ajo dhe Mali i Zi tė dėshironin tė merrnin disa rajone tė Shqipėrisė duke i konsideruar pjesė tė plackės sė luftės..... (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246) Per te kėnaqur Greqine, krahina shqiptare e Camėrisė ju aneksua asaj, megjithėse shumica dėrrmuese e popullsisė ishte shqiptare. Sipas Memorandumit tė qeverisė shqiptare tė Vlorės nė vitin 1913, nė Camėri jetonin 75 mije shqiptarė nga tė cilėt 18 mijė shqiptarė tė greqizuar. Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha Serbise. Pėrsėri ėshtė vetė Grey qė e pohon njė gjė tė tillė duke folur me pėrbuzje pėr trojet shqiptare. Ne Kujtimet e tij ai pranon se ....ne nuk mund tė bėnim luftė pėr disa fshatra si Gjakova....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndėrkaq, teritori qė ju dha Sėrbisė pėrbėnte 24 mije kilometra katrore troje shqiptare.

Fakti i katėrt: Pė rfaqėsuesit e 6 fuqive te mėdha, nuk u morėn asnjėherė me aktin e shpalljes se pavarsisė sė Shqipėrisė nė 28 Nėntor 1912 nga politikanet shqiptare qė nga Kosova deri nė Camėri, qė nga Durrėsi deri ne Shkup. Kemi te bėjmė me nje akt juridik i cili i u injorua pėrgjatė cdo takimi. Qeveria shqiptare qė u krijua pas 28 Nėntorit ishte njė qeveri e pėrbėrė nga pėrfaqesues tė tė gjitha trojeve shqiptare. Pėr shėmbull, ministėr i mbrojtjes ishte Mehmet Pashė Deralla nga Tetova, ministėr i bujqėsisė ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar i Asamblesė ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Ndėrsa dy vjet me pas po kėta ambasadorė me Traktatin e fshehtė te Londrės vendosėn ta coptojnė sėrish Kombin shqiptar, duke quajtur Shqipėri vetėm nje krahinė muslimane pėrgjatė lumit Shkumbin dhe duke ja dhėnė teritoret e tjera Italisė dhe Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi.

Konkluzion i analizės
Pėrgjatė njė shekulli, bashkėsia ndėrkombėtare ka mashtuar opinionin publik shqiptar dhe atė ndėrkombėtar duke e justifikuar coptimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane. Nė Kujtimet e tij tė botuara nė vitin 1927, vetė Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atė qė kishte pohuar nė Dhomėn e Komuneve nė 1914. Ja pohimi i tij ne Kujtimet e botuara: :.... lufta nė Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cėshtjes sė Kostandinopojės apo tė ngushticave , sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitė mė ngushtėsisht tė interesuara, nuk kishin ndėr mend tė ishin aktive pėr tė influencuar kushtet qė Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisė duke prekur Maqedoninė.....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246) Ndėrsa, Pol Kambon nė fund tė Konferencės pohon se: “Ballkanikėt tanė ikėn, por mbetėn pa u zgjidhur dy problemet mė tė rėnda, Kufijtė e Shqipėrisė dhe ishujt e detit Egje”. (Po aty, faqe 57).

Si pėrfundim, mė duhet tė pohoj se anullimi i Mbledhjes sė Londrės, do tė thotė “Legalizim” i Shqipėrisė Natyrale. Dhe Shqipėri natyrale me kufij nga Presheva ne Prevezė, nga Durrėsi nė Shkup, do tė thotė paqe, do tė thotė progres, do tė thotė stabilitet i Ballkanit. Pėr njė shekull, boshti famėkeq Beograd-Athinė, prodhoi luftė dhe trazira. Ndėrsa trekėndėshi Tiranė-Beograd-Athinė do tė prodhojė vetėm paqe dhe stabilitet.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Koēo Danaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 62 vizitorë
Lexuar: 972 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi