Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HISTORIA E KOSOVES DHE HOT DOG-et E DIASPORES
Publikuar më 26 dhjetor, 2013 nė orėn 20:09 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia, si historia e jone, dallash me gogla me rrenacake e padrone!
Baca Adem! Tash qe kane zene karrike po duan ne histori te mbeten me gjithe kaike. Emrin e tyre e kane shkruan ne bash, bash pa pas asnje qime, por po duan me u hjek me lesh si dash! Shtetin po thone se e kane formue. E uni eshte heroi e nen hunde s’po len njeri me kalue.

E ai komb, Baca Adem, qe nuk degjon fjalen e poetit e ka pak ta shkyejne egersirat ne fund te detit!
Nje dite thashe, baca Adem, po dal lart ne kalane e lirise Amerikane te shoh c’ka po bajne harrakocat ne ato mejhane!. Si njeriut, qe i dhemb ne lekure atdheu, i hodha syte nga brigjet tona. Ne nje breg lumi, ne peme ne thara pashe disa kapota te shpuara nga plumbat. Pyeta se kush i ka patur veshur! Disa zogj qe kishin mbetur ne folete e tyre me thane se jane te kapedaneve te pushtetit. I kishin marre kostumet dhe kollaret dhe nuk kishin pritur te laheshin ne ujin e lumit te tyre, po kishin rendur me nxitim te zinin karriket. Era balte po ju vjen se gjaku i te reneve renkon ne trashe me dhene!
Hodha syte matane ne nje pazar. Pashe, Bac Ademi, e c’ka nuk pashe! Qeveritare te krruset me valixhe ne dore e tokat po i blinin serbet dhe ruset. Ah c’po ta shesin edhe nje here, tu ja shperbly Amerikes me nje mendere!
Tash sa kohe po vijne, bac Ademi edhe ne Amerike. I ka marr malli per histori. Po duan te dine se si ka kontribua diaspora per lirine e Kosoves. Po c’ka bajne?! Vijne takohen me Hot Dog-et e diaspores. Burimet historike i mbledhin neper berlloket e restauranteve te Amerikes! Takohen me ekponentet e Titos dhe te Rankovicit dhe jo me familjet e deshmoreve, me ata qe dhane jeten e femijeve, per token dhe lirine! Takohen me antaret e organizatave te krijuara nga Yugosllavia, qe tash kane themeluar organizime te tjera, per ta fsheh te kaluaren e tyre te zeze.
Nje dite kishte ardhur ne Detroit nje luftetar i lirise, por edhe nje fisnik i mire. E pyeta se si po e kalonte ne Amerike. Si ne burg, me tha. M'u rrenqeth trupi se si ka mundesi ta mendonte kete gje. Por ai me shpjegoi se e kishim mbyllur ne nje hotel dhe nuk e linin te takohej me njerez dhe veprimtare te vertete, vetem e vetem qe ai te deklaronte se heronjte e Kosoves ne Amerike, ishin ata te rrejshmit, ata qe i kishin ngul thiken mbas shpine popullit te vet.
Keto dite, Bac Ademi, shkova ne festen e flamuritt tone. Nje i ardhur nga Kosova qe lepinte kocka neper restorantet e shqiptareve deklaroi me ze te forte se filani ishte cerdhja e shqiptarizmit. Asnje nuk duartrokiti se ai ishte cerdhja e serbofilizmit! E di ti bac Ademi se disa kohe me pare disa ushtarake nga Kosova kane shperndare serbofileve certifikata nderi per kontribute per lirine e Kosoves?!
E cka bajne tjeter te ardhurit e historise se re te Kosoves, qe duan me e shkrue historire me cirriliket serbe! Dalin ne fotografi para nje rafti me libra tue shkye pula te pjekura, per ta mberthyer lirine ne hekura.
Asnje nuk ka ndonje dokumet historik, vetem perralla tregojne se mos zene ndonje ciflik. Turp u qofte e marrja i mbulofte! A ka mbet more ndonje za i sinqerete, per c’ka luftuat qe qiellin ta mbulojne keta skiftere?! Bac Ademi, keta qe vijne ketu ne Amerike, pashe besen, si ka mundesi qe i shoqerojne te njejtit njerez?! Pika bythes u qofte he e depzez!
Historine duhet ta shkruajne historianet dhe jo shitesit dhe hajvanet! Tu u mundue me e fut mutsihanen ne histori, ajo fekale ka me pjelle o njeri!
Bac Ademi. Gjumin e sublimit e befsh te ambel se keta po hane corbe e po thejne pshesha ne tamel, pa e shkrehur nje pushke, tu ja fut tymqe si mushke! Koven me zift ne sy ka per t’ua derdhur historia, le te merren me partina!
Deshmoret e kombit jane urata, tradhetarve u varin ne qafe dekorata! Ani se!

ZEF PERGEGA

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 312 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Bushtra e Bushatit
E martė, 21 tetor 2014 - 01:05
Andi Bushati, bushtra shqiptare e broēkullave. I ashtuquajturi analist shqiptar qe pėr gjithēka nė Shqipėri, Kosovė, dhe ku ka shqiptar e qet gjuhen e capi...
PDK nuk ka tė drejtė politike, as juridike dh...
E martė, 21 tetor 2014 - 01:01
PDK me partitė e vogla qė i janė bashkuar asaj nuk kanė asnjė tė drejtė tė qeverisė apo tė bashkėqeverisė me Koalicionin e madh paszgjedhorė, koalicion ky ...
Kanibalėt dhe Shqiptarėt
E martė, 21 tetor 2014 - 00:59
Ulėrima nė kor e 35.000 bretkosave kanibal serb:"Vritini, vritini shqiptarėt, masakrojini, derisa tė mos mbetet asnjė gjurmė shqiptari mbi tokė” na i kujto...
Tirana, urgjentisht, t’i pezullojė marrėdhėn...
E shtunė, 18 tetor 2014 - 14:28
Barometri diplomatik *** Pėrveē tė tjerash, kėtė domosdoshmėri e dikton edhe skandali diplomatik dhe sportiv, bėrė nė Beograd, mė 14 tetor 2014, me rast...
Nė Beograd fitoi Shqipėria, pėsoi Serbia!
E shtunė, 18 tetor 2014 - 14:19
Barometri diplomatik *** Duhet tė konstatojmė se brenda 15 vjeēarit tė fundit, Serbia pėsoi tri disfata fatale nga shqiptarėt: Sė pari, mė 10 qershor 19...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi