Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ardian RAMADANI: Sot ėshtė bėrė mė lehtė tė diplomosh, sesa tė mėsosh!
Publikuar më 04 janar, 2014 nė orėn 04:10 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pata kėnaqėsinė tė bashkėbisedoja me profesorin, publicistin dhe pėrkthyesin Mr. Ardian RAMADANIN. Mund tė mėsosh shumė gjėra, mund tė frymėzohesh pėr tė dobishmen, mund tė dashurohesh nė librin i cili kurrė nuk tė ka thėnė “tė dua lexues”! Tė dashur lexues, pa humbur kohė, nė vijim ju ftoj qė t’i lexoni e shihni sfidat e tė rinjve tanė, misionin intelektual, mision ky qė sot prej shumė sosh ėshtė trajtėsuar vetėm nė profesion, dukurinė e politikanėve tė cilėt mund tė ishin tė mirė nė ndonjė degė tė sportit, por assesi punėtor tė zellshėm tė pemės sė politikės, pastaj librat qė kishin ndikuar nė ndryshimin e rrjedhave nė jetėn e z. Ardianit, si dhe tė kuptuarit e mirėfilltė tė fesė Islame.

Qysh si i ri keni filluar tė merreni me punė qė i rėndom i pėrkisnin tė moshuarve, edhe pse shihej si ju me sukses ia dilnit mbanė. Tani qė keni filluar tė rrokulliseni drejt moshės sė pjekurisė, si i shihni tė rinjėt pėr sa i pėrket vetėdijes pėr t’i kuptuar gjėrat e pėrgjithshme shoqėrore?

Ardian RAMADANI: Pyetje shumė me vend. Ėshtė mė se e qartė se ekziston ajo qė quhet konflikt brezash apo gjeneratash. Ėshtė mė se normale se edhe ne ndoshta nuk kemi qenė nė sy tė prindėrve tanė si tė rinj, mu ashtu si duhet, mbase edhe tė rinjėt tani duken ndryshe prej asaj qė ishim ne. Duhet kuptuar se jemi duke jetuar nė atė qė quhet shoqėri e dijes, shoqėri postpozitiviste. Kjo shoqėri ka ndikuar nė sjelljen e gjėrave tė ndryshme, kibernetizimin, robotizimin dhe kompjuterizimin. Rinia e sodit mendoj se i ėshtė pėrshtatur zhvillimeve teknologjike, mirėpo kjo ka sjell llastimin e tyre. Mandej sot tek rinia jonė shoh njė largim, njė ekuidistancė nga libri. Nuk e di se pse, por mendoj se ky largim nga libri nuk sjell pozitivitet dhe perspektivė. Ėshtė e vėrtetuar se asgjė nuk mund ta zėvendėsojė librin. Andaj mendoj se sot gjėja kryesore qė duhet tė preokupojė tė rinjėt ėshtė kėrkimi i diturisė, kurse gjetja e diturisė ėshtė tek leximi i librave. Nuk jam ithtar i thėnies franceze “Lisez moins vivez plus” (Lexoni mė pak jetoni mė shumė), thėnie kjo e shtyrė nga rryma e artit urban, por mendoj se pikėrisht tė jetuarit nuk mund tė ketė kuptim pa lexim. Posaēėrisht rruga deri tek dituria nuk arrihet me asgjė tjetėr pėrpos me lexim dhe punė. Ėshtė ajo thėnia e menēur qė ndoshta dija nuk arrihet vetėm me lexim, por leximi ėshtė mėnyra mė e garantuar pėr tė arritur diturinė. Nė anėn tjetėr nuk dua qė rinia jonė tė nxitet qė tė kėrkojė atė qė s`mundet ta shohė syri njerėzor. Thjesht nuk dua qė rinia jonė tė shndėrrohet si Empedokli, njė filozof i vjetėr, i cili duke pasur kureshtjen pėr tė parė atė qė s`ka mundur ta shoh me sy njerėzor, ėshtė hedhur nė kraterin e vullkanit Etna.
Ndėrsa pėr sa i pėrket asaj se sa rinia e sodit a ka vetėdijen pėr t`i kuptuar gjėrat shoqėrore, konstatoj se kemi pėrfaqėsues tė tė rinjve qė janė tė pjekur, tė maturuar, qė dinė tė vlerėsojnė gjėrat ashtu si duhet dhe qė janė tė udhėzuar. Nuk mė pėlqejnė tė rinjėt jesmenė, servil apo lakenj, tė nėnshtruar. Kemi edhe tė tillė, e pranoj. Por, njė gjė duhet thėnė, sot kemi shoqėri tė pabarabartė nė tė drejta, tė deformuar nė pasuri, ndėrkaq neve na duhet pikėrisht e kundėrta, e barabartė nė tė drejta dhe e ndryshme nė pasuri.

Ju keni punuar nė arsim tė mesėm dhe nė atė tė sipėror. Ēfarė ėshtė pėrshtypja juaj pėr sa i pėrket pėrgatitjeve arsimore, ose thėnė mė qartė, a ėshtė i gatshėm, duke e marrė pėr bazė arsimimin e tyre, qė ky brez tė ballafaqohet me detyrat shoqėrore qė natyrshėm i takojnė secilit brez?

Ardian RAMADANI: Mendoj se pėr rrethanat aktuale, brezi qė ėshtė nė shkollim e sipėr, duke pasur mė shumė qasje nė informata, si burimi bazė pėr gjithēka, kanė mundėsinė tė bėjnė ndryshime dhe tė ballafaqohen me detyrat shoqėrore. Mirėpo se ēfarė pėrgjegjėsish mund tė marrin mbi supe, kjo ėshtė njė pyetje qė kėrkon analizė tė thellė. Mendoj se tani pasi shkollimi i mesėm u bė i obligueshėm, tani kur secili qytet ka universitete dhe fakultete, tani kur ėshtė bėrė mė lehtė tė diplomosh se sa tė mėsosh, tani kur Universiteti humbi kuptimin e tij logjik, universal dhe u shndėrrua nė degė qoftė partiake, qoftė si mjet i krekosjes, kur e humbi kuptimin e tij natyral dhe u shndėrrua nė gjithēka tjetėr pėrpos nė vatėr e nxėnies sė dijes, tani pasi politizimi dhe partizimi na shpie majave tė Olimpit tė rrejshėm, nuk besoj se mund tė kemi ndryshime tė kėrkuara qė i nevojiten kėsaj shoqėrie, e aq mė shumė qė kemi tė rinj qė do tė dinė tė jenė misionarė tė ndryshimeve dhe reformave. Krejt kjo ngase hapėsira ėshtė aq e ngushtė dhe aq moslejuese sa ngulfat edhe zellin dhe dėshirat e atyre qė ndoshta mbase mund tė bėnin diēka nė kėtė drejtim. Rinia jonė duhet tė ketė parasysh qė asnjė lėvizje vullnetare nuk bėhet pa 3 gjėra. Pa dėshirė, pa dije dhe pa vepėr. Rinia duhet tė mos harrojė thėnien e filozofit tė madh kinez, Konfuēies, qė prerazi dhe shkėlqyeshėm thekson: “Ai qė di dhe e di qė di, ėshtė dijetar pėrcille atė. Ai qė di por nuk e di qė di, ai flenė zgjoje atė! Ai qė nuk di dhe e di qė nuk di ai donė tė udhėzohet andaj mėsoje atė! Ai qė nuk di dhe nuk e din qė nuk din, ėshtė injorant dhe i rrezikshėm, largoje atė! Ruana Zot nga kategoria e katėrt.

Keni botuar katėr libra dhe shumė shkrime nėpėr gazeta, revista e portale, sa jeni i kėnaqur me mirėpritjen e kėsaj sfilitje intelektuale?

Ardian RAMADANI: Po deri mė tash kam botuar 4 libra. Libri i parė titullohet “Franca dhe diplomacia franceze nė periudhėn e Risheljesė, doktrina shteti dhe kombi”, libri i dytė “Shpalosja e labirintit”, libri i tretė “Gjurmė realitetesh” dhe libri i katėrt “Fakte qė flasin”. Mendoj se me kaq kontributi im nuk duhet tė pėrfundojė. Kam nė dorėshkrim dhe jam duke e bėrė gati pėr botim librin tim tė pestė, i cili do tė jetė gati nė 2014 shpresoj. Jam recensent i 2 librave dhe merrem me publicistikė dhe analiza, edhe pse kohėt e fundit impenjimet na kanė larguar njė ēik, mirėpo ndonjėherė po zhytemi nė pesimizėm dhe po mendoj se po bėhem i tepėrt me paraqitjet e shpeshta. Krejt kjo ngase ėshtė thėnė e stėrthėnė gjithēka, e duhet thėnė pėrsėri gjithēka, por duhet shmangur refrenizimit tė gjėrave dhe pėrsėritjes sė tė njėjtė gjė. Siē do tė thoshte Ajnshtajni “ marrėzia ėshtė kur bėn tė njėjtėn gjė vazhdimisht e prapė nuk ke rezultate tė ndryshme”.
Librat janė pritur deri ndokund mirė. Falė Zotit nuk janė djegur, (qesh he, he, he) ngase siē do tė thoshte Henrich Heine, shkrimtar i njohur, “Atje ku digjen librat nė fund do tė digjen edhe njerėzit”. Por duhet ta pranojmė se nuk e kemi ende nivelin e duhur intelektual ta zėmė pėr shembull si nė Prishtinė, apo si nė Shqipėri ku kritika e mirėfilltė dhe auditori do tė vlerėsonte librin. Kėtu ata qė lexojnė janė nė numėr jo tė kėnaqshėm, por duhet bėrė pėrpjekje pėr botim. Kjo na detyron jo tė heshtim por tė jemi edhe mė tej aktiv. Ndėrsa sa pėr shkrimet mendoj se priten mirė, kanė njė gamė lexuesish dhe nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur. Jam ithtar i thėnies sė shkrimtarit tonė tė shquar, Rexhep Qoses, i cili thekson nė njė rast se “ nuk jam bėrė shkrimtar dhe autor pėr tė shkruar libra, po pėr tė sendėrtuar mision, pėr tė luftuar tė kėqijat”. Kjo thėnie e tij ėshtė udhėrrėfyese pėr mua dhe tentoj t`a respektoj nė pėrpikėri.
Ndėrsa mua personalisht dy kategori njerėzish mė mundojnė, dijetari me dije dhe argumentet e tij, si dhe injoranti me paditurinė e tij. Unė normal dua tė sfidohem nga kategoria e parė e njerėzve.

Ju lexoni shumė, a mund tė njoftohemi me numrin e librave qė deri mė tani i keni lexuar?

Ardian RAMADANI: Nuk di saktėsisht se sa, mbase janė me qindra, mbaj shėnime por nuk dua tė them shifra, ngase s`dua tė bie nė grackėn e thėnies “Shifrat nuk thonė gėnjeshtra, po gėnjeshtarėt thonė shifra”. Lexoj qė tė jetoj. Kam lexuar librin e shkėlqyer “Indignez-vous” tė autorit Stephane Hessel, guri i rezistencės, i cili thotė tė krijosh do tė thotė tė rezistosh dhe anasjelltas. E unė pėrdor shprehjen time tė jetosh apo tė frymosh do tė thotė tė lexosh. Allahu Lavdiplotė thotė nė Kuran: “Betohem nė penėn dhe nė atė ēka shkruajnė” (68:1). A nevojitet mė shumė sqarim dhe hollėsira. Mendoj qė jo. Me kėtė nuk dua tė futem nė purpur, pra tė bėhem mė i rėndėsishėm nga ē`jam, por mendoj se t`i vendosh vetes epitetin intelektual kėrkon tė plotėsosh njė sėrė kushtesh dhe kriteresh. Gjithkush qė kryen fakultet nuk mund tė jetė edhe intelektual, pse jo mund tė jetė injorant me shkollė.

Sot, sa lexojnė tė shkolluarit?

Ardian RAMADANI: Mendoj sė epiteti i shkolluar, vlen pėr ata qė lexojnė, e ata qė duan ta gėzojnė kėtė epitet le tė mendojnė se nė cilin tabor duan tė radhiten. Njeriu do tė jetė dijetar derisa merret me kėrkimin e diturisė, e kur tė mendojė se ėshtė bėrė dijetar ai ka pushuar sė qenuri dijetar, ėshtė shndėrruar nė jodijetar.

Sot, sa janė intelektual intelektualėt?

Ardian RAMADANI: Burimi i shkencės ėshtė intelekti, ndėrsa i veprimit vullneti. Mendoj se aktualisht pėr kohėn tonė vlen ajo thėnia e Albert Kamysė, shkrimtarit tė famshėm francez, i cili thoshte se politika dhe fatet e njerėzimit i takojnė aktualisht individėve mediokėr dhe pa ideale. Me kėtė mendim pajtohet edhe Maks Weber. Por qė tė ndryshojmė kėtė realitet tė hidhur duhet tė kryejmė misionin tonė si intelektual si duhet. Sot misioni i intelektualit tė mirėfilltė ėshtė i ndryshėm ndoshta prej atij tė kohėrave mė tė largėta, mirėpo esenca mbetet e njėjtė. Intelektuali duhet tė mbajė qėndrim kritik ndaj dukurive negative nė shoqėri. Ai ėshtė bartės dhe propagandues i arsyes dhe moralit njerėzor (Zygmund Bauman), ai prodhon ide tė pakontekstualizuara dhe tė vlefshme nė ēdo kohė dhe pėr ēdo vend. Ai veēohet pėrmes ceremonive dhe ritualeve, leksioneve, konferencave, debateve qė shėrbejnė jo vetėm si shkėmbim idesh por edhe pėr tė shenjtėruar sferėn e veprimtarisė (Collins). Intelektual merret me krijimin e pėrhershėm dhe zbatimin e dijes dhe kulturės. Habermasi thotė qė intelektuali duhet tė ketė fantazi dhe guxim tė flasė publikisht. Chomsky shprehet se intelektuali ka pėrgjegjėsi tė flasė vetėm tė vėrtetėn, Bernard Levi thotė njė gjė shumė interesante, qė intelektuali ėshtė debati, qė intelektuali nė fakt nuk ėshtė njeriu por dimensioni njerėzor, ndėrsa Raymond Aron ka njė mendim interesant: “ēdo i diplomuar qė nuk bėn punė krahu ėshtė intelektual”. Por mbi tė gjitha unė parapėlqej thėnien e Sartrit “Intelektuali ėshtė i pakorruptueshėm”. Ai ndan dijen me tė tjerėt. E kur dija ndahet me tė tjerėt atėherė ajo ėshtė e vlefshme. Mendoj se sot kėtė gjė e bėjnė shumė veta.
Ja pėr shembull publikisht shoh qė rrahjen e problemeve tė ndryshme qė preokupojnė shoqėrinė e bėjnė nė qytetin tonė shumė pak veta. Ju kisha dalluar juve nė kėtė drejtim (Iljasa Salihu), Jusuf Zimerin, Hamdi Nuhiun, Milazim Mustafėn, Xhenis Sulejmanin, Arsim Jonuzi e shumė pak veta. Mendoj se Kumanova ka potencial pėr mė tepėr investim dhe ngritje tė zėrit. Zėri i omertės, kodi i heshtjes janė paralajmėrim i sė keqes. Aty ku nuk ka revoltė nuk ka intelektualizėm, e pikėrisht intelektuali ėshtė ai qė ka tė drejtėn e revoltės.

Sot, sa kuptohet feja Islame nė mesin e vetė myslimanėve?

Ardian RAMADANI: Mendoj se sot kemi njė evoluim nė drejtim pozitiv. Falė librave tė ndryshėm, falė leximit po arrihet tė kuptohet feja Islame nė dimensionin e saj universal e jo partikular. Mendoj qė dita ditės po ēlirohemi nga mentaliteti levantin i tė kuptuarit tė fesė si veprim rutinor i pesė shtyllave tė Islamit dhe i gjashtė kushteve tė imanit, edhe pse natyrshėm kjo ėshtė qumėshti e ajka, pa tė cilėn do tė ishim jashtė kėsaj kalaje madhėshtore, shoh se ka kuptim mė tė thellė tė Islamit, mu ashtu si duhet. Ēdo qenie njerėzore frymon, por jo ēdo qenie njerėzorė qė frymon ėshtė i gjallė. Tė gjallėrosh do tė thotė tė jesh i pranishėm nė botė me jetėn dhe vdekjen tėnde. E qė tė jesh i pranishėm duhesh tė kuptosh si duhet misionin e fesė. Por kemi ca persona qė mėtojnė tė shtiren si tė menēur, kritikojnė e flasin gjithēka pa mos pasur mė tė voglėn informatė, shpikin dhe sajojnė pėrēarje, promovojnė Shėn Bartolomeun mes shqiptarėve, e nuk kanė tė njohur as shkronjėn I prej Islamit. Kemi besa edhe tė marrė e kėta janė mė tė rrezikshmit. Dietrich Bonhoffer thekson se marria ėshtė armik mė i rrezikshėm se e liga, ngase kundėr ligėsisė mund tė protestosh dhe ta parandalosh atė edhe me forcė, por kundėr marrisė je i pafuqishėm. Andaj lypset mė shumė kujdes ndaj tė marrit se sa ndaj tė ligut.
Mendoj se duhet shumė lexim dhe udhėzim pėr tė kuptuar Islamin si duhet. Besoj se falė pėrpjekjeve tė duhura dhe me kohė do tė arrijmė ta qenėsojmė ashtu si duhet, nė mėnyrė qė tė sigurojmė lumturinė kėtu dhe nė botėn e pėrtejme.

Cili ėshtė libri qė mė sė shumti ju ka lėnė mbresa?

Ardian RAMADANI: Kam shumė libra. Lexoj qė nga fėmijėria. Mė kanė pas lėnė si fėmijė mbresa librat e Rexhep Hoxhės “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”, mė pas Qamil Batalli “Princesha dhe bariu”, mandej shkrimtari Ibrahim Kadriu, mė pas “Sikur t`isha djalė” Haki Stėrmilli, mande Ivan Cankar “Shėrbėtori Jernej dhe e drejta e tij”, Petro Marko, Odhise Grillo, Hans Kristian Andersen, Ēarls Dikens, Ferenc Molner, Ismail Kadare e kėshtu me radhė.
Por nė periudhėn e tanishme mė ka fascinuar libri i Stephane Hessel, me titull “Indinjohuni”. Ėshtė njė libėrth por me vlera tė ēmuara, i cili mė ka lėnė shumė mbresa. Kisha ftuar secilin lexues tė librit ta ketė nė bibliotekė. Ndėrsa nė zhanrin e romaneve preferoj tė lexoj Balzakun, Stendalin, Flobertin, Hygon, Ernesto Sabaton, Dostojevskin, Paulo Coelhon, Orhan Pamukun ndėrsa nga autorėt tanė lexoj Kadarenė, Qosjen e shumė e shumė tė tjerė.

Cili ėshtė libri qė ka mbėrritur t’ia ndryshon kahet e jetės?

Ardian RAMADANI: E kisha dalluar sė fundi librin “Shqipėria dhe Kosova si janė dhe si do tė duhej tė jenė” i autorit Rexhep Qosja, mandej e kisha dalluar Abdi Baletėn dhe librat e tij si “Pėrballje me Islamofobinė”, “Kundėrshpifografi” etj, Hysamedin Ferrajn dhe librin e tij “E pafilozofuara”, mandej Kisinxherin, Habermasin, Norbert Mapes Niedieckun, pa mos harruar tė pėrmend librin e mrekullueshėm mbi 20 parimet e Hasan el Benės, si dhe librat e dijetarit Jusuf el Kardav.
Shkurt ēdo libėr mė ka bėrė pėr vete kur e kam lexuar, lexoj gjithēka nga gjithsecili, secili libėr ka njė mesazh qė pėrēon diēka dhe njė vlerė tė caktuar.

Cili ėshtė roli i mediumeve tonė pėr sa i pėrket prishjes sė rinisė dhe ndreqjes sė saj?

Ardian RAMADANI: Mendoj se roli i mediave ėshtė kyē dhe thelbėsor nė edukimin apo prishjen e tė rinjve. Sot kur shėrbehet gjithēka nėpėr mediume mendoj se rrit peshėn e rrezikut pėr degradim si dhe pėr gradim tė degradimit. Andaj mendoj se pėrmes edukimit tė vullnetit, pėrgjegjėsisė mė tė madhe te familjeve duhet shmangur emisionet qė rrezatojnė degradime. Ajo qė servohet nga mediat mund tė ndahet nė: emisione tė mira, emisione qė nuk qortohen po as nuk lavdėrohen dhe emisione tė kėqija. Duhet pasur kujdes nga kėto tė fundit. Politikani gjerman Oskar Lafontaine thoshte se mediat janė prangat dhe tė pranguarat moderne tė politikės, shoqėrisė, lirisė dhe ekonomisė. Andaj nėse nuk mund tė ēlirohemi krejtėsisht prej kėtyre prangave tė domosdoshme, ėshtė mirė dhe e udhės tė ēlirohemi nga prangat e emisioneve tė kėqija, jo edukative dhe graduese tė degradimit.

Meqė jeni gjuhėtar dhe politikolog, sa janė meritor politikanėt tanė nė pozicionet qė i bartin?

Ardian RAMADANI: Sipas Frederikut tė Madh sovrani qytetari i parė qe u bindet ligjeve. Mendoj se sot termi politikan ėshtė degraduar skajshmėrish dhe ėshtė shndėrruar nė sinonim tė sė keqes, tė njė kleptomani, tė njė zhvatėsi, tė njė tė lumosuri. Nuk jam protagonist i anarkizmit tė Prudonit i cili thoshte se ata qė do ta udhėheqin do ta kishin armik pėr vdekje, por mendoj se me tė vėrtetė politikės shqiptare i duhet njė demokratizim i imazhit, njė kulturim dhe njė maturim. I duhen jo figurat deja-vu por figura tė reja, me perspektivė. Nuk kuptoj se si ėshtė e mundur ca budallenj tė arrijnė nė shkallėn aq tė lartė tė pushtetit dhe autoritetit, por duke sintetizuar arrij nė konstatimin se “Rastėsia i sjell ca njerėz nė poste qė kurrė ata s`i kanė menduar mė parė”. Kėsisoj mu ashtu si ėshtė bėrė magjistrimi dhe doktorimi i lehtė dhe i shpejtė, edhe bėrja politikan ėshtė bėrė profesioni mė i lehtė. Libri “Ligjet themelore tė budallallėkut njerėzor” 1988 shkruar nga Carlo M. Cipolla analizon 4 grupe njerėzish; leshkot, budallenjtė, banditėt dhe inteligjentėt. Ne fatkeqėsisht i kemi nė shumicė tre tė parėt, tė fundit i kemi shumė rrallė. Por shihen shpresa. Me ndryshimin e pushtetit nė Shqipėri dhe me marrjen e Prishtinės nga njė kandidat i menēur dhe i edukuar si Shpend Ahmeti, shoh vėrtet njė pėrmirėsim dhe gjasa pėr pozitivitet. Sot pėr sot imazhi i politikanit ėshtė ai i FEARMONGERING, ai i nxitjes sė frikės pėrmes mashtrimit dhe kėrcėnimit, nė tre kahe: 1. Pėrhapje tė gėnjeshtrave, 2. Shtrembėrim dhe trillim tė fakteve dhe 3. Fshehje tė tyre.
Ndėrsa nė frėngjisht termi politikė ka kuptim shumė tė vlefshėm. Kėsisoj ai degėzohet nė LE POLITIQUE (POLITIKJA) qė nėnkupton lėvizjen e dyfishtė e shfaqjes sė procesit nė sajė tė tė cilit renditet e njėsohet shoqėria, pėrmes ndarjeve tė brendshme tė saj, si dhe fshehjen e parimit prodhues tė tėrėsisė si dhe LA POLITIQUE (POLITIKA), qė nėnkupton veprimin e individėve dhe partive politike brenda sferės politike, si vend ku sajohet instanca e pėrgjithshme e pushtetit dhe ku zhvillohet garė politike.
Por kėto definicione dhe realiteti ke ne janė shumė larg njėra tjetrės. E kuptoj thėnien e James Madisonit se sikur secili qytetar athinas tė ishte Sokrat, pėrsėri kuvendi athinas do ishte turmė, mirėpo nuk pranoj qė zhvatėsit, kolltukofagėt e Fan Nolit, Palaēot e dheut tė Faik Konicės, rrugaēėt, sallhanet, vagabondėt, shakllabanet e Gjergj Fishtės tė quhen politikan dhe tė mė udhėheqin.

Merreni edhe me sport, cila do tė jetė kėshilla juaj pėr rininė dhe tė pjekurit (meshkuj dhe femra) pėr sa i pėrket sportit?

Ardian RAMADANI: Qė nga vegjėlia merrem me sport. Meqenėse babanė e kisha dhe e kam profesor tė edukatės fizike (tanimė i pensionuar por tejet vital dhe pėr kėtė e admiroj tepėr), kisha njė motivim dhe frymėzim pėr sport. Mandej shikimi i vetėm njė filmi sikurse “Enter the dragon” interpretuar nga aktori i famshėm Bruce Lee na inspironte qė tė nesėrmen tė bėheshim si ai. Jam marrė shumė me gjimnastikė, kam qenė gjimnast i mirė, mandej me karate, por edhe me atletikė. Njė kohė pėr shkak tė angazhimeve tė shumta sikur harrova sportin, por edhe shėndeti mė harroi mua. Kjo mė detyroi t`i pėrvishem sportit pėrsėri duke u marrė me vrapim, duke lozur futboll, duke bėrė gjimnastikė mėngjesi, si dhe mė pasionoi sporti i artit luftarak Wing Chun (degė e Kung fusė) tė cilėn e zbulova falė teje, tek mjeshtri i kėtij arti Afrim Bajrami nga Prishtina. Andaj praktikoj dhe e kam prioritet, ngase e mundshmja nuk arrihet nėse nė botė e pamundshmja nuk kėrkohet vazhdimisht. Kėshilla ime pėr tė gjithė ėshtė kjo. Kushtet e punės frytdhėnėse janė trupor, qė domethėnė shėndet i mirė, ndjesor, dashuria ndaj punės dhe kushti mendor, njohja e metodės dhe kahet e punės. Po mungoi njėra prej kėtyre, kot, humbet plotėsia.

Pėr fund, mund tė na thoni ndonjė fjalė qė sado pak do t’i nxiste tė rinjėt tanė pėr tė lexuar?

Ardian RAMADANI: Pėr nė fund tė rinjve do tė u kisha dhėnė porosinė qė dha Charles Baudler, shkrimtar i famshėm francez, i cili nė dhomėn e tij kishte varur njė orė pa akrepa, qė punonte mirė. Nėn tė kishte shkruar “Ėshtė mė vonė se sa pandeh ti, miku im! Shfrytėzoni kohėn nė maksimum, ngase ėshtė sendi mė me vlerė qė nuk kthehet kurrė, asnjėherė.

Bashkėbisedues: Iljasa SALIHU

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 83 vizitorë
Lexuar: 2,017 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi