Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqiptar
Publikuar më 25 janar, 2014 në orën 02:27 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Intervistë e imagjinuar me veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, bilbilin e gjuhës shqipe dhe rilindësin e devotshëm për emancipim kombëtar.

Vet emri Naim Frashëri thotë bukur shumë. Besoj se nuk ka shqiptar që ka kryer shkollën fillore e të mos ketë njohuri për këtë burrë të madh të kombit. Ai hyri në historinë e letërsisë, në mendimin filozofik, në qasje të edukimit të gjeneratave, pa bujë. Me një gjuhë të rrjedhshme, në të shkruar e trajtuar problemet, qoftë historike, qoftë filozofike, e letrare dhe mu për këtë nga studiuesit e tij, morri epitetin “bilbil i gjuhës shqipe”. Për qasje në shërbim të kombit, lexuesve po ua sjell këtë intervistë

Gjer në fund të viteve shtatëdhjeta keni shkruar persisht dhe kryesisht keni ndjekur stilin e bejtexhinjve?

Po, se shkollimi im ishte në gjuhë tjera, derisa e mësova gjuhën tonë mirë. Ata ishin poetët e kohës.

Arsyeja e të shkruarit shqip?

Pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie.

Përmes gjuhës Ju na porositni se?

S'jemi as turq as kaurë, Mos e thoni këtë kurrë, S'jemi grekër as bullgarë, Jemi vetëm shqipëtarë

Në atë botë shqiptarët nuk ishin të shkolluar dhe u mungonin shkollat shqipet dhe vështirë e kishin të mësonin në shkollat e huaja, më shumë për shkaqe ekonomike. Ndërsa me hapjen e shkollës së parë shqipe Ju?

Po, bërtita! O vëllezër shqipëtarë, Gëzohi që erth kjo ditë, Kaq' e mir'e kaq'e mbarë, Që sjell gjithë mirësitë!

Ia pate lakmi Korçës?

Lumja ti, moj korç'o lule, Q'i le pas shoqet' e tua! Si trimi në ball'u sule, Ta paçim përjetë hua!

Ju dhe lëshuat kushtrimin?

O vëllezrë shqipëtarë! Pa të zëm' udhën e mbarë, T'i bijem pas urtësisë. Dhe dritës e diturisë, Të mos rrimë n'errësirë, Se nuk është pun' e mirë. Neve që qemë njëherë Në gjithë botët të ndjerë, Dhe të par' e të lëvduar, E të rënd' e të dëgjuar, Trima të fort e të mirë, Të rrimë sot n'errësirë.

Hapja e shkollës së parë shqipe, bëri ndryshimin edhe të epokave, prandaj?

O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë.

Shkollat e huaja na e shtrembëronin edhe historinë, ndërsa shkolla shqipe do të jetë edhe shkollë kombëtare që do të ngjallin atdhedashurinë, se një komb gjallon përmes gjuhës?

Me qënë gjall shqipëtari, Ç'kërkon greku dhe bullgari? Dhe Mal'i Zi e Sërbia Ç'kërkojnë nga Shqipëria! Sot për sot Maqedhonia, Thesprotia, Mollosia, Dhardhania, Iliria, Paravea, Haonia Bëjnë gjithë Shqipërinë.

Pra, shkolla e parë kishte misionin e arsimimit të kombit tonë dhe Ju menjëherë, o...?

Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm' udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë. Se njerëstë gjithë vdesin, Po jeta s'mbetet e shkretë, Gjuha, mëmëdheu mbesin, Të patundurë përjetë. Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë.

Feja në shkrimet e Juaja zë vend bukur të madh?

Po feja të mos na ndanjë, Në xgjedhë të mos na mbanjë. Përpiqi për vethet tuaj, Mos për bot' e për të huaj. Shqipëri, të qofsha falë! Të kam mëm' e më ke djalë, Në gjit tënt ngrihem e bije, Ti ke fuqi perëndie, E mer në gjit bukurinë Dh'e nxjer prapë kur hap gjinë.

Edhe në kohën e juaj përpiqeshin fqinjët tanë t’i përvetësonin personalitet historike si të tyre?

Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë, S'qen' as grekrë as bullgarë, Ishin burra shqipëtarë. Kombinë tën e nderuan Dhe Evropën e shpëtuan

Pra Shqipëria ishte bërë parzmore e perëndimit?

Kush i rrij kundrejt Tyrqisë, Veç burrat' e Shqipërisë, As Sërbij' as Bullgaria, As Elladha as Vllahia, As Venetia qëndronte,
As tjatërë komp kuxonte. Evropa ishte e shuar, Grekërëtë posi gratë,
Me fjal' e me thashetheme, Janë të gjitha të rreme.

Si e ndjeve vetën kur pe armët e Sklenderbeut?

"Lum ti, moj Shqipëri!" thashë, Armët e ti' kur i pashë Ndë Belvedere në Vjenë, Sikur pashë Skënderbenë.

Për të përshkruar bukurit e Shqipërisë dhe për të përshkruar bëmat e shqiptarëve, nga mërgata, Ju zgjodhët...?

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti, Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti.

Jo vetëm Tomori, por...

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!

U zotuat se?

Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Mërgimi ua shtoi edhe më shumë dashurinë për Shqipërin, cila ishte Shqipria e Naim Frashërit, në të cilën Ju do të shkonit?

Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji! Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën, E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën, Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën, Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë, Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut! Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut! Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë

Pse me aq mall do të vrapoje drejt Shqipërosë?

Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,

Çfarë do të shihte Naimi, që nuk e shihnin të tjerët?

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë, Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë, Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë. Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë, Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën, I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën, Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë, Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;

Çfarë malli ke për Shqipërinë?

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë.

Në këto shëtitjet tua në Shqipëri, edhe çka tjetër keni parë?

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë, Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë.

Tjetër?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur, Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur; Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi.

Shqiptarët janë të njohur edhe si prodhues të verës, çfarë porosie keni për ta?

Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi, Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi, Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë, I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë.

Për të nxënë dituri shqiptari, Ju?

Si qiri Në mes tuaj kam qëndruar e jam duke përvëluar, që t'u ap pakëzë dritë, natënë t'ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, të digjem, të përvëlohem, që t'u ndrinj mir' e të shihni, njëri-tjatërin të njihni.

Ngjan në Nositin kjo?

Unë zjarrit nuk i druhem dhe kurrë s'dua të shuhem, po të digjem me dëshirë, sa të munt t'u ndrinj më mirë. Se ma k'ënda t'u bënj mirë, të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, flisni, qeshni, hani, pini, unë duke përvëluar, njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, andaj i di e më dinë.

Tetë vjet pas Jush u hartua alfabeti i gjuhës tonë, katër vjet më pas, Shqipëria u bë e mëvetësishme, por Turqia dhe shtetet evropiane nuk e panë me sy të mirë dhe na ndan tokën tonë në Greqi, Serbi dhe Mal të Zi dhe më pak se gjysma u pavarësua.

Nuk ka më luftëtar dhe poet shqiptar?!

Çdo komb ka tradhtar, siç e përshkruani edhe Ju te Historia e Skënderbeut, Hamzanë. Mirëpo, edhe pas shpalljes së Shqipërisë së mëvehtsishme e të mos varme, kanë dal tradhtar të shumtë?

Buk' e mëmëdheut zëntë Tradhëtorët e pabesë! Ata turpinë fitojnë, O, popo ç'turp kanë marrë! Janë bërë tradhëtorë Dhe s'janë më shqipëtarë, Se nga kombi hoqnë dorë. Me të huajnë u bënë, Me armikn' e Shqipërisë, S'duanë gjuhënë tënë Armikët' e Perëndisë!

Sot ende nuk jemi të gjithë bashkë, jo vetëm si territor, por edhe në mendime, prandaj?

Me qënë gjall shqipëtari, Ç'kërkon greku dhe bullgari? Dhe Mal'i Zi e Sërbia Ç'kërkojnë nga Shqipëria!

Edhe në kohën Tuaj kishte armiq dhe ju paralajmëronit?

Shokë, kemi ne mest tënë Shum' armik' e trathëtorë! Popo! mos u qoftë thënë! Veç që s'kanë gjë në dorë.

Armiqtë e sotëm kanë në dorë më shumë se sa dikur, pra kemi ndryshim raportesh nëpër kohë, sa at bukuri që Ju përshkruanit e dogjën nëntëdhjetë e shtatë vjet pas Jush, që mos të na ndodh më, si do të na këshillonit?

Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë.

Pse me aq afsh i këndove Shqipërisë?

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Prishtinë, 24. 01. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 108 vizitorë
Lexuar: 4,321 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi