Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VLORA IME, DIBRA IME, KOSOVA IME, ÇAMËRIA IME, SHQIPËRIA IME E BASHKUAR!
Publikuar më 01 shkurt, 2014 në orën 00:21 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
TË DASHURIT DHE TË SHTRENJTIT BASHKATDHETARËT E MI, KUDO QË JENI, BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË, KUSHDO QOFSHIT, MYSLIMANË, KATOLIKË, BEKTASHIANË APO TË KRISHTERË!

Kujtoj se kam kaluar dy vjet larg vendit tim dhe malli përvëlues më ka ndihmuar të mendoj për shumë gjëra që s’mund t’i çoja në mendje më parë. Kam provuar të ndërroj profesionin e punës, ritmin e jetës, ndryshimin e e mënyrës së ngrënies. Nisa të flas gjuhën italiane si një fëmijë dy vjeç, derisa arrita ta perfeksionoj, duke e folur bukur dhe rrjedhshëm. Arrita të krijoj miqësi me njerëzit që më rrethojnë, pa u ndjerë inferiore për shkak të fesë pasi Zotin e kam në zemër. Dhe nëse dikush do ta dijë se si ndjehem para Tij, me dinjitet e them se ndjehem si një fshesë në dorën e Tij, si një fshesë që vihet në punë sa herë që do Ai. Tashmë jam mësuar të rri e qetë, me ndërgjegje të pastër,në qoshe të portës, e gatshme te vihem në punë, sa herë që i Lartmadhërishmi Zoti im më thërret.

Unë i përkas atij vendi të bukur ku këndojnë shqiponjat mbretërore dhe që quhet Shqipëri. Dhe Shqipëria, nëna jonë e madhe, s’ka kërkuar gjë tjetër veçse të jetë Komb i Zotit me liri dhe të drejta.
Gjatë gjithë kohës, duke pasur rezultate të larta në mësime, jam ndjerë shumë mirë me veten time. Kujtoja s’e dija shumë gjëra. Mirëpo, nga një dialog i thjeshtë i Prof. Dr. Eshref Ymerit, me babain e tij, të bërë në vitin 1959, kur Nikita Hrushovi vajti në Tiranë, mësova me keqardhje, se nga shkolla kisha dalë me një tru pjesërisht të mpirë.
Nikita Hrushovi vajti në Tiranë në 26 maj dhe u largua në 3 Qershor. Në atë kohë Prof.Dr. Eshref Ymeri ishte në maturë, në gjimnazin Ali Demi në Vlorë. Ishte koha kur mbaroi provimet e maturës dhe plot nur e dritë për rezultatet e tij të shkëlqyera në mësime, shkon në Mesaplik, pranë familjes, për pushime. Tani është një djalosh i ri plot me ëndrra të bukura. Nuk është më ai djali i vogël 7 – vjeçar, që ulet në bankat e shkollës në Ramicë, e vetmja shkollë 7 – vjeçare për katër fshatrat e Smokthinës.
I ulur për të ngrënë bukë, nën hijen e ftonjve, në oborrin e mrekullueshëm të shtëpisë së tij, një vend ku ndjehet në kontakt të drejtpërdrejt me Zotin, kujtesa, për llogari të vet, i sjell parasysh lumin e Smokthinës, i cili në dimër ishte aq i ftohtë, saqë kur dilte matanë, i plasariteshin qafat e këmbëve, sikur t’ia kishte shpuar dikush me majë thike. Kur binin shira të rrëmbyeshëm, lumi vërshonte tej për tej, sepse kishte një shtrat mjaft të gjerë dhe të kallte frikën me uturimën e tij të lemerishme, që ngjante me uturimën e një bishe të stërmadhe dhe njëkohësisht të padukshme. Atëherë e merrte në krahë vëllai i tij i madh,( që tani është 87 vjeç dhe jeton në Borsh, në vendin më të bukur të imagjinatës sime, të cilin e kam njohur nëpërmjet teksteve shkollore të gjuhës ruse. ) dhe e hidhte matanë.

I zhytur në nostalgjinë e këtyre kujtimeve, përzier me gëzimin e drejtë, të pamohueshëm, për të ndjekur më tej studimet, në Peter Burg, të cilat për fat të keq i la përgjysmë, nga prishja e marëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, shkundet nga një pyetje plot me mend që i bën babai i tij. Është fakt i njohur se fëmijët, nga ato që mësojnë në shkollë, për momentin kujtojnë se dinë diçka më shumë nga prindërit e tyre dhe vetëm atëherë kur i thërrasin mirë mendjes, kuptojnë se sa shumë gjëra që kanë për të mësuar nga përvoja jetësore e prindërve, një përvojë që e gjen vetëm brenda familjes tënde dhe s’mund ta mësosh as në Universitetet më të shquara të botës.

I ati, me atë të folurin e tij karakteristik, e pyet : - “ Aq i madh qenkësh ky Hrushovi, që e presin si mbret, me salltanete shumë të mëdha?
- I biri, si çdo i ri i asaj moshe, krenar, për brumosjen e tij me ideologjinë e Partisë, vë në përdorim gjithë bagazhin e tij duke i shpjeguar se Hrushovi është mik i madh i popullit shqiptar; se shoku Enver ka thënë se Bashkimi Sovjetik është si ajri, si uji dhe si dielli për vendin tonë.
- “Po mirë more bir, meqë Ky Hrushovi, qenka mik e shkuar mikut, pse s’i thotë Titos, që atë Kosovën ta kthej këtej nga ne? Se atë e kemi tokën tonë. Edhe ajo e bekuara lumëmadhe Kosovë, Shqipëri është.”
E ç’t’i thoshte i shkreti djalë? Ishte shumë i papërgatitur për një pyetje të tillë. Megjithatë, me aq sa mundet, pa e fyer, pa e kundërshtuar, pa i dhënë shumë të drejtë, i shpjegon me pak mëdyshje në mendjen e vet, se atë punë nuk e ka në dorë as Titua, as Hrushovi.
I ati e dëgjon sa e dëgjon duke e konsideruar si një mik dhe si një djalë të pjekur, sepse për moshën që kishte ishte mrekullia vetë, dhe vazhdon t’i thotë të birit me një dashuri të thellë atërore, duke hequr në zemër: - “Dëgjo këtu more bir! Po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s’ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë, bota s’do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur, që kurrë s’ka për të bërë përpjetë.

Është pikërisht fundi i këtij dialogu që më sjell në kujtesë fjalët e Abraham Lincoln – president amerikan(1809 – 1865):”NJERIU S’LARTËSOHET KURRË AQ SHUMË SESA KUR PËRPIQET TË NDIHMOJË NJË FËMIJË” . Dhe lotë të kripur më pikojnë në zemër për Shqipërinë, duke ndjerë dhembje dhe mëshirë për politikën tonë të brishtë, që e fshikulluar nga njëra anë nga politika serbe dhe nga ana tjetër nga politika greke, e ka zhytur vendin tonë akoma më shumë në errësirë.
Mirëpo papritur vazhdimi i Hymnit tonë të vërtet kombëtar, i panjohur në regjimin e egër komunist:

“- ...SE ZOTI VET E THA ME GOJË
SE KOMBET SHUHEN PËRMBI DHE
PO SHQIPËRIA DO TË RROJË
PËR TË, PËR TË MENDOJMË NE.”

-më ripërtërin forcat dhe më bën të mendoj se shpirti i Shote Galicës, i Luigj Gurakuqit, i Isa Boletinit, I të madhit Skënder Be, shpirti i Ismail Bej Vlorë Qemalit , shpirti i Ibrahim Rugovës është ringjallur dhe ka ardhur koha që të gjith atyre grekërve dhe serbëve që kanë bërë krime kundër njerëzimit duke masakruar, plaçkitur, shpronësuar, popullin trim, të ndershëm, popullin fisnik shqiptar, t’ju dridhen leqet e këmbëve, se do të marrin nga Bota atë ç’ka me të vërtetë meritojnë.

Nuk harrohet kollaj gjaku i të rënëve për të mirën e kombit.
Dhe Shqipëria nuk ka vetëm 3000.000. banorë, si jemi mësuar ta mësojmë në shkollë. Janë më shumë se 30.ooo.ooo shqiptarë në gjithë botën mbarë.
Shqipëria ime, shumë shpejt e bashkuar, në sajë të ndihmës së bijve të saj të vërtet, si zoti Flori Bruqi, Prof. Rasim Bebo, Zoti Ajet Nuri, Zoti Robert Goro, Prof.Dr.Eshref Ymeri, zoti Fatmir Terziu e shumë nacionalist të tjerë që banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Greqi, Itali, Kosovë, Kanada, me dinjitet dhe si një zonjë e madhe, pasi të gjithë ata që e kanë coptuar, përbuzur dhe poshtëruar, do t’i kërkojnë botërisht falje, do të marrë pjesë në BASHKIMIN EUROPIAN.
MJAFT ME URREJTJE. KA ARDHUR KOHA PËR TË KËRKUAR FALJE PËR ÇDO PADREJTËSI
ZOTI VONON PO NUK HARRON.

KOZETA NUSHI - ALIKAJ

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 1,656 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi