Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sami Islami: Poezi për fëmijë
Publikuar më 20 mars, 2014 në orën 20:10 ( ) Sami Islami | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.















AVIONI QË SHKON NË KOSOVË

N’ Londër ditë pranverore
Gjyshi me Klenë përdore
Dolën në park, në sheti
Për t’shijuar këtë bukuri

Në këndin e lojërave qysh n’ agim
Gumëzhinin fëmijët plot gëzim
Sa në rrëshqitëse, sa në litarë
Dukeshin si t’ ishin vu në garë

Klea hulajat* i ka dëshirë
Në njërën u rehatua mirë e mirë
Sa herë gjyshi e koloviste
-“Urra, gjyshi” brohoriste!

Pastaj u ul në stol të pushonte
Dukej sikur diç mendonte
Dhe sa hodhi sytë n’lartësi.
Vërejti një avion në kaltërsi

-Shiko, shiko, gjysh një avion
A po e sheh sa lart fluturon?
-Po po e shoh zemër sikur ti
Po ku po shkon ti, a mos e di?

-Po, tha Klea, e di se ku shkon?
Se xhaxhi pilot mua më tregon!
N’Kosovë po shkon si shigjetë
Gjyshin e gjyshen m’i përshëndetë!

*Kolovajzat

Londër, 16. 03. 2014

ENDE PO BJEN SHI

Kur babi shkon në punë
E mami në qytet
Kiana do të qëndojë
Një kohë te gjyshi i vet.

E gjyshi për ta kënaq
Me të futet në garë
Gjyshja bëhet mësuese
Gjyshi e Kiana shkollarë

Në këtë lojë ky gjyshi
S’mblodhi asnjë pikë
Kurse Kiana renditi
Gjithë pesa n’ matematikë

Një ditë gjyshi po luante
Me mbesen një lojë të re
Po e imagjinonin shiun
Se si po binte rrëke

Kiana u struk në një qoshe
Tek këndi nën vitrinë
E gjyshi çfarë bëri?
U fut nën tavolinë!

Loja mbaroi- thotë Kiana
Dil gjysh, aty mos rri!
Jo, i thotë gjyshi bindshëm
Se ende po bjen shi!

LABI NUK MË FOLI

Mbesa ime Klea,
Gjithmonë është me gaz
Por një ditë më erdhi
Disi plot maraz.

-Ç’ke që je hidhëruar,
Klea moj bjondinë?
E pyeta unë menjëherë,
Kur m’erdhi në kuzhinë.

-Jam mërzitë se Labi
Kur e ftova në lojë
Ai e mbylli derën,
S’më foli me gojë!

Po ku ishe, të pastë gjyshi,
Ti o yll i dritës?
Po luaja me lodra,
Aty në dhomë të ditës!

Londër, 12. 12. 2013

S’PO KUPTOJA ANGLISHT

Unë jam Klea, e shihni sa jam rritë!
Tani dua t’ shkoj dhe n’ qerdhe për ditë.
Se tash u “rrita” i mbusha më tre vjet.
Kam nisë të mësoj dhe si t’vishem vetë.

Ditën e parë kur shkova në qerdhe,
Mësuesja më tha: “Klea mirëserdhe!”
Ishim plot fëmijë t’gëzuar shend e verë,
Me fytyra të qeshura si dielli në pranverë!

E shikonim mësuesen me përkushtim,
Pse unë s’e kuptoja s’ishte faji im!
Ajo s’di ç’më tha: “Do lëng, qumësht, më thuj’!”
Unë i fola shqip: “Të lutem pak ujë”!

U mërzita shumë mamin tim duke e pritë,
Ora e parë, m’u “zgjat” m’u bë sa një ditë!
Fëmijët e tjerë luanin vraponin skaj më skaj,
Unë, nga që s’dija të flisja, ia nisa të qaj…

Një ditë erdhi gjyshi tek ne në shtëpi,
E dëgjova kur mami i tregonte këtë histori.
-Pse ke qarë Klea më tha gjyshi intimisht?
-Po, qava gjyshi, se s’po kuptoja anglisht!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sami Islami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 1,107 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi