Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LIRIA ËSHTË E TË GJITHËVE
Publikuar më 25 mars, 2014 në orën 18:11 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fragment nga romani “Vrasje në tri kohë” i autorit Avdi Ibrahimi, botoi “ERA” Prishtinë 2005 viti.

Më 19 shtator, 1997, Rrezanë.
“(...). Mbrëmje, diku afër orës shtatë. Kishim dalë bashkë me shoqen në oborrin e shtëpisë. Bisedonim për gjëra të parëndësishme. Kot, sa për ta kaluar kohën. Poshtë rrugës, vinte një makinë “Golf”, më ngjyrë të kuqe. Hynë në rrugën e shtëpisë time. Ishte Burimi, me një fytyrë të gjerë dhe përherë të qeshur. Është shok dhe mik imi. Kishte ardhur nga Zvicra për pushim.

Burimin e kisha përfshirë në Organizatën ilegale Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve. Ai çdo detyrë që merrte, e kryente më ndershmëri dhe në fshehtësi të thellë. Më të ishte edhe “Preng Sherri”, kështu e quanim Profesorin. Ishte fjalëmbël, i sinqertë dhe mjaft i ditur. Pas pak doli nga makina Dardhani. Në shikim të parë, ai dukej i qetë, por ishte dinak dhe pak hileqar. Ishte përherë i vrenjtur dhe, paraqitej, sikur dinte çdo gjë nga jeta ilegale dhe, sikur merrte vesh gjithçka nga politika botërore?!
Pas pak, pasi u përshëndeta me shoqen, hymë në makinë. Rruga gjarpërore, por me natyrë të bukur, të shpinte në kryeqendrën e Dardanisë. Gjatë rrugës, në hyrje të qytezës së Lypianit, pashë një vashë të bukur. Kishte një qafë të gjatë, me flokët që ia kishte mbuluar vetëm pjesën e prapme, kurse kraharti i bardhë i shihej që larg. Kishte një ecje delikate, dhe më bëhej se puhia e erës luante me fustanin e saj. Kisha harruar fare se çfarë kisha qenë duke menduar pak më parë. Kjo vashë, ma kishte ndërprerë fillin e mendimeve.
Makinën e ndaluam para derës së Bacë Preshevës. I ramë ziles. Derën e hapi Baca dhe na përshëndeti me respekt. Na tha të urdhërojmë brenda. Përherë ndjeja kënaqësi kur kisha rast të bisedoja më këtë atdhetar, i cili që në vitin 1954, kish përjetuar golgotën në burgun e Gërgurit. Në vitin 1960, Baca bashkë më disa atdhetarë kishin formuar Lëvizjen “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”. Lëvizje kjo, ku një pjesë e rinisë dhe e punëtorëve, do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre politike, duke e ruajtur më fanatizëm programin e saj. Pas pak, në dhomë hyri motra Mirëz dhe u përshëndet me ne. Kjo motër e nënë stoike është një mikpritëse e rrallë. Djali i dergjej burgjeve sllave me disa shokë të qëndresës shqiptare, por ajo nuk jepej. Pas përshëndetjeve të zakonshme, biseduam për qëllimin e shkuarjes sonë.
Duhej të shkonim në vizitë të Koli, i cili kohë më parë kishte dalë nga burgu jugosllav. Baca më gjithë dëshirë pranoi të na shoqëronte, sepse bashkë me djalin e Bacës ishin veprimtarë në Lëvizjen Çlirimtare. Në bisedë u përmenden shumë ngjarje, por veçmas protestat, që ishin paralajmëruar nga rinia studentore e Dardanisë për 1 tetor. Këto protesta do të prishin planet e pushtuesit për gjendjen as luftë, as paqe, si dhe pacifizmin tonë mjeran, kishte thënë njëherë Baca. Pas pak, bashkë me Kolin udhëtuam në Besianë. Shokët e porsadalë nga burgu nuk i takuam, ngase Baca nuk kishte qenë në shtëpi. Kur ktheheshim, në të dalë të Besianës, pasi na legjitimuan policia dhe UDB-ja serbe, tre civilë të armatosur na arrestuan, ose thënë më mirë na rrëmbyen. Ata donin të fusin frikë. Pesë orë me radhë përdorën metoda të ndryshme ndaj të gjithëve, por dhunë fizike përdorën vetëm ndaj meje. Dikur na liruan, sado që Fisnikun e mbajtën edhe për disa ditë. E drejta është në anën tonë, kurse thonë se liria është e të gjithëve, mendoja më vete gjatë rrugës.
Në shtëpi, nuk fola për ngjarjen, edhe pse shiheshin shenjat e dhunës fizike. U arsyetova se gjoja rrugës kishim aksident me makinë. Me kaq e mbylla bisedën. Ashtu, i rraskapitur u shtriva në krevat. Në dhomë ishte qetësi. Nga shqetësimi nuk më zinte gjumi. Mendja, një zot e di ku bridhte, nëpër të gjitha skutat e botës, andej e këndej parajsës dhe ferrit, andej e këndej kufirit. Papritur më ra ndërmend se ishte e premte. Ruana zot, thashë me vete, kjo ditë sipas teologjisë, është ditë fatkeqe. Në librat e shenjtë shkruan se të premten filloi e keqja njerëzore. Në këtë ditë Djalli, është flakur nga qielli dhe është dërguar në Ferr. Po në këtë ditë Eva e kishte mashtruar Adamin dhe, për jetë e mot u larguan nga Parajsa. Pandora, po këtë ditë e paskësh hapur atë kutinë e mallkuar, nga kishin dalë të gjitha të këqijat e botës. Në këtë ditë, populli shqiptar kishte pasur gjëmën e madhe, sepse kishte vdekur heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Çudia e zotit, po në këtë ditë, konferencierët pacifistë e sojsorollopi kozmopolitë, mbajnë mbledhjet e tyre, me të cilat mashtrohen njerëzit e Dardanisë. Në këtë ditë, thonë, është rrënuar Troja.
Pastaj nuk e di çka ndodhi...Nuk e di, më dolën lule parasysh...Lule, që sjellin fat dhe dashuri në jetë... Lule, që sjellin edhe fatkeqësi, si lule anemona…Nuk e di, por më bëhej se ëndërroja duke këputur lule në kopshtin e Parajsës së Adamit. Ishte një lule e bardhë që nuk e mbronte askush. Nuk kishte as ferra, si trëndafili, nuk kishte as thonj shtrigash, as dhëmbë derrash, as brirë kau, që thoshin se e mbante tokën e rrumbullakët mbi ta… I mora erë trëndafilit të kuq. Kishte gjemba. Më buzëqeshi me një zgërdhije...Ah, më thumboi gjembi i tij… Nuk e di si, por pastaj këputa një lule të verdhë. Ishte ngrohtë, me një diell dhe më bëhej se më fliste një gjuhë që e kuptoja, por nuk e dija. Flas ilirisht, më tha. Trupi më digjej nga zjarrmia… Ndoshta e kam nga torturat e policisë, mendova me vete. Sa merresha me trupin tim, në dhomë kishin ardhur Afërdita, mbretëresha, me të shoqin, Ankizin, mbretin e Dardanëve, si dhe i biri i tyre, Enea. Këtë emër e kisha dëgjuar diku, apo vetëm më bëhej. Ah, po, më kujtohet, ishte heroi i luftës trojane dhe, më vonë, themelues i Romës. Dardanët e mi, këtë dhe Hektorin i kishin si zotat e tyre. Eneu, më dukej sikur mbante në dorë mbante ”Eneidën” e Virgjillit. Këtu flitet për fatin tim që nga rënia e Trojës e deri te fitorja mbi Turniun, më tha ai, sa duket ngase e kisha shikuar ngultas. Ai është vetë trimëria dhe sakrifica e plotë, që fatit ia ka përcaktuar për të kryer detyrën ndaj atdheut, më thoshte një zë, që nuk e dija nga cila anë e dhomës më vinte.
Për një çast më dukej sikur e la librin në krevatin tim...dhe, iku, shkoi. Kurse, Afërdita duke dalë pas tij më, la mërsinë, trëndafila, mollë, lulëkuqe... i kam mbledhur të gjitha nëpër ato trojet shqiptare, nga po ecni ju, trimat e mi, sikur ia dëgjoja zërin.
Nuk dija çka t’u thosha. Në të vërtetë, nuk e dija asnjë fjalë. Në dhomë nuk ishte as i shoqi, mbreti, Ankizi...Në një skaj të dhomës shikoj, shumë i çuditur, shikoi me sy të zgurdulluar, por zë nuk arrija të nxjerrja, shikoj lule nga degët e blirit...Nën ato lule, një Delfin...Më ndihmën tij mund të kalosh dete dhe oqeane, më thoshte një zë. Në një skaj tjetër të dhomës, rrihte flatrat e lehta një Dallëndyshe. Sa herë je në rrezik, më thoshte një zë, e ke për të shkuar në Shqipëri. Kurse, kjo Pëllumbeshë, më thoshte zëri, çudia e zotit, një zë që nuk ia dija gjuhën, por e kuptoja, kjo pëllumbeshë pra, të ndihmon të fluturosh drejt kaltërsive të qiellit. (...)”.
Një ankth i brendshëm gati ma zinte frymën. Duke u përpëlitur, i ka hapur sytë dhe, nuk e dija ku jam. Për një çast, e kam hetuar se më lagej fytyra. Ishin lotët e shoqes sime, e cila më rrinte mbi kokë. Pastaj ajo mori një napë të bardhë (eh, se ç’ më ngjante me ato napat e nuseve, për të cilat më fliste Afërdita, apo i biri Eneu, që ishin pak më parë këtu), e lagte me ujë të freskët dhe ma vinte mbi ballë, kurse buzët m’i ulte më një napë tjetër më të vogël. Trupi më digjej. Këtë e hetova edhe vet. I hapa sytë sërish dhe sërish shikova fytyrën e gruas dhe lotët që i rridhnin faqeve. -Tër natën ke folur jermi, -më thoshte ajo.
Pas një kohe në dhomë erdhi mjeku. Më kontrolloi dhe, duke më këshilluar, ju tha të tjerëve në familje se disa ditë duhej t’i kaloja i shtrirë, në qetësi të plotë dhe, çka ishte më kryesorja, t’i përdorja më saktësi barërat. -Të kanë sakatuar katilët, -dëgjova zërin e nënës. Nëna diçka mërmëriste për dushmanin…
M’u kujtuan të burgosurit politikë! Zot i madh, krejt çka përjetojnë në ato burgje të shkaut. Po, Dardania, vërtet është bërë burg i shqiptarëve. Ah! Ç’ kishte thënë ai shkrimtari nga Erseka, në një roman të tij, “Vramëni, grimëni, piqmëni...”! E dija mirë se ku isha. Në shtëpi, po ku tjetër, më erdhi një mendim nëpër kokë. Hej, hej! Po unë, kujt ia paskam rruar, me nder jush,…?! Kisha kaluar një natë pa ëndrra më mbret. Natë e mbushur me fshetësi, që ndoshta kurrë nuk do të arrijë t’i mësoj, as t’i gjejë...”

P.S. Fragmenti i romanit “Vrasje në tri kohë” është ngjarje e vërtetë ku emrat e persobazheve janë imagjinativ. Më 19 shtator 1997 ditë e premte është bërë arrestimi në Podujevë i Fazli Fazliut, Shemsi Veselit, Prof. Bajram Kurtit, Avdi Ibrahimit, Riza Vatës, Sali Mustafës, bexhet Gashit mergimtar nga Zvicrra.
Më 30 Shtator 1997 Fadil fazliu jep intervistë “Gazettes Shqiptare” mbi rastin e ngjarjës së 19 Shtatorit 1997 që ndodhi në Podujevë, ne askohe kishim shkuar për ta vizituar Sali Salihun pasi kishte dalur nga burgu jugosllavo-serb.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,366 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi