Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ditar: Dekë e dasmë në një ditë
Publikuar më 30 mars, 2014 në orën 19:07 ( ) Avdi Ibrahimi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndoshta jeta do të kishte një emër tjetër, nëse nuk do të kishte gëzimin, por edhe dhimbjen. Nëse nuk do të fillonte me lindjen, pastaj martesën, pastaj sërish lindjen e pastaj vdekjen..E gjithçka të niste nga e para.. Një spirale, që e ka zanafillën qysh se me njeriun e parë… Duke pasur një material të jashtëzakonshëm në duar, të mënyrës se si njerëzit i janë përgjigjur këtyre ngjarjeve të mëdha të jetës përmes këngës, valles apo vajit…Natyrshëm vdekjen askush s’e do, por një ditë të gjithë të lindurit edhe vdesin. Kur kujton që papritmas gjama ndodh, asgjë nuk do t’i bënte më prezente këngët e vajit, ritualet e dhembshurisë për njeriun që ndahet nga jeta.

Foto e bërë para 30 vitesh në Mushtisht, babai im Beqiri me djalin e axhës Durmish Ibrahimin, tani të dy të ndjerë. I kujtojmë me mall familja Ibrahimi!
U dha kumti i vdekjës së babe Beqirit papritmas? Vdekje e dasmë në një ditë? Ç’po ngjiste në Suharekë e në Mushtisht atë ditë? Isha unë ai që në natën e dasmës i komunikova xhaxhait, por ky “sihariq”, që kisha komunikuar të pabesueshmen-vdekjen e babe Beqirit i cili po atë mëngjes të kësaj dite të kobshme ishte përgaditur që të shkonim në dasmën e xha Musliut ku po martonte djalin e dytë të tij Hajrizin, ky sihariq kumti që zakonisht duhej tu tregonim sipas zakonit për të njoftuar se ky është fati, të kemi edhe mort edhe dasëm e sipas zakonit duhet bërë ritualet edhe të vdekjës edhe të dasmës sipas zakonit, dasma duhej vazhduar ashtu siç ishte planifikuar. Sakaq u shfaqen fytyrat e kusherinjëve e fqinjeve tanë në Mushtisht kryeulur, ndjenë dhimbje duke më ngushëlluar mua dhe të afërmit e mi. Njëherësh unë u shpreha këmbëngulës që kënga në dasëm të mos ndalen, sepse dikur kënga kishte djepi i babe Beqirit, tash po bëhej dhe varri i tij. Të nesërmen mbas mesdite në praninë e qytetarëve të shumtë e varrosëm në varrezat e qytezës së Suharekës.

U bënë gati njëzet e pesë vjet nga ndërrimi jetë e më të dashurit tone babait Beqir (Selim) Ibrahimi, 12 Maji i vitit 1989 ishte dite e dhimbshme për familjen tonë. Urtësia, bujaria komunikimi yt ishte një mision të bashkëjetojë me njerëzit e familjes, farefisit, e miqësisë që aq shumë i deshe dhe të respektuan.

Dhembja nuk shprehet me fjalë, dhe fjalët ngushëlluese nuk çojne peshe ne nje humbje te tillë... besoj ne arsyeshmerin time dhe të familjarëve në forcën e logjikës, qe jeta duhet te vazhdoj dhe me dhembjen dhe me humbjen e më të dashurit babait tone të shtrenjtë...!
E sigurisht dasma ka përbërë gjithnjë një moment gëzimi në jetën e shqiptarëve. Një moment i shoqëruar me një seri ritualesh. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këngë e valle. “Në një plan tjetër, pas njohjes së çiftit dhe dashurisë mes tyre, lind dasma, ku në horizont do të sjellin një përjetim totalisht të veçantë, që ndodh në dasmën tradicionale shqiptare në fshatin Mushtisht. Ky moment natyrshëm nuk mund të kuptohet pa ritualet në dhomën e dhëndrit dhe pa këngët e përcjelljes nga shtëpia e vet, të nuses dhe pa ritualet fantastike të pritjes në shtëpinë e dhëndrit dhe pa këngët e mrekullueshme të dasmës. Kjo sipërmarrje domosdoshmërisht trajton gëzimin që sjellin vallet e burrave me tupan dhe dajre, vallet e kënduara të grave”.
Vërtet me duhet ta pranoj, e kam aq rëndë te shkruaj, sa qe kurr nuk jam ndier ne nje shkrim-kujtim, ne nje situat me te veshtire, për ndërrimin jetë të babait i cili na la në pikëllim të thellë neve nënë Xhevahiren, 6 vëllezërve e 5 motra si dhe niper e mbesa, ponjashtu dhe mbarëfarefisin.
Vdekja ishte ajo që të mori pasi pate një sulm vdekjeprurës “infrakt-kardiak” në zemër, e të ndau përgjithmonë dhe ne mbetem të pikëlluar pa ty dhe akoma e ndjejmë mungesën tënde. Me pietet ju kujtojmë përherë me dhimbje të pashuar, familja Ibrahimi nga Suhareka dhe Prizreni.
Baba Beqir i shtrenjti ynë të qoftë i lehtë dheu i nënës Shqipëri-Kosovë… pushofshë ne amshim...!

P.S. Këtë shkrim kujtim e kam shkruar më 14 Maj 1989 në Suharekë, po e bëjë publik për here të pare në shenjë kujtimi pasi babai im Beqiri po mbush 25 vjet nga të ndërruarit jetë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 868 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi