Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ÇËSHTJA E MUHAXHIRËVE DHE TROJET E TYRE STËRGJYSHORE NË PRAGË TË KONGRESIT TË BERLINIT DHE LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT QERSHOR-KORRIK 1878
Publikuar më 02 prill, 2014 në orën 18:50 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Porta e Lartë, duke e parë përkrahjen dhe nxitjen që e kishte nga Anglia, do ta zvarriste dhe nuk e kishte zbatuar në kohën e duhur protokollin e marsit të vitit 1877. Dhe m’u për këtë arsye qeveria ruse do t’i fillonte në mënyrë konsekuente përgatitjet e saja për luftë për ta larguar dhe neutralizuar ndonjë sulm eventual nga ana e Austro-Hungarisë. Në janar të vitit 1877, Peterburgu, do t’ia njohë Budapestit të drejtën që pas përfundimit të luftës, që ta pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën në tërësi. Qëndrimet dhe dispozitat e Raihshtatit, parashikonin se në rast se shkatërrohej Perandoria Osmane, do të krijoheshin disa shtete të pavarura në Ballkan, në mesin e këtyre shteteve që do të lindnin do të ishte edhe Shqipëria.

Ndërsa, pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik (Ilirik) Rusia Cariste, do ta njihte si pjesë të interesit Austro-Hungarez. Rusia më 24 prill të vitit 1877, do ta sulmonte Turqinë e kalbur përbrenda megjithëse kjo e fundit ishte e armatosur dhe e stërvitur shumë mirë. Turqia, ishte e pamundur t’i bënte ballë dhe ta ndalte depërtimin e ushtrisë ruse drejt Bullgarisë dhe atë pas thyerjes të qëndresës disa mujore të Kalasë së Plevnës. Në këtë kala të pamposhtur ishte zënë i gjallë strategu dhe luani shqiptar Osman Nuri-Pashai, ushtria ruse më në fund, e kishte pushtuar Edrenenë gjegjësisht Adrianopojën. Trupat ruse, në janar dhe shkurt të vitit 1878, do t’i drejtoheshin Stambollit. Mali i Zi,duke i parë të favorshme operacionet e ushtrisë së Rusisë Cariste, që i kishte gozhduar në vend forcat kryesore turke dhe se ato nuk mundnin ta bënin as edhe një jardë të vetme në frontet e luftës me Rusinë, kësaj të fundit Cërna Gores, i kishte shkuar për dore që ta sulmonte Turqinë. Ushtritë malazeze do t’i vazhdonin veprimet e tyre okupuese ndaj tokave shqiptare deri në Hot dhe Grudë, ndërsa nga ana perëndimore të liqenit të Shkodrës, ushtritë malazeze, kishin arritur t’i pushtonin krahinat shqiptare të Krajës dhe ato të Anamalit. Ushtritë malazeze pos tjerash do ta pushtonin Tivarin, ndërsa pas një lufte titanike fyta-fyt dhe shtëpi më shtëpi me luftëtarët shqiptarë do ta merrnin edhe Ulqinin. Ushtritë okupuese malazeze, do të dilnin në brigjet e Bunës për t’iu ofruar shumë afër Shkodrës me malësi. As edhe Serbia, nuk do të mbetej anash, edhe ajo do t’i fillonte veprimet e saja gllabëruese në drejtim të juglindjes dhe do ta merrte mes tjerash Sanxhakun e Nishit dhe Luginën e Timokut të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Ndërsa një kolonë e ushtrisë sodomiste serbe, e kishte nisur marshimin e saj drejt Vilajetit të Kosovës dhe kishte arritur në Gjilan. As edhe Greqi nuk do ta përfillte fare kundërshtimin e Anglisë, porse edhe ajo i kishte filluar përgatitjet e saja intensive për luftë me Perandorinë Osmane. Për të fituar pastaj supermacion në ndarjen e plaçkës së luftës mbi trojet etnike shqiptare, thjesht atëbotë ndaheshin tokat e Shqipërisë për t’i mbajtur dhe ushqyer këlyshët e Rusisë,bishat e pa civilizuara të sllavëve të jugut dhe të lindjes.
Perandoria Osmane do të shembej dhe shpartallohej plotësisht, sepse trupat ruse marshonin shumë shpejt dhe po i afroheshin dita-ditës shumë afër Stambollit. Anglia, duke e parë këtë përparim të trupave ruse, e kishte dërguar flotën e sajë luftarake në brigjet e detit Marmara dhe e kishte detyruar Turqinë, që t’i ratifikonte në Edrene më 29 janar 1878, kushtet e paqes. Në këto rrethana, sulltani do ta gjente rastin e volitshëm që ta shpërndante parlamentin dhe do ta flakte kushtetutën që ishte bërë pengesë kryesore e shumë proceseve të deri atëhershme. Ndërsa Rusia Cariste, atëbotë do të ndodhej para një kërcënimi me një luftë, të re nga fuqia e tretë evropiane Anglia, ku do të detyrohej që më 3 mars 1878 në Shën Stefan afër Stambollit, ta nënshkruante traktatin e paqes. Ky traktat
famëkeq do ua njihte pavarësinë e plotë:Serbisë,Malit të Zi dhe Rumanisë të cilat vende gjer atëherë ishin shtete autonome edhe Bullgaria, do ta fitonte autonominë mirëpo kjo e fundit kishte mbetur edhe më tutje nën sovranitetin dhe integritetin e Perandorisë Osmane. Edhe Shqipërinë, Traktati i Shën Stefanit, do ta linte nën varësinë e Portës së Lartë dhe m’u për këtë ajo do të fillonte të cungohej dhe sakatohej shumë rëndë dhe se territoret e saja do të jenë favoret para se gjithash për Bullgarinë Malin e Zi dhe Serbinë. Bullgaria, do të fillonte të shtrihej nga Danubi drejt detit Egje dhe nga deti i Zi, në Drinin e Zi dhe nga malet e Voskopojës dhe Maqedonisë, ku do t’i përfshinte disa krahina me popullsi tërësisht shqiptare siç ishin: Poradecin, Bilishtin dhe Korçën. Ndërsa Malit të Zi, do t’i jepeshin viset shqiptare të banuara tërësisht ose pjesërisht me etnos autokton shqiptarë siç ishin: Ulqini,Kraja,Anamali,Hoti, Gruda,Kelmendi, Vërmoshi, Plava, Gucia, Rugova dhe shumë vende tjera të Shqipërisë së Vjetër. Kurse Serbia, ishte zgjeruar qysh më parë në trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, të Nishit dhe të Luginës së Timokut, në Shqipërinë e Vjetër Verilindore. Pastaj, ajo do zgjerohej edhe në Sanxhakun e Prishtinës gjegjësisht Vilajetin e Kosovës, që ishte formuar më 31 janar 1877 dhe do t’i afrohej shumë afër Mitrovicës duke ia marr asaj disa vise të banuara shumë dendur me popullatë shqiptare. “Rreziku i copëtimit të Turqisë dhe i rritjes së ndikimit të Rusisë në detin Mesdhe nëpërmjet Bullgarisë, e alarmoi Anglinë dhe Austro-Hungarinë, të cilat kërkuan që kushtet e paqes të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm nga fuqitë e mëdha. Këtë u detyrua ta pranonte, më në fund Rusia. Mbledhja e kongresit u vendos të mbahej në Berlin në fillim të qershorit të vitit 1878”.[1]

Ndër popullatën shqiptare Traktati i Shën Stefanit, do ta nxiste një pakënaqësi të madhe dhe se protestat, kishin filluar nëpër tërë trojet etnike shqiptare. Tubimet, do të fillonin të organizoheshin nëpër tërë qytetet si në Kosovë dhe Shqipëri, nga këto protesta, kishte lindur si imperativ i kohës të krijoheshin një varg komisionesh gjegjësisht shoqatash dhe atë në nivel lokal dhe regjional. Këto organizime bëheshin për ta kundërshtua çdo lëshim dhe copëtim të tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi. Këto
komisione përveçse që organizoheshin për mbrojtjen e vendit, ato njëkohësisht bënin mbledhjen e ndihmave për dhjetëra dhe qindra mijëra muhaxhirë shqiptarë që ishin dëbuar atëbotë dhunshëm nga Shqipëria e Vjetër Verilindore. Për arsye të veprimeve luftarake dhe kolonialiste nga qeveria serbe dhe ajo malazeze e Millan Obrenoviqit dhe krajlin e Cetinës Nikolla i I-rë Petroviqin.
Për t’i dalë sa më mirë në mbrojtje dhe për të vepruar sa më konsekuent në të mirë të mëmëdheut tonë, shqiptarët më eminent atëbotë do të bashkoheshin dhe organizoheshin në rrafshin ndërkombëtar dhe në atë diplomatik. E tëra kjo bëhej dhe koordinohej si domosdoshmëri e nevojës se po afrohej data e hapjes së Kongresit të Berlinit, që do të bënte shqyrtimin dhe revidimin e gabimeve të bëra me Traktatin e Shën Stefanit të 3 marsit më 1878. Ndërsa shqiptarët si nga trungu i Shqipërisë amë dhe shqiptarët autokton të Shqipërisë së: Nishit, Toplicës, Luginës së Timokut, Leskovçes, Vrajës etj. Do t’i organizonin një sërë mexhlisesh (mbledhjesh), me tendencë që ta formonin më pastaj një qendër të përbashkët koordinuese gjithëshqiptare. Dhe se një rol, të organizimit fillestar e kishte iniciuar Ali Pashë Gucia apo Ali Begu, nga Gucia, që ishte atëbotë njeri shumë i pasur dhe me influencë të madhe kombëtare.

Porta e Lartë e Stambollit, nuk i kishte penguar përpjekjet fillestare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, porse do t’i inkurajonte ato përpjekje shqiptare, dhe se një praktikë të njëjtë Perandoria Osmane, e kishte bërë edhe me popullatën autoktone shqiptare si në Maqedoni, Toplicë, Luginën e Timokut dhe në Bullgari. Duke i nxitur shqiptarët mysliman vendës që t’u dërgonin fuqive të mëdha, telegrame protestuese kundër Traktatit të Paqes së Shën Stefanit. Kjo nxitje e shqiptarëve të këtyre viseve autoktone bëhej nga Porta për interesat e saja të ngushta diplomatike. Porse nga ana tjetër Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në Shqipëri gjer atëherë ishte rritur shumë dhe kishte gjasa të shndërrohej në një lëvizje mbarë kombëtare, kundër copëtimit dhe gllabërimit të tokave shqiptare. Pastaj protestat do të ishin edhe kundër sulltanit turk, i cili nuk ishte i aftë ta parandalonte copëtimin e mëtutjeshëm të tokave etnike shqiptare. Ata thoshin: “Shqipëria është një tokë me zot dhe sulltani nuk mund ta nxjerr në pazar asnjë pëllëmbë tokë prej saj pa pyetur për dëshirën e trashëgimtarëve që janë shqiptarët vetë...” [2]

Në Prizren, ishin ftuar përfaqësuesit më eminent të krahinave shqiptare që ishin atakuar nga vendimet e Traktatit të Shën Stefanit të 3 marsit 1878. Mbledhja do të mbahej më 10 qershor 1878 në prag të hapjes së Kongresit të Berlinit, i cili do t’i fillonte punimet e tija më 13 qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit për më tepër ishte edhe si pandan i kongresit në fjalë. Porse, koha shkurtër mes Kongresit të Berlinit dhe ditës së caktimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nuk ishte ndonjë pengesë që të grumbulloheshin delegatët e krahinave të Shqipërisë Lindore, Jugore dhe nga trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, të Nishit, Toplcës dhe luginave shqiptare të Timokut, Leskocit, Vrajës etj. Ku popullata autoktone e këtyre viseve për tri javë rresht, disa muaj më parë se të fillonte Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishin dëbuar dhunshëm dha pa kurrfarë mëshire njerëzore nga pasuritë dhe shtëpitë e tyre të patjetërsueshme që nga Aliksinci e gjer në Moravën Jugore, te Nokta-Gjymrykhana e Ristocit, vendbanim ky mes Bujanocës dhe Vrajës, në Shqipërinë e Vjetër Verilindore.
Pjesa më e madhe e delegatëve pjesëmarrës në mbledhjen e Lidhjes së Prizrenit, përbëheshin nga çifligarë, feudalë e klerik mysliman, pastaj aty do të vinin edhe krerët malësor dhe element tjerë borgjez. Në mbledhje përveçse krerëve me ndikim në të morën pjesë edhe njerëz të thjeshtë, siç do të thoshte atëbotë dëshmitari dhe bashkëkohësi Vaso Pashai. “Ata nuk ishin as krerë dhe as njerëz me influencë, që folën në emër të popullit shqiptar, pasi ishte vetë polli që po vuante robërinë dhe hynë përsëri në gjirin e tij, prej të cilit kishin dalë”.
Pasi që koha kishte qenë shumë e shkurtër nga krahinat e jugut d.m.th. nga Toskëria në fillim do të vinin vetëm se dy delegatët e saj, njëri prej tyre ishte Abdyl Bej Frashëri, përfaqësuesi i komitetit me seli në Stamboll. Më pastaj, shumë krahina të Toskërisë do të solidarizoheshin me qëndrimet dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe pjesëmarrja e muhaxhirëve në të

Në këtë mbledhje përveçse muhaxhirëve do të merrnin pjesë edhe delegatët mysliman sllavë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Sanxhaku i Yeni Pazarit, të cilët edhe ata luftonin me çdo kusht kundër shkëputjes së vendit të tyre nga sundimi shekullor i Perandorisë Osmane. Ndërsa, nga trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, të Nishit, Toplicës, Luginës së Timokut, Pirotit, Kurshumlisë, Prokupjes, Tërnit, Vidinit, AAk Pllangës, Leskovçës, Vrajës etj. Pjesa më e madhe e kësaj popullate autoktone shqiptare pas dyndjeve të dhunshme mes viteve 1877-1878, ishin vendosur edhe në Bujanoc, Preshevë, Kumanov, Shkup e gjetiu nëpër vilajetin e atëhershëm të Kosovës. Sipas dëshmive ende të pakonfirmuara nga Kazaja e Preshevës, gjegjësisht nga dega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kishin marr pjesë katër përfaqësues të saj siç ishin: Sheh Maksut Efendiu, Mehmet Muhaxhiri nga Vraja, Haxhi Abazi, Kamber Aga dhe Osman Çaushi. Ndërsa si kryetar i grupit përfaqësues i degës së Preshevës ishte Sheh Maksut Efendiu, këto të dhëna siç thamë edhe më lart ende janë të pakonfirmuara dhe hulumtuara gjer në fund.
Ndërsa sipas shënimeve arkivale serbe AS, MUD; dhe të konfirmimeve nga disa historian dhe publicist të tyre, për pjesëmarrjen e muhaxhirëve thonë kështu: “Kur filloi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, atë e përkrahu edhe elementi muhaxhir, kështu që ajo u bë njëra ndër forcat e saja të sigurta. Këta përkrahës qenë ata shqiptarë të dëbuar nga viset e ndryshme të Serbisë Jugore (nga trevat e Toplicës, Jabllanicës, Pusta Rekës, Gërdelicës etj.) gjatë luftërave serbo-malazeze-osmane 1877-1878, si edhe ata shqiptarë, të cilët ishin dëbuar nga Mali i Zi dhe Greqia”.[3]
“Ndërkaq, nëpër qendrat e degëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si në: Mitrovicë, Pejë, Vushtrri, Lumë, Tetovë, Kërçovë, Mat, Elbasan, Dibër e Madhe dhe e Vogël, Shkodër, Resen, Korçë, Manastir, Shkup, Florinë, Qupri të Velezit, Prilep, Guci, Tërgovishte të Rozhajës, Prijepole, Plevle, Novi Pazar etj”.[4]
Nga kjo del se Lidhja Shqiptare e Prizrenit në gjirin e saj, i kishte përfshirë në masë të madhe popullatën muhaxhire, ku më pak e ku më shumë.
Në veprën e tij, J. H. Vasileviqi, thotë: “Muhaxhirët që ishin inkuadruar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit udhëhiqeshin nga Hysen Agë Gjilani, Hykë Kabashi nga Gjakova, Rrustem Gashi nga Prizreni, dhe (Sylejman Bej-Kosova nga Nishi-v. a), këta persona janë duke i nxitur muhaxhirët kundër nesh, dhe Portës së Lartë”.[5] Pastaj J. H. Vasileviqi, thotë se: “Mijëra luftëtarë muhaxhirë, të cilët ishin nga Prizreni dhe ishin grumbulluar rreth 3.000 vetë, pastaj në Gjakovë ishin grumbulluar edhe rreth 2.000 të tjerë. Burimet serbe flasin për muhaxhirët që bashkëpunonin me Lidhjen, që ishin nga viset të cilat i patën marrë trupat serbe dhe ato ruse”.[6]

Pastaj ky autor serb nga Vraja vazhdon se: “Refugjatët në fjalë kanë krijuar disponim të mirë te popullsia myslimane”.[7] Pastaj prania e muhaxhirëve në vet Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kishte shkaktuar atëbotë disponim të mirë, madje-madje edhe ndjenja atdhedashurie. Kurse nga ana tjetër kishte ngjallur ndjenja frike dhe pasigurie, sidomos tek shqiptarët etnik që prisnin të shpërnguleshin dhunshëm nga Mali i Zi, e sidomos nga Plava dhe Gucia etj., si dhe shqiptarët autokton nga Çamëria e sidomos nga Janina Preveza, Follorina, Kosturi, Konica, Filati etj. Frikoheshin se mos edhe atyre po u ngjan sikurse shqiptarëve nga Serbia e Jugut gjegjësisht të Nishit, Toplices, luginës së Timokut, Leskëvçes, Vrajës etj. “Meqë asokohe në Kongresin e Berlinit u vendos që ato vise shqiptare Perandoria Osmane duhet t’ia lëshoj Malit të Zi dhe Greqisë”. [8]
Me këtë akt Kongresi i Berlinit edhe më tepër i hidhëroi dhe i zhgënjeu në rend të parë shqiptarët në përgjithësi dhe muhaxhirët në veçanti dhe se ata filluan me të madhe t’i zgjeronin radhët e veta rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Edhe historiografi serb nga Vraja Dr. J. H. Vasileviqi, për rrjedhën dhe organizimin e Kuvendit të Prizrenit shkruante atëbotë kështu: ”Aty, në Prizren u takuan rreth 300 delegatë nga vendet e ndryshme ku jetojnë shqiptarët, si bie fjala nga trevat e Shqipërisë, Epirit, Maqedonisë, Kosovës dhe nga Serbia Jugore” [9] (këta shqiptarë janë nga trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore-v. a.). Ky autor serb nga Vraja thoshte se: “ Delegatët përcilleshin në mënyrë pompoze, sikurse kur shkonin në ndonjë Kuvend të vërtetë popullor, me flamuj, me të shtënash armësh të ndryshme. Delegatët, ishin kryesisht përfaqësues të fiseve të shumta. Mbledhjet e Kuvendit u mbajtën në lokalet e xhamisë, në mënyrë të fshehtë i cili Kuvend zgjati dy javë”.[10]
Pjesëmarrja, e shqiptarëve nga trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, si nga Nishi, Toplica, Lugina e Timokut, Leskovçës, Vrajës etj. Ishte shumë e madhe, këtë pjesëmarrje të popullsisë muhaxhire që e kishte humbur çdo gjë atje në Shqipërinë e tyre e dëshmojnë edhe burimet e Perandoris Osmane. Ato shënime thonë se pjesëmarrja e popullsisë muhaxhire nuk ishte vetëm se nga Rrafshi i Dukagjinit si nga: Peja, Gjakova, Prizreni. Porse kjo pjesëmarrje e kishte përfshirë tërë vilajetin e Kosovës dhe Kazanë e Preshevës ma atë të Vrajës, dhe vendbanimet më të skajshme të Gështenjës të Mulla Isuf Krajës nga Mali i Zi, disa familje muhaxhere pas dëbimit të dhunshëm nga Krajl Nikolla i I-rë Petroviqi, ishin vendosur në fshatin Tërnavë të Preshevës.
Pjesa dërmuese e popullsisë shqiptare që kishte ikur nga vendbanimet e tyre nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878, që ishte e aftë për luftë u bashkua me Lidhjen Shqiptare, kështu që nga të dhënat osmane del se Valiu i Kosovës M. Nazif Pasha, kishte deklaruar haptazi që me forcat e tija ushtarake, që i kishte në dispozicion, nuk ishte në gjendje ta shuante aktivitetin e Lidhjes së Prizrenit për Vilajetin e Kosovës. Pra, ky pasha kërkoi nga Porta e Lartë Osmane që sa më shpejt të ndërmerren masa përkatëse për t’i shtuar efektivat ushtarake në Vilajetin e Kosovës, sepse osmanët nuk ishin në gjendje t’u kundërviheshin pjesëmarrjes masovike të popullsisë shqiptare. Madje, madje Mehmet Nazif Pashai kërkonte nga qeveria e Stambollit që të formoheshin njësi të posaçme shqiptare, që të luftojnë kundër aktivitetit ushtarak e politik të Lidhjes Shqiptare në Kosovë.[11]
Ndërsa kjo sipas J.H.Vasileviqit, bëhej që të futej grindje ndërmjet shqiptarëve. Mirëpo, situata në Prishtinë dhe në rrethinën e saj kishte marrë përmasa shumë të mëdha, sa që në shumë vende të kësaj treve ishin themeluar gjyqe të posaçme shqiptare, gjë që realisht, në njëfarë mënyre Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e kishte marrë pushtetin në duart e veta. Ndërsa, shembulli i degës së Lidhjes Shqiptare të Prishtinës, filloi me të madhe të zbatohej edhe nëpër vendet tjera të Vilajetit të Kosovës dhe jashtë saj. Pastaj pjesëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të degës së Dukagjinit si të Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe pjesëve tjera veriore nuk qenë të kënaqura vetëm se me marrjen e gjyqeve, por donin ta merrnin tërë pushtetin në duart e veta. Madje, vendosja e gjyqeve, përkatësisht, vetëqeverisja e shqiptarëve ishte përhapur në Kumanovë, Preshevë, më vonë ishte përhapur edhe në Sanxhakun e Shkupit. Prandaj gjyqet shqiptare që u themeluan aso kohe në vilajetin e Kosovës, kishin filluar të themeloheshin në tërë Arnautllëkun.[12]
Ndihma reciproke e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me muhaxhirët shqiptarë vërehet në shumë aspekte, sepse Lidhja e Prizrenit përpiqej që të ndërhynte te Porta e Lartë për çështje jetike të muhaxhirëve, duke bërë përpjekje që të mos lejojë dërgimin e familjeve muhaxhire në Anadoll etj. Gjithashtu Lidhja Shqiptare e Prizrenit kërkonte të ktheheshin nga Anadolli familjet muhaxhire dhe të vendoseshin në Vilajetin e Kosovës. Pastaj të dhënat thonë mes tjerash se forcat e lidhjes pas një viti filluan aksionin luftarak kundër pushtetit osman dhe se: “Një grup muhaxhirësh ishte inkuadruar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe së bashku me disa kryengritës turbullues të Gjakovës, Vushtrrisë, Prishtinës, Pejës dhe të rretheve të tjera, e kishin torturuar popullsinë e urtë dhe të bindur ndaj Portës së Lartë”.[13]
Kërkesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që të kthehen muhaxhirët nga Anadolli, ishte shqyrtuar për herë të dytë në Këshillin e Ministrisë Osmane. Mirëpo, nuk u lejohej muhaxhirëve që të ktheheshin nga Anadolli, për shkak të pjesëmarrjes aktive të tyre në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Për këtë arsye u vendos që ata të mbeteshin edhe më tutje nëpër shkretëtirat e Anadollisë. Madje, siç vërehet nga të dhënat osmane, u shpreh frika nga pushteti turk, nëse muhaxhirët kthehen nga Anadolli ata përsëri do ta ndihmonin Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe se kanë për të kërkuar nga pushteti osman që të kthehen në vatrat e veta në Sanxhakun e Nishit (dhe Luginën e Timokut gjegjësisht në trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore-v. a.), kështu do të shkaktonin kokëçarje të mëdha për gjatë kufirit osmano-serb. Nga kjo mund të përfundohet se Porta e Lartë i kishte larguar muhaxhirët shqiptarë nga Vilajeti i Kosovës për shkak se ishin bashkëpunëtorë të denjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pastaj, u pa fare qartë se Porta e Lartë me çdo kusht dëshironte ta zvogëlonte numrin e muhaxhirëve në Vilajetin e Kosovës. Kështu, pra, kuptohet pse nuk ishte plotësuar kërkesa e Lidhjes Shqiptare që familjet muhaxhire të ktheheshin nga shkretëtirat e Anadollit. Pasi që depërtimi i tyre për në Anadoll e gjetke është bërë me anijet ruse, shihet qartë se Porta e Lart dhe qarqet sunduese ruse e kishin gjetur gjuhën e tyre të përbashkët për largimin e familjeve muhaxhire shqiptare nga Vilajeti i Kosovës. Prandaj kuptohet vetvetiu se Rusia Cariste ishte për shkapërderdhjen e muhaxhirëve shqiptarë nga Ballkani. M’u për këtë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e kishte hedhur në rend të ditës çështjen e rikthimit të muhaxhirëve nëpër vatrat e veta në Serbinë Jugore gjegjësisht në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, me sa u pa më lartë Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kushtuar kujdes të veçantë çështjes së muhaxhirëve. Siç thamë edhe më lartë çështja, e muhaxhirëve ishte trajtuar në mënyrë të drejtë nga ana e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kjo vërehet edhe nëpër shkrimet arkivale serbe AS, MUD; dhe sidomos nga ato të J. H. Vasileviqit, i cili thotë mes tjerash: “1). të mos lejohet që tokat e muhaxhirëve t’u jepen Serbisë, Malit të Zi, Greqisë apo ndonjë shteti ose populli tjetër, 2). të gjitha tokat, të cilat iu morën Arnautëve gjatë luftërave 1877-1878, që më parë aty jetonin të ktheheshin përsëri aty; 3) që Kongra për sendërtimin e kësaj çështjeje të angazhohet në Kongresin e
Berlinit dhe nëpër oborret e ndryshme të shteteve të Evropës; 4) Kongra të ndërmarrë masa që shqiptarëve t’u kthehet qeverisja e mëparshme, që ata vetë t’i zgjedhin nëpunësit nga radhët e veta, e jo që udhëheqësit shqiptarë të caktohen nga Stambolli, e që sulltani të mos kërkoj më prej tyre tatime dhe rekrutë etj.
Gjithnjë sipas Dr. Jovan Haxhi Vasileviqit, shihet kujdesi dhe zotimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për çështjen e muhaxhirëve përmes përfaqësuesve të vet siç ishin: Hysë Kabashi nga Gjakova, Rrustem Kabashi nga Kabashi i Prizrenit pastaj nga myftiu i Prishtinës si dhe nga Sylejman Beg-Kosova nga Nishi. Për vendosjen e 1.700 familjeve muhaxhire në rrethin e Gjilanit. Në fshatrat dhe në pasuritë e mbetura jashtë kufijve tanë (Serbisë) i nxisnin muhaxhirët kundër nesh, do të thotë kundër pushtetit osman.[14]
Pjesëmarrja e muhaxhirëve në radhët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dëshmohet me renditjen e faktorëve muhaxhirë që e ndihmuan Lidhjen Shqiptare.[15]
Prapë, sipas Dr. J. H. Vasileviqit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit del se qysh në vitin 1879, dhe më herët Serbia pa të drejtë ia bashkëngjiti vetes fshatrat shqiptare. Kjo ndodhi pas caktimit të kufirit të ri midis Principatës Serbe dhe Perandorisë Osmane.[16]
Të dhënat publicistike serbe nga J. H. Vasiljeviqi, janë të rralla dhe mjaft me vlerë, ndërsa qëndrimi i tij ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është më se i qartë. Ai në shumë vende përpiqet për ta treguar atë si pro turke, ndërsa nga faktografia e shtruar dhe e konkretizuar nuk del ashtu siç e vlerëson ai.[17] Në disa raste këto shënime arkivale serbe janë mjaft kundërthënëse, por megjithatë ato ofrojnë shënime reale, gjë që pas
një vështrimi kritik faktet këtij historiografi serb nga Vraja, të Shqipërisë së Vjetër Verilindore janë të mirëseardhura dhe mjaft të dobishme. Për çështjen e veprimtarisë dhe ndihmës reciproke të Lidhjes Shqiptare në njërën anë, dhe të muhaxhirëve shqiptarë, në anën tjetër, këtë e dëshmon edhe shtypi kroat i asaj kohe.[18]
Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 26 gusht 1878, pos tjerash e shqyrtoi edhe çështjen e trevave të banuara me popullsi shqiptare, të cilat Perandoria Osmane në luftërat malazezo-osmane 1877-1878, kishte qenë e detyruar t’ia lëshonte Malit të Zi,Serbisë dhe Austro-Hungarisë. Prandaj thuhej se duhet luftuar kundër shkëputjes së atyre viseve shqiptare, të cilat i kishte marrë ushtria malazeze siç ishin: Shpuzi, Podgorica, Plava, Gucia etj.[19] (këto ishin trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, dhe se duhej kundërshtuar vendimet kolonialiste dhe hegjemoniste të Kongresit të Berlinit, i cili e parashihte që Malit të Zi t’ia jepte Plavën dhe Gucinë. Pastaj nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si imperativ kohe ishte shtruar nevoja e hulumtimit të mundësive për rikthimin e muhaxhirëve nëpër viset që i kishte marr ushtria serbe, si dhe luftohej kundër invadimit neokolonialist të Austro-Hungarisë nëpër trojet shqiptare.[20]
Pastaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e shtroi çështjen e muhaxhirëve edhe në Kuvendin e Përgjithshëm Popullor, të mbajtur në Shkodër, nga dega e sajë pran këtij qyteti mesjetar që u mbajt më 19 prill 1880, me ç’rast, sipas shtypit kroat, Shqipëria shpallet e shkëputur nga Perandoria Osmane. Lidhja shqyrtoi edhe çështjen e kthimit të viseve të banuara me shqiptarë si Toplicën etj., në mënyrë konkrete këtu përmendet si udhëheqës i një ushtrie eventuale Mehmet Bedri Beu.[21] Shtypi kroat po ashtu, e njoftonte publikun e vet se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i vinin
çdo ditë kërkesa dhe peticione të ndryshme të nënshkruara nga luftëtarët dhe banorët e dëbuar nga Mali i Zi dhe nga Serbia Jugore.
Nga brendia e kërkesave dhe e peticioneve shihet se ata kërkonin t’u ktheheshin vendbanimet, të cilat i humbi Perandoria Osmane në luftërat malazezo-osmane dhe serbo-osmane.[22] Porse, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nuk kishte pozita të forta sidomos nga pikëpamja politike dhe diplomatike, sepse atë nuk e përkrahte asnjë nga shtetet ballkanike dhe evropiane në përgjithësi. Pastaj vetë Porta e Lartë osmane përgatitej ta sulmonte Lidhjen Shqiptare të Prizrenit siç edhe ndodhi në pranverë të vitit 1881.
Pra siç e cekëm edhe më lartë se ndihma reciproke mes Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe muhaxhirëve të shpërngulur dhunshëm nga trojet e tyre etnike të Shqiptare së Vjetër Verilindore gjegjësisht të Serbisë Jugore, Malit të Zi, Greqisë dhe vendeve të tjera shqiptare, dhe se një lidhje e qartë dhe reciproke faktikisht kishte ekzistuar. Në bazë të kësaj mundë të përfundohet se me të gjitha vështirësitë që ballafaqohej atëbotë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, gjeti dhe i furnizoi familjet muhaxhire me artikujt më elementar të mbijetesës. Porse edhe muhaxhirët këtë ndihmë të Lidhjes e shpërblyen në mënyrë të ndërsjellë, njëri prej bashkë punëtorëve muhaxhir ishte edhe telegrafisti, kryesor i ardhur nga Nishi, Tahsin Efendiu, i cili kreu punë të rëndësishme për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, pothuajse gjatë tërë rrjedhës së veprimtarisë të saj që nga vitet 1878-1881. Ndërkaq, udhëheqësit dhe mbikëqyrësit që u prinin grupeve kryengritëse të muhaxhirëve siç thamë më lartë ishin: Hykë Kabashi nga Gjakova dhe të tjerët, nuk dihet se a ishin edhe këta muhaxhirë nga trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, si nga Toplica dhe Lugina e Timokut.
Pastaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e interesuar edhe për muhaxhirët e dëbuar dhunshëm nga Kraja dhe Tivari meqë kishin mbetur në një gjendje të mjerë duke kërkuar të ktheheshin në vendet e veta së paku për ta marrë bereqetin e asaj vere.[23] Muhaxhirë kishte shumë edhe
në Bullgari dhe në Sanxhakun e Jeni Pazarit, ku thuhet vetëm se në Sanxhakun e Prishtinës numri i tyre sillej prej 500.000 deri 650.000 muhaxhirë, kurse në Bullgari ishin rreth 230.000, në Yeni Pazar ishin 100.000 sish, që bridhnin rrugëve si të mjerë pa bukë dhe veshmbathje.[24]

Për ndihmën humane të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që i dhanë muhaxhirëve kishte shkruar atëbotë edhe gazeta osmane “Tergjuman-ishark”, ku mes tjerash shkruante: “Komiteti Qendror i Lidhjes ka marrë masa të duhura për vendosjen e muhaxhirëve dhe e ka miratuar kërkesën e tyre për t’u dhënë mjete materiale.[25] Pastaj Lidhja e Prizrenit përveçse çështjeve organizative dhe ndihmës materiale për muhaxhirët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ajo i këshillonte muhaxhirët e Serbisë Jugore dhe ata të Malit të Zi, që të silleshin mirë ndaj shkive krishterë të Karpateve të Rusisë atyre bishave grabitqare të tokave të Arbrit. Këtë përkujdesje e vërejmë në një raport të konsullit anglez I. E. Blunt, lidhur me një rast të serbëve të Vushtrrisë, madje edhe vetë qëndrimi i kryetarit të Lidhjes së Shqiptarëve të Prizrenit Haxhi Ymer Prizrenit-Goranit, që të kihej një qëndrim i mirë ndaj serbëve ortodoks.

Mbledhja plenare e itifatit gjegjësisht e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit- punimet e saja atëbotë i zhvilloi në njërën nga sallat e medresesë Ruzhdie të Prizrenit, fjalën hyrëse dhe kryesore do ta mbante Abdyl bej Frashri nga Toskëri. Ai do t’u apelonte të pranishmëve të bashkoheshin dhe ta ngritin zërin e arsyes se mëmëdheu ishte në rrezik sepse kishte filluar copëtimi i tij. Ndërsa si organ më i lart drejtues i saj u zgjodh, këshilli qendror me seli koherente në Prizren, nga e cila qendër do të bëhej koordinimi i degëve nëpër krahinat e ndryshme shqiptare. Si kryetar i këshillit qendror do të zgjidhej Iljaz Pashë Dibra, ndërsa si anëtar të këshillit drejtues u zgjodhën: Ali Pashë Gucia, Sheh Mustafë Tetova, Myderriz Ymer efendi Prizreni, Sulekman Vokshi etj.
Në Kararnamenë apo librin e vendimeve që ishte aprovuar pesë ditë pas fillimit të Kongresit të Berlinit më 13 qershor 1878. Aty caktohej si detyrë e ngutshme që nëpër degët e Lidhjes të formoheshin reparte ushtarake me logjistikat e tyre, në fillim kërkohej nga këto reparte ushtarake të sigurohej qetësia nga kaosi që ishte krijuar gjer atëherë. Pastaj u bë edhe një besëlidhje e përgjithshme, ku do t’i ndalonte të gjitha gjaqet dhe ngatërresat ndër shqiptarët. Ndërsa, ndaj atyre që do ta thyenin besën parashikoheshin sanksione shumë të rënda dhe të rrepta. Pastaj në Kararnamenë, ishte nen i posaçëm, ku nga Lidhja, kërkohej që me forcat e saja të mbrohej Bosnja dhe Hercegovina, në këtë mënyrë do të pengohej formimi i shtetit bullgar. Lidhja ndryshe quhej edhe si “Xhemieti Ihtifati Islamie” d.m.th. Komiteti i myslimanëve të vërtetë. Sipas kësaj, këtu përfshiheshin të gjitha shtetet dhe regjionet myslimane nën Perandorinë Osmane, pavarësisht nga kombësia e tyre, qofshin ata shqiptarë, boshnjak apo bullgarë etj.
Favoret e Perandorisë Osmane, përshtateshin atëbotë me kërkesat e feudalëve shqiptarë sepse Shqipëria e copëtuar dhe e sakatosur shtrihej edhe përtej viseve që i administronte Porta e Lartë. Për feudalët e mirëfilltë shqiptarë tërësia territoriale e tyre ishte territori që banohej nga popullsia autoktone shqiptare. Dhe m’u për këtë bindje të drejtë të feudalëve shqiptarë tërësia e tyre territoriale donte të thoshte tërësia e të gjitha atyre viseve ku shqiptarët i kishin pasurit e tyre të patjetërsueshme d.m.th. çifligjet e tyre, këtu përfshiheshin si territore etnike shqiptare si: Maqedonia e Rumelisë me kryeqendrën e saj Selanikun që ishte atëbotë njëkohësisht edhe kryeqyteti i mbarë shqiptarizmës, pastaj Thesalia dhe krahinat greke të Vilajetit të Janinës dhe territoret e Shqipërisë së Vjetër Verilindore siç ishin:Nishi,Toplica,Lugina e Timokut,Leskocit,Vrajës etj.
Porta e Lartë e Stambollit,atëbotë do ta përdorte lëvizjen popullore shqiptare për interesat e veta të ngushta. Pastaj edhe Kararnameja, nuk e kishte të përkryer qëndrimin e saj polik, sepse edhe vet elementi politik shqiptar nuk ishte edhe aq i zhvilluar për sa e kërkonte gjendja momentale diplomatike atëbotë. Dhe m’u për këtë elementi feudal shqiptarë nuk mundi t’ia hiqte dhe ta zhvishte karakterin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
që ishte e bazuar në një masë të madhe mbi baza fetare islamike dhe kjo do t’i ndihmonte shumë Portës së Lartë Osmane në qëllimet e saja. Porse, dega e Lidhjes Shqiptare nga Shkodra, kishte ndikuar qysh në fillim duke e marrë një rrugë shumë të drejtë patriotike ashtu siç e kërkonin konditat e
asaj kohe. Kjo degë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e kishte formuluar një memorandum që e kishin nënshkruar 500 qytetarë shkodran në emër të gjithë shqiptarëve dhe do t’ia dërgonin më 13 qershor të vitit 1878, në ditën e hapjes së Kongresit të Berlinit, kryetarit të delegacionit anglez në Berlin kryeministrit dhe lordit Bikonsfildit (Beaconsfield).
Shqipëria, thuhej në këtë memorandum-nuk mund të përfaqësohet nga qeveria otomane, qoftë ajo katolike, ortodokse apo myslimane,e urren pushtetin turk po aq sa e urren çdo pushtues tjetër të huaj... Ashtu sikurse nuk jemi dhe as nuk duam të jemi turq, po ashtu do të luftojmë me të gjitha forcat tona kundër cilido që kërkon të na bëjnë sllavë, austriak ose grekë. Ne s’duam të jemi veçse shqiptarë.[26] Ky memorandum do t’i kundërvihej në mënyrë të drejtë politikës ekspansioniste dhe gllabëruese të Rusisë dhe traktatit të saj të Shën Stefanit. Me këtë memorandum kërkohej që Shqipërisë ti jepej autonomi e plotë dhe të ndërpritej copëtimi i tokave shqiptare siç ishte vepruar me trojet shqiptare të Toplicës dhe Luginës së Timokut të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Delegatët e Shkodrës të besimit katolikë do të vinin vet personalisht në Prizren nga mesi i qershorit dhe ishin të porositur këta patriot shqiptarë: “Që të kishin kujdes të mos pranonin asgjë që mund të interpretohej si forcim i frymës islamike... dhe, po të vinin re se Lidhja po i shmangej rrugës kombëtare për të hyrë në rrugën thjesht fetare, duheshin të largoheshin prej saj.[27]
Shqiptarët me 20 qershor të vitit 1878, do t’i drejtoheshin me një memorandum tjetër kundër copëtimit të tokave shqiptare, ministrit të jashtëm austro-hungarez Andrashit dhe, ky memorandum ishte nga Komiteti shqiptarë me seli në Stamboll dhe ishte firmosur nga Sami Frashri, Jani Vreto, Zija Prishtina etj. Në atë memorandum të Lidhjes Shqiptare, kërkohej mes tjerash të formohej një komision ” at hokë” nga etnosi shqiptarë pa e cenuar sovranitetin dhe integritetin e Portës së Lartë
që ishte mbi tokat shqiptare dhe se ky komision, do të merrej me hartimin dhe ratifikimin e një “rregullore organike” (një lloj ligji themelor), që do ta mundësonte një qeverisje të pavarur nëpër krahinat shqiptare, kjo farë rregulloreje do t’i përshtatej karakterit të dokeve dhe zakoneve të vendit, i
cili ndër shekuj do të njihej me emërtimin internacional Albani. Rrethet patriotike shqiptare ishin ngritur si një trup i vetëm të gjithë në këmbë dhe përpiqeshin, që para kongresit ndërkombëtar që i vazhdonte punimet e tija në Berlin, ta ngritshin dhe avanconin çështjen tonë kombëtare, e që Shqipëria në atë kongres ta fitonte mbështetjen e parimit të kombësisë. Ama elementët reaksionar nga etnosi shqiptarë, të shtytur dhe nxitur nga Porta e Lartë e Stambollit, i drejtoheshin edhe ata Kongresit të Berlinit, me kërkesën që në Shqipëri dhe në trojet tjera të Shqipërisë së Vjetër të mos lejohet asnjë ndryshim në administratën turke.
Porta e Lartë, në të njëjtën kohë kishte filluar me provokimet e saja në Shqipërinë e Veriut, në Kosovë dhe në Bullgari, me konflikte të armatosura në kufijtë të zonave të pushtuara gjatë operacioneve luftarake nga fuqitë serbo-malazezo-ruse. Autoritetet turke për t’u dalë përpara vendimeve të Kongresit të Berlinit, vunë në dispozicion të popullsisë myslimane të alarmuar muhaxhire armë dhe oficer.[28] Kjo do të ishte në rregull dhe e mirë nga Porta e Lartë Osmane, që përkujdesej dhe i ndihmonte muhaxhirët tanë edhe nga pikëpamja ushtarake, po të mos fshiheshin prapa këtyre qëllimeve interesat e ngushta turke. Sepse popullata shqiptare, e Shqipërisë së Vjetër Verilindore me çdo kusht, kërkonte të kthehej nëpër ato 700 vendbanimet e tyre autoktone, nga ishin dëbuar dhunshëm disa muaj para Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit.
Komiteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e parë qëllimin e rrjedhës së Kongresit të Berlinit që kishte filluar t’i shkelte në mënyrë më brutale interesat dhe dëshirat e popullit shqiptarë. Qysh në fillim Komiteti i Lidhjes kishte filluar të formonte njësi ushtarake të ashtuquajtura talima, me të vetmin qëllim që t’i dilnin në mbrojtje copëtimit të mëtutjeshëm të tokave shqiptare nga Mali i Zi dhe Serbia e Millan Obrenoviqit. Atëbotë ishin formuar 5-6 korpuse ushtarake me një efektiv prej 100000 ushtarësh të aftë për luftë, të cilët do të luftonin dhe do t’i mbronin tokat shqiptare, duke filluar nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina e deri në kufijtë e Serbisë dhe Bullgarisë të para viteve 1875-1878, të Krizës Lindore, Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit.

Kongresi i Berlinit dhe rindarja e sërishme e tokave shqiptare

Më 13 qershor të vitit 1878, i kishte filluar punimet e tij, Kongresi i Berlinit. Në të morën pjesë gjashtë fuqitë e mëdha evropiane: Anglia, Austro-Hungaria,Franca,Gjermania,Italia dhe Rusia. Ndërsa pjesëmarrësit e fuqive të mëdha nuk ishin të barabartë në përfaqësimin e tyre në këtë kuvend burrë shtetesh, përfaqësuesve të shteteve ballkanike do t’u lejohej vetëm se t’i paraqisnin qëndrimet e qeverive të atyre vendeve nga ishin deleguar. Kongresi i Berlinit punimet e tija, plenare do t’i vazhdonte një muaj rresht, ku do të merrte një varg vendimesh të rëndësishme, ku njëkohësisht do ta bënte rishikimin dhe revidimin e paqes së Shën Stefanit dhe, rregullimin e shumë çështjeve tjera devijonte në Ballkan. Porse ky kongres nuk do ta përfillte as edhe për së afërmi vetëvendosjen e popujve të këtij gadishulli dhe as kërkesën e muhaxhirëve që të ktheheshin nëpër pasuritë e tyre të patjetërsueshme atje në Shqipërinë e Vjetër Verilindore si në: Nish, Toplicë, Vidin, Tërn, Prokupje, Pirot, Luginën e Timokut, Leskoc, Masuricë, Vrajë etj. Porse qëndrimet e tij ishin të para përgatitura në mënyrë të fshehtë, qysh më parë se të fillonte ky kuvend famëkeq për ne shqiptarët si kolektivitet i etnisë sonë.
Kongresi i Berlinit, me t’i mbaruar punimet e tij me 13 korrik, Bullgarisë do t’ia njihte shtetësinë, porse ajo edhe më tutje do të mbetej nën sovranitetin dhe integritetin e Portës së Lartë të Stambollit. Territori i saj, shtrihej dhe kufizohej nga Tuna(Danubi), e gjer në vargmalet e Gadishullit Ballkanik, kurse territoret e Bullgarisë në Jug të këtyre vargmaleve do ta formonin një provincë autonome të Perandorisë Osmane, e cila do të emërtohej me emrin Rumelia Lindore. Pastaj Bullgaria e Shën Stefanit i përfshinte edhe territoret e Maqedonisë, ku edhe më tutje i mbante Perandorisë Osmane.
Ndërsa, Austro-Hungaria do të insistonte që Serbia e Millan Obrenoviqit të zgjerohej në juglindje, duke i marrë trojet e Shqipërisë së Vjetër Juglindore si: Luginën e Krushevcit, Toplicës, Nishit, Timokut, Prokupjes, Pirotit, Ternit, Leskocit, Vrajës etj. Kongresi i Berlinit duke tentuar ta rishqyrtonte Traktatin e Shën Stefanit, ato tokat të Shqipërisë së
Vjetër Verilindore, ia kishte dhënë Serbisë, në këmbim me trojet e Sanxhakut të Yeni Pazarit, Mitrovicës dhe Prishtinës. Kurse Mali i Zi,
ngushtohej në bazë të Traktatit të Shën Stefanit të 3 marsit të vitit 1878 dhe, se ky këmbim i territoreve shqiptare, ishte bërë për përfitime tokësore në rend të parë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Sanxhakun e Yeni Pazarit. Me formimin e kësaj lugine mjaft të madhe mes Malit të Zi dhe Principatës Serbe të M. Obrenoviqit, do ta shqetësonte pamasë Austro-Hungarinë. Pastaj Kongresi i Berlinit ia kishte shkëputur dhe njohur Malit të Zi, shumë toka të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, siç ishin: Tivari, Podgorica, Plava dhe Gucia. Malit të Zi, më pastaj do t’i njihej edhe e drejta e lundrimit të lirë nëpër lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës të Oso Kukë-Shkodranit, të cilat vende shqiptare më 1862, i shndërroi në gjak e varre. Kongresi i Berlinit i Gjermanisë të Otto von Bizmarkut, Serbisë dhe Malit të Zi, për më tepër do t’ia njihte pavarësinë e plotë, pjesërisht edhe mbi tokat e shumta shqiptare.
Duke e parë këtë përkrahje të pakursyer të Kongresit të Berlinit nga delegacioni diplomatik i Anglisë dhe ai Francës edhe, Greqia kishte dalë me kërkesat e saja kondominiumiste ndaj tokave të vjetra shqiptare të Çamërisë në Jug të Shqipërisë. Ndonëse, Greqia ishte pjesëmarrëse e luftërave gjatë viteve 1875-1878 dhe m’u për këtë, ajo nuk ishte marrë në konsideratë nga traktati i paqes së Shën Stefanit të 3 marsit 1878. Porse, kongresi i Gjermanisë të Otto von Bizmarkut, e kishte lënë këtë çështje të pezulluar dhe nuk do ta zgjidhte dhe vendosi që kufiri greko-turk në një të ardhme të zgjidhej dhe të caktohej nga një komision dypalësh. Vija e demarkacionit kufitar mes Turqisë dhe Greqisë, do të ishte nga rrjedha e lumit Selemvria, pastaj do ta ndiqte tavlvagun e Thesalisë dhe atë të lumit
Kalamas në Vilajetin e Janinës të Shqipërisë së Vjetër Jugore. Këtu nuk
ishin përfshirë vetëm se qytetet dhe fshatrat e rrethinës së Janinës, Prevezës, Konicës, Artës etj. por aty do të përfshiheshin edhe krahinat tjera etnike shqiptare të Çamërisë. Në rast se palët e lartë përmendura nuk
merreshin vesh mes veti, fuqitë e mëdha evropiane e kishin të drejtën e tyre të rezervuar që të ndërmjetësonin midis këtyre palëve antagoniste.
Austro-Hungarisë, atëbotë do t’i njihej e drejta nga Anglia dhe Gjermania ta pushtonte dhe gllabëronte Bosnjën dhe Hercegovinën, më pretekst të ruajtjes dhe mbrojtjes të “qetësisë” nëpër këto vende myslimane. Meqenëse, nga vendimet e Kongresit të Berlinit,këto regjione,
njiheshin si sfera të interesit të Portës së Lartë të Sulltanit. Austro-Hungaria,do ta merrte gjithashtu edhe limanin Spic (Splitit-v.a.), që ishte inkorporuar në kornizat e Dalmacisë. Kjo bëhej, nga ana e Austro- Hungarisë me tendencë prapanike, për ta siguruar dhe përfituar gjendjen e re që ishte krijuar nëpër këto territore me popullsi shumicë myslimane dhe se ajo në të njëjtën kohë do t’i siguronte vijat e komunikacionit siç thuhej edhe në nenet e Traktatit të Kongresit të Berlinit. Pastaj Austro-Hungaria, gjithashtu do ta fitonte të drejtën që t’i mbante edhe garnizonet ushtarake nëpër ato regjione shqiptare, pastaj ajo e kishte edhe të drejtën për të ndërtuar rrugë tregtare dhe ushtarake nëpër tërë Sanxhakun e Yeni Pazarit dhe atë gjer në Mitrovicë. Në këtë mënyrë Austro-Hungaria, i shtrinte pozitat e saja deri te porta e Shqipërisë së Vjetër Qendrore dhe po përgatitej të depërtonte drejt jugut kah kryeqendra atëbotë e shqiptarisë Selaniku.
Sikurse neni 39, i Traktatit të Berlinit, që sanksiononte kondita juridike mbi pasuritë e patjetërsueshme të popullatës të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës, Luginës së Krushevcit, Leskocit, Vrajës etj. Ashtu edhe neni 23, i këtij Traktati parashihte, disa masa për popullatën jo turke për atë shqiptare në perandorinë e saj, për të cilat masa nuk do të merreshin vendime të veçanta, d.m.th. nuk do të krijoheshin mekanizma tjerë adekuate implementuese edhe, ky nen i Traktatit të Berlinit kishte mbetur vetëm se shkronjë e vdekur në analet gllabëruese të fuqive të mëdha evropiane që i ndanin tokat e Shqipërisë së Vjetër, për t’i kënaqur apetitet e tyre të pangopura. Dhe mu për këtë Traktati i Berlinit i Gjermanisë të O. v. Bizmarkut, do ta nëpërkëmbte parimin dhe vullnetin e vetëvendosjes së kombeve të shtypura dhe okupuara nën Perandorinë Osmane me diktatin e ri të fuqive të mëdha evropiane. Dhe se në këtë mënyrë, do ta ruanin sundimin e kalbur të Perandorisë Osmane dhe status-quon në Ballkan, për kusarinë e mëtutjeshme mbi trojet Arbërore nga Anglia dhe Austro-Hungaria. M’u për këtë kusari grabitqare nga këto dy fuqi të mëdha evropiane, ishte shprehur edhe V. I. Lenini ku thotë: “fuqitë e mëdha po e grabisin Turqinë”.[29]

Vendimet, e padrejta të Kongresit të Berlinit do të shfaqeshin dhe manifestoheshin dhe atë në mënyrë të një anshme në lidhje me çështjen e trojeve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Pastaj, asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk i paraqiti në këtë kongres protestat e shqiptarëve kundër politikës hegjemoniste të Serbisë që i kishte dëbuar dhunshëm dhe pa kurrfarë mëshire më tepër se 700 fshatra nga kazaja e Nishit, Toplicës, Luginës së Timokut, Leskovçës, Vrajës etj. Pastaj Traktati i Kongresit të Berlinit, nuk do ta përkrahte as edhe kërkesën e shqiptarëve për shtet autonom nën juridiksionin e Portës së Lartë të Stambollit. Traktati i Kongresit të Berlinit për më tepër e mohoi tërësisht ekzistencën e çështjes shqiptare si kolektivitet nacional, duke e konsideruar siç thamë më lartë edhe tërësinë territoriale të Shqipërisë, thjesht si një shprehje gjeografike. Kështu që këta kolonialist, trojet tona etnike shqiptare,i kishin shndërruan thjesht në plaçka tregu për kusuritjen e pazareve të tyre hegjemoniste.
Rusia, duke e parë ndikimin mbizotërues të Austro-Hungarisë, që e kishte siguruar në Ballkanin Perëndimor,kryesisht në trojet e Shqipërisë. Sepse Rusia, këtë territor shqiptarë e konsideronte si tokë rezervë të sajë edhe, kjo donte t’i kënaqte apetitet e saja sikurse fuqitë tjera evropiane. Porse Austro-Hungaria, qysh në verë të vitit 1877, i kishte filluar parapërgatitjet për ta pushtuar dhe okupuar tërë Shqipërinë, kjo tendencë e Austro-Hungarisë ishte një kundërpërgjigje kundër ekspansionit dhe ndikimit të Rusisë Cariste në Ballkan. Pastaj, Anglia qysh nga beteja e Sevastopulit në Krime,gjatë viteve 1853-1856,ishte mbrojtësja e vendosur e parimit të ruajtjes së Perandorisë Osmane me çdo kusht. Ky qëndrim mbrojtës i shërbente asaj jo vetëm për ta ndalur zgjerimin e shteteve sllave në Ballkan. Porse Anglia këtë e bënte edhe për një qëllim tjetër për të përfituar nga dobësimi i mëtutjeshëm i Perandorisë Osmane, ku pastaj do ta kishte më lehtë për të depërtuar në mënyrë “paqësore”, drejt viseve shqiptare të Gadishullit Ballkanik.
Italia, gjatë viteve 1877-1878, sa kishte arritur të konsolidohej si shtet kombëtarë dhe m’u për këtë Italia, ende nuk kishte aftësi në fushën e marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare. Pastaj udhëheqësja e shtetit italian ishte e pakënaqur nga tendenca e zgjerimit të Austro-Hungarisë në Adriatik dhe në Ballkan në përgjithësi. Pastaj qeveria italiane nuk kishte asnjë përfitim nga oferta që më 1877,O.v.Bizmarku dhe ministri i punëve të jashtme të Anglisë Derbi, ia kishin ofruar Italisë, që ta okuponte tërë Shqipërinë. Qeveria italiane, do t’i shmangej kësaj oferte ngase ishte e vetëdijshme, se do ta fuste veten në një konflikt, jo vetëm se me Austro-Hungarinë, por edhe me popullatën etnike shqiptare. Italia, duke qenë e pa zonja do të fillonte ta bënte një politikë dualiste kundër Austro-Hungarisë. pjesëmarrja e saj në kongres të jepte një përshtypje të vajtueshme ndaj politikës, grabitqare dhe kolonialiste të Austro-Hungarisë dhe asaj gjermane. Përpiqej, që rivales së saj t’i shkaktonte vështirësi atje në Shqipëri, ajo fshehurazi e inkurajonte dhe e përkrahte lëvizjen shqiptare për autonomi. Austro-Hungaria duke i parë interesat e Italisë ndaj Shqipërisë, ajo do ta orientonte atë që ta pushtonte bregun verior të Afrikës, gjegjësisht Tripolin dhe Tunizinë. Italia, ishte e vetëdijshme se në këtë rajon do t’i prekte interesat e Francës, e cila bëhej gati vetë t’i pushtonte këto territore. Ministri i punëve të jashtme të Francës, ia kishte drejtuar vëmendjen Italisë në drejtim të limanit të Vlorës, i cili siç do të shprehej ai vet: “do të ishte për zotëruesit e Brindisit dhe Otrantos një fitim shumë i çmueshëm”.[30]
E vetmja çështje e drejt dhe parimore në lidhje me Shqipërinë e Vjetër, që do të ngritët nga Kongresi i Berlinit, do të ishin “privilegjet për Mirditën”.[31] Dhe se kjo përkrahje ishte bërë nga Austria për interesat e saja të ngushta fetare dhe se këtë çështje të ngritur ajo do ta fshihte prapa Francës. Dhe pikërisht këto dy shtete të fuqishme evropiane atëbotë, nga kongresi do të kërkonin me ngulm që Mirditës t’i garantoheshin privilegje dhe liritë që i gëzonte deri atëherë.
Turqia duke e parë këtë përkrahje do të deklaronte se tani për tani, ajo nuk kishte ndërmend të bënte ndryshime në favor të malësisë. Nën maskën e mbrojtjes të popullatës katolike Austro-Hungaria, e siguronte përkrahjen nga popullata katolike në malësinë e veriut, të cilët do t’i përdorte përmes klerit katolik si agjent të saj për të bërë presion ndaj shteteve sllave të Ballkanit. Kjo do të ishte e pakët se Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në shprehjen e saj globale, në krahasim me popujt tjerë të Gadishullit Ballkanik, shqiptarët luftonte për një shtet nacional me kufijtë
e tij natyror që i kishte para Traktatit të Shën Stefanit të 3 marsit 1878 dhe Kongresit të Berlinit të 13 korrikut 1878. Dhe m’u për këtë ajo do të
mbetej e braktisur, pa përkrahjen e askujt dhe atë në çastet më kritike të saj. Kur atëbotë kishin filluar të krijoheshin shtetet e reja nacionale dhe, popujt e këtij gadishulli çdo ditë pavarësoheshin. Ndërsa për popullatën shqiptare dhe Shqipërinë natyrale, ishte krijuar një rrethanë negative dhe mjaft tragjike.
Kongresi i Berlinit, do ta shtonte dhe acaronte edhe më tepër pakënaqësinë në mesin e etnosit të robëruar shqiptarë, ndaj fuqive të mëdha evropiane dhe Portës së Lartë të Stambollit. Kjo pakënaqësi do të manifestohej veçanërisht nëpër trojet shqiptare të atakuara drejtpërdrejt ose tërthorazi nga vendimet e një anshme të këtij kongresi siç ishin:Plava, Gucia, Shkodra, Kosova dhe popullata që ishte shpërngulur dhunshëm nga të 700, e më tepër vendbanimet e saja autoktone të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Pastaj kjo pakënaqësi do të manifestohej edhe në jug të Shqipërisë, kur ishte ngritur çështja kufitare me Greqinë. Kjo rrethanë e krijuar do t’i favorizonte veprimet e patriotëve dhe luftëtarëve shqiptarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për ta kthyer lëvizjen e deri atëhershme në një lëvizje të organizuar gjithëkombëtare shqiptare edhe për vet trojet e braktisura nga dhuna e shkaut para se të përfundonte Kongresi i Berlinit dhe vendimet paraprake të Traktatit të Shën Stefanit të vitit 1878.

























Pamje nga Kongresi i Berlinit- historiografia shqiptare sot duhet t’i kushtoj një vëmendje të posaçme, ngjarjeve historike lidhur me “Krizën Lindore”. Ku si pasojë, e së cilës u mblodh Kongresi i Berlinit i 13 qershorit të vitit 1878 dhe se ky tubim diplomatik atëbotë ishte imponuar nga forcat kolonialiste të Evropës. Me qëllim që t’i hartonin hartat e interesave të tyre në Gadishullin Ballkanik. Me përcaktimin e vijave të reja të demarkacioneve kufitare ku prekeshin thellësisht interesat kombëtare të shteteve të shumta Ballkanike dhe sidomos në rend të parë ato të popullatës shqiptare.
Gjermania, është shteti evropian për të cilin shqiptarët gjithmonë e kanë pasur një simpati jashtëzakonisht të madhe, ashtu siç e kanë sot për SH B A. Porse në kohërat më vendimtare kërkesat tona kombëtare, pikërisht nga Gjermania ishin neglizhuar më së shumti. Pastaj, vetë themeluesi gjegjësisht babai i Gjermanisë O. V. Bizmarku, kujtohet ndër ne shqiptarët për dy sjellje shumë të shëmtuara. Ai i kishte thënë ideologut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl bej Frashrit, se për të 1). “nuk ekziston kombi shqiptarë” dhe se 2). “Shqipëria është një shprehje e thjesht gjeografike”.Pastaj në njërën nga seancat e Kongresit të Berlinit, kishte deklaruar me një indiferentizëm shumë të ulët dhe përçmues: “se ai për të parën herë po dëgjonte se ekzistuaka një popull i quajtur shqiptarë, diku në jug të Gadishullit Ballkanik”.Bile, sikurse ishte tronditur kur dëgjoi për zërin, e rezistencës dhe luftës së tij për ta siguruar të drejtën e natyrshme për të qenë komb me vete dhe i barabartë me kombet tjera të Ballkanit. Dhe se ky kongres i përmasave të mëdha të diplomacisë evropiane, e shkeli në mënyrë më brutale integritetin dhe sovranitetin e atdheut tonë shqiptarë. Ku para këtij kuvendi mbar evropian, Shqipëria, i kishte hiç më pak se 130.000 kilometra katrore të brezit të saj etnik të brendshëm dhe të brezit anësor, pastaj në kohën e“Krizës Lindore”nëpër këto troje etnike jetonin rreth 1.600.000-1.700.000 banor shqiptarë. Dhe se me zgjerimin pas Kongresit të Berlinit, Serbia, do ta kishte një shtrirje sipërfaqësore prej 54. 800 kilometrash katrore dhe 1.600.000 banor; ndërsa Greqia do t’i kishte 51.300 kilometrash katrore dhe rreth 1.400.000 banor; Mali i Zi i kishte vetëm se 8.400 kilometra katrore dhe 190.000 banor; kurse Rumania i kishte 113.400 kilometrash katrore dhe rreth 5.600.000 banor. Duke ia shkelur sovranitetin tokësor Shqipërisë së Vjetër më 1878 nga Kongresi i Berlinit, asaj do t’i mbetej një shtrirje sipërfaqësore prej 58.000 kilometrash katrore. Porse kusaria ndaj tokave Arbërore nuk kishte pushuar, gjer pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore më 9 maj të vitit 1945, të cilës do t’i mbeteshin mezi 28.000 km2.

Reshat AVDIU

Prill, Preshevë 2014

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë

Referencat:

1. HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR II, Tiranë, 1965. fq. 117.
2. HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR, Vëll. II. Tiranë,1965, fq. 121.
3. Nikola P. Ilić, Oslobođenje Južne Srbije, Beograd,“Naselja”, str.15. tada bio se završio Rusko-Turskih ratovi 1877-1882, najopširnije V. P. Potemkin, Isorija diplomatike, sv. II Beograd,1949, str. 44.
4. Mr. Iljaz Rexha, artikuj të cit, fq. 158.

5. Dr. Jovan H. Vasiljević, Arbanaška Liga Arnautska Kongra, Srpski narod u Turskom carstvu 1877-1878, Beograd,1909, str. 87.
6. J. H. Vasiljević, cit. dela str. 87-322.
7. Dr. Jovan Hadži vasiljević,Arbanaška Liga,Arnautska Kongra,Srpski narod u Turskom carstvu 1877-1882. Beograd,1909 str. 86.
8. Po aty. fq. 82.
9. Po aty, fq. 38-39, dhe nga botimet tjera fq. 322.
10. Po aty. fq. 322.
11. Mr. Iljaz Rexha, artikuj të cit. fq. 170-171.
12. Dr.Jovan Hadži Vasiljević,Arbanaška Liga Arnautska Kongra, str.92-93. Beograd, 1909.
13. Dr. Jovan Hadži Vasiljević, Arbanaška Liga Arnautska Kongra, Srpski narod u Turskom cartsvu 1878-1882, Beograd, 1909. str. 94-95, i 322.
14. Dr. Joven Hadži Vasiljevič, Arbanaška Liga Arnautska Kongra, Srpski narod u Turskom cartvu 1877-1878 Beograd, 1909. str.20.
15. Mr. Iljaz Rexha, Artikuj të cituar, fq. 154. Këtu thuhet se shqiptarët kërkonin që ta fitonin pavarësinë e plotë siç e kishte fituar Mali i Zi. Diçka ngjashëm thuhet edhe në fq. 45. Mirëpo, në disa vende të tjera, në fq. 35, përpiqet për ta treguar si pro turke.
16. Po aty, fq. 59.
17. Dr. Sabit Uka, thotë se J. H. Vasileviqi në veprën e tij fq. 100, ku thuhet se shqiptarët kërkonin që ta fitonin pavarësinë e plotë siç e kishin fituar Mali i Zi. Diçka ngjashëm thuhet edhe në fq. 45 . mirëpo, në disa vende të tjera, në fq. 35, përpiqet për ta treguar si pro turke.
18. Obzor, nr. 226. 2. X. 1878 Zagreb. Këtu përmenden trevat të cilat i morën nga Perandoria Osmane Mali i Zi siç ishin: Podgorica, Shpuzi, duke synuar për ta zaptuar edhe Plavën dhe Gucinë, pastaj Toplicën, Kosanicën dhe Prokupjen etj. M. Pirraku. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin kroat “Gjurmime Albanologjike”Seria e shkencave historike, IX/1979, Prishtinë 1980, f.83 dhe vër. nga 14-17.
19. Opširnije, u Obzor br. 226, 2.X.1878, iz Beograda, ta Po aty, fq. 59.
19. Dr. Sabit Uka, thotë se J. H. Vasileviqi në veprën e tij fq. 100, ku thuhet se shqiptarët kërkonin që ta fitonin pavarësinë e plotë siç e kishin fituar Mali i Zi. Diçka ngjashëm thuhet edhe në fq. 45 . mirëpo, në disa vende të tjera, në fq. 35, përpiqet për ta treguar si pro turke.
19. Obzor, nr. 226. 2. X. 1878 Zagreb. Këtu përmenden trevat të cilat i morën nga Perandoria Osmane Mali i Zi siç ishin: Podgorica, Shpuzi, duke synuar për ta zaptuar edhe Plavën dhe Gucinë, pastaj Toplicën, Kosanicën dhe Prokupjen etj. M. Pirraku. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin kroat “Gjurmime Albanologjike”, Seria e shkencave historike, IX/1979, Prishtinë 1980, fq. 83 dhe vërejtjet prej 14-17.
19. Opširnije, u Obzor br. 226, 2.X.18mo se opominje: Prokuplje, Kosanica i Toplica.
20. Po aty.
21. Po aty, fq. 43-44 dhe 89.
22. Po aty, fq. 98.

23. Austro-Hungaria nuk pati kura-kurës qëndrime të mira ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe as ndaj muhaxhirëve. Dr. J. Haxhi Vasileviqi, Kongra vep. të cit. fq.173.
24. Po aty fq.144-146.
25. Mr. Iljaz Rexha artikuj të cit. fq. 154. Të gjitha matrialet gjer më tani me shumicë janë të shkëmbyera nga Arkivi i Serbisë AS, MUD.
26. HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR, Vëllimi II. Tiranë,1965. fq. 124
27. Po aty.
28. HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR, Vëllimi II. Tiranë,1965. fq. 125.
29. V. I. Lenini, “Imperializmi si fazë më e lartë e kapitalizmit”, vepra rusisht Moskë, 1936 fq. 6.
30. HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR, Vëll. II. Tiranë,1965. fq. 129.
31. Po aty.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 914 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi