( Vështrim libri: “Gjaku i Lirisë” të prof. Bajram Kurti)
Luftërat e popullit tonë për liri e ribashkim kombëtarë ishin të rrepta e të përgjakshme, pasi që lufta, veprimtaria, qëndresa e heroizmi, kishin të bënin me palën kundërshtare me forca të mëdha e të stërvitura ushtarakisht me një arsenal armësh të llojllojta. E në rrjedhën e këtyre sakrificave heronjtë e ditëve tona luajtën një rol shumë aktiv për t'i treguar popullit tone të robëruar shtigjet më të përshtatshme kah çlirimi e bashkimi kombëtar.
![](fotot/lajme_foto/apr_14/995Gjaku.jpg) Libri i Prof. Bajram Kurtit “Gjaku i Lirisë”, dhe shkrimi im vështrim mbi librin i botuar në Revistën “Fjala Jonë” në vitin 1996. Të tilla ishin edhe ngjarjet e viteve 1981-1995, të cilat lane gjurmë aq të thella të masata e gjëra popullore, te të cilat ngjallën një interes për jetën shoqërore të përbashkët në hapsirën mbarëshqiptare.
Disa tabllo të këtyre ngjarjeve në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” na i sjell penda e shkëlqyer e prof. Bajram Kurtit, tabllo ngjarjësh këto që pasqyrojnë bindshëm, virtytin, moralin, beesën e heroizmin e heronjëve dhe heroinave tona, në të bëmat e të cilave, populli ynë liridashës e pa vetveten në fuqin e pashterruar popullore për t'u bërë ballë pushtuesve. Sa prej këtyre heronjëve e heroinave u përballuan turturave më të tmerrshme e mëçnjerëzore të famkeqës UDB që ushtruan në trupat e këtyre trimave të qëndrueshëm, si: Rexhep Mala, Zija Shemsiu, dhe plotë të tjerë… Ata ishin personalitete të formuara, guximtarë të pashoqë, tolerues kundrejt gabimeve brendapërbrenda shoqërore, këshillues të mire ndaj shokëve guximtarë, sepse çdo vepër e mire duhet të ketë edhe përfundimin e mire e frytëdhënës në dobi të kauzës kombëtare.
Nuhi, Berisha, Afrim Zhitia, Fadil Vata, tre vëllezërit Badallaj, Naser Hajrizi, Sami rama, Mentor Tolaj, Sherif Frangu e ndonjë tjetër të këtij libri të prof. Bajram Kurtit… simbolizojnë tipin e të riut guximtar. Ndonëse fare të rinj i rrëmbeu shkëndijë e lirisë, duke krijuar kështu pavdekësinë në këtë moshë fare të re treguan zjarrin luftarak dhe fuqinë rinore të përfaqësuesve të tyre…Motrat, vëllezërit, prindërit e nënat shqiptare si përherë qëndruan stoike.
Edhe pse në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” të prof. Kurtit, nuk bëhet fjalë për nënë Ajshen, e cila është shembulli i gjallë për të gjitha nënat, ajo edhe pse e moshuar është një figure përplot autoritet si për vetë bijtë e saj ashtu edhe për rrethin më të gjërë. Me mençurinë e urtësinë, ajo ia del në krye ta jetësojë amanetin e dhënë Jusufit se do të tymojë oxhaku i vëllezërve Gërvalla në Dubovik. Se zemra e kësaj nëne ka një eksperiencë të madhe jetësore e qëndrese. Nëna të tilla rriti vetëm nëna SHQIPËRI.
Në Ballkanin e trazuar, pikërisht në trojet shqiptare zhvillohen ngjarje të mëdha. E pushka gjithnjë ishte mjet kushtrimi për të qëruar hesapet me zaptuesit barbarë.
Në këto përleshje me armiqtë e shumtë të popullit shqiptar, do të triumfojë e drejta për liri. Natyrisht që do të pësojnë forcat e errata reaksionare e kolaboracioniste, sepse, “Zullumi këputët prej së trashi” thotë urtia popullore. Se forca e vërtetë nuk qëndron tek armët e soldateskës serbe, e as të shqipfolësit koleboracionistë, porn ë popull në masat e gjëra. Vetëm në këto masa duhet besuar fuqishëm, sepse këto janë forca të pamposhtuar dhe të pavdekshme siç janë heronjtë e heroinat nga”Gjaki i Lirisë” që më zërin e tyre na porositin se i pari është Mëmëdheu. Partitë, shoqatat mund të veprojnë mire vetëm në Atdheun e lire.
Stoicizmi krenaria dhe mospërkulja e këtyre figurave të shndritshme të bënë për vete. Pikërisht te kjo qëndresë e ka burimin, ai himn për liri, që tingëllon e ushëton në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” është gjaku që kurrë nuk harrohet e nuk falet.
P.S.
Botuar në Gazeta e pavarur “Fjala Jonë” Dhjetor 1996.Nr.15-96. Shpresoj se nuk e ka humbur ende aktualitetin ky shkrim, pasi prof. Bajram Kurti, ka ndërruar jetë vite më pare duke na lënë një thesar të çmuar të librit “Gjaku i Lirisë” I-XVI, vëllime, e disa libra tjerë monografik që përbëjnë, mijëra faqe libri. Poashtu vite më pare ka ndërruar jetë edhe Nëna jonë shqiptare Ajshe Gërvalla. Pushofshin në amshim prof. Bajrami dhe nëna Ajshe!
![](fotot/lajme_foto/apr_14/307CG4B9E.png) Faksimil i shkruar nga prof. Bajram Kurtit, gjatë dhënies së librit Avdi Ibrahimit “Gajku i Lirisë “ vëllimi i V- VI.
![](fotot/lajme_foto/apr_14/376CG8F70.png) Foto 1996: Në Dubovik me Nënë Ajshen (Nëna e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla), Avdi Ibrahimi dhe prof. Bajram Kurti |