Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DSHM përkrah shqiptarin Iljaz Halimi për president
Publikuar më 10 prill, 2014 në orën 23:36 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM), e menaxhuar nga imami Musa Lamallari (Tim Shkupi) dhe përfaqësues tjerë në SHBA, Europë dhe Australi në zgjedhjet që do të mbahen më 13 prill 2014 për kryetar të Maqedonisë përkrah fuqishëm kandidatin prof.Iljaz Halimin i cili është i vetmi kandidat shqiptar në këto zgjedhje.

Arsyet pse DSHM përkrah fuqishëm kandidatin e vetëm shqiptar z. Iljaz Halimin janë shkruar dhe publikuar deri më tani në portalet tona, rrjetet sociale si dhe në webfaqen tonë zyrtare të Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë.

I përsërisim edhe një herë

BDI-ja nuk ka kandidat për president, ajo i bojkoton zgjedhjet presidenciale dhe jo parlamentare. Ajo vendimin për bojkot e solli si formë inati pasi “car Nikolla” e refuzoi propozimin e Ali Ahmeti. Nuk bëhet fjalë këtu për ndërrime kushtetuese, por luhet në kartën kombëtare, ku shqiptarët që do të votojnë në zgjedhjet presidenciale nga disa do të mundohen të quhen tadhëtarë. Tani nuk mbetet vetëm ideja për “Jo Presidentit të Njëanshëm” hipokrite, por edhe fushata bëhet me hipokrizi dhe shumë e neveritshme, duke kompremituar interesat vitale të shqiptarëve në maqedoni. Kurse PDSH-ja ka nje kandidat për president dhe sjellë argumentet e veta, të cilat kanë sens dhe shiten mirë si brenda tek pala shqiptare dhe maqedonase, poashtu edhe tek faktori perëndimor. Argumentet e PDSH-se bëhen më të forta kur drejtojnë thirrjet: “Urdhëro z. Ali Ahmeti bëhemi bashkë dhe bojkotojmë zgjedhjet parlamentare, me ç’gjë do të bllokohet sistemi”. Kurse garën e tyre për president e arsyetojnë: “Ne qoftë se kandidati shqiptar hyn në raundin e dytë, nëse e votojnë shqiptarët, atëherë forcohet pozicioni i shqiptarëve për ndryshime në shtet”.

Në një shtet me sistem unitar, ku nuk ka kufij etnik, nuk ështe federal, ku shqiptarët dhe maqedonast janë shumicë, vërtet hyrja e kandidatit shqiptar të PDSH-së në raundin e dytë, pa dyshim, sjell disa bereqete dhe faktorizon votën unike shqiptare në Maqedoni, ngase kështu topi hudhet tek maqedonasit e ndarë mes LSDM-së dhe VMRO-së, ku do të shohim nëse do të votojnë humbësit prej tyre në raundin e dytë Iljaz Halimin, por me këtë lojë shpaloset fytyra e vërtetë e shoqërisë në FYROM dhe pushtetit të “car Nikollës” i sjellë shumë telashe para faktorit perëndimor.

DSHM nuk futet në analiza tjera, në pazarllaçe tjera të partnerëve të koalicionit BDI dhe VMRO, as në agjenturat e tyre, as nuk mirret me thirrje të individëve që mundohen ta njollosin kandidaturën e prof. z. Iljaz Halimit, as nuk do të lejojmë kurrë të udhëhiqemi nga ndjenjat provenicialiste, ideologjike dhe as të stigmatizojme fjalën “Në emër të Allahut”, as nuk kemi inate personale ose grupore ndaj ndokujt në BDI dhe PDSH. Prandaj,

Apelojmë deri tek shqiptarët, pavarësisht ngjyrave partiake, interesave grupore, sikurse apelojmë edhe tek shqiptarët ortodoks dhe grupet tjera etnike, që kanë lidhje me shqiptarët, masovikisht të përkrahin prof. z. Iljaz Halimin në rrethin e parë të këtyre zgjedhjeve për President.

DSHM

Musa Lamallari (Tim Shkupi)
Natmir Ismaili, Suedi
Agron Bajrami, Belgjikë
Zaim Buci, Hollandë
Emin Akija, Gjermani
Mensur Zeiqiri, Zvicër
Hadi Osmani, Zvicër
Bekim Daci, Zvicër
Memedali Ahmedi, Belgjikë
Gentian Brava, Suedi
Imer Rrahmani, Chicago
Salih Bajrami, France

P.S
Asnjëri nga këto emra nuk është anëtarë i PDSH-së apo i ndonjë partie tjetër. U kërkojmë ndjesë emrave tjerë që nuk kemi mundur t’i kontaktojmë, por janë shumë që marrin në mbrotje kandidaturën e shqiptarit Iljaz Halimi përball bojkotit hipokrit dhe kandidatirave maqedonase. Ky qendrim mirret vetëm që të mbrohet kjo kandidatura shqiptare dhe vota shqiptare të unifikohet në rrethin e parë, pasi ka tendenca që analistë dhe publicistë shqiptarë të jenë edhe më të zëshëm në përkrahjen e kandidaturave maqedonase në rrethin e parë dhe të dytë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 653 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi