Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BANORËT E LAGJES “LUGINA E DOKTORËVE” NË MITROVICË
Publikuar më 10 prill, 2014 në orën 23:44 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Z. Agim Bahtiri
Media

Më 07-04-2014

Lënda: Kërkesë për kryerjen e rindërtimit

Ju drejtohemi me kërkesën për kryerjen e rindërtimit të shtëpiave në Lagjen tonë si dhe të korigjimit të drejtimit të rrugës për Krue të Vitakut e cila devijon në rrugën tonë.

Arsyetimi:

1. Edhe përkundër kërkesës permanente të Banorëve të Lagjes “Lugina e Doktorëve” për kryerjen e rindërtimit të saj, drejtuar shumëherë me gojë dhe me shkrim, Autoriteteve Komunale të Mitrovicës që nga Çlirimi e deri më sot, rindërtimi nuk është kryer. Kështu kanë mbetur pa u përfunduar praktikisht të gjitha shtëpiat e Lagjes (përveç tri prej tyre). Edhe ato shtëpia që duken si të përfunduara, në të vërtetë nuk janë të përfunduara, sepse ka edhe shumë punë për t’u bërë brënda dhe jashtë tyre.
Mundësitë materiale dhe financiare të Banorëve të Lagjes që vetë ta kryejnë rindërtimin, janë shumë të vogla, sepse shumica prej tyre tashmë janë të pensionuar, disa me t’ardhura të vogla, ndërsa ka edhe fare të papunësuar.
Gadishmëria e banorëve të Lagjes që të kthehen të banojnë dhe ta vazhdojnë jetën në këtë Lagje, asnjëherë nuk është vënë në pyetje, jo sikurse në disa lagje ku shtëpiat janë ndërtuar për qëllime pikniku dhe biznesi dhe ku nuk banon askush, përveç kohës së pushimeve verore!

2. Rruga për Krue të Vitakut është ndërtuar pa kriteriume ndërtimore bashkëkohore. Pa arsye teknike devijon dhe lidhet me rrugën tonë. Ndërtimi është bërë pa studime gjeologjike, hidrologjike, meteorologjike dhe pronësore juridike. Nuk ka kurrfarë infrastrukture përcjellëse të domosdoshme sikurse janë pushimoret e rrugës, trotoaret, skajoret, shenjat e sinjalizimit të trafikut, instalimi i kabllove elektrike, ndriçimit elektrik, telefonisë, internetit, televizionit kabllovik, etj. Zgjerimi i rrugës, në një vend mbi 40 metra, është bërë pa kurrfarë nevoje ndërtimore. Ndërsa janë krijuar, me grryerje të paarsyeshme të dheut edhe pjerrësi vertikale të dheut në disa pozicione me lartësi mbi 20 metra, pa kurrfarë muresh mbrojtëse, gjë që i paraprinë katastrofës ekologjike.
Familja Banjska është drejtëpërsëdrejti e rrezikuar nga “fluturimi” i pakontrolluar i automjeteve në shtëpinë e tyre, sepse rruga me pjerrtësi mbi 20%, e bënë një kthesë për 90°, në kufirin e epërm të trollit të tyre, që dmth. se janë në rrezik permanent të përsëritjes së tragjedisë në Fshatin Suhodoll, ku para disa vjetësh kamioni ka “ateruar” në një shtëpi dhe i ka vrarë tre fëmijë! Përveç këtij rreziku, edhe një kërcënim me përmasa epidemike, janë ujërat e zeza që derdhen para shtëpisë së tyre, ku prej erës tejet të keqe dhe kundërmuese të materialit organik në dekompozim, nuk mund të hapet asnjë dritare e shtëpisë, as verë, as dimër!
Konsiderojmë se efikasiteti i shfrytëzimit të mjeteve të investuara, deri më tani, nga ana e Qeverisë së Kosovës, për rindërtimin e shtëpiave në Lagjen tonë si dhe ndërtimin e rrugës për Lagjen “Kroi i Vitakut” ka qenë shumë i ulët, për shkak se Qeveria e mëparshme Komunale, këto mjete i ka përdorur pa kriteriume juridike administrative dhe pa kontroll financiar dhe teknik.
Me fjalë tjera, e ka lejuar keqpërdorimin e tyre, kështuqë nuk ka përfunduar as rindërtimi i shtëpiave në Lagjen tonë dhe as ndërtimi i rrugës për Krue të Vitakut.
Pjesëmarrja e banorëve të Lagjes në ndërtimin e shtëpiave të tyre deri më tash, ka qenë me mbi 80%. Sipas mjeteve financiare të proklamuara të Qeverisë, kjo gjë nuk ka guxuar të ndodhë sepse ato kanë qenë të mjaftueshme për kryerjen e rindërtimit. Mirëpo, pjesa më e madhe e tyre nuk kanë arritur në destinim, dmth. në rindërtimin e shtëpiave në Lagjen tonë.
Ndërsa rruga në fjalë, padyshim mund të shërbejë si shembull eklatant i ndërtimit skandaloz të kohës ose si objekt talljesh për të gjitha gjeneratat, për turpin e Qeverisë së kaluar Komunale!

Me nderime (sipas rendit alfabetik):

Abdullah Banjska
Behije Nushi
Dr. Musa Myftari
Enver Preteni
Fatmir Shala
Ing.i Dipl. i ndërtimtarisë Adnan Bekteshi
Jurist.i Dipl. Hamit Hamiti
Prof. Dr. Bektesh Vidishiqi
Prof. Dr. Shefqet Ibrahimi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 396 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi