Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përkujtim për Ajmane Zekaj: Nënëmadhja e Podgurit
Publikuar më 11 prill, 2014 në orën 22:54 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot me 11 Prill u mbush 1 vitë që kur u nda nga ne Nënëmadhja e Podgurit Ajmane Musaj- Zekajt, nga Mojstiri i Istogut, e cila per gjate tër jetes së saj të mundimshme, plot sprova, vuajtje dhe sakrifica arriti të kultivoj dhe ruaj në qenësinë e saj frymën tradicionale kombëtare në edukimin e fëmijve, frymën e atdhedashurisë, e cila do të mbillej përjetësisht te fëmijtë e saj si dashuria më sublime mbi të gjitha dashuritë.

Të pakta janë ato nëna,të cilat kanë kaluar nëpër sprova të rënda, siç ka kaluar nënëmadhja Ajmane Zekaj. Një jetë të tërë, përballë shtërngatave dhe dallgëve më kobëzeza që ranë pa ndërprerë mbi fatin e familjes së saj dhe kombit në përgjithësi. Ajo që në moshë të re u ballafaqua me fatin e saj tragjik por edhe heroik njëkohësisht, i cili do ta përcjell pothuajse deri në fund të jetës. Fillimisht arrestimi e pastaj burgosja e bashkëshortit të saj, Bacës Qazim,pastaj përjashtimi i tij nga puna si mësues, diferencimi ideopolitik që iu bë familjes së saj, krijuan vrragë të pashlyera të cilat do të thellohen përgjatë tërë jetës së saj. Megjithkëtë, nënë Ajmanja, kurrë nuk u ligështua para bashkëshortit dhe fëmijve të saj. Me duartë e saj të praruara, nga asgjë, arriti të shtojë, mbaj dhe edukoj familjën, krahas bashkëshortit, i cili ishte vënë në shënjestrën e përhershme të UDB-së dhe lakenjeve te saj. Në çastet më të vështira të jetës, ajo për Bacën Qazim ishte jo vetëm bashkëshorte, por edhe shoqe e idealit të lirisë, me të cilën thurnin ëndërrat shpresat për ditët e lirisë, pa pushtuesë dhe pa puthadorë të regjimit kriminal serbomadh.
Në kohën kur Kosova kishte filluar të përjetonte zgjimin e parë pas natës së gjatë bizantine, për nënë Ajmanën dhe familjën e saj, koha dhe busolla e orientimit po shigjetonin rrugën e pa kthim, rrugën e gjatë të lirisë, që nënkuptonte rrugën e rreziqeve deri në flijim, rrugën e vuajtjeve dhe sakrificave me sublime nëpër labirinthin e jetës që s’kishte të ndalur, deri në fitore. Ditët dhe netët gdhiheshin të ngrysura, për këtë nënë, koha kishte humbur kuptimësinë e normalitetit të saj. Me rritjen e djemëve po rriteshin dhe po shtoheshin edhe brengat e kesaj nëne hallemadhe, sepse djemtë e saj, të gjithë pa përjashtim do të pozicionohen sipas moshave, përkrah babës së tyre Qazimit, përkrah shokëve të idealit të lirisë, në rrugën e nderit dhe krenarisë, në rrugën e lavdisë.. Burgosja e Xhevatit, djalit të parë, ishte goditja më tronditëse që e përjetoi ajo.
Burgosjet tjera të bijve të saj, Naserit, Azemit, Ganiut, burgosja në anën tjetër e dhëndrrit Shaban Shala, bastisjet e vazhdueshme të familjes nga ana e UDB-së dhe policisë kriminale serbe, për të gjetur armë dhe material propagandues, nënë Ajmanën do ta dërmojnë shpirtërisht por nuk do ta thyejnë kurrë, në shtegëtimin plot vuajtje që po përjetonte familja Zekaj nga Mojstiri. Fillimisht ajo kishte besim të patundur në bashkëshortin e saj Qazimin, dhe këtë besim do t’ia forcojnë edhe më shumë bijtë e saj që po vuanin nëpër kazamatët serbo-jugosllave, së bashku me vëllëzërit dhe shokët e djemve gjithandej ku flitej dhe frymonte shqip në trojet shqiptare.
Krahas vuajtjeve, varfërisë, dhimbjeve shpirtërore, të cilat rriteshin për këtë nënë, nga dita në ditë nga koha në kohë, edhe besimi në fitorën përfundimtare bëhej i qartë si drita e diellit. Kjo do të vërtetohej atëherë, kur bacë Qazimi me të gjithë bijtë e tij do të regrutoheshin në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të përmbyllur aktin e fundit të lirisë me luftën çlirimtare.
Ky ishte fati i burrëreshës së pa përkulur, Nënë Ajmanës, e cila e sfidojë dhe luftoj së bashku me bashkëshortin dhe djemtë e saj, pa iu dridhur qepalla e syrit regjimin më të urryer më të egër dhe më monstruoz të Ballkanit.
Fati i nënave tona ishte i këtillë, ato shpeshherë në mënyrë të heshtur, por të sigurtë, me edukatën e tyre arritën të bëjnë mrekullira. Nënat, si nënë Ajmanja, janë sinonim i virtyteve më njerëzore, sinonim i qendresës dhe heroizmit të heshtur. Dhe janë pikërisht këto,të shumëvuajturat nënat tona, të cilat kurrë nuk e bënë gjumin gjum nga brengat dhe vuajtjet për fëmijtë e tyre. Janë këto, nënat tona, të cilat ua prishën llogaritë armiqëve tanë për të na asimiluar, për të na shpërngulur, janë këto nënat tona që bënë me lindshmëritë e tyre të shumta t’i shndërrojnë në asgjë elaboratet famëkqia të qubrilloviqëve, andriqëve, spasiqëve etj. Janë nënat tona, ato,si nënë Ajmanja që u flijuan deri në përvujtëni për familjet dhe lirinë tonë. Prandajneë fund, Nënë Ajmanja, të cilaën do ta quaja Nënë Qendresa, është sinonim i madheshtisë, fisnikërisë, urtësisë, mençurisë e mbi të gjitha nënë e bijve atdhetarë, të cilët nuk kursyen asgje për të vënë fatin e kombit tonë në binar të lirisë dhe bashkimit kombëtar. Kujtimi për të qoftë i përhershëm. Lavdi i qoftë shëmbëlltyrës së saj.

Qerim REXHAJ

Istog, më 11 prill 2014


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 892 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi