Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Tendenca për krijim të Tribunalit, tendencë për dëmtim të imazhit të Kosovës
Publikuar më 11 prill, 2014 në orën 23:04 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Takimin që zhvilluam tash me zonjën presidente, Atifete Jahjaga, kishte të bënte me çështjen e transformimit të EULEX-it, që në fakt është më shumë vazhdim sesa ndryshim i tij për bindjen time dhe me çështjen e gjykatës së veçantë që nganjëherë quhet Tribunal, nganjëherë quhet Gjykatë dhe gjithnjë bëhet fjalë për Kosovën dhe krimet në Kosovë.
Unë i thash zonjës presidente që duke qenë presidente e Republikës së Kosovës, ajo duhet që t'i ngrejë pesë çështje problematike me EULEX-in.

E para, është që EULEX-i nuk e njeh pavarësinë e Republikës sonë, ku zonja Jahjaga është presidente;
E dyta, është që EULEX-i ka fuqi të pakufizuara ekzekutive, si në kohë po ashtu edhe në gamën e tyre;
E treta, është që EULEX-i asnjëherë nuk ka dhënë llogari në asnjë institucion të Kosovës, konkretisht në Parlamentin e Republikës EULEX-i nuk ka raportuar për punën e tij;
E katërta është që i gjithë personeli i EULEX-it me anëtarët e familjeve të tyre kanë imunitet prej ndjekjes penale në Kosovë, që është e padrejtë dhe në kundërshtim me sovranitetin tonë;

Dhe e pesta është që EULEX-i më shumë e përdor ligjin për stabilitet afatshkurtër politik, sesa për drejtësi për qytetarët dhe të drejtë për qytetarët.

Në anën tjetër, përveç se nuk po shkon EULEX-i, po na vjen gjykata e veçantë. Pra, një lloj sundimi po trashet në Kosovë dhe mbi Kosovën e kjo sërish është edhe e padrejtë edhe e dëmshme. Do të duhej që pas Tribunalit të Hagës të kemi Tribunal për Serbinë, ku vazhdimisht po zhvarrosen kufoma të të pagjeturve shqiptarë nëpër varreza të ndryshme masive, siç ishte kjo e fundit në Rudnicë, ndërkohë që Kosova po përfundon në Tribunal. Është përshtypja ime, se në vend se të diskutohet për dështimet e EULEX-it gjatë këtyre 6 viteve, në vend se EULEX-i të japë llogari për atë se çfarë ka bërë dhe çfarë nuk e ka bërë, po kalohet në temën e radhës, ku Kosova po gjykohet, me ç’rast kjo bëhet në emër të gjykimit të individëve. Por, nuk do të jetë kësisoj, meqenëse përdorimi i fjalës Kosovë në të njëjtën fjali me fjalën krim, krim lufte, krim kundër njerëzimit, trafikim organesh, që proliferohet pafundësisht e globalisht, do të jetë tejet i dëmshëm për imazhin dhe reputacionin e Kosovës në botë. Pra, ky është një hap i madh prapa, që po i ndodh Kosovës 15 vjet pas çlirimit e më shumë se 6 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Unë nuk jam i bindur që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me aq lehtësi do të mund ta merrte këtë çështje duke themeluar një tribunal për Kosovën. Shpeshherë më duket që një pretendim i tillë është më shumë pretendim shantazhi, që Kosova vullnetarisht ta pranojë një gjykatë të veçantë, sesa realisht një gjë e tillë do të mund të ndodhte. Dihet që tribunalet ndërkombëtare krijohen për krime të gjenocidit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e agresionit. Nuk ka tribunale ndërkombëtare as për trafikim organesh e madje as për terrorizëm. Pra janë këto katër kategori, për të cilat organizohen tribunalet ndërkombëtare. Hetimet për trafikimin e organeve në bazë të pretendimeve të Marty-t nuk mund të përfundojnë aq kollaj në tribunal ndërkombëtar. Prandaj, duke e ditur që janë të pasigurt që Këshilli i Sigurimit mund ta bënte një gjë të tillë, ne po ndodhemi në situatën me një trysni kaq të madhe që këtë gjë ta bëj Kuvendi i Republikës në fund të javës që vjen.

Është shkelje e karakterit parlamentar të Republikës sonë, në vend se të kemi debat para marrëveshjeve, në Kosovë po kemi debat pas marrëveshjeve e para ratifikimit. Dhe kjo është e padrejtë. Do të duhej që institucionet e Kosovës të kemi debate zyrtare, publike, formale, para marrëveshjeve, para letrave, para këtyre dokumenteve që po qarkullojnë. E vetëm në fund eventualisht të kemi ratifikim. Kuvendi i Republikës së Kosovës po keqpërdoret jo për qëllime të mëdha shtetërore e kombëtare, por përkundrazi për interesa të ngushta të qeveritarëve. Konkretisht, do të duhej që për tribunalin të hapet debati në institucionet e Kosovës, në Parlamentin e Kosovës, dhe ky debat ndoshta të rezultojë me faktin që do të ketë marrëveshje. Po ndodh e kundërta! Po nis marrëveshja me pafund negociata në prapaskenë, pa kurrfarë transparence dhe në fund kuvendi i Kosovës për legjitimimin e marrëveshjeve paraprake, nëpërmjet ratifikimit.

E fundit që desha të them me këtë rast është se, herë do kur që do të vi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dakordimi i tillë, i Qeverisë, i Presidentes, për gjykatën e veçantë, ai do të jetë një çek blanko i Kosovës për tribunalin apo gjykatën e veçantë. Sepse, ne nuk e kemi parë zyrtarisht, publikisht, formalisht as bazën e kësaj gjykatë të veçantë, as përbërjen e saj, as rregullat e saj as misionin e as qëllimet e saj. Çfarëdo votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës për këtë gjykatë të veçantë, është çek blanko, sepse ne nuk e kemi materialin e mjaftueshëm që të dimë se çka do të votohet për dhe çka do të votohet kundër. Do të jetë një votim për shumë pak fjali, të cilat lënë aq shumë gjëra të paqarta. Pra, tendenca për ta ratifikuar dakordimin qeveritar për gjykatën e veçantë, është tendencë për çek blanko nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për gjykatën e veçantë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

11 prill 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 272 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi