Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kur shteti kapet për fyti!
Publikuar më 15 prill, 2014 në orën 00:44 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duhet të jemi të sinqertë: Kosova deri tash nuk është udhëhequr nga njerëzit e mençur, intelektualët e mirëfilltë, patriotët e vërtetë, ata që nuk udhëhiqen nga interesat e ngushta personale... se të tillë burra mund edhe të vetëflijohen në mbrojtjen e interesave të popullit dhe të atdheut.

Tragjedia më e madhe për një popull është kur shtetin e udhëheqin analfabetët dhe injorantët. Kur sheh lloj-lloj injoranti dhe injorante, lloj-lloj analfabeti që s'dinë t'i lidhin dy fjalë e fal nepotizmit, miqësisë dhe servilizmit janë bërë me poste të larta shtetërore e partiake, të krijohet përshtypja se Kosova me të vërtetë s'ka intelektualë dhe ka mbetur në dorën e tyre ta udhëheqin këtë vend. Kur injorantët dhe analfabetët bëhen faktor, intelektualët dalin në pension të parakohshëm!
Kështu është kur shtetin e udhëheqin injorantët, analfabetët dhe njerëzit e korruptuar që ky popull i lejon të jenë në pushtet tash e 15 vjet!
Kështu është kur punësohen njerëz me lidhje familjare, afiliacione politike... dhe jo njerëz kompetent. Në shtetin ku udhëheqin kriminelët, injorantët dhe analfabetët çdo gjë është e mundur.

E mjerë Kosova në dorën e kujt ka mbetur. Thua se në tërë Kosovën nuk paska njerëz të shkolluar, por të na udhëheqin analfabetët, injorantët e hajdutët.
Më e keqja është që partitë politike, intelektualët e mirëfilltë po i kthejnë në militantë dhe tifozë të tyre. Kur intelektualët kthehen në militantë partie, injorantët e analfabetët bëhen faktorë. Kjo është fatkeqësia jonë.

Kosova deri kur do të durojë të udhëhiqet nga njerëzit e paditur?
Kosova deri kur do të durojë të vidhet në mënyrë të pamëshirshme nga këta politikanë të pamëshirshëm?
Kosova deri kur do të durojë t'i degradohet arsimi?
Kosova deri kur do të durojë t'i shiten asetet kombëtare? Kosovë deri kur do të durosh?

Për ta udhëhequr shtetin, Kosova ka mjaft burra të mençur dhe intelektualë të mirëfilltë. Sa nuk është bërë shumë vonë, partitë politike duhet me çdo kusht të gjejnë gjuhën e përbashkët, e t'i marrin afër vetes intelektualët e mirëfilltë për ta udhëhequr shtetin, për të penguar rënien e shtetit.

Se, dekompozimi moral dhe social politik, përfundimisht po i afrohet fundit të sajë të pashmangshëm. Nëse edhe në këto zgjedhje kjo gjendje nuk ndryshon që Kosovën ta udhëheqin intelektualët e mirëfilltë, atëherë këtij populli nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse t'i mbledh plaçkat e të ik nga ky vend që është pushtuar nga injorantët, analfabetët, debilët dhe kriminelët. Koha është për ndryshim...!

Faik KRASNIQI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 470 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi