Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lojëra humanitare
Publikuar më 15 prill, 2014 në orën 20:34 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kur ne erdhëm këtu përdoruesit e drogës numëroheshin me gishta, - thoshte Patriku, një francez që në Kosovë kishte ardhur me një shoqatë humanitare që kishte qëllim vetëdijsimin e shoqërisë e veqmas të rinjtë për dëmet që shkatonte droga.
Ai ishte elekricist me profesion që kërkonte punë në zanat të vetë, kur një mik i kishte ofruar që të bëhej ligjerues për drogat.

- Unë nuk di asgjë për këtë lëmi, i ishte përgjigjur Patriku i hutuar.
- Do të mësohesh, i tha miku, dhe kështu ndodhi. Ai u mësua më shpejt se q’e kishte menduar. Madje më vonë mori vesh që njerëz si ai ligjëronin për sidën, për helmet kimike e për shumë gjëra të tjera për të cilat kishin mësuar pak para se të bëheshin ligjërues. Këtu rolet ishin ndarë. Të menqurit ishin nga kjo anë, të tjerët ishin në anën tjetër. Ata pranonin ndihma dhe sipas një ligji të pashkruar duhej të merrnin edhe këshilla e të mësonin gjëra të reja që nuk i dinin.
Patriku mbante ligjërata nëpër shkolla dhe ishte i lumtur e i plotësuar me punën që bënte. Jetonte në Prizren, në qytetin e vjetër që në antikitet kishte pasur rrugë më të gjera se sot. Kur kishte kërkuar banesë i kishte thënë një miku vendas që nuk dëshironte të banonte në pjesën antike për shkak se mendonte që aty rrugët janë të ngushta dhe lëvizja me makinë do të ishte e vështirë. Me dëshirën e tij kishte përfunduar në një lagje të re e cila i kishte pasur rrugët më të ngushta se pjesa e vjetër e qytetit. Ishte habitur, dhe menjëherë kishte kërkuar që të zhvendosej në pjesën e vjetër të qytetit. Aty e kishte ndier veten më rehat.
Në një nga shkollat e Prizrenit kishte njohur një mësuese të re me të cilën Prizreni i dukej edhe më i bukur. Asnjë qytet, madje as qyteti i lindjes nuk është më i bukur se qyteti ku ke njohur dhe jetuar dashurinë, mendonte.
- A më do dhe ti mua siq të dua unë ty, e kishte pyetur Blertën një ditë.
- Po, sepse askush nuk mund të dashuroj pak, i ishte përgjigjur ajo.
Kishin kaluar vite e atyre u kishte lindur një vajzë, për të cilën Patriku falenderonte zotin që e kishte sjellë në jetë, meqë s’dinte kë të falenderonte tjetër. Gjendja e të qenit prind në fillim e kishte hutuar. E kishte futur në mendime të gjata, e i kishin ardhur në mend pyetje që s’u përgjigjej dot, por me kalimin e kohës e kishte kuptuar që këtu s’ka asgjë të vështirë, përkundrazi, secilën herë e më shumë po bindej që s’ka kënaqësi më të madhe se rritja e një fëmije. Ai në kohën e lirë kujdesej për vajzën, luante me të, madje zbulonte tek vetja talente që s’e kishte ditur se i kishte. Ai nuk e dinte që dinte të këndonte, e tani këndonte gjithnjë e më shpesh, dhe jo vetëm kur e vinte vajzën në gjumë.
Patriku vazhdonte të mbante ligjërata gjithandej vendit për efektet e drogës, por dalngadalë kishte filluar t’i formësohej një mendim për efektet e këtij mësimi. Se kush derdhte gjithë këto para për këto gjëra nuk e dinte. Ndonjë kartel i drogës mendonte dhe qeshte me vete. Kishte qeshur me të madhe kur i kishte thënë Blertës. –Paramendo... kishte dashur të vazhdoj por ajo e kishte ndërprerë.
- Ky është budallallëk, i kishte thënë.
- Nuk është.
- Është.
- E lëmë fare, më jep një gotë verë dhe një puthje, dhe ishin ulur pranë njëri-tjetrit e kishin pirë. Megjithatë ky budallallëk siq e quante Blerta nuk e linte të qetë.
- Përse tu shpjegohej për drogën njerëzve për të cilët droga ishte diçka e huaj?. Kujt i shërbejmë ne?, pyeste veten. Ne jemi disa njerëz që zbatojmë një plan të keq e të bërë për kushedi çfarë qëllimi, sepse ne vërtet përpiqemi të parandalojmë përdorimin e drogës , por efekti i këtij mundi ka sjellë rezultate të kundërta të cilat dikush i ka menduar apo i ka ditur nga përvoja të mëhershme. Pas gjithë këtyre shpjegimeve për efektet e dëmshme të drogës, numri i përdoruesve të saj ishte disafishuar, dhe këtë Patriku e lidhte drejtpërdrejt me mësimet që merreshin për të. I dukej vetja si prijës fetar që me emrin e zotit në gojë mundohet ta ndreq botën dhe bënë aq dëme sa djalli vetë do t’ja kishte lakmi.
- Ne duhet t’i ndërpresim këto mësime, i tha një ditë një drejtori të shkollës, dhe nisi t’i shpjegoj psenë, por atij s’i mbushej mendja.
- Jo, jo, unë nuk mendoj që ne po i bëjmë reklamë të keqes, e keni gabim, thoshte drejtori, megjithëse unë nuk mund ta ndaloj këtë edhe po të doja. Dhe Patriku e dinte këtë. Kjo shoqëri ishte trajtuar si një pacient që është kuruar gjatë për një sëmundje që nuk e ka, dhe tani kur sëmundja ishte shfaqur kura domosdo do të vazhdonte. Por duhej zgjedhur njerëzit dhe fjalët. E ai për veten e dinte që nuk ishte njeriu i duhur. Madje asnjëri nga këta njerëz, të vendit a të vendeve të tjera nuk ishin njerëzit e duhur për këtë çështje. Ata, me trajnime një ose dy javore e pandehnin veten profesionst të fushave të ndryshme, njësoj si fëmija që i vizaton mustaqet dhe e pandeh veten burrë.
- Unë nuk dëshiroj të jem ligjërues për drogat, i tha një ditë shefit të tij.
Ai e shikoi një copë herë.
- Po të jap një lëmi tjetër, iu përgjigj duke menduar që kjo lëndë i ishte mërzitur.
- Jo, jo, unë nuk dua të jem fare ligjërues. Kjo nuk është punë e imja, siq nuk është as e jotja, madje organizime të këtij lloji as që duhej të kishte.
- Dëshiron të pish diçka?, e pyeti shefi.
- Po, çkado..., një gotë frutujë.
Ai ia solli. Mori edhe një për vete dhe u ulë. Biseduan gjatë.
- A mund të bëjë diçka për ty Patrik? e pyeti shefi kur po e përcillte.
- Mos më zëvendëso. Nëse e bënë këtë do të ta dija për nder. Dhe u ndanë.
Ai shetiti gjatë, e pastaj shkoi e u ulë në një kafiteri buzë sheshit të shadërvanit. Këtu janë gjurmët e këmbëve të secilit prizrenas,e edhe të miat, të Blertës e të vajzës sime, mendoi dhe u rehatua në karrige. Si rrallëherë nuk kishte asnjë dyshim për vendimin e marrë.
-Unë nuk dua të jem pjesë e këtij humanizmi me maska, tha prerë dhe piu kafenë i lehtësuar.

Ireshtansi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 350 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi