Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROKURORI SALUSTRO NJË DINAK ANTISHQIPTAR IKËN PA NJË FERRË NË KËMBË!
Publikuar më 16 prill, 2014 në orën 03:26 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është komenti i tretë të cilin e kam shkruar brenda një viti për dinakun Salustro, i cili veproi dhe punoi sipas tekeve të tij në EULEX, pasi kishte ardhur nga ish-UNMIK-u, në Kosovë. Ishte i betuar që mos të lë gur as dru pa i rrotulluar për t`i ndjekur ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), me porosinë dhe betimin kundra-shqiptar! Tani u vërtetua katërçipërisht se ai vërtetë punonte dhe vepronte në Prokurorin dhe gjykatën e EULEX-it, por kokën e kishte në Beograd, Bruksel dhe në Moskë! Kthimi i tij atje nga i merrte porositë kundra-shqiptarëve, në veçanti kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dëshmua me kohë, nga kritikë, avokatë dhe opinion, për dinakëritë e tij të pista antishqiptare.

Prokurori Salustro ia mbathi “me të katërtat”, pa një ferrë në këmbë edhe pas punës së tij të shëmtuar dhe veprimit të tij kundër ish-ushtarakëve të UÇK-së, në Kosovë. Kundra mbrojtjes shqiptare (avokatëve), ka lënë gjurmë të pashlyera thjeshtë armiqësore. Ai me veprimet e tij antidemokratike, jo ligjore dhe kundërshtuese dhe kundërkushtetuese, veproi dhe u soll në kundërshtim me mbrojtjen, ligjet e luftës shkatërrimtare të gjenocidit dhe etnocidit. Salustro, veproi shumë herë kundër individëve pjesëmarrës në UÇK, luftës më të pastër të zhvilluar ndonjëherë për liri, çlirim dhe kundër tiranisë fashiste serbe. Ai herë-herë, është treguar, madje më skizofrenë se kasapi i Ballkanit! Sepse, skizofreni Milosheviq, jo sall në Kosovë, por në Kroaci e Bosnjë u dëshmua i tillë.

Me ndjekjen e paskrupullt të djemve të luftës, Salustro, shkeli të gjitha normat, konventat dhe rregullat ligjore të luftës dhe krimeve, të ushtruara mbi popullin e pafajshëm civilë. Te të gjitha moshave, kategorive, fëmijëve, grave, pleqve dhe plakave mbi njëqind vjeç! Marifeti i prokurorit në fjalë, të paguar dhe të përgatitur pikërisht me frymë kundra-shqiptare, ndërtojë karrierën e tij të pistë, me qëndrimin e tij prej prokurori dhe zanatliu të porositur nga persona në kuadër të Këshillit dhe Parlamentit Evropian, Serbisë, Rusisë dhe qarqeve tjera kundra-shqiptare.

Tani pasi gjet strehë tek ata, të cilët e kishin porosit se si të veprojë me shqiptarët në Kosovë, sikur kalimthi u theksua, sikur ai ka origjinë arbëreshe, diku atje nga Kalabria, Siçilia apo djalli i raft në fije, Napulia etj. Kjo s`mund të qëndroi. Edhe kjo parullë ka prapavijë antishqiptare, politike-diplomatike. Sepse, kundërshtarët serb të shqiptarëve, gjithmonë kanë lozur në këso gënjeshtra, duke i shpallur shqiptarët armiq kundër vetë shqiptarëve! Ka të vërtetë në këtë lojë, sepse ka plotë shembuj, kur shqiptarët si mbreti Zog, më parë armiku i përbetuar i vrarë nga dora e Avni Rrustemit, në Paris. Renegati Esat Pashë Toptani, ishte njëri nga ata. Pastaj Adem Zajmi, vrasësi i Haxhi Zekës, Zogu, vrasësi i Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit deri te mizoritë e shumë të tjerëve, njëmend vrasës shqiptarë, të patriotëve më të shquar të kombit. Nëse S. Berisha nuk ishte vrasës bashkë me I. Rugovën të individëve të caktuar, ata në fund të shekullit të kaluar dhe fillimin e këtij shekulli, popullit shqiptarë në të dy anët e atdheut, i shkaktuan dëme të mëdha. Për të cilat, një ditë histori do t`i sistemojë dhe do të shkruaj sall sipas të vërtetës së hidhur gjatë periudhës sa sunduan! Ata krijuan në tokën e gjakosur dhe të coptuar shumë viktima. E dinaku i ashtuquajtur prokuror, por i porositur, i cili tani me një krah incizime, dhe dëshmi të rreme e të projektuara, papritmas u gjend në Beograd. Ai në Kosovë e shfrytëzoi pikërisht djallëzinë e kurdisur nga vetë shqiptarët qafirë kundër shqiptarëve patriotë dhe liridashës...

Një person të tillë nuk duhej lëshuar aq lehtë të veprojë legalisht kundër djalërisë shqiptare, njerëzve të cilët rrokën armët për liri, çlirim dhe bashkim me pjesën tjetër të atdheut. Tani papritmas ai ikën, shkon apo (ftohet dhe sistemohet për vazhdimin e punës së tij të ultë, fashiste dhe kriminele në Beograd. Ai edhe ishte vegël e Brukselit, Beogradit, Moskës dhe gjithë armiqve të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Ushtrisë Çlirimtare, të dëshmuar me pastërtinë e saj të rrallë të ndodhur ndonjëherë në botë! E cila ka respektuar të gjitha konventat e luftës dhe paqes.

Po të ishte sulmuar seriozisht Salustro, siç u kritikua, u sulmua dhe me kohë për te u shkrua, duke u mbështetur në vërtetësinë e veprimit dhe dëshmive të cilat i jepnin avokatet shqiptar, duke u ballafaquan me te, për t`i mbrojtur viktimat e tyre nga gënjeshtrat, të cilat i sajonte dhe i pranonte ai, s`do të kishte mbërri aq lehtë në kryeqytetin serb! Pavarësisht kush e ftojë, kush e caktoi dhe kush do të manipulojë në të ardhmen me dëshmitë e sajuara dhe të rreme. Ai, me vete ka një serë incizimesh për të vazhduar në mënyrë permanente luftën kundër shqiptarëve, Kosovës, lirisë dhe gjeneratave në të ardhmen. Pasojat vazhdojnë, kurse Salustro shpëtoi pa asnjë ferrë në këmbë, duke zgjedhur edhe një ambient të përshtatshëm për viktimat e tij të radhës. Se a do të jenë ata edhe më tutje shqiptarët e UÇK-së, UÇMB-së, apo edhe serbë, kjo për te fare s`ka rëndësi. Ai kërkon dhe gjen viktima, punë dhe para. Atij nuk i intereson fare prestigji, Salustro një kriminel i pashpirt!

Për analet e gjyqësisë së Kosovës, ishte dhe mbetet një histori e dhimbshme për shumë djem dhe ish-ushtarak, madje për tërë Kosovën e pas Luftës Çlirimtare, sidomos për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qafiri nuk e ndoq asnjë serb, asnjë vrasës, asnjë kriminel, edhe pse ata sot e kësaj dite shëtisin lirshëm në Kosovë, Ballkan, Evropë dhe nëpër mbarë botën. Ai kishte mundësin t`ia fillonte nga vrasësi, tani në hetuesi në burgun e Mitrovicës O. Ivanoviq, për të dalë, të paktën te numri 50-100 syresh, vrasës, të cilët lëvizin në veriun të Mitrovicës, madje në çdo enklavë serbe nëpër Kosovë! Dhe ja, njëmend iku pa asnjë ferrë në këmbë, duke u rehatuar në Beograd! Nga edhe i merrte instruksionet, hetimet dhe “dëshmitë”e kurdisura për mrekulli, nga një far Dik Marty albanofobist i përbetuar! Ai dhe EULEX, patën jo pak miq, bashkëpunëtor dhe “dëshmitarë-spiunë shqiptarë”! Tani Kosovës, UÇK-së dhe shqiptarëve, po u kërcënohet një tjetër Tribunal-Gjykatë dhe EULEX, anti-kombëtare dhe anti-UÇK!, anti-kosovar!

Qerim Pllana-Toplica

Prishtinë, më 15 prill, 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 738 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi