Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PERËNDIMI DHE AMERIKA DUHET TË NDALIN “HITLERIN E RI”, ADOLF PUTININ… DERISA NUK DO TE JETË TEPËR VONË!
Publikuar më 17 prill, 2014 në orën 04:11 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vetëm një shtet i bashkuar shqiptar (Shqiperi Etnike) dhe një shtet i bashkuar rumun (Rumania + Moldavia), të mbrojtur nga fuqia ushtarake perëndimore janë garanci e ndaljes së projektit pansllavist të EURUSISË të Adolf Putinit, ky magjistari i falsifikimit të së drejtës së vetëvendosjes nëpërmjet orkestrimit të sabotimeve dhe planeve naziste të pushtimit te tipit Krimea.

Dikur, nga moskokëcarja e Evropës përendimore, një lider skizofren, me dëshirë madhështore për pushtimin e botës, Adolf Hitleri, filloi aksionet e para pushtuese..Qendrimi miqësor të Britanisë së Madhe, paaftësia e Francës i kanë dhenë kurajo këtij lideri për hapa të metutjeshme. Aneksimi i Austrise, “Anschlussi” dhe invadimi i Cekoslovakise dhe i Polonise kane patur reagime të padukshme. Rikujtojmë protestin formal i Britanisë së Madhe në rastin e “Anschlussit”, por pranimin e tij. Rikujtojmë shpalljen e luftës nga ana e fuqive të mëdha përendimore në rastin e sulmit ndaj Polonisë, por sakrifikimi i saj në duart ruso-gjermane! Dhe, kur nuk din të ndalesh të keqen, e keqja të godet ty mu në kokë!. Franca ishte e paralizuar nga sulmi i Gjermanisë naziste me anë të Blitz Kriegut. Bota arriti shumë vonë të mobilizohet dhe, mbi kufomat e mijëra e mijëra ushtarëve të rinj të vrarë nga bombat, plumbat, tankët…. nëpër fronteve të luftës.
74 vjet më vonë, përsëritet historia. Në Moskë rilindet një Adolf Hitler i ri. Është ky presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Cari” Putin endërron edhe ai “hapësirë vitale” për Nënën Rusi….! Një perandori e re, EURUSI. Shënjestra e parë… Krimea. Me një skenar të përgatitur mirë nga shërbimet speciale inteligjente ruse po inskenohet shpalljen e “Republikës Donetk”, me anë të shpërdorimit të së drejtës së vetëvendosjes.
Dhe si Chamberlaini dikur, edhe SHBA ngurron t’í jep një reagim të rreptë Adolf Putinit, duke thenë “nuk do hyjmë në luftë për Ukrainën”. Edhe Evropa ngurron… flitet për marrëveshje mes saj dhe Rusisë, me vështrimin e ngushtë se Rusia po i jep gaz Evropës. Por. kur ujku i jep bukë deles dhe delja shtrin një dorë, në fund do t’i ha dorën deles torrollake!
Shënjestra e dytë… Odessa. Të njëjtat agjentë rusë që janë implikuar në Krime orkestrojnë shpalljen e “Republikës Odessa”
Duhet pohuar se situata është shumë e ndieshme dhe shqetësuese edhe në Moldavi. Duke përfituar nga mosreagimi i strukturave shtetërore të Moldavisë, në vecanti të shërbimeve të sigurisë moldave, shërbimi rus vepron në Moldavi më shumë sesa në shtëpinë e vet, në Moskë. Gjithashtu lufta informacionale u ka thartuar trutë fshatarëve, duke mbjellë një nostalgji pro-sovjetike. Për moment, Transnistria do të përdoret si bazë lansimi të trupave ruse deri në Odessa, prapa shpinës së trupave ukrainase. Shtypi ukrainas lajmëroi se njerëz në një gjendje fizike të shkëlqyer po vijnë në aeroportin e Kishinaut, kryeqyteti i Moldavisë dhe në mënyrë të organizuar shkojnë drejt Transnistrisë. Dhe lëvizen e lëvizen…
Shtrohet pyetja: ku do të ndalet Putini? Dje … Krimea. Sot… Odessa. Neser Transnistria e Moldavia?! Pasnesër cka do të vazhdojë? Franca? Gjermania? Shtrirje territoriale deri në skajin e botës?!
Këto mendime duhet të shqetësojnë liderët e botës. Të zgjohen nga gjumi. Dhe në një reagim të fuqishëm duhet të marrin masa urgjente:
-forcimin e strukturave të sigurisë, ushtrisë dhe policisë të Ukrainës me ndihme ekonomike, ushtarake dhe politike dhene ketij shteti;
-prani ushtarake shumë më të fuqishme në Detin e Zi dhe në vendet të tjera të kërcënuar;
-bashkimi i Moldavisë me Rumaninë;
-krijimi i shtetit të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, Shqiperia Etnike.
Vetëm një shtet i bashkuar shqiptar dhe një shtet i bashkuar rumun të mbrojtur nga fuqia ushtarake perëndimore janë garanci e ndaljes së projektit pansllavist të EURUSISË të Adolf Putinit, ky magjistari i falsifikimit të së drejtës së vetëvendosjes nëpërmjet orkestrimit të sabotimeve dhe planeve naziste të pushtimit te tipit Krimea.

Mona Agrigoroaiei

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 1,224 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi