Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TRIBUNALI KUNDËR UÇK-SË, NJOLLOSJE E LUFTËS SË SHENJTË
Publikuar më 17 prill, 2014 në orën 04:22 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jo Tribunalit, të imponuar nga BE-ja, ose-ose...?

“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë korave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrinë e Madh, osmanët Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak.” -Lamartini

Duke u nisur nga thënia e popullit se: “Lum i forti e mjerë i ligu” kjo thënie sikur po na përsëritet shpesh në dëm të kombit, që nga paqja e Shën Stefanit, konferenca e Berlinit si dhe ajo e Ambasadorëve të Londër, Për këtë papërgjegjshmëri, asnjëherë deri më sot Evropës nuk i shkoi në mendje t’i rishikoi gabimet e bëra në dëm të shqiptarëve dhe në anën tjetër të heq dorë nga favorizimi dhënë shtetit më të kriminalizuar në botë, Serbisë.
Ky lojalitet i BE nuk është aspak demokratike, në vend se të dënohet dhe të krijohen tribunale kundër Serbisë, Serbia ende favorizohet. Kjo intencat e qëllimtë e BE-së për të hapur një gjykatë speciale kundër UÇK-së është joserioze dhe aspak e ndershme; Kur dihej se UÇK-ja kërkonte jo më shumë se lirinë, atë liri që dikur me ndihmën e Evropianëve Serbia ua mori Shqiptarëve. E me këtë të lë përshtypja se BE-ja synon që luftën e pastër dhe fisnike të UÇK-së ta barazojnë me luftën kriminale të Serbisë dhe në anën tjetër të arsyetoi, apo t’i hesht krimet e bëra mbi tri shtetet si:në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kroaci, nga Serbia.
Themelimi i këtij Tribunal shihet qartë se nuk ka për qëllim ta vejë drejtësinë në vend, po ta arsyetoi krimin dhe në saje të kësaj gjykate të dënohen ushtarët dhe komandantët UÇK-së.
BE-ja në vend se t’i shëron plagët, kjo mbi këto plagë po vë helm dhe po fut frikë tek politika shqiptare të cilët kanë rënë pre e politikës së njëanshme të BE-së, e cila përmes akuzave të pabaza synon ta zhvlerësoi luftën e drejtë dhe fisnike të UÇK-së (që pat partner edhe SHBAN etj), dhe të krijoj panik që shqiptarët të heqin dorë nga e drejta për të realizuar vullnetin e tyre për Shqipërinë Etnike.
BE-ja përmes këtij tribunali synon ta rehabiliton shtetin kriminal të Serbisë dhe në anën tjetër ta gjykoi luftën e drejtë të ushtrisë çlirimtare që kishin për qëllim mbrojtjen e popullatës të mos masakrohej nga egërsira serbe, madje në saje të luftës më të ndershme në botë që bëri UÇK-ja i tregoi botës dhe BE se duam liri e jo gjakderdhje, paq e jo kriminalitet siç bëri dhe bënë shteti Serb.

BE-ja edhe pas këtij tribunali të njëanshëm kundër UÇK-së, çka do të bëni më tutje për t’i plotësuar epshet e Serbisë...?

Duke përcjellë historinë e dhimbshme mbi fatin shqiptar, e njëherë duke parë njëanshmërinë e Evropianëve, na bënë të mendojmë se Evropianët fshihet pas palltos së Serbisë, sidomos me insistimin e fundit për krijimin e një tribunali kundër UÇK-së
Ky tribunal kundër UÇK-së dhe Ushtarit çlirimtarët është më tepër përpjekje se sa drejtësi. Përpjekje për ta barazuar UÇK-në me kriminelët dhe shtetin kriminal të Serbisë, ndonëse më këto trysni të supozuar dhe të qëllimta mundohen që luftën e shenjët të UÇK-së ta kthejnë në një luftë krimi, apo grupore, siç edhe i quante dikur njeriu i pacifizmit, të frustruar etj.










Për këtë injorancë ndaj UÇK-së nuk duhet t’i mbetet përgjegjësia vetëm BE. Këtë përgjegjësi e kanë edhe institucionet tona që dolën nga vota e popullit, që për fat të keq këtë votë po e keqpërdorin për interesat e tyre të ngushta. Po ashtu kemi parti dhe individ, siç ishin edhe para e pas luftës, që i gëzohet themelimit të këtij tribunali, të tillët ishin dhe janë ende të gatshëm të sajojnë “dosje” të pabazuara kundër UÇK-së dhe komandantëve të saj.
Siç është dhe shpifja për shtëpinë e verdhë që nuk dolën jorastësisht në skenë nga Dick Marty. Për këtë shpifje kontribuuan edhe shumë shqipfolës vetëm e vetëm për të gjet mundësi për t’i dënuar ushtarët e lirisë me procese të montuara. Duke mos rezultuar e suksesshme shtëpia e verdhë dhe shpifjet se gjoja për transplantimin e organeve trupore qenkan përgjegjës UÇK-ja. Ndonëse dihej mirë që këto transplanto bëhen në kushte shumë të sofistikuara dhe me përgjegjësi e përcjellje aparaturash që edhe në këtë kohë shumë shtete të Evropës dhe të botës nuk kanë këtë mundësi. Deri sa Serbia që e kishte dhe e ka këtë mundësi pse BE-ja nuk e ngrit këtë pistë dyshimi mbi ta dhe të kërkoi me një ngulmë trupat e 1200 të zhdukurve shqiptar se mos ky transplanto është zhvilluar nga ky shtet kriminal dhe me politikën e saj ka ngritur këtë çështje për t’u hedhur UÇK-së përmes Dic Martit dhe njerëzve që i ka përfituar Serbia.
Ky modalitet, që ta gjykoi në tërësi UÇK-në, përmes themelimit të një tribunali është më tepër politikë se sa realistë, më tepër një qëllim se sa një arsyeshmëri dhe në fund të fundit mbizotëron ideja e BE-së se duhet të dënohet patjetër UÇK-ja.

Për këtë themelim të tribunalit, për keqardhje disa individ e parti i gëzoheshin, sepse përmes kësaj fushate të akuzave të pabaza ndaj ushtarëve të lirisë, sikur këta individët të dyshuar dhe të dështuar politikisht pastrohen nga e kaluara Titiste.
Kjo fyerje e UÇK-së dhe ndryshimi i kushtetutës së Kosovës, me miratimin e këtij tribunali, nuk i bënë nder popullit dhe as politikëbërësve të saj mbase edhe s’është e drejtë që të nëpërkëmbet UÇK-ja me supozime dhe të degradohet lufta e shenjtë e UÇK-së.
Nëse dënohet UÇK-ja pse paska vëra kriminel dhe bashkëpunëtor të saj gjatë luftës dhe betejave luftarake, apo pse ka rezistuar kundër pushtuesit Serbë, kjo nuk është arsye për të qenë BE-ja kundër UÇK-së dhe për t’i ndjek ushtarët e saj. Pikërisht për këtë dënim duhet të dënohej Serbia që kishte kryer krime, dhunime e dëbime, që edhe vet BE-ja i di, e fundja e fundit Serbia ishte agresore në trojet Shqiptare.

jo Tribunalit të imponuar nga BE-ja, ose-ose...?

Realisht duke i par intencat e qëllimta të BE-së për favorizimin e Serbisë them se nuk duhet të votohej ky imponim me moto ose-ose, Meqë politika shqiptare është zë ngushtë atëherë ta zgjedhë të keqen më të vogël. Mendoi se politika duhet të mbështetet mbi këto parime:
T’ua bëjë me dije BE- se lufta e UÇK-së ishte luftë Çlirimtare dhe për çlirimtarët nuk ka gjykata. Gjykata duhet të ngritët për ata që krijuan gjenocid, dhunë dëbime, serbët.
Të merret me Dck Martin dhe të studiohet se nga gjithë ky vrer për shqiptarët, për këtë të ngritët kundër tij, Dck Martin, një padi për shpifje që bënë kundër UÇK-së dhe ndershmërisë së luftës së saj.

Në asnjë rast të mos lejohej, që për interesin Serbisë,BE-ja ta zhvlerëson luftën e shenjtë të UÇK-së, nga halli se si ta shpëtojnë Serbin dhe ta fusin në BE me të gjitha ato krime makabër të bëra.
Është mirë që të gjithë spektri politik i Kosovës bashkë me veteranët dhe qytetarët të shpalosin idetë më të mira dhe të pranueshme, nga fakti se jemi ardhur te akti i fundit ose-ose. Për këtë nuk do ngutje, siç po ndodhë me deklarime të pamatura të disa politikanëve. UÇK-ja nuk e meriton këtë fyerje.
Në fund Përmendorja e Adem Jasharit në Prishtinë do të jetë fundi i të gjitha dyshimeve të BE-së dhe sulmeve kundër UÇK-së.
Jo-ja është mbrojtja më e mirë e vlerave të UÇK-së.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 530 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi