Me rastin e 15-vjetorit të rënies në fushën e betejës është përkujtuar dhe nderuar, gjeneral Shkëlzen Haradinaj dhe katër bashkëluftëtarët e tij.
Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të kombit në Gllogjan, janë bërë homazhe dhe nderime nga delegacione të ndryshme.
Vëllai i gjeneral Haradinaj, njëherësh ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 16 prill të vitit 1999 kanë renë djemtë më të zotë të kombit. “Më 16 prill ka qenë një betejë e ashpër, kanë rënë djem të zotë. Ka qenë një prej luftërave tona më të vështira në mbrojtje të civilëve. Tash jemi në përkujtim, është traditë e mirë për të bërë homazhe në përvjetor“, ka deklaruar Haradinaj.
Homazhe dhe nderime gjatë ditës janë zhvilluar edhe në qendër të Pejës, pranë shtatores së gjeneral Shkëlzen Haradinaj.
|