Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A po diskreditohet lufta e UÇK-së?
Publikuar më 19 prill, 2014 në orën 03:11 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kjo dhemb shumë! Për çdo qytetar me dinjitet, padyshim se kjo paraqet fyerjen më të madhe për kombin dhe shtetin. Se kjo nuk është çështje politike, s’do fjalë. Shkuarja e ish-gjyqtarit të UNMIK-ut dhe së fundmi ish-shef i EULEX-it në Beograd për të punuar si këshilltar i kryeprokurorit serb Bruno Vekaric, padyshim se ngre edhe më shumë dilema nga më të ndryshmet. Përpjekjet e tij të pareshtura me një motivacion të paparë për t’i gjykuar ish figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të drejtë u panë si të pabazuara juridikisht dhe me pretekst të porositur nga jashtë. Kjo shumëkënd e bëri ta mallkoj karizmin e tij.

E si të mos mallkohen përpjekjet nga kushdo çoftë kur gjithçka shkoi mbrapsht në aspektin e vënies se një drejtësie të padrejtësi. Që nga paslufta jo thjeshtë individët, por e tërë lufta dhe i tërë emri i plotë “UÇK” goditet kobshëm nga të tilla përpjekje, veprimet guerile e luftarake të të cilëve asnjëherë nuk shkelën normat e luftës të së drejtës ndërkombëtare. Meqë e thamë që në fillim se kjo sigurisht që është çështje politike, atëherë nuk do hymë më thellë për të shpjeguar se çka në të vërtet është krim lufte përderisa termi vetëmbrojtje e justifikon të tërën. Dua ta them qysh në fillim: Të lexosh vetëm një libër të shkruar drejtë për luftën në Kosovë, në mbarim të tij nuk je më ai që kishe qenë disa orë më parë. Derisa lexoja librin “Histori të tmerrit – 1999″, shumë herë m’u desh të ndalem, të vështroj jashtë nga dritarja, për t’u bindur se bota reale ekziston vërtet, se njerëzit vazhdojnë të ecin normalisht, se ata bisedojnë si përherë, se ata nuk e kanë humbur buzëqeshjen, se bëjnë ende plane për jetën… Megjithatë, pas këtij libri, kurrsesi s’mund të jesh më ai që ke qenë. Sepse në botë, këtu, mu në zemër të Evropës, ka ndodhur diçka e kobshme, e paparë, hollësitë e së cilës njerëzit duhet t’i mësojnë me urgjencë, për të ditur si ta mbrojnë atë bisedë, ato plane, atë ecje të përditshme, gjithçka që mban në këmbë atë që quhet jetë njerëzore. Para syve të të gjithëve u shpalos e vërteta e një populli të tërë, që, kokulur, i poshtëruar, u përzu dhunshëm nga trojet e veta. Gjurmët e krimit të përgjakur ishin ngado. Për më tepër, të lexosh tani, afër pesëmbëdhjetë vjet pas luftës, rrëfimet e grave dhe vajzave të mbijetuara, që e provuan mbi kurriz të tyre këtë fat të zi, të pakundshoq, është një hata tjetër. Fotografitë mbase flasin më shumë se fjalët. Thjeshtë, ngelesh pa gojë. Askush në botë nuk do dijë, nuk do mund të flasë për ta se çfarë iu kanë parë sytë. “Kam parë kaq shumë tmerre sa nuk dua të kem më sy”, thotë një nënë shqiptare kur takon zonjën Clinton në kampet e Bllacës. Ndjek rrëfimet e tyre faqe pas faqeje. E ndërpres leximin. Marr frymë përsëri, për të vazhduar. Nuk është e lehtë të vazhdosh një libër të tillë. Dhe tmerri vazhdon e nuk ndalet. Janë kaq të shumta dëshmitë, janë kaq të padurueshme. “M’i vranë të pesë djemtë!” thotë Zojë Preni nga Korenica. “Ku po don me ta pre djalin?”, i thonë kriminelët Trashe Sokolit nga Meja. 377 persona të likuiduar brenda një dite të vetme, një çasti. Dhe numri i viktimave shkon kështu me radhë, me radhë, pa u ndalur, pa u tutur nga asgjë. Epo, ç’përshtypje mund t’i kenë bërë këto ish-prokurorit Salustro dhe të tjerëve. Parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë, sipas të cilave një prokuror duhet t’i kryen detyrat me paanshmëri dhe kujdes, dhe duhet të shmang çdo sjellje apo situatë që mund të vërë në pikëpyetje integritetin apo paanshmërinë e prokurorit, atëherë kjo tashmë nuk do fjalë që këto parime kanë qenë shkelur nga prokuroi Salustro qysh nga fillimi. Të tilla parime janë shkelur jo rrallëherë edhe nga vet komuniteti ndërkombëtar të cilët në vazhdimësi kërkuan llogaridhënie nga viktima e jo nga agresori. Sido që të jetë, Kosova do ta përballoj edhe njëherë stuhinë e pareshtur nga jashtë për të mos u njollosur faqja e bardhë e luftës së drejtë të UCK-së dhe ish-ushtarëve të saj të pashoq.

Hilmi Gashi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 433 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi