Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Babadimri dhe Hashim Thaçi!
Publikuar më 19 prill, 2014 në orën 03:14 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në aspektin mitologjik Babadimri është një personazh pozitiv që nuk ka moshë dhe jeton jashtë kohës, i cili i është adaptuar dokeve, religjioneve, kulturave dhe popujve të ndryshëm dhe për të cilin në pjesën dërrmuese të botës së qytetëruar besohet që u sjell dhurata fëmijëve të mirë natën e 24 dhjetorit në vigjiljen e Kërshëndellave.

Mendohet se miti mbi Babadimrin modern filloi pikërisht më 23 dhjetor 1822 kur profesori i varfër amerikan Clement Clarke Moore, para Kërshëndellave e kishte shkruar dhe ua ishte recituar fëmijëve të vet poezinë: ''Vizita e Shën Nikollës''(titulli origjinal i saj ishte ''The Night before Christmas'') e cila pastaj ishte botuar në gazetën ''Sentinel'' të qytetit Troy.

Ky personazh i imagjinuar me kalimin e kohës ka pësuar ndryshime por megjithatë që nga viti 1822 e deri më sot ai, duke hyrë përmes oxhakëve të shtëpive ua sjell fëmijëve dhuratat për festat e fundvitit.

Në versione të tjera, Nikola i shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpërmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai i Kërshëndellave dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.

Gjatë periudhave të ndryshme kohore, në prapavijë të këtij miti modern janë krijuar shumë tregime mbi dallimet fetare, racore dhe etnike në qytetërimin bashkëkohor.

Kryeministri Hashim Thaçi, e ka hapur thesin si Babadimri. E ka lëshuar dorën dhe nga po shkon po bënë premtime. Thaçi pas vizitave që po i bënë vendeve të ndryshme nëpër Kosovë, nuk po lenë pa bërë ndonjë premtim.
Në një ambient politik ku opozita është shumë pasive dhe po ndjek vetëm hapat e kryeministrit, kryeministri Thaçi shpesh po jep edhe premtime të parealizueshme.
Kryeministri Thaçi po merr vendime të rëndësishme dhe tashmë ka hyrë në fushatë të parakohshme paraelektorale, sepse duket në panik se do t'i humb zgjedhjet. Sidoqoftë, ai pas shtatë vitesh në pushtet po dëshmon, përmes aseteve të shtetit, se me pak vullnet politik ka mundur t'i realizojë këto premtime para dy-tre vitesh, e jo tash fare në fund të mandatit. Nuk ka dyshim se vendime te tilla rrjedhin ekskluzivisht nga fushata elektorale dhe pasionet politike të atmosferës zgjedhore. Por, këto vendime dhe premtime është duke i bërë në mënyrë të paanalizuar dhe aty për aty i diktuar vetëm nga politika e përfitimit të çastit. Ulja e semestrit, si reduktim i të hyrave vetanake pa një strategji për mbulimin e deficiteve financiare mund të jetë me pasoja fatale për bartësit publik të arsimit të lartë dhe një goditje serioze për jetën akademike në vend edhe ashtu në krize të madhe. Me gjithë rekomandimet e FMN-së se rritja e pagave nuk guxon të shkojë më shumë se 13 përqind, ai mori një hap të ''guximshëm'' duke rritur pagat për 25 përqind. Këto premtime dhe vendime të tij janë një strategji paraelektorale për të përfituar sa më shumë vota, rrjedhimisht, për të udhëhequr me qeverinë edhe për një mandat të radhës.Keqpërdorimi i pozitës për të bërë fushatë, sidomos në muajt e fundit, përbën një shkelje të moralit politik dhe dëmton demokracinë në Kosovë, meqë po e bën të parëndësishme një periudhë katërvjeçare qeverisëse në të cilën kryeministri do të duhej të ishte aktiv duke i shtyrë të gjitha vendimet në muajt e fundit të mandatit qeverisës
Por strategjia e tij është totalisht e gabuar, sepse treni nuk mund të kapet kur është në ecje e sipër! Pas disfatës të rëndë që do të pësoj në këto zgjedhje të përgjithshme, kryeministri Thaçi do të ngelet një mit si Babadimri, i cili do të mbahet në mend vetëm si njeri i premtimeve të mëdha dhe drejtues i një qeverie skandaloze, nepotike dhe më e korruptuara në Evropë!

Faik KRASNIQI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 339 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi