Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TËRMET NË MITIN E LASHTËSISË GREKE
Publikuar më 19 prill, 2014 në orën 03:22 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në mungesë të shkrimeve pellazgjike (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit helene). ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë të ashtuquajtur greke, toponimet, eronimet, oponimet, anthroponimet, që edhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe. (Aref Mati – Aref Mathieu).

Puna e Aref Matit “Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Univrsitetit Paris-Sorbon”, duhet të kthehet në pikë referimi, në bibliografi për të gjithë shkencëtarët e botës që do të merren këtej e tutje me antikitetin evropian.

Nga: Profesor Gene Haddlebury kryetar i Studimeve Helenistike ne Univerisitetin Georgetown.

HISTORIANET - E kemi sajuar Greqinë e lashtë ^ B ^

(L’Albania, Storia antica Spiralismo, Nuova movimento letterario in Albania il mosaic magico della basilica iliro – albanesi.)
Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht Greqinë e lashtë”, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor. Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë, ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërpreje në periudhën mes viteve 1971 – 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”

“Sinqerisht, asnjë herë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është afruar të japë dorёheqjen nga pozicioni i tij si kryetari i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgeton. “Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë; Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjitha llojet e kolonave, gjithçka. Sipas Haddlebury, ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi, kur ai dhe akademikë të tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të frustuar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat, duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve, se në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia kartografia dhe demokracia. Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjitha këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet më parë”, tha Haddlebury “Kështu rrodhën gjerat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë, ne mbërritëm tek gjithçkaja, që nga përpjestimi i drejtë deri tek Iliada”. “Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar Historians Admit To Inventing Ancient Greeks. Historianët: E kemi sajuar Greqinë e lashtë, sipas poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të perëndimit. “Por gjithsesi, na eci”.

Përrreth së njëjtës kohe, një kurator në istitutin Smithsonian, kërkoi ndihmën e Harddleburyt: Muzeu kishte marrë një donacion të majmë për të krijuar një ekspozite mbi botën e lashtë “por faktikisht nuk kishte shumë gjëra për të vendosur aty”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar me shpejtësi prova të një qytetërimi që, i plotësuar me poetët e filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë, do të bëhej më vonë pika qendrore e librave shkollore, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të shkencave njerëzore. Emily Nguyen-Whiteman, njëra prej akademikeve të reja, shpjegoi se e gjithë arkitektura e lashtë greke bazohej në ndërtesa në Washington, duke përfshirë edhe një bankë që ndodhej matanë rrugës përballë kafenesë ku “ata ishin mbledhur për të rrahur idetë mbi mitologjinë e të tjera si këto. Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se askush nuk do të shkonte atje të kontrollonte”, tha ajo. “E keni parë ndonjëherë atë vend? Eshtë një varr i braktisur i mbushur me mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të kërkonin nga këto gjëra “të lashta” dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur gjurmët”. Nguyen Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua dhe detyra që të ndryshonte dokumente që varionin nga Biblat e hershme, deri te shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si paraardhësja e saj e lashtë. Historianët u thanë gazetarëve se disa prej ideve të ashtuquajtura greke, ishin në fakt të huazuara nga romakët. Por për të tjerat ata thanë se ishin ide që kishin sajuar vetë. “Gjeometria, ishte gjithçka ide e Kevin” tha Haddlebury, duke iu referuar ish – studentit të sapodiplomuar në atë kohë, Kevin Davenport. “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh, sot mësojmë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e quajnë gjeometria Euklidiane”.
Në një deklaratë ku shprehen, se kërkojnë falje për këtë gënjeshtër të madhe me temë lashtësinë, historianët shprehën shpresën se vepra e tyre do të mbijetoj për meritë të vet.
”Do të ishte turp të shihnim njerëzimin të braktiste arritje të tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetëm pёr shkak të origjinës së tyre”, thuhej në deklaratë. “Veç kësaj, kemi disa gjëra zhgënjyese për t’iu thënë në lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinën, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentë”. (Profesor Gene Haddlebury, Kryetar I studimeve Helenistike ne Universitetin e Georgetoun. Burimi: (Profesor Gene Haddlebury kryetari i Studimeve Helenistike ne Universitetin e Georgetown U.S.A.). 20 tetor 2010).

Pregatitur nga: Rasim Bebo

Addison Çikago
prill 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 1,339 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi