Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dështimi nga “kompleksi i autoritetit”
Publikuar më 19 prill, 2014 në orën 03:26 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shtetësia mund të marri kuptim, mund të ringjallet nëse shtohet autoriteti dhe përgjegjësia për të. Në të kundërtën ka dyshime se shteti më i ri mund të shndërrohet në një zgavër të madhe, ku nuk mund të gjendet aspak sovranitet.

Institucionet qeveritare nuk funksionojnë më, përpos jashtë kushtetueses në vend. Sepse institucionet qeveritare kanë shkelur vazhdimisht kushtetutën dhe e gjitha tani e tutje është Ai funksionim jashtë kushtetutës, dhe ky jo funksionalitet i këtyre institucioneve qeveritare përbënë më pak interesa për vendin, vetëm në rast se ajo shfaq ndonjë rreziku mbi sovranitetin, atëherë strukturat kombëtare duhet të kenë mobilizim të përgjegjshëm karshi interesit nacional të vendit ( shih veriun e vendit).

Nuk ka dyshim se detyrat e qeverisjes në këtë shkallë të obligimeve për tu kryer janë lënë në duar të kapadaive, të të korruptuarve, krerëve të klaneve mafioze, figurave të filtruara me religjionin radikal dhe më këtë shkapërderdhje të pakuptimtë shtetërore, do të kemi dështimin e pashpallur të shtetësisë sonë.
Kryeministri ka akuza të rënda kriminale, për trafikim organesh, gjatë luftës (shih “akuzat” e Dicke Martyt,[1] ish parlamentarit ne BE), zgjidhja e Enver Hasani, këshilltarit të tij të dikurshëm (gjatë luftës), në postin kryetar të gjykatës kushtetuese, pastaj shih kryetaret e komunave me dosje kriminale (Akuzat e N. Bllacës I dhe II), me dosje korruptive dhe ne procese gjyqësore për shkelje ligjore e kushtetuese.

Më këtë pasqyrë-gjendje qeveria nuk e mbron dot shtetin, sepse askush nuk ka më moral dhe autoritet për të besuar në mbrojtje të shtetit.
Shkeljet e hapura të sovranitetit të Kosovës nga kriminelet dhe rebelet serb të veriut, nga kjo qeveri e vendit nuk morën asnjëherë përgjigjeje të duhur. Madje edhe kur mësymja e forcave speciale ROSU në kufi dhe largimi i tyre i menjëhershëm me një polic të vrarë, dhe për menjëherë kthimi i tyre ne stacione me qetësi, tregon se nuk ka më moral dhe autoritet për këtë qeveri dhe për këtë shtet.

Kosova vazhdon të identifikohet si një shtet i krijuar nga perëndimi, por akoma pa u integruar në familjen perëndimore, me shumë misione të huaja ndërkombëtare. Shtetësia mund të marri kuptim, mund të ringjallet nëse shtohet autoriteti dhe përgjegjësia për të. Në të kundërtën ka dyshime se shteti më i ri mund të shndërrohet në një zgavër të madhe, ku nuk mund të gjendet aspak sovranitet. Në Kosovë vendosin ambasadoret e thjeshtë të vendeve të huaja, ndërsa qeveritaret tanë të zgjedhur vet manipulohen dhe gënjejnë përditë mbi sovranitetin e shtetit.

Kosova rrezikon të shembet nga “kompleksi i autoritetit”, ngase nuk ka kush ta ndal krimin, korrupsionin, radikalizmin fetar, mashtrimet, migrimin e qytetarëve dhe plotë shkelje ligjore sa që edhe kushtetuta e vendit është shndërruar si “brekët e lavireve”, qe ngjitën vetëm atëherë kur i do estetika e tyre.

[1]. http://www.spiegel.de/politik/ausland/vorwuerfe-im-europarat-kosovo-premier-tha-i-soll-an-organmafia-beteiligt-sein-a-734741.html

17 Prill 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 501 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi