Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjaku i Dëshmorëve bën historinë e lirisë
Publikuar më 19 prill, 2014 në orën 04:00 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Refik Gërbeshi, Dëshmorët e Kombit – Mareci ’99, Prishtinë, 2014)

Përkufizimi

Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë. Përkufizimi gjaku i dëshmorëve bën historinë e lirisë, mund të duket abstrakcion krijues, por kur lexon veprën e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit – Mareci ’99, atëherë qartësohet dhe konkretizohet rrafshi kombëtar, jo vetëm i idealit të tyre, por edhe i gatishmërisë për të dhënë jetën.

Hyrja
Kur lexon veprën e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99, hapen udhët për të hetuar shkollën e edukimit kombëtar, që ka rritur djemt dhe vajzat e lirisë, hapen rrugët për të hetuar idealin që e kishin mësuar nëpër këngët dhe bëmat e stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve të tyre, të cilët kërkesave të historisë i kishin bërë ballë me pushkën krahut dhe me sakrificën e tyre.
Kjo shkollë e madhe e atdhedashurisë ishte bërë pjesë e jetës së të rinjve e të rejave shqiptare, edhe të dëshmorëve të Marecit, ishte bërë pjesë e idealeve, të cilat bëhen realitet historik vetëm me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishin bërë pjesë e këtij realizimi të këtyre idealeve edhe Dëshmorët e Kombit nga Mareci i Shyt Marecit dhe i bashkëluftëtarve të tij. Prandaj, mund të thuhet, se ishte bërë shkollë edhe për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve që kishin derdhur gjakun për lirinë e tokave të pushtuara.

Historia e atdheut shkruhet edhe me gjakun e tyre

Autori Refik Gërbeshi, fillimisht është marrë me historinë e gjatë të këtij toponimi dhe të këtij vendbanimi. Është marrë me gjëllimin e tij nëpër të gjitha stuhitë e kohrave, të cilat kishin lënë gjurmët e tyre edhe në kujtesën e berezave të shqiptarëve të kësaj ane.
Prandaj, kur lexon të dhënat që ka afruar autori i kësaj vepre, Refik Gërbeshi, në monografinë e tij Dëshmorët e Kombit - Mareci ‘99, lexuesi ka përshtypjen se po shfleton historinë shekullore të kësaj treve të lashtë shqiptare, ekzistenca e sëcilës arrinë deri në legjenda. Më tutje, lexuesi ka përshtypjen se po lexon gatishmërinë e brezave të burrave shqiptarë, të të gjithë brezave, për të dhënë jetën për tokën e tyre. Doemos krijohet bindja, e mbështetur në fakte se jo vetëm udha e ardhjes së lirisë, por e tërë historia e kësaj pjese të atdheut gjëllinë në gjakun e tyre, merrë frymë me gjakun e tyre, bëhet realitet jetësor i shqiptarëve të lirë, me gjakun e tyre dhe, në fund të fundit, bëhet pjesë e jetës sonë historike duke kultivuar shenjat e kujtesës sonë kombëtare.

Ndërtimi i veprës për Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99

Vepra e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit - Mareci ‘99, ka një strukturë të veçantë ndërtimi. Autori ka shpaluar së pari disa veçori karakteristike të kësaj treve, jo vetëm në kohën e pushtimit të saj, por edhe përtej lashtësive historike, që nga gojëdhënat dhe legjendat. Thuajse autori ka dashur ta bind, së pari veten, pastaj familjarët e dëshmorëve të Marecit të vitit 1999, pastaj të gjithë shqiptarët, se pa shenjat e kujtesës historike të kësaj treve shqiptare, zor se do të kishte fytyrë të plotë njeriu, liria për të cilën Dëshmorët e Kombit nga Mareci janë sakrifikuar në luftën e madhe për lirinë e kësaj pjese të atdheut.
Më tutje, autori ka marrë nëpër duar të dhënat jetësore, jo vetëm të djemve që ishin bërë shenjë e ardhjes së lirisë, por edhe të familjeve të tyre. Në jetëshkrimet e Dëshmorëve të Kombit – Mareci ‘99, autori ndonjëherë ka qëmtuar edhe breza të tërë të familjarëve të dëshmorëve, jo vetëm për të dhënë udhën e jetës historike të familjes, por edhe idealin e atdhedashurisë për lirinë e të cilit kishin dhënë jetën Dëshmorët e Kombit të Marecit në vitet e lavdishme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të dhënat jetësore për dëshmorët e Marecit, të dhënat familjare, të dhënat për rrugën historike të akëcilës familje të dëshmorëve, për të cilët ka shkruar, të shumtën e herëve janë mbështetur në shënimet që ka mbledhur vetë autori, kurse në raste janë argumentuar edhe me të dhëna nga vepra të ndryshme historiografike, në të cilat temë kryesore ka qenë Mareci, apo historia e periudhave të caktuara të kësaj treve.
Biografitë e secilit dëshmorë për të cilët ka shkruar autori i kësaj vepre, Refik Gërbeshi, janë në radhë të parë të dhëna autobiografike për jetën e tyre, deri në aktin e rënies për liri. Pastaj janë të dhëna për bëmat e tyre në beteja të ndryshme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më tutje, janë të dhëna për rrugën jetësore të tyre, si dhe për shpalimin e idealeve të tyre, deri në aktin madhor të rënies në altarin e lirisë.

Përfundim

Duke lexuar me vëmendje veprën e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit - Mareci ‘99, vjen natyrshëm mendimi se pa sakrificën e të gjithë Dëshmorëve të Kombit, kudo dhe kurdo që kanë rënë, as çlirimi i kësaj pjese të gjeografisë kombëtare, as ardhja e lirisë nuk do të ishte bërë realitet në jetën historike të popullit tonë.
Prandaj, është vendi të thuhet, siç del në këtë vepër, se ata që ju bënë krahë ardhjes së lirisë, janë shenjat e kujtesës sonë historike, pa të cilat një popull mbetet pa kujtesën e ekzistimit të tij, e atyre që ju shlyhet kjo kujtesë, fatkeqësisht historia ju përsëritet, siç ka ndodhë jo rrallë herë edhe me popullin tonë të shumëvuajtur.
Falë gjakut të këtyre Dëshmorëve të Kombit, të cilët i ka përjetësuar në këtë vepër autori Refik Gërbeshi, lexuesi mëson se udha që kanë ndjekur të rënët për liri, pra edhe Dëshmorët e Kombit nga Mareci i Gollakut, është e vetmja udhë e bërjes së lirisë dhe e bërjes së tërësisë së atdheut. Ky ishte ideali i të gjithë Dëshmorëve të Kombit, rrjedhimisht edhe i Dëshmorëve të Marecit ‘99.

Prof. dr. Nusret Pllana

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 2,001 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi