Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sistemi bankar në Kosovë dhe monedhat
Publikuar më 20 prill, 2014 në orën 18:18 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të gjithë jemi dëshmitarë se në Kosovë që nga paslufta e vitit 1999 nuk kemi sistem bankar të mirëfilltë dhe me këtë as monedhën bazë shtetërore, e cila do të shërbente për shkëmbimin e shërbimeve dhe produkteve vendore, dmth. transaksioneve të tregut të brendshëm. Përveç kësaj, specifikat e monedhës bazë janë edhe stimulimi i ekonomisë në atë mënyrë që mundëson lëvizjen e shërbimeve dhe produkteve. Në tregun tonë me shumë se 30 % e transaksioneve të brendshme, si të shërbimeve, ashtu edhe te mallrave bëhen në mungesë të monedhës bazë, vetëm në anë të ndërrimit, që ky element është tregues shumë i fuqishëm psr kulturën dhe standardin si dhe kualitetin e lartë të shërbimeve që din dhe dëshrjonë të i plotësojë qytetari i Kosovës që nga Banka Qendrore e Kosovës do të duhej të vlerësohej lartë.

Ta shtjellojmë shumë shkurt Bankën Qendrore të Zvicrës, e cila duke e mbajtur një politikë kontrolluese ndaj monedhës së vet thotë se “shtrenjtimi i mallrave dhe shërbimeve në shtetin e Zvicrës nuk paraqet automatikisht shenja inflacioni, por rritje kualiteti të këtyre mallrave apo shërbimeve”, që me këtë len të kuptojë se për ruajtjen e standardit të jetës në Zvicër përkujdeset Banka Qendrore me politikën e saj të rreptë ndaj inflacionit dhe vlerës së frangut në treg. Në anën tjetër të kundërt kemi Bankën Qendrore të Shqipërisë, e cila lejon që vlera e lekut në treg të përcaktohet lirshëm në bazë të ofertës dhe kërkesës, çka do më thënë se këto dy sisteme monetare dallojnë për nga politikat e tyre kontrolluese ndaj monedhës, edhe për këtë jemi dëshmitar ts standardeve të ndryshme, që kanë Zvicra dhe Shqipëria. Në rastin tonë në Kosovë, Banka Qendrore do të duhej të kishte shkëmbim të drejtpërdrejt të monedhës se emituar dhe arit të Trepçës, kanal i cili do të emetonte më mbulesë të fortë monedhën në treg, si dhe do të garantonte prosperitet afatgjatë ts zhvillimit ekonomik për breza të ardhshëm. kjo lidhje Banke-Trepçë do të siguronte zhvillimin permanent ekonomik të Kosovës si dhe të rritjes së menjëhershme të mirëqenies ekonomiko-sociale.

Pra nga kjo mund të konkludojmë se sasinë e arit që e ka Banka e Zvicrës, ka arritur ta deponojë falë politikës së saj agresive që mban kundrejt inflacionit si dhe vlerës së monedhës së vet, ku për dallim të Zvicrës, Banka jonq Qendrore rezervat e arit të vet duhet t’i etablojë dhe rris me një politikë konstruktive ndaj minierave të arit dhe argjendit që ka Kosova.

Këta dy shembuj për ilustrim mjaftojnë për të dëshmuar rëndësinë e monedhës, por jo vetëm të sajna, por edhe të mënyrës dhe qasjes së politikes monetare që mban banka emituese ndaj monedhës së vet.

Në Kosovë deri më sot kemi një të ashtuquajtur Bankë Qendrore, e cila në fakt mban penge pozitën e një banke të mirëfilltë qendrore, e cila do të duhej formuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me autorizim për emetimin e monedhës si dhe përcaktimin e politikës ndaj vlerës së sajna.

Reformat monetare në Gjermani që nga viti 1871 dhe ngjashmëria e nevojës së një reforme të tillë edhe në Kosovë.
Reforma e parë monetare e Republikës Federale të Gjermanisë njihet me atë se të gjitha monedhat që ishin ato vite në qarkullim në një periudhe 2 vjeçare, pra deri na vitin 1873 u kthyen në njësi decimale, siç ishin Taler, Gulden, Kreuzer dhe Groshen.

Reforma monetare e viteve 1923-25

Kjo reforme paraqet reformën më të suksshme në historinë e reformave monetare gjermane, e cila Marken “M” të atëhershme e kthen ne “Mark-pensioni” (Rentenmark) dhe me vonë në “Marke e Pasur” (Reichsmark) dhe kjo reformë monetare ndërpret inflacionin shkatërrues që ishte krijuar nga shpenzimet e mëdha që kishte pasur shteti i atëhershëm gjerman në Luftën e Parë Botërore. Kursi i ndërrimit ishte 1 Billion Mark me 1 Reichsmark, kjo reforme është funksionalizuar me ligjin e monedhës së datës 30 gushte 1924, ku përcaktohet “Reichsmark“ monedha zyrtare për pagesa, e cila ishte e ngërthyer me vlerën nominale të devizave të arit.

Reforma monetare e vitit 1948

Pas përfundimit të luftës së Dyte Botërore Gjermaninë e gjen prapë inflacioni, i cili ishte krijuar para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistet gjerman edhe atë duke shtypur monedha për blerjen e makinerisë, aviacionit dhe mjeteve të shumta luftarake që i duheshin ushtrisë për të operuar në front, si dhe për të mbajtur popullsinë me “bollëkun” e parës larg luftës dhe politikës, ku me përfundimin e luftës më shumë kishte në treg monedha, se sa produkte, dhe më këtë ishte bërë e bezdisshme bartja e sasive të mëdha të monedhave për një artikull të jetës së përditshme, buke apo të ngjashmeë dhe me këtë inflacion marramendës rrezikonte çdo iniciativë të rimëkëmbjes ekonomike. Qa nga paslufta e deri në vitin 1948, më shumë se 50% e produkteve janë shkëmbyer vetëm me anë të ndërrimit, ku në shumicën e rasteve boksat e cigareve kanë shërbyer në vend të monedhës.
Më 21 qershor 1948, secili person juridik ka pranuar nga 40 DM dhe mbas një muaji 20 DM, që në atë kohe 40 DM kushtonte një unzë (31,1034768 gramë ari i pastër që sot sillët çmimi deri në 1400 euro, kurse monedhat e vjetra (Reichsmark) ndërrohen në kurs 1% të reja kundër të vjetrave.

Shpërndarja dhe funksionalizimi i D. markes në DDR në vitin 1990

Më 1 korrik 1990, në vigjilje të ribashkimit të gjermanive reforma monetare tashmë në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë u bë (1:1, 2:1). Rrogat, të ardhurat, pensionet, qeraja dhe pagesat e tjera të ripërseritshme u ndërruan me raport 1:1 “Bei Bargeld und Bankguthaben”. Femijët nën 14 vjeç mund t’i ndërronin deri në 2000 DDR-Mark në raport 1:1, 15 deri 59 Vjeç mund t’i ndërronin deri 4000 DDR-Mark ne raport 1:1 dhe kush ishte me i vjetër se 59 vjeç mundej të ndërronte deri në 6000 DDR-Mark ne raport 1:1. Tepricat tjera të DDR-Markave janë ndërruar në raport 2:1 me D-Marken.

Domosdoshmëria e reformës monetare në Kosovë pas vitit 1999

Pasi që në Kosovë, themi kushtimisht, është bërë eksperiment i përmasave të mëdha për mes një dekade duke e privuar komplet një shoqëri (jo serbe) nga monedha, është koha përfundimtare të merret një hap i tille dhe të bëhet riparimi dhe shërimi i kësaj plage të madhe që barte shoqëria jonë gjate këtyre dhjetë vjetëve të fundit. Shembujt e shumë reformave monetare në shtetet evropiane dëshmojnë domosdoshmërinë e një reforme të tillë edhe në Kosovë, ku ndoshta për nga forma dhe mënyra e funksionalizmit do të ishte më e lehtë, duke marr parasysh se fondet e atëhershme që kanë qenë në funksion të ish- Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës të rillogariten në kursin e atëhershëm devizor, (ari, deviza mbetet punë e eksperteve dhe hulumtimeve) si dhe e rëndësishmja është rikonstruktimi i fondit pensional të akumuluar gjatë 40 viteve, që nga viti 1954, i cili do të duhej të llogaritej po në të njëjtën formë, (dinar : deviza, ari) dhe në kuadër të Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Financave të formohet fondi pensional, i rekonstruktim, ku i cili do të duhej shpërnda disponuesve që ende janë gjallë dhe trashëguesve të tyre ligjor, sepse edhe pse jemi shtet i ri, në këtë po e ndërtojmë mbi djersen 40 vjeçare të baballarëve tanë. Shtetësia e Kosovës nuk krahasohet me formimin e shtetit të Izraelit, sepse ata fakt që kanë ndërtuar shtetin nga 0 dhe nga balta, por këtë kan arritur përkrah misionin që kanë marr mbi vete në mbështetje të fuqishme të alencave të atëhershme. Kurse ne kemi trashëguar të gjithë infrastrukturën fizike të një shteti të mirëfilltë, kurse pesha e misionit tonë nuk është as minimale me atë të Izraelit.

Është fakt se vështiruesit mund të jenë të shkalleve të ndryshme, por duke e marrë parasysh nevojën, funksionalitetin, identitetin, si dhe kryesorja në ekonomi që njihet monedha si gjenerator i ekonomisë së një vendi. Arsye tjetër pragmatike do te ishte unisimi i hapësirës ekonomike të ter territorit të Republikës së Kosovës në njësi të unisueme ekonomike dhe fiskale.
Me këtë edhe pakicat tjera nacionale (Serbe, e te tjera) do të inkuadroheshin shumë shpejt dhe shumë lehtë në shoqërinë e re kosovare.
Pra duke marr parasysh se monedhat duke u shkëputur nga gërshetimi i tyre me vlerën devizore të arit funksionojnë vetëm në raport të tregut ekonomik, që më këtë marrin funksionin e gjeneratori të zhvillimit ekonomik. Emetimi i monedhës në Gjermani deri në vitin 1999 ka qen përfarësisht 4,8 % te sasisë së monedhave për çdo vit, edhe kjo është bërë me metodën e prognozimit të rritjes ekonomike me zvogëlimin e revizionit të modeleve ARRIMA, ku përkrah këtij modeli është përvetësuar modeli i pastrimeve sezonale X-12-ARIMA. Kjo metode përdoret edhe sot nga të gjitha shtetet edhe të atyre të eurozonës, të cilat dorëzojnë përmes bankave të tyre qendrore bilancin e tyre tremujor fiskalo-monetar në Bankën Qendrore në Frankfurt dhe në bazë të procedurave të parapara me ligj shtypin euro të reja për shtetin përkatës, dhe me këtë mbahet në monitorim nevoja dhe kërkesa e tregut me monedha të shteteve të eurozonës veç e veç. Këta shembuj (Metoda te Censusit) po i sjelli vetëm sa për të ofruar pak të dhëna të institucioneve ndërkombëtare bankare në mënyrën aktuale të parallogaritjeve të nevojave të monedhave për tregun dhe ekonominë e vendit të vet.

Domethënë se një shtet pa një bankë të mirëfilltë qendrore nuk mundet as të ëndërrojë mirëqenie dhe zhvillim të nevojshëm e as të mjaftueshëm ekonomik.

Dhe në fund disa citate të marr nga uebfaqja e “Bundesbank Deutschland”.

Vilhelm Vocke, Bundesbankpresidenti i parë, 1973
“Nuk ishin delitantët, që mua atëbotë dhe në një kohë pas startit më thonin, se kjo çështje është e pa shpresë. D-Mark nuk është kurrfarë monedhe, por një vic i dobët, kjo monedhë nuk do të bëhet kurrë një monedhë e vërtetë. Edhe Shaht mendonte kështu, gjithashtu edhe shokët nga Banka e Anglisë, po ashtu. Gjithashtu edhe shefi i Fondit Monetar Internacional në Uashington nuk më japi asnjë shans”.

Vilhelm Vocke, Bundesbankpresidenti i pare, 1973
“Kështu diçka të ngjashme nuk ka pasur asnjëherë, një monedhë, e cila pa ari dhe pa mbulese devizore t’i kryejë detyrat e veta si një monedhë stabile nacionale dhe në anën tjetër ndoshta të etablohet edhe si monedhë internacionale”.

Prof. dr. Ludëig Erhard, 1948
“Një reformë monetare pa një kurs ndërrimi ekonomik, do të ishte gjykuar e tëra për dështim”.

Prof. dr. Ludëig Erhard, Drejtor i administratës ëer ekonomi, qershor 1949
“kjo që është arrit gjatë një viti në rindërtim dhe përmirësimin ekonomiko-social të popullit tonë është kontribut i vendosmërisë së guximshme nga kalimi i ekonomisë së dhunshme në atë të tregut”.

Rezyme e shkurt:
Duke i parë të gjithë këta parametra, mund lirshëm të konkludojmë edhe njëherë bindshëm se nevoja për monedhë në Kosovë mund të arsyetohet, së fundmi edhe në mënyrë shkencore duke parallogaritur me metoda të njëjta, siç llogaritin edhe bankat evropiane (metoda të censusit) nevojat e ekonomisë dhe infrastrukturës shtetërore me monedha kundrejt produkteve dhe shërbimeve vendore, që i parasheh metoda e “censusit” duke përjashtuar mjetet automobilistike. Kjo metode do të përdorej në vazhdim në Kosovë për kontrollin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, si dhe do kontribuonte kontirnualisht në zhvillim të brendshëm ekonomik-osocial. Duke i ditur detyrimet bazike shkencore, mbi të cilat do të operonte Banka Qendrore, do të duhej të ishte plotësisht e pavarur nga influenca politike e vendit.
Bankave të huaja komerciale në Kosovën shtet, duhet rregulluar statusi i ri konform Bankës Qendrore të Kosovës, dhe me këtë Kuvendi të miratojë Ligjin e monedhës së Kosovës si dhe të emërohet monedha e vetme monetare në tërë hapësirën e shtetit të Kosovës, kursi nominal i kësaj monedhe kundrejt euros, apo dollarit do të duhej saktësuar me ligj monetar.
Lidhja horizontale e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për emetim të monedhave përmes shkëmbimit të metaleve të çmueshme të Trepçës e gjetiu, do të garantonte një të ardhme të begatshme e të sigurt të vendit.
Ana teknike dhe funksionalizimi kërkon punë të madhe nga ekspert të ndryshëm që do të duhej të stimuloheshin nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevante ekonomiko-social të shtetit të Kosovës.

Arsim Xh. Gashi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 1,077 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi