Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PANDI LAÇO DHE ‘INXHET’ E TIRONËS DRIDHËN PARA ZDRAVKOS
Publikuar më 20 prill, 2014 në orën 18:31 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Televizioni Klan në Shqipëri është i njohur për opinionin shikues. Në vazhdën e programeve të tyre kanë qenë edhe emisionet e njohura “këngët e shekullit” i cili program pati bërë jehonë në opinionin e gjerë. Pastaj, vazhduan me margaritarët e muzikës botërore, i cili emision relativisht ishte i mirë ndonëse me të meta të theksuara. Së voni, ky televizion ka filluar me emetimin e programit “kënga ime”, në të cilën paraqiten nga shtatë interpretues të ndryshëm nga trojet shqiptare me nga dy pika muzikore, ku njërën nga këto juria profesionale e përbërë nga: Aleksandër Lalo, Eda Zari, Eli Fara,..... me profesionalizëm e kryejnë punën e vetë, të cilët është kënaqësi t’i dëgjosh, sepse asnjëri nga këta nuk është i nivelit të Pandi Laqos, i cili si anëtar jurie në X-Factor Albania më shumë se një profesionist, të ngjan në një njeri që është duke sharritur dru me një sharrë që nuk pret.

Udhëheqja e programit duket se çalon shumë, sa të përkujtojnë programet argëtuese në Televizionet e Kosovës, të cilat fund e krye janë improvizime diletante. Në këtë rast, edhe udhëheqja e këtij emisioni janë tepër improvizues, jo tërheqës, të ftohtë, të thatë në fraza, të cilët të krijojnë neveri sikur në emisionin “Odeon”. Këtu vlen të theksohet edhe diskrepanca e madhe mes nivelit artistik të të ftuarve, të këngëtarëve që do të prezantojnë pikat muzikore, ku janë të ftuar që nga emrat e njohur e deri te anonimusët. Një kriter i përzgjedhjes së tillë është fyerje për të gjithë emrat e njohur siç janë: Bujar Qamili, Mukadesë Çanga, Ramadan Krasniqi, Selami Kolonja, Maja etj.
Për shembull, si mund të krahasohet interpretimi i profesionistit Selami Kolonja me një përfaqësuese nga Kosova e cila, përpos që ishte e veshur me të bardha, asgjë nuk qiti në dritë me interpretimet katastrofale të saj.
Kulmin ky emision i Pandi Laqos, të cilin me të drejtë dikush e quajti “mizantrop”, e arriti me mysafirin special, përkatësisht me këngëtarin e njohur serb Zdravko Çolic.
Nuk kemi averzion nga asnjë këngëtar dhe as nga muzika serbe, sepse në fund të fundit është art i një populli, por cili është kriteri etik i Pandi Laqos dhe i televizionit KLAN në përzgjedhjen e këtyre mysafirëve? Kjo do të mund të përpihej disi sikur në emisionet e deritashme të ishin ftuar yjet e muzikës nga vende të tjera qoftë edhe ballkanike si: Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia, Bullgaria, etj.
Pse kaq dashuri, në veçanti Pandi Laqo për kulturën serbe dhe për Zdravko Çoliqin? Apo mos ndoshta kjo është derivat i dashurisë që ai mund të ndiejë për vetë shtetin Serb? Me çfarë Zdravko Çoliq është më i njohur se për shembull kroatja Tereza Kesovia, apo boshnjaku Dino Merlin? Edhe mosha e Zdravkos është shqetësuese për Pandi Laqon si dhe udhëheqësen tjetër e cila sa nuk iu ngjit për trupi Zdravkos nga imponimi i ulët publik. Qe do, mosha e Zdravkos është e tillë që as zbulimi i Ferid Muratit nuk i hyn në punë udhëheqëses së emisionit.

Më parë edhe Goran Bregoviq ishte mysafirë në Tiranë i cili e “kalli” me kallashnikovin e tij atmosferën në kryeqytetin Shqiptar. Këtë gjë pritet ta bëjë edhe Zdravko Çoliq në koncertin që u paralajmërua se do të mbahet në Tiranë. Po me këto dy veprime ideatorët e thirrjes së Goran Bregoviqit dhe Zdravko Çoliqit vërtetë ja kanë nxjerrë fundit edhe për faktin se të dy janë meshkuj, kështu që edhe pse ky veprim nuk është në kundërshtim me parimet e Ahtisaarit, do të duhej që në radhë ta thërrisnin edhe Snezhana Veliqkoviq-Razhnjatoviq e njohur si CECA. Këtë etika e Pandit mund ta durojë, jo vetëm për faktin se ka qenë gruaja e Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, por edhe për faktin se diva e muzikës serbe CECA është vejushë. Shqetësuese ishte edhe fakti se publiku në sallën e TV Klan ishte kryesisht nga “napolitankat e dala afatit”. ashtu edhe si vetë mosha e Zdravkos të cilat i dridhnin mishrat e gjymtyrëve të stërtrashura.
Kësisoj mund të veprojnë vetëm ndonjë palaço si Pandi Laqo. Të cilit nuk i bie ndërmend që në edicionin e margaritarëve të muzikës botërore të prezantojë edhe këngë nga muzika gjermane krahas prezantimit duke filluar nga muzika ruse, muzika latine, (argjentinase, meksikane etj), muzika amerikane, muzika angleze, muzika ballkanike (greke, turke etj), muzika italiane, muzika franceze, muzika spanjolle, muzika cigane, muzika shqiptare dhe çuditërisht siç e pati konceptuar edhe muzika kosovare. Pra, Pandi Laqo nuk pati mundësi apo dëshirë që ta prezantojë muzikën e këngët gjermane qoftë duke përfshirë edhe atë austriake e zvicerane, për arsye të cilat mund t’i dijë vetëm Pandi Laqo. Përderisa në këtë ngjarje kulturore paska pasur vend edhe për muzikën cigane ku prezantoi edhe ylli i kësaj muzike Esma Rexhepova, e madje një këngë e pati kënduar edhe Eli Fara, për ç’gjë nuk ka asgjë të keqe atëherë si është e mundur që Pandi Laqo me stafin e tij ta fyejë dhe injorojë kulturën gjermane në përgjithësi dhe muzikën gjermane ne veçanti. Interpretues nga këngëtarët shiqpëtarë sigurisht ka pasur të mjaftueshëm, ndër të cilët po ja përmendim vetëm Miriam Camin si dhe vetë Eda Zarin të cilën e ka në juri profesionale në programin e emisionit “Kënga Ime”.
Dhe vërtetë a mund të veprojë kështu ndonjë palaço tjetër pos Pandi Laqos?

Bedri HALIMI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,409 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi