Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Prej fjalëve në vepra”, thotë FBKSH-ja
Publikuar më 21 prill, 2014 në orën 23:58 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jemi për një mobilizim më të mirë dhe të shkohet deri në Ribërjen e Shqipërisë Etnike. Një Shqipëri Etnike është dëshirë dhe kërkesë i miliona, miliona shqiptarëve, një dëshirë dhe kërkesë e tillë ka baza në Konventa dhe Rezoluta të ndryshme Evropiane dhe Botërore, thotë Ibush Hetemi nga FBKSH-ja.

Ditë më parë në Odën e Patriotit me traditë kombëtare Shqiptare, z. Gëzim Topallit, në Ferizaj, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar nisi një cikël debatesh me subjekte politike dhe jo politike por që kanë në programet e tyre bërjen e Shqipërisë Etnike. Qëllimi i këtyre takimeve siç tha z. Ibush Hetemi kryetar i përgjithshëm e FBKSH-së është që të njihemi sa më afër me gjendjen e përgjithshme shqiptare si edhe me krijimin e një platformë të re që na qon drejt bërjes së Shqipërisë Etnike. Në këtë takim të parin e këtij lloji ftesës së Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar iu përgjigjën Partia sapo e regjistruar, Partia Republikane e Kosovës e udhëhequr nga z. Musa Bajraktaraj, z. Hysni Shaqiri njëri ndër themeluesit e UÇK-në Maqedoni, politikan dhe ish deputet në Parlamentin e Maqedonisë, pastaj Partia Politike në regjistrim e sipër, Partia Ardhmëria Kombëtare Shqiptare, pastaj Shoqata Atdhetare Kombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar e regjistruar pranë organeve kompetente në Shqipëri dhe në Kosovë të përfaqësuar nga patrioti dhe ish-ushtari i UÇK-së si edhe ish- i burgosuri Politik z. Ferat Imeri, pastaj Shoqata "Bashkimi", si edhe disa ish- ushtarë të të tri Ushtrive Çlirimtare Kombëtare të hapësirave shqiptare të organizuar nëpër Parti të ndryshme politike nëpër trojet Shqiptare. Në takimin në fjalë është biseduar për interesa vitale kombëtare Shqiptare dhe është konstatuar se që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, çështja shqiptare nuk është zgjidhur në tërësinë e saj. Dhe padyshim problemi i Kosovës është përbërësi më i rëndësishëm i çështjes se pazgjidhur në Ballkan dhe si i tillë është problem që herët a vonë Evropa dhe organet e saja dhe jo vetëm ata do të merren me çështjen shqiptare, jo pse ne shqiptarët duam një gjë të tillë, por, sepse kjo dëshirë dhe kërkesë na i hapë rrugët drejtë Ribashkimit Kombëtar. Zaten është në harmoni me të gjitha Konventat Ndërkombëtare kur është fjala e vetëvendosjes së popujve, dhe se këto Konventa nuk mund të jenë të papërfillshme dhe jo të aplikueshme vetëm për shqiptarët. Në takimin e sipërpërmendur u theksua copëtimi i trojeve Etnike Shqiptare që është bërë viteve 1913-ta, është bërë një padrejtësi e madhe dhe se kjo padrejtësi është e domosdoshme që të përmirësohet po nga ato fuqi botërore që në të kaluarën e kanë copëtuar tokën Shqiptare. Dihet se gjatë gjithë kohërave pra historikisht në rrjedhën e mendimit politik kombëtar në hapësirën shqiptare si dhe në mërgatë kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë organizata të ndryshme që punojnë për Ribashkimin e Trojeve Etnike kështu që problemi i moszgjidhjes së çështjes shqiptare kërkon të zgjidhet sa më shpejt, theksoi prof. Hyzri Salihu, koordinator i përgjithshëm i FBKSH-së.

Mendimi politik shqiptar, po përjeton një periudhë të veçantë e të vështirë, kur edhe pse ka më tepër retorika, koleksione e luftë deklaratash, herë euforike e herë disfatiste, lind nevoja që të përpunojmë jo vetëm një program unik mbarëkombëtar, që na mungon, por edhe aspektet teorike të programit që do ta bënin çështjen e Ribashkimit Kombëtar më vizionare, më solide dhe më bindëse për tavolinat dialoguese dhe jo vetëm ato, thotë Kastriot Bushi përfaqësues i Ardhmërisë Kombëtare Shqiptare.
Në vazhdim të debatit z. Hysni Shaqiri përfaqësues nga Iliria(lexo: Maqedonia) ngriti çështjen e sensibilizimit me përmasa aq të mëdha saqë opinioni i gjerë të ushtrojë një trysni politike qendrave vendosëse si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, Shkup dhe gjetiu në trojet Shqiptare. Për domosdonë e një platformeje të konkretizuar rreth çështjes së bërjes së Shqipërisë Etnike, theksoi z. Ferat Imeri dhe vazhdoi: Shoqata jonë qysh para disa viteve ka pas nisur të organizojë takime me të gjithë ata që programet e tyre qojnë drejt Ribashkimit Kombëtar Shqiptar, nga përvoja e atyre takimeve mund të them se interesimi i atyre që e duan Ribashkimin Kombëtar ishte tepër i madh.

Musa Bajraktaraj nga Partia Republikane e Kosovës tha: Unë duke qenë ndër partitë më të reja në Kosovë mund të them se kjo nismë e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar në plotni është në harmoni me programin tonë politik prandaj jo vetëm që e mbështes këtë nismë por mund të llogaritni në “forcën” e PRK-së, tha në fund z. Musa Bajraktaraj.
Takimin e përshëndetën edhe ish luftëtarët e të tri luftërave Kombëtare Shqiptare.
Pas debatit organizatori propozoi që nga ky takim të dilet me një shkrim që i drejtohet mediumeve dhe nëpërmjet të tyre tu “bie në vesh” të gjithë atyre shqiptarëve në zemrat e të cilëve “flenë” çështja shqiptare, çështje kjo që siç u tha më sipër duhet të marrë kahjen e zgjidhjes së problemit shqiptar.

Çka duam dhe si duam?
* Patriotët e të gjitha periudhave, ish-ushtarët e të tri luftërave shqiptare qenë betuar se angazhimi, lufta e tyre do të jetë derisa të Ribashkohen Tokat Shqiptare. Nga angazhimet, lufta e fundit janë arritur rezultate të kënaqshme por jo të mjaftueshme. Kosova është Pavarësuar por ajo nuk është në gjendje ta ushtrojë të drejtën Kushtetuare në gjithë hapësirën e saj. Prandaj ky takim i sodit e ripërsërit qëndrimin e FBKSH-së se ne e përkrahim Pavarësinë e Kosovës dhe si të tillë e shohim një plus të madh drejt Ribërjes së Shqipërisë Etnike;
* Të vazhdohet me këto lloje të debateve me të gjithë ata që e duan Ribërjen e Shqipërisë Etnike, dhe këto debate të jenë tradicionale, të vazhdojnë debatet e tilla dhe të ngjashme deri sa të konsultohen shumica e subjekteve politike dhe shoqatave atdhetare që veprojnë në të gjitha trojet shqiptare, si dhe me figurat e shquara atdhetare si në vend ashtu edhe në Mërgatën Shqiptare dhe më pastaj do të kërkohet nga të gjithë ata pajtimi për organizimin e një KUVENDI MBARË KOMBËTAR PËR KËTË ÇËSHTJE, Kuvend ky që do të përgatitet nga njohës të shkencave politike, diplomatike, juridike dhe të tjerë. Përvojat e mëhershme dhe të gjitha iniciativat e mëparshme si kjo e tanishmja do të shërbejnë si përvojë e mirë për realizimin e Kuvendit në fjalë;
* Nëpërmjet të kontakteve të drejtpërdrejta dhe postës elektronike do komunikojmë me vëllezërit tan në mërgatën shqiptare dhe do të merret gjithsesi kontributi shumë i çmueshëm i tyre.
* Përçarjeve dhe liderizmit pa mbulesë do t’i themi njëherë e përgjithmonë STOP, duam që të besoni se kësaj radhe gjërat do të shkojnë shumë më ndryshe;
* Se çështja shqiptare është ende çështje e hapur dhe si e tillë kërkon zgjidhje;
* Çështja e Veriut të Kosovës mbetet një problem me shumë peshë, që aty duhet të bëhet funksionalizimi i ligjit për ta dëshmuar sovranitetin e shtetit të Kosovës;
* Edhe Ilirida, Kosova Lindore, Malësia e Madhe dhe Çamëria, janë pjesë e Problemit Kombëtar Shqiptar dhe si të tilla kërkojnë zgjidhje sa më parë.

Ibush R. Hetemi
kryetar i përgjithshëm i FBKSH-së

Ferizaj, 12 prill 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 396 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi