Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HISTORI TRISHTIMI E NDARJEVE DHE E PËRÇARJEVE
Publikuar më 22 prill, 2014 në orën 00:02 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sheikët shqiptar andej dhe këtej-punë djalli e kolonave të pesta!

Lidhja Demokratike Komuniste e Kosovës, dhe PD-ja komuniste e Tiranës, në embrion u ndërtuan mbi filozofinë komuniste, duke dëshmuar në vepër shkollën e kopjuar të mbretit Zog dhe Ballit Kombëtar, themeluar nga pasardhësi Mit`hat Abdyl Frashri! LDK, u themelua me komunistët në krye me Ibrahim Ukë Rugova, të cilët i bën yrysh partisë simotër Socialiste të Serbisë. Një orë e më parë u turrën për t`u regjistruar në Beograd, duke anashkaluar Prishtinën heroike! Gjatë Luftës Çlirimtare, në pranverë të vitit 1998, kur Kosova kallej nga ushtria, policia, çetnikë-paramilitarë serbë, LDK në krye me I. Rugova organizonin zgjedhje “nacionale” me më pak se 10 për qind të elektoratit. Gjysma e tyre dolën nga frika e pasojave, pjesa tjetër ishte ndjekur nga vendi!Kështu, në historinë më të re të kombit u shënua turpi tjetër i radhës, pas Ballit Kombëta gjatë Nacionalçlirimtares 1942-1944. Të njëjtën filozofi e ndoq LDK-ja, me FARK-un e saj, 1990-1999

Lidhja Demokratike Komuniste e Kosovës, qysh në embrionin është dëshmuar parti simotër e partive tjera të Serbisë! Meqë ajo nuk deshi të mundësojë regjistrimin në Prishtinën, akoma kryeqytet i KASK-së, por i bëri yrysh Beogradit, për të dëshmuar se më tutje Beogradi është kryeqytet edhe i Kosovës e jo Prishtina heroike!

LDKK, që në embrion me filozofinë e saj u dëshmua se do të përkrah vazhdimin e një serbo-sllavije, me ide dhe parime të Ballit Kombëtar. Tani vazhdimi i jetës të saj në politikë, diplomaci dhe jetën e përditshme në të gjitha poret e pushtetit si opozitë në Legjislativ, Ekzekutiv dhe presidencë sillet me të njëjtën filozofi përçarëse, antikombëtare-antidemokratike dhe dezertuese! E gjithë jeta e kësaj partie është ndërtuar në baza filozofike-pacifiste të pritjes, durimit hajnisë dhe përçarjes së kombit. Kësaj radhe më dy raste brenda më pak se dhjetë ditë, në Kuvendin e Kosovës, ajo si opozitë dëshmojë fytyrën e saj histerike, që nga themelimi i saj në dhjetor të vitit 1989. Atëherë, duke u regjistruar si subjekt politik komunist jo në Prishtinë, por në Beograd.

Kurse në Legjislativin e Kosovës LDKK-ja në shenj proteste, pse nuk u ligjësua FARK-u me të ashtu-quajturën Ministri e Mbrojtjes në Kosovës, doli duke lëshuar seancën ndër më të rëndësishmen të radhës! Kur po debatohej dhe votohej për Ligjin e Luftës Çlirimtare të Kosovës, madje në praninë e veteranëve të Luftës. Me 15-vjet vonesë po miratohej një ligj, i cili po e ligjësonte një ndër Luftën më të përgjakshme dhe më të shenjtë të ndodhur ndonjëherë! UÇK, me shumë viktima, rrënime dhe sakrifica luftojë për liri, çlirim dhe shkëputje nga Serbia okupuese...

Dy partitë me pushtet oligarkik-përçarëset kryesore të shqiptarëve

Sipas veprimit të deputetëve opozitë të LDKK-së, u vërtetua katërçipërisht, se partia në fjale, deputetet e saj vazhdimisht qëndruan në anën e kundërt të lumit Bardhë! Të depove të dikurshme të fasules, të cilën Mulla Cek Pacekut, i kishte ngritur mu si Strukturat Paralele andej Lumit Ibër! “Mulla Cek Paceku, vidhë e rrej, rrej e vidhë, çile derën në mundësh me çelë”! Kështu kishte brohorit populli rreth magazinave të cilat pjesë-pjesë hidheshin mbi lumë me groshë, duke zbardhë Ibrin!

Bënte vjeshtë e tretë me shi, në kohën e Pavarësisë, kur mulla Ceku i kishte mbushur magazinat me fasule të fukarasë, të tubuar gjatë gjithë vjeshtës, nga fshatarë pa brekë, me hile në terezi për t`i furnizuar ushtarët jeniçerë. Një natë papritmas një rrebesh shiu, lumin Bardhë e nxori nga shtrati dhe magazinat e Mulla Cekut, të ndërtuara me ledhe dheu, pasi lagën nga valët e furishme të ujitë, rrënohen dhe hedhën mbi lumë, bashkë me ta dhe grosha e tubuar haram nga harbut-haxhiu, zbardhët lumi bardhë! Lumi Ibër ka emërtimin e vërtetë Lumi i Bardhë nga Dardania Ilire!

* * *

Mulla Ceku, me të bijtë kishte dalë me apel për ndihmë për të shpëtuar të paktën ndonjë thes me fasule. Madje po apelonte te ushtria, e cila dhe ajo kishte të njëjtin hallë, ngase kazermat aty pranë ishin vërshuar si magazinat e haxhiut. Kjo histeri e vërtete kishte ndodhur afër mëhallës së Kerveshve. Diku poshtë lagjes aktuale të Boshnjakëve! Im gjysh ndjesë pastë, (këtë ngjarje) na e rrëfente pasi që ai e kishte të freskët të ndodhur atë botë në Mitrovicën tonë, akoma të ndarë mu si Berlini i Luftës së ftohtë! Pakica serbe si LDK-ja, është dezertuese-çintegruese për Kosovën, dhe për kombin shqiptar!

Lidhja Demokratike djathtiste komuniste, s` është as e qendrës as e majtë, madje as e djathtë. Fundi i saj vjen i coptuar dhe i ndarë-përçarë, siç i kanë përçarë dhe ndarë shqiptarët, mu për fajin e LDKK-së dhe PD-së tiranase të R. Alisë, rahmet shpirti mos i pastë, në krye me S. Berisha. Në Tiranë vazhdon avazin kolona e pestë, duke i sjellë akoma dëme kombit dhe atdheut, popullit me rrënim-shkatërrime të ekonomisë bashkë me I. Mustafa dhe kompania në Kosovë!

Pas Ballit Kombëtar, Lidhja Demokratike Komuniste dhe Lidhja Demokratike e R. Alisë-pardon S. Berishës, tani në krye me L. Basha, këtej me I. Beqiri, me mish e shpirt përpiqen të frymojnë dhe të bashkëjetojnë në të njëjtit binarë! Por me shina të çliruar nga bulonat e amortizuar. Gjysma e Hekurudhës shqiptare, bashkë me armatimin e vjedhur nga depot e ushtrisë të atdheut dhe kombit u dërguan për skrap në shkritoren e Nikshiçit të melez-malazezit-Gjuka-noviq!

Dyshja, Basha-Mustafa, vazhdojnë përçarjet, mizorit dhe ndarjet e shqiptarëve Kosovë-Shqipëri-Maqedoni! Vazhdojnë luftën e pamëshirshme në të dy legjislativet, pa çka se vendin që të dy e kanë në çeli! Spekulojnë, herë-herë shtirën si njerëzit më të mirë në shqiptari! Mustafa me shkollë komuniste te I. Rugovës, nuk le gurë as dru pa lëkundur, për t`u mbrojtur nga e keqja e gatuar gjatë karrierës së tij! Kurse Basha me mësimet e Berishës komunist, gërvallën shesheve dhe seancave në legjislativin e atdheut, kundër PS-së, Edi Rama-Ilir Meta, PDK-së! Ç`te thuhet për aktualitetin ndër-shqiptare me sheikë-borgjez, opozitë me kolona të pesta, duke u sorollatur mbi sovranin e shndërruar në haraç, skamje dhe mjerim fukarenjsh...

Përçaj dhe sundo sovranin është devizë e tyre latine - feudo-komuniste

Ata, pra S. Berisha dhe I. Rugova nga petku i komunizmit u veshën në demokraci falsifikuese! Në teori-filozofinë e tyre futën politika përçarëse, vëllavrasëse, nga të cilat akoma nuk zbresin nga skenat e paudhësisë! As njëri, por as tjetri, nuk e deshën, por as nuk e përkrahën, madje e penguan Luftën Çlirimtare të Kosovës. Ata me klanet e tyre, mohuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ata me klanet e tyre bashkëpunuan me kasapin e Ballkanit! Rugova pat një serë takimesh legale dhe ilegale me kryekriminelin Milosheviq. Tani çfarë duan pionët e tyre në të dy kuvendet?! Pos vazhdimin e përçarjes si gjatë Luftës Çlirimtare, kur u derdhë një lum gjak nga forcat kriminele serbe. Ëndrrat e tyre të çmendurisë, reflektojnë për një “Jugosllavi tjetër të radhës”, tani jo titiste por për një panë-Serbie çetnike!



As për këtë ogur-zezë nuk reaguan as njëra nga akademitë, as njeri nga akademikët, të cilët shpërblehen me para të taksapaguesve të kombit. Mos-reagimi i akademikëve për ngjarjet në kuvend rreth miratimit dhe kundërshtimit për miratim të ligjit për veteranët e luftës, vërteton se kush gjendet dhe kush kullotë në Akademi, Parlament dhe Presidencën e Kosovës!

Athua cila do të jetë partia, lëvizja apo gjenerata, e cila me punën, mendjen dhe filozofin e rilindësve të kombit, do ta krijojë Shqipërinë e vërtetë të bashkuar, të qëndrueshme dhe të zhvilluar, të pavarur dhe sovrane, për të pamundësuar përçarje të tillë mizorish deri në banalitet?! Ka megjithatë shpresa se ajo dritë, një ditë do të shndrisë mbi tërë hapësirën e kombit dhe Shqipërisë Natyrale në Ballkan! Por më parë duhet përjashtuar filozofinë servile-pacifiste-makiaveliste-balliste, të durimit, pritjes dhe vjedhjes, përvetësimit të pasurisë së kombit dhe të atdheut. Sepse, kombi është i ndarë dhe i përçarë nga servilë dhe spiunë partiak vendor e të huaj!

Është e dhimbshme kur provokohesh në shpirt, të shkruash dhe të flasësh, për ligësitë, oligarkinë, abuzimin, mashtrimet dhe hajnit shekullore mbi sovranin dhe atdheun tënd. Është më i dhimbshëm pranimi i një Tribunal-Gjykatë tjetër anti-UÇK dhe anti-Kosovë, nga politika absurde, brenda popullit tënd! Si mos të sulmosh një akademi, ent apo institucion me pseudo-intelektualë, politikanë deputet etj., qe atdheun s`e duanë të bashkuar, por të ndarë, kurse popullin të përçarë! Fatkeqësia qëndron, sepse brenda strukturave politike të kombit, bashkë me të keqën, s`mund të heshtën; tradhtia, pabesia, servilizmi, nënshtrimi, s`mund të gjëmohen! S`mund ti pranosh, sepse janë të ngatërruara me demagogji, trillime dhe mosbesim intelektual.

Shqiptarët vetëm bashkimi i shpëton nga të ligatë, ndjekjet dhe spiunët!

Megjithatë, ka shpresa dhe rrugëdalje. Sepse ka shumë më shumë patriotë, trima, dëshmorë, heronj dhe martirë. Është populli ai me deputetë vizionarë, rini dhe studentë, të cilët e duan atdheun, kombin, lirinë, demokracinë, fjalën dhe shprehjen e lirë. E duan atdheun të tërin të bashkuar. Kjo e mbanë të gjallë shpresën, dashurinë dhe optimizmin, se një ditë gjithçka do të jetë më mirë! Më në fund, populli me plotfuqishmërinë e tij sjell plotësinë e lirisë, bashkimit, sovranitetit dhe demokracisë. Se mund të prarohet në ar, liria, siguria, qetësia, mirëqenia, demokracia, nuk ka dilema. Zhvillimi i vërtetë ekonomik, arsimor-kulturor, shëndetësor politik-diplomatik dhe strategjik! Sepse, me bekimin dhe bashkimin e kombit në një Shqipëri Natyrale, pushojnë përçarjet, gjakmarrja, pabesitë dhe tradhtitë! Lulëzon ekonomia, me te shtohet kapitali, shumë ma e fuqishme brenda dhe jashtë atdheut bëhet siguria kombëtare.

Prandaj, Bashkësia Ndërkombëtare e ka për obligim moral, njerëzore dhe ligjor-kanunor, shqiptarëve t`ua kthej integritetin dhe bashkimin, që bashkë me sllavët, ua kanë marrë para një shekulli. Qoftë me Kongresin e Berlinit 1878, Lidhjen e Prizrenit 1878-1881, qoftë me Pavarësinë e Shqipërisë, me Konferencën e Londrës 1913, Konferencën e Ambasadorëve në Bukuresht, helmimin e Ismail Qemalit plak në Romë, dhe vrasjen e mbi 90 heronjve të kombit brenda një shekulli! Kombi shqiptar duhet të bashkohet, për t`u shpëtuar ndjekjeve të vazhdueshme sllave në veri dhe grekëve në jug! Shqiptarët patjetër duhet për t`u bashkuar dhe për t`u shpëtuar presioneve të vazhdueshme të Brukselit, kolonave të pesta, sheikëve matrapazë, hajnave dhe spiunëve të jashtëm dhe shqipfolësve të brendshëm! Shqiptarët vetëm atëherë do t`u shpëtojnë të ligave spiunëve hajdutë matrapazëve, brenda dhe jashtë atdheut në Ballkan dhe më gjer! *Artikulli shkruhet në një vjetorin e të ashtuquajturës “Marrëveshje historik e 19 prillit”2013 në Bruksel, nënshkruar mes Baroneshes Eshton, kryeministrit Thaçi dhe Daçiq. Nga e cila, për palët dhe opinionin dypalësh fare pak shihet në dritë dhe në zhvillim!

Qerim Pllana-Toplica

19 prill 2014
Prishtinë-Kalabri

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 758 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi