Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REFERENDUM Për ndaljen e Eksperimenteve me popullin shqiptar
Publikuar më 22 prill, 2014 në orën 00:13 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lindja e UÇK ishte humbja më e madhe e shekullit e Serbisë kolonialiste mbi Kosovën dhe shqiptarët.
Shpartallimi i më vonshëm i UÇK,ishte fitorja më e madhe e HUMBUR për shqiptarët,me rezultat rikthimin e kolonializmit në formë moderne! sikurse e analizon në librin e tij mbi Kosovën edhe Hofbauer Hannes.

"Hofbauer, Hannes - EXPERIMENT KOSOVO Die Rückkehr des Kolonialismus"
Hofbauer, Hannes -EKSPERIMENTI KOSOVË Kthimi i Kolonializmit
Hofbauer me librin e tij i ka dhënë shpjegim në një masë gjithë mjegullës së tejzgjatur për mbulimin e Eksperimenteve në Kosovë dhe rreth saj.

Serbia me gjithë fuqinë luftarake që uzurpoi nga ish RSFJ, nuk mundi që në fushë mejdani ta zhbënte UÇK, me gjithë represionin,masakrat masive deri në gjenocid ndaj popullates civile të pa mbrojtur shqiptare e cila e kishte lindur dhe e rriste kete ushtri heroike.
Nuk i benë punë as etiketimet e shumta deri në "grupe terroriste", e përkrahur në ketë drejtim nga qarqe dhe avokatë të saj ndërkombetar, si dhe individ servil dhe zvarranik të tjerë "shqiptarë" ndër shqiptarët.
Por, ajo dhe përkrahësit e saj s'u ndalën, por punuan në planet e tyre me lloj lloj eksperimentesh të pa para, të pa dëgjuara, në zhbërjen jo vetëm të UÇK, por edhe të vetë qenjes sonë kombtare.
Baza eksperimentale u pergatit në Rambuje, ku mori pjesë edhe dele(gacioni) nga Kosova, të cilët mirë bënë që shkuan,por bënë keq, shumë keq që u vetë (mashtruan).
Paralel me Rambuje-në ishte edhe marreveshja e Kumanovës (Serbi-BN) pa shqiptarët edhe pse vendosej për ta!
Pastaj pasoi zbatimi praktikë i teorive eksperimentale:
Fillimisht sulmet mbi 2 mujore të Natos nga ajri,me shumë civilë të vrarë dhe shumë të mbetur invalid, nuk dihen dëmet e ushtrisë serbe.
Gjatë këtyre sulmeve barbaria shtetërore serbe kishte bërë kërdinë mbi shqiptarët,fakte të njohura botërisht.
Rezultati: Ushtria serbe tërhiqet me gjithe arsenalin ,me disa dëmtime të lehta si flitej dhe shkruhej në shtypin e kohës, pa i'u prekur bazat kryesore te saj.
Nuk dihet pse Natos iu dashtë aq shumë kohë për ta "gjunjëzuar"Serbinë,kur më vonë në Irak, p.sh. Sh.B.A dhe Anglia, vetëm për pak ditë e kishin shtrirë për tokë regjimin ushtarak të Sadam Hysenit, shumë më i fuqishem se ai serb.
Nuk dihet po ashtu, pse trupat e Kforit u vendosën në Kosove, te cilën e kishin ndihmuar per tu çliruar e jo ne Serbi që ishte agresore dhe e kishin luftuar.
Apo krejt kjo zhurmë u bë për t'ia grabitur fitorenUÇK! siqë shprehet Britaniku Harrison pjesmarrës i luftës në Kosovë.
Harrison: Kur u futëm këtu, në vitin 1999, personalisht ndjeja se kosovarët ishin popull shumë krenar, dhe se fitoren ua kishin grabitur. NATO e përfundoi luftën, por, duhet ta kishte bërë UÇK këtë. (telegrafi.com 06.01.2014)

Misionet ndërkombtare që u instaluan në Kosovë (Kfori, Unmik, etj) vazhduan pa u ndal eksperimentet:

- S'pari zhbërja e UÇK dhe zëvendesimi me emra qesharak,TMK,FSK,...,etj.e pasuar me denononcime,denime,vrasje të pa sqaruara të jo pakë ish luftëtarëve të sajë.

-Të gjitha gjykatat në Kosovë, Serbi, Hagë etj. muarën kompetenca për dënimin e ish-ushtarëve të kësaj ushtrie çlirimtare.

- Në një anë u organizuan do farë ndihmash të qethura humanitare për rindërtim, ndersa nga ana tjetër u bë vjedhja dhe plaqkitja e pasurisë kombtare në emër të privatizimit, nga byrokracia ndërkombtare dhe shtresa më e urryer parazitare "shqiptare"!

- U bë formimi i partive politike eksperimentale "të krahut të luftës" dhe krahut të jo luftës, me zgjedhjet farcë"demokratike" me pjesmarrje minimale të popullatës!

-U bë shpallja krejt e mjegullt e Kosovës "shtet multietnikë" me mbi 90% shqiptarë,me komb të ri "Kosovar", hymn dhe flamur "shtetëror" sipas "presidentit" Ahtisari teorikisht, dhe njëkohësishtë, lënja pa as një funksion shtetërore, histori dhe simbole kombtare praktikisht!

- U propagandua, zhvillimi dhe investimet marramendëse në Kosovës teoretikisht, u realizua ndërsa ikja e pa ndalur e popullsisë për mungesë buke, pune, sigurie etj. realisht!

-U bë organizimi i bisedave të Bruxelit për shtrirjen e "sovranitetit shtetërore"të Kosovës propagandishtë, u realizua nënshkrim pranimi nga vazalët " politikë shqiptarë" të rikolonizimit serb të Kosovës, të pranuar dhe garantuar ndërkombtarisht!

Këto dhe shumë të tjera përbëjnë vargun e eksperimenteve ekstreme që po provohen me sukses mbi 15 vite në Kosovë,për të ardhur te ky i fundit, formimit i tribunalit special për "krimet"e UÇK., që në fakt do të jetë eksperimenti më i ndytë, më i turpshëm për tër kombin shqiptarë.
Etiketimet e pa sukses të UÇK që në lindjen e saj, tani donë t'i bëjnë realitet me lloj-lloj shpifjesh! të cilën pasi që e vranë, donë ta varrosin thellë e më thellë, që të mos ngritet më kurrë, tani edhe me damkë terroriste.

"Nëno moj, mbaj zi për vllanë.
Me tre plumba na e vranë,
Na e vranë' e na e shanë
Na e quajtën tradhetor."


Sipas shtypit, hetimet për të ashtuquajturën "shtëpi e verdhe" kishin filluar që në fillim të instalimit të Unmik-ut në Kosovë, por s'kan vërtetuar as një pretendim. Si pjesë e hetimit kishte qenë edhe një far Lulzim Basha (bashkëpuntor i Unmikut) - që më vonë paska marr pozita të larta pushteti në Shqipëri!
" Antropologu Jose Pablo Baraybar, që ka qenë pjesë e ekipeve hetimore, është shprehur publikisht se Basha ka qenë përkthyes gjatë hetimit të çështjes së "Shtëpisë së Verdhë", që ka rezultuar në deklaratat famëkëqija të Del Pontes dhe tek raporti i fundit i Dick Marty’t."Radio Kosova e Lire" 20 Prill 2014.

Krimet duhet të gjykohen pavarësisht kush i ka kryer,por qëllimi ndotës i themelimi të kåsaj gjykate "astronomike" paraprakisht paragjykuese për shqiptarët si komb, s'mund të mbulohet me "arsyetimin"e stërhulumtimeve individuale,kur ato ashtu si edhe deri më tani mund ti bëjë sejcila gjykatë (janë me bollëk) që detyrë kryesore kan të dënojnë shqiptarë, siqë kan dëshmuar gjithë këto vite.
Të gjitha këto eksperimente, emërues të përbashkët kan shkatrrimin e qenjes kombtare shqiptare, vazhdimin me shpejtim të largimit të popullsisë që ende ka mbetur, tani më pothuajse mbi gjysma të larguar, duke bëre qe shqiptarët të jenë popullsia e parë në Europë, ndoshta edhe në Botë, për emigrim në vitet e "demokracisë".
Nga gjithë këto "zhvillime" sejcila më me domethånje se tjetra për ekzistencen e një populli, asnjëher nuk u morën për bazë interesat dhe vullneti i popullit që duhet të shprehet me REFERENDUM!
Derisa në Gjermani zhvillohet referendum për prerjen ose jo të disa lisave të vjeter në "Bahnhof", apo në Zvicer për caktimin e "avokateve" për mbrojtjen e shtazeve,në Kosovë në zemër të Europës bëhen eksperimente që synojnë largimin dhe asimilimin e popullit më të lashtë të kontinentit, për t'ia zhvatur pasuritë marramendëse natyrore.

Kush mund të i ndali këto eksperimente?

Mos të mendohet se mundet dhe do ti ndal"politika" kuislinge në Kosovë, që është bashkëpjesëmarrëse në to!
Eshtë turp për" intelegjencën shqiptare" me disa përjashtime individuale, aq të madhe numerikishtë që ka futur" veshtë në leshe" dhe s'bëjnë as gëk as mëk për qështjet fundamentale për jetën e një kombi.
Nëse kjo "intelegjencë" e mekur, s'mendojnë për vete, ku me dijtë për ç'farë "arsyesh", l'etë mendojnë për pasardhësit e vetë, e kan obligim, mos kombtar, atëhere njerzor.

Eshtë për tu habitur me vetëvendosjen, derisa s'ishte në pushtete apo afër tij, e kishin gojën plot referendum për gjithçka, tani e kan "harruar" këtë fjalë!

Parlamenti i Kosovës, në vend se të votoi për këtë "Gjykate Turpi" le të votoi REFERENDUMIN popullore që populli të vendos vet, për këtë qështje.
REFERENDUMET të bëhen rregulla të pa tjetërsueshme të vetëvendosjes dhe demokracisë, sikurse gjithkund tjetër ku popujt vendosin për fatet e tyre.
Përse vetem për shqiptarët REFERENDUMET janë të ndaluara, nuk vlejnë, nuk aplikohen, kush ua ndalon, apo edhe i'a ndalojne vetëvetes ?!
"Populli i ndaluar" sipas Akademik Qosjes, apo edhe i vetë ndaluar?

Nuk kuptohen ku e kan hallin këta" miqtë" ndërkombtarë;
Në një anë deklarojnë se ju çliruam, në anën tjetër s'na lejojnë të jetojmë të lirë!
Cila është e vërteta këtu, të dyat njëkohësisht smund të jenë të vërteta?
"Hyp se të vrava, zhdryp se te mbyta"
Nese s'donë apo "s'munden" të na ndihmojnë, gjë që s'kan obligim, a munden të na lëne rehat, mos të na pengojne, që ne ta bëjmë jetën ashtu si dijmë dhe mundemi!
Sjelljet e tyre ndaj shqiptarëve i ngjajne asaj thënjes popullore "qesh e ngjesh".

Përgjigjjen e duhur për këtë gjykatë dhe të gjitha qështjet tjera në te cilat prekën interesat e popullit, të e jape askush tjetër, vetëm POPULLI me REFERENDUM.

Abdullah Begolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 541 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi